| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » POEZIA BALLKANIKE DHE PROZA |
| Postuar mė datėn: 2007-08-29 16:00:46 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Poezia ėshtė zhanri qė shkruhet me sė tepėrmi nė Kosovė dhe Ballkan, ndonėse vlerat e saj mbeten mė sė paku. Nė disa vende tė Evropės, sikurse nė Francė, poezia mė as qė botohet.
Artan Kajtazi
Prishtinė, 27 Gusht 2007
Poezinė si zhanėr duket se ende e kanė lakmi shqiptarėt, por edhe ballkanasit tjerė pėrreth. Poezi tek ne sot shkruan pothuajse ēdokush, megjithėse autorėt e poezive me vlera tė mirėfillta mund tė numėrohen nė gishtat e njėrės dorė.
Poeti dhe studiuesi i letėrsisė shqipe, Agim Vinca, pėr Express pohoi se: "Poezi shkruhet shumė, ngaqė ēdo shqiptar, sikurse edhe ēdo ballkanas, potencialisht ėshtė poet". Vinca tutje shtoi se kjo gjė mbase lidhet edhe me traditėn e poezisė popullore, e cila, sipas tij, tek ne ėshtė e lashtė dhe e pasur.
|
|
"Libra me poezi nė Kosovė botohen shumė, ose relativisht shumė, por libra tė mirė pak. Edhe mė tė pakėt janė autorėt (poetėt) qė kanė njė rreth pak a shumė tė gjerė lexuesish, sepse poezia tek ne, fatkeqėsisht, lexohet pak", vazhdon Vinca, derisa ndėrlidhet me botimin e librave me poezi nė kėto vitet e pasluftės, tė cilat kanė mbėrthyer si kėrpudhat pas shiut. Ndonėse, shprehet se ai nuk i humbė shpresat nė vlerat e poezisė dhe tė adhuruesve tė saj. "Megjithatė, unė konsideroj se poezia e vėrtetė, e cila ėshtė zė i kohės dhe e cila sublimon problemet e saj nėpėrmjet filtrit tė subjektit lirik, vazhdon t'i ketė edhe nė kėtė kohė adhuruesit e saj", pėrfundoi Vinca.
"Ndoshta njeriu fillon tė shkruajė poezi si i ri, meqė banon nė poezi mė origjinalisht, mė fėmijėrisht, a naivisht. Ndoshta joshja e vjershėrimit edhe si muzikė e bėn tė veten", shprehej studiuesi Kujtim Rrahmani, po pėr kėtė dukuri, duke shtuar se, tek ne ka njė ndjenjė vjershėrimi (jopoezie) tė motivuar kulturalisht. Ndėrsa pėr shkruesit e poezisė Rrahmani pohon se shkrimi i vjershės e pėrmbush iluzionin kulturor tė afirmimit e tė rrahagjoksit. Nė kėtė mėnyrė, sipas tij, bėhet promovimi sociokulturor i individit, e cila gjė kryesisht manifeston varfėri emotive e intelektuale, mė shumė se begati.
"Siē dihet, poezia ėshtė ēeshitēeshit, ia ngjet kush ku tė mundet dhe dikush e kapė. Kushdo mund tė shkruajė poezi, si tė dojė, dhe kurrkush s'mund tė ketė ndonjė dėm tė veēantė prej kėsaj. Shyqyr qė poezia e mirė ėshtė e rrallė, sepse jeta do tė na bėhej e padurueshme nga poezia e mirė, e kudoshme", pohon Rrahmani. Kjo, ngase, sipas tij, "poezia ėshtė zhanri mė 'i lehtė', por edhe mė 'i rėndė' njėkohėsisht". Edhe poeti dhe studiuesi Sali Bashota mendon se "poezia mbizotėron nė fushėn e botimeve, qoftė nė viset e Ballkanit pėrgjithėsisht, apo edhe nė Kosovė", duke pohuar se pėrkundėr kėsaj nė Kosovė ka autorė tė mėdhenj, tė cilėt edhe nė kėtė kohė botojnė poezi me vlera tė mirėfillta letrare.
Bashota thekson se duhet tė punojmė mė shumė qė letėrsia shqipe, e bashkė me tė edhe poezia, tė depėrtojė jashtė, qė autorėt e njohur shqiptarė kėtu tė depėrtojnė jashtė, qė tė pėrkthehen nė gjuhė tė mėdha botėrore, sepse kjo paraqet njė mundėsi tė lidhjes sė kontakteve tjera, natyrisht edhe me vlerat esenciale tė poezisė shqipe nė pėrgjithėsi.
"Megjithatė, edhe pse ka shumė vėrshime edhe shumė pseudokrijues nė kėtė fushė, mendoj se poezia dominon edhe se ajo ėshtė vlerė e letėrsisė shqipe", tha Bashota, duke pranuar se mungon kritika, e nė tė njėjtėn kohė nuk ka as revista tė specializuara pėr letėrsi, tė cilat do tė merreshin me kėtė problematikė.
Pėr dallim nga vendet ballkanike, nė shumicėn e vendeve evropiane nuk shkruhet mė e as botohet poezi.
"Vendet evropiane nuk botojnė mė poezi, mė shumė i ka vėrshuar tregimi i shkurtėr, sidomos nė Evropė dhe nė Amerikė. Ndėrkaq, nė Ballkan poezia ėshtė dominuese", pohon Bashota.
Proza e shkurtėr edhe tregimi nė fund tė shekullit XX dhe fillim tė shekullit XXI ka pėrjetuar njė zhvillim tė madh, krahasuar me poezinė. Duket se poetėt tanė nuk shkojnė nė hap mė kohėn, por duan qė t'i mbeten besnikė Ballkanit.
"Ėshtė e vėrtetė se poezia shkruhet mė sė shumti tė ne, ndėrsa nė raport me sasinė cilėsia lė shumė pėr tė dėshiruar. Arsyet janė tė shumta, e prej tyre mund tė veēojmė disa: shumė kritikė, studiues tė letėrsisė, po edhe shkrimtarė tė njohur, poezinė e konsiderojnė zhanėr tė rinisė, sepse poezia lirike ėshtė materializim artistik i shpėrthimeve tė shpirtit rinor", sqaron poeti Kadrush Radogoshi. Ai pohon se nė poezi, pos talentėve qė depėrtojnė, ka edhe spekulantė tė tė gjitha natyrave, njerėz me pak apo pa talent fare, njerėz shpeshherė pa kulturė elementare tė shkrimit, arrivistė kompilues e epigonė.
Pėr kėtė kaos kulturor ai nuk i fajėsohen vetėm botuesit pėr mungesė kriteresh nė pėrzgjedhjen e dorėshkrimeve, por edhe institucionet e kulturės, qė nuk investojnė sa e si duhet nė krijimin e kushteve tė domosdoshme pėr njė kritikė kompetente, qoftė nė aspektin profesional, qoftė edhe nė atė moral.
"Aty ku gjėrat nuk vlerėsohen, apo vlerėsohen mbrapsht, siē ndodh pėr fat tė keq shpesh te ne, kur u bėhen apologji vlerave tė dyshimta apo jovlerave, ndėrsa vlerat e vėrteta shpeshherė mbesin tė pavėrejtura dhe tė margjinalizuara", u shpreh Radogoshi, derisa kėtė problem e lidhė edhe me interesa klanore, personale etj.
"Zgjedhėsit e panoramave tė ndryshme tė poezive, hartuesit e antologjive dhe pėrkthyesit e poezisė shqipe nė gjuhė tė ndryshme, shpeshherė udhėhiqen nga seleksionimi negativ apo nga inercioni i hierarkisė sė ndėrtuar nga kriteri ideologjik, nga interesa klanore dhe regjionale, e mė sė paku nga kriteri estetik, pėr tė cilin shpeshherė nuk kemi dėshirė tė flasim, e edhe atėherė kur flasim, tė shumtėn e herėve spekulojmė nė emėr tė tij", sqaron ai. Ndėrkaq dukurinė aktuale Radogoshi e quan normale, pra qė tė rinjtė ta sprovojnė veten fillimisht nė poezi, sepse nga shumėsia e atyre qė sprovohen ėshtė e pamundur tė mos dalin talentė tė rinj, tė cilėt kėrkojnė pėrkrahje e pranim.
"Poetėt lindin, por edhe krijohen. Tė rinjtė duhet tė lirohen nga ndikimi joproduktiv i gjeneratave paraprake. Ata duhet t'i thyejnė konventat e vendosura nga pararendėsit nėse dėshirojnė tė pushtojnė hapėsirat e reja tė kreacionit poetik. Por, pėr t'i thyer ato, nė radhė tė parė duhet t'i njohin pėrparėsitė e tyre nė raport me pararendėsit dhe kufizimet e tyre nė raport me pasardhėsit".
Ndėrkaq, vlerat e poezisė sonė Radogoshi megjithatė i krahason me ato tė poezive botėrore.
"Poezia jonė - kuptohet vlerat mė tė arrira tė saj - mund t'i konkurrojė vlerave botėrore, pa u frikėsuar se mund tė gaboj me njė konstatim tė tillė. Mirėpo, nė kėtė kontekst, mė duhet tė vė nė spikamė se poezia jonė bashkėkohore kėrkon njė rivlerėsim, jo me qėllime tė mohimit tė vlerave po tė mbrojtjes sė tyre nė njė pjesė tė poezisė sonė, e cila ėshtė margjinalizuar heshturazi pėr motive tė shumta jashtė letrare", pėrfundoi ai, duke u bėrė thirrje krijuesve qė tė rrėnohen mitet, sepse sipas Jones Pers, "hyjnorja e tyre gjen strehim nė poezi".
Burimi: Gazeta Expres
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|