| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Disa teori joekonomike tė (mos)zhvillimit ekonomik tė Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-09-05 11:38:29 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Isa Mulaj
Menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore, Gjermania kishte qenė aq e shkatėrruar sa qė shumė ekonomistė vlerėsonin se njė gjermani mesatar do ti duheshin afėr pesė vite punė pėr ti siguruar dy palė kėpucė. Nė realitet kjo i kishte marrė tri vite. Pas ndarjes nė Gjermaninė Lindore dhe Pėrendimore mė 1949, e dyta kishte vazhduar me zhvillim tė hovshėm qė u bė i njohur si Wirtschaftswunder mrekullia ekonomike. Nė pėrgjigjjen mė tė thjeshtė kosovarėt do tė thoshin, dhe nė fakt ende thonė ,,paj gjermant janė gjermanė, duke shfaqur kėshtu njė lloj paragjykimi me dozė raciste. Nė bazė tė kėtij paragjykimi, ka pasur edhe teori tė atilla se disa vende janė tė gjykuara pėr tė mos pėrparuar kurrė, nė mesin e tyre Hong Kongu dhe Irlanda. Sot Irlanda ėshtė shtet mė i zhvilluar se Britania e Madhe.
Ėshtė vėrtetuar pėrmes studimeve se luftėrat civile nė Armeni, Azerbajxhan, Taxhikistan, Gjeorgji, Molldavi, Kroaci, dhe Maqedoni kanė pasur ndikim negativ nė rritjen ekonomike vetėm nė afat tė shkurtė, pas tė cilit vazhdon zhvillimi progresiv i qėndrueshėm. Bosnja, e cila shpesh krahasohet me Kosovėn, tani gjindet nė njė konsolidim ekonomik dhe gati gjysmėn e importit e mbulon me eksport. Nė Kosovė ndodhė e kundėrta; nė dy vitet e para pas luftės ka pasur njė rritje tė hovshme ekonomike qė u shpjegua me ndihmat nga jashtė dhe krahasimit me bazėn shumė tė ultė. Tani kur ėshtė dashur tė fillojė zhvillimi i qėndrueshėm, ekonomia e Kosovės merr teposhtėzen. Krejt fajet nė mėnyrė tė paarsyeshme i hedhėn statusit tė pazgjidhur politik. Kėshtu nė vend tė ekonomisė politike dhe politikave ekonomike, e bėmė politizimin e ekonomisė.
Rezultatet shumė tė diversifikuara gjatė transicionit pėr nė ekonominė e tregut nė shtetet e Evropės Qendrore dhe Lindore i kanė detyruar studuesit ti fusin nė analizat e tyre ekonomike faktorėt jo-ekonomik siē janė dallimet ndėrmjet kulturave dhe institucioneve. U bė e qartė se zbatimi i modeleve tė njėjta tė zhvillimit, nė kushte pėrafėrisht tė ngjashme, me trashėgimi konceptuale tė njėjtė socializėm, nuk ėshtė nė gjendje tė shpjegoj pse disa vende mbesin prapa e disa tjera pėrparojnė.
Ndryshimet nė zhvillimin ekonomik mė sė shumti sqarohen pėrmes institucioneve. Nė kuptimin mė tė pėrgjithėsuar, ekzistojnė dy lloje institucionesh. Grupi i parė janė institucionet qė ndryshojnė shpejtė, e tė cilat i karakterizojnė ndryshimet politike, ose diēka qė ndodhė nė sistemit politik pluralist. Ndryshimet e tilla janė mė tė shprehura nė shtetet ish-socialiste. Nė Kosovė, ndryshimet politike mund tė ndodhin edhe brenda natės, pa e ditur kush nė detaje pse, si, pėr ēka. I kemi parė kėto ndryshime nė fillim tė marsit 2006 dhe ,,shpresojmė ti shohim edhe nė tė ardhmen.
Grupi i dytė janė institucionet qė ndryshojnė mė ngadalė ose kėrkojnė mė shumė kohė. Kėtij grupi i pėrkasin faktorėt historik, kulturor dhe specifik tė njė vendi. Bashkėveprimi ndėrmjet kėtyre dy grupeve tė institucioneve ndikon nė zhvillimin ose ngecjen ekonomike. Njė alternativė shpesh e praktikuar ėshtė transplantimi institucional ose eksportimi i njohurive dhe sistemit ligjor e qeverisės nė vende tė ndryshme. Kosova ėshtė rast tipik qė ju nėnshtrua transplantimit institucional. Kur alternativa e tillė kishte dėshtuar nė sjelljen e pėrparimit ekonomik (sikur nė Indi nėn sundimin Britanik), atėherė sqarimi ju adresua shkakut tė bashkėveprimit tė pa koordinuar dhe tė papėrshtatshėm ndėrmjet institucioneve qė ndryshojnė shpejtė dhe atyre qė ndryshojnė ngadalė. Megjithatė, kėtė sqarim e hodhi poshtė praktika e rritjes ekonomike tė Indisė kohėve tė fundit, e cila u me tepėr u mbėshtet nė institucionet saj qė ndryshojnė shpejt dhe ngadalė se sa nė vlerat e transplantimit institucional.
Sidoqoftė, konstatimet se qeverisja institucionale e ekonomisė dhe zbatimi i reformave ekonomike duhet tė bazohen nė faktorėt e brendshėm ose specifikat e vendit, nė epokėn e globalizimit dhe integrimeve ekonomike nuk mund tė pėrkrahet. Globalizimi dhe integrimet ekonomike shpesh godasin vendet e varfėra nė kuptimin qė sjellin njė lloj neokolonializmi duke i bėrė ato objekte tė nėnshtrimit dhe eksploatimit nga vendet e pasura. Qė vendet e varfėra tė bėhen partner e jo ta ndiejnė veten si skllevėr tė vendeve tė zhvilluara, suksesi i reformave tė tyre varet shumė edhe nga disa faktorė jo-ekonomik ku hyjnė: niveli i njohurive tė akumuluara, faktorėt kulturorė dhe historik, dhe mentaliteti i njerėzve nė formimin dhe udhėheqjen e institucioneve.
Kosova kishte nivel shumė tė ultė tė njohurive tė akumuluara dhe i mungonte pėrvoja pėr tranisicion nė demokraci dhe ekonomi tė tregut. Ajo ēka ishte arritur gjatė socializmit vetqeverisės u shkatėrrua gjatė viteve 90-ta pėrmes apartit represiv dhe aparthejdit serb duke i pėrjashtuar shumicėn e shqiptarėve nga administrata publike dhe sektori shoqėror i ekonomisė. E tėrė ajo dekadė e humbur mė vonė do ti ketė pasojat nė qeverisjen e transicionit pas luftės. Pėrveq kėsaj, kur erdhi transicioni emergjent, jo vetėm qė nuk kishte mė interesim pėr sistemin e vetqeverisjes as nė pikėpamje teorike dhe shkencore, por shqiptarėt e Kosovės gabimisht e identifkojnė atė sistem me hegjemoninė serbe. Realisht, as vet serbėt nuk kanė treguar ndonjė simpati pėr tė nė kohėn kur ai ishte nė vitet e fundit tė jetės sė tij. Pėr ēudi, nacionilzmi serb ne fillim tė viteve 90-ta do ta pėrdorė referencėn ndaj socializmit vetqeverisės si zbulim tė sllovenėve pėr ta eksploatuar Serbinė. Nuk kishte shantazhe dhe akuza tjera mė tė mira kundėr Sllovenisė nė agjendėn e Serbisė pėr ta nėnshtruar ish-Jugosllavinė.
Kur tė merret parasysh hendikepi i Kosovės me mungesė tė pėrvojės dhe njohuri tė mangėta, secili do tė vinte nė pėrfundim se transplantimi institucional do tė ishte i mirėseardhur pėr ta zėnė hapin mė shpejt nė atė qė ėshtė humbur. Njė gjė e tillė fatmirėsisht edhe ndodhi, por grupi i institucioneve qė ndryshojnė shpejt nuk ishte dhe ende nuk ėshtė si njė tėrėsi. Ai ėshtė i fragmentuar nė UNMIK dhe institucione tė pėrkohshme tė vetqeverisjes (IPVQ). Nė vend se tė flitet pėr bashkėveprimin e kėtyre institucioneve me institucionet qė ndryshojnė ngadalė, d.m.th. faktorėt historikė dhe kulturorė tė Kosovės, nuk mund tė flitet pėr bashkėveprim tė pėrshtatshėm ndėrmjet institucioneve qė ndryshojnė shpejt (UNMIK-ut dhe IPVQ-ve). Nė teori, UNMIK-u dhe IPVQ-tė janė institucione si tėrėsi por nė praktikė institucione dualiste. Vlerėsohet se kjo ka ndikuar negativisht nė ekonomi, qoftė nga neglizhenca, jokompetenca, moskoordinimi, ashtu edhe nga papėrgjegjėsia.
Bashkėveprimi ndėrmjet institucioneve qė ndryshojnė shpejtė dhe ngadalė me gjasė askund nė botė nuk ėshtė nė mospėrputhje mė tė madhe se nė Kosovė. Prej shumė e shumė faktorėve, po e pėrmendim atė mė bazik gjuhėn, e sidomos atė qė pėrdoret nėpėr ligje dhe rregullore, e kam fjalėn pėr ato qė e rregullojnė ekonominė. E njėjta gjė vlen pėr dokumentet dhe raportet qė shkruhen ose pėrkthehen nė gjuhėn shqipe. Ajo gjuhė ėshtė aq e ndėrlikuar me terma tė huaj sa qė kuptimi i saj ėshtė i kapshėm vetėm pėr njė grup tė caktuar njėrėzish, ndoshta mė sė miri pėr ata qė i kanė bėrė kėto pėshtjellime. Kėshtu synohet tė ndėrtohet shteti ligjor dhe ekonomia funksionale me ligje qė, edhe po deshėn ti shqyrtojnė detajisht, pjesa dėrmuese e popullsisė nuk i kupton. Prapavijėn e kėtij sistemi ekonomik enigmė pakkush e kupton. Kemi pasur bindjen se e kemi kuptuar socializmin vetqeverisės i cili pėr disa herė ka qenė mė shqip se ky tani, por nuk e kemi njohur sa duhet.
Ne jemi tė gatshėm tė pranojmė ēfarėdo transplantimi qė e kėrkon nevoja, koha, e pse jo edhe shtetet individuale, por nuk nxjerrim mėsime nė formė tė njohurive tė akumuluara. Ne nuk po nxjerrim mėsime as nga ky sistem i cili duket se pėr shumicėn ėshtė bėrė i neveritshėm. Ndoshta pėr njė gjė tė tillė nuk kemi nevojė tė brengosemi fare pėrderisa Zoti dhe Amerika e pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės! Nėse tash parashtrohet pyetja kontraverse se a janė tė gjykuara nga natyra disa vende sikur Kosova tė mbesin pėrgjithmonė ekonomikisht tė prapambetura krahasuar me tjerat, pėrgjigja ėshtė Po pėrgjithmonė derisa tė ekzistojė sindromi i mentalitetit jostabil dhe tė paformėsuar.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|