| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ilir SEFAJ
Mė 17 tė muajit shkurt Kosova shpalli pavarėsinė e saj. Nėse e keni harruar datėn, nuk ėshtė turp! Diēka qė e kemi pritur aq gjatė, na ėshtė bėrė aq e bezdisshme edhe pse ende nuk e kemi festuar njėvjetorin e saj. Siē duket diēka nuk po shkon. Pse?! Njė ditė, njė mėrgimtar i yni qė kush e di se pėr ēarsye nuk e kishte festuar lindjen e shtetit tė tij nė vendlindjen e tij, na uroi; pėrhajr pavarėsia e Kosovės. Ky urim ashtu befasisht e papritmas, pothuajse pas pesė muajve qė kur Kosova shpalli pavarėsinė, nga ky i panjohur na la tė shtangur, asnjėri prej shokėve me tė cilėt isha, pėrfshi edhe mua, nuk gjetėm pėrgjigje adekuate. Shkurt, mbetem statuja nė vend. Sikur ky i panjohur tė na thoshte se; ditėn e nesėrme do tė kriste kiameti, ne nuk do tė dukeshim mė tė befasuar sesa pas kėtij urimi qė morėm. Ēudi. Po, pse ngjet kjo? A nuk kishte asfare rėndėsie bėrja e Kosovės shtet pėr ne? Pse u ngopem aq shpejt me pavarėsinė? Janė disa nga pyetjet qė pėrgjigjen nuk e kanė edhe tė vėshtirė ta marrin.
Pėr mendim tim, pėrgjigja nė kėto pyetje ėshtė nė varfėrinė ekstreme qė e ka kapluar Kosovėn (besoj tė mirėkuptohemi, kjo nuk vlen pėr deputėt, ministrat e sahanlėpirėsit e tyre) barrėn e sė cilės po e ndjejmė mbi supe ne qytetarėt e rėndomtė, tė kėtij gjysmė-shteti tė zhytur thellė nė korrupsion, nepotizėm, krim tė organizuar. Mbase kjo pėr tė cilėn bėra fjalė mė lartė, nuk ka edhe lidhje tė drejtpėrdrejt me atė tė cilėn e paralajmėruam se do ta elaborojmė, mirėpo fjala e nxjerr fjalėn sikur i thonė asaj thėnies. Si do qė tė jetė do tė ndalemi edhe tė Kosova dhe (mos)njohja e pavarėsisė sė saj.
A po stagnon njohja e shtetit tė Kosovės? Nėse po, pse?
Gjithsesi, jemi dėshmitarė tė asaj se, shpesh kemi dėgjuar tė akuzohet Qeveria, pastaj me theks tė veēantė Ministria e Punėve tė Jashtme, se fajtor pėr mosnjohje kuantitative tė shtetit tė Kosovės, janė pikėrisht kėto tė dyja. Pastaj sikur na ka kapluar njė panik se njohja e pavarėsisė sė vendit tonė ėshtė stopuar njėherė e mirė, dhe se qarqe antishqiptare janė treguar mjaft aktive nė punėn e tyre. Kėto jo vetėm qė janė tė vėrteta, por nė fakt janė tė vėrteta tė pa luhatura. Mirėpo, sikur pas kaq muajve qė kur Kosova e shpalli pavarėsinė tė kishim njohje mė kuantitative (shtetet qė e njohin shtetin tonė megjithatė janė mjaft kualitative), ta zėmė sikur numri i shteteve qė e ka njohur Kosovėn do tė ishte mbi njėqind, cila do tė ishte pėrparėsia jonė karshi kėtij fakti? Edhe pse kėtė do ta dėshironim, duhet thėnė se gjendja pėrafėrsisht do tė ishte e njėjta, ngase problem real pėr moszhvillimin ekonomik tė Kosovės nuk ėshtė mosnjohja e pavarėsisė sė saj, problem real ėshtė korrupsioni, ky virus i cili ndjehet fuqishėm nė vend, pastaj mungesa e strategjisė sė zgjidhjes sė problemeve tė brendshme qė ka Kosova, tė cilat nė kohė e rrethana tė caktuar do tė shkaktojnė probleme shumė serioze. A guxojmė ti mbyllim sytė para faktit se, nė Kosovė kemi organizim dhe funksionim tė strukturave paralele? A guxojmė tė qėndrojmė indiferent karshi faktit se qeveria e Kosovės nė tė gjitha periudhat e operimit tė saj, pra edhe nė kėtė tė pas-pėrcaktimit tė statusit tė vendit, ka qenė mjaft neglizhente nė kryerjen e detyrave qė koha i shtroi para saj. Tė gjitha kėto nė njėrėn ose nė mėnyrėn tjetėr ndikojnė nė mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ne duhet qė ta imponojmė njohjen e vendit tonė, nga ana e shteteve qė ende nuk e kanė bėrė kėtė. Ne nuk mund tė pėrgjėrohemi: Ju lutem njihnani! Ne duhet qė tė krijojmė strategji tė cilat do ta impononin njohjen, e kjo nuk arrihet duke qėndruar duarkryq. Klasa politike nė Kosovė, me mbėshtetjen e pakontestueshme tė mediave (mbase jo tė gjithave) nė opinion e gjerė e ka krijuar pėrshtypjen se bota perėndimore e sheh si problem imediat zgjidhjen e ēėshtjeve mė rėndėsi jetike pėr Kosovėn. E vėrteta ėshtė ndryshe. Disa fjalė miradije qė vijnė pėr Kosovėn, nga diplomatė perėndimorė, e tė cilat na mbushin optimizėm, zakonisht bėhen pas drekave ose darkave solemne ku ka dominuar chivasi e shtoku e pije tė tjera hyjnore, aroma e tė cilave po e deh njė popull tė tėrė. Deklarata frymėzuese si ajo e presidentit Sarkozi, ku thotė se: Kosova ka arritur pėrparim domethėnės pas pavarėsisė, mė shumė duhet parė si diēka qė mund ta thotė njė njeri nė gjendje transi, ngase e vėrteta qėndron ndryshe. Pėr qytetarin e vendit Kosova po ecėn me hapa zvarranikėsh pėrsa i pėrket pėrparimit, dhe kėtij fakti, fatkeqėsisht duhet vėnė pikė.
Pastaj duhet thėnė se mjaft plogėsht po lobohet pėr pavarėsinė e Kosovės.
Ministria e Punėve tė Jashtme e cila edhe bartė barrėn kryesore pėrsa i pėrket lobimit pėr pavarėsinė e vendit, ėshtė treguar shumė e paaftė nė misionin e saj, pėrveē disa ekskursioneve tė ministrit Hyseni dhe stafit tė tij, ajo nuk ka bėrė asgjė tjetėr, e nėse kjo e fundit konsiderohet e arritur, atėherė kjo ėshtė e vėrtetė, pra ministri Hyseni ka shtegtuar nė bajagi shtete tė globit edhe ka pasur takime bajagi tė rėndėsishme, tė cilat siē po shihet po japin bajagi rezultate. Nė anėn tjetėr ēėshtja e emėrimit tė ambasadorėve nė vendet qė e njohin realitetin e ri nė vend, po ecėn me njė ritėm shumė tė ngadaltė, ngase siē duket njė emėr qė i konvenon njėrit nuk i pėrgjigjet interesave tė tjetrit. Nėse jo diku tjetėr, nė Tiranė do duhej qė tashmė tė funksiononte ambasada e Kosovės. Por, siē duket organeve kompetente, tė cilat e kanė obligim emėrimin e ambasadorėve, nuk e shohin tė ngutshme kėtė ēėshtje. Pėrfundimisht, fajtor pėr mosnjohje mė kuantitative tė shtetit mė tė ri tė globit ėshtė qasja e gabuar e institucioneve relevante tė cilat nuk kanė strategji tė ēartė e cila do tė ēonte drejt zgjidhjes sė kėsaj problematike.
|
|