| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Prandaj ne themi jam shqiptar |
| Postuar mė datėn: 2007-06-09 17:03:42 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėr shumicėn absolute tė shqiptarėve, dilema: Popull mysliman apo popull shqiptar ėshtė e pa qenė. Pėr kohėn dhe rrethanat qė po jetojmė si popull dilemė thelbėsore do tė duhej tė ishte dhe ėshtė: Do tė jetojmė nė njė Shqipėri tė bashkuar apo edhe mė tej do tė jetojmė tė ndarė e tė copėtuar nė shumė shtete tė huaja (pushtuese)? Megjithatė, shprehja, apo mė saktė, kualifikimi i Kryetarit tė SHBA-ve pėr ne si popull mysliman mė bėri tė mendoj dhe tė bėj kėtė shkrim.
Serbia, Greqia dhe Maqedonia kanė bėrė propagandė tė organizuar shtetėrore kundėr nesh, duke na paraqitur para Evropės dhe botės sė krishterė si myslimanė, fundamentalistė islamikė, terroristė islamikė, etj.
|
|
XHEVAT BISLIMI
DEPUTET I KUVENDIT TĖ KOSOVĖS
Porosia e kėsaj propagande ishte dhe ėshtė shumė e qartė
, por edhe e kuptueshme pėr ne. Ishin dhe janė shtete pushtuese tė tokave tė Shqipėrisė, prandaj edhe nuk lėnė gur pa luajtur pėr ti mbajtur ato toka. Mirėpo, kur Kryetari i ShBA-ve na quan popull mysliman, atėherė duhet ti biem vetės prapa, siē thotė njė fjalė e urtė e popullit. Bushi nuk ka tė drejtė.
Populli shqiptar, zoti Bush, sipas burimeve tė shumta arkeologjike, gjuhėsore, historike, arkivore, etj. ėshtė njėri prej popujve mė tė vjetėr nė Evropė. Te ky popull bashkėjetojnė tri besime tė mėdha fetare dhe shumė sekte tė tjera fetare. Dihet botėrisht se asnjėherė gjatė historisė sė kėtij populli nuk ka patur mosmarrėveshje, pėrplasje a konflikte ndėrfetare dhe as ndėrkrahinore, siē ka ndodhur te mjaft popuj tjerė. Kjo ėshtė edhe njė dėshmi mė shumė se qytetėrimi shqiptar ėshtė mė i vjetri dhe mė i qėndrueshmi nė Evropė. Punėn e fesė shqiptari e ka kuptuar me kohė si ēėshtje dhe si tė drejtė tė secilit pėr tė besuar atė qė i do zemra. Kėtė vlerė dhe tė drejtė qytetėruese e demokratike Evropa e ka pranuar dhe normuar si tė drejtė elementare tė njeriut shumė mė vonė. Pastaj, zoti Kryetar, nuk ėshtė fort punė me mend tė ndahen popujt, kulturat dhe qytetėrimet mbi bazėn e pėrkatėsisė fetare (religjioze). Nuk ėshtė mirė tė ndahen popujt nė tė krishterė e myslimanė. Kjo ndarje, kryesisht nė dy blloqe, po i kushton shtrenjtė mirėkuptimit, paqes dhe bashkėjetesės midis popujve dhe njerėzve. Pastaj si do ta quash Kryetarin e shtetit shqiptar, Alfred Moisiun, qė nuk ėshtė i fesė myslimane? Si do ta quash Kryetaren e Kuvendit tė shtetit shqiptar, Josefina Topallin, qė edhe ajo ėshtė e besimit tė krishterė? Gabuat ose ju bėnė tė gabonit, zoti Bush
Shqipėria dhe shqiptarėt (kudo qė janė), zoti Bush, me gjithė pėrpjekjet e shtuara dhe tė paguara mirė, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me gjuhėn, kulturėn, qytetėrimin, veshjen, etj. arabe-myslimane. Po tė ishim popull mysliman, siē na cilėsuat Ju, zoti Kryetar, tė jeni tė sigurt qė nė Tiranė do tė priteshit me protesta tė fuqishme, siē po priteni edhe nė shumė vende tė krishtera, e jo me kėtė entuziazėm ndoshta tė tepruar. Nuk mund tė gjesh shqiptar qė tė thotė se jam mysliman, katolik apo ortodoks. Thėnia jam shqiptar, ėshtė e njohur dhe e dokumentuar edhe nga shumė udhėpėrshkrues dhe studiues tė huaj. Ju do tė duhej ta dinit, zoti Bush, se edhe gjuha, kultura dhe qytetėrimi, qė sot e njohim si grek, ėshtė ndėrtuar mbi themelet e gjuhės, kulturės dhe qytetėrimit shqiptar. Edhe sot e kėsaj dite mu nė Athinė jetojnė shqiptarė autoktonė dhe me besim tė krishterė. Tė qenit shqiptar dhe evropianė ishte dėshirė dhe vullnet i Zotit (Natyrės), zoti Bush. Prandaj, ne as nuk duam, por as nuk kemi asnjė arsye ti kundėrvihemi kėsaj dėshire dhe kėtij vullneti hyjnor. Ai, i qofshim fal, mund tė na bėnte arabė, mund tė na bėnte turq, mund tė na bėnte grekė, italianė, etj. (e kishte fuqinė), por na bėri shqiptar dhe si tė kėtillė na ka njohur dhe na njeh bota. Pra edhe Amerika juaj. Prandaj, duhet ta keni parasysh, zoti Bush, se je mik i popullit shqiptar (pa dallim feje) e jo mik i njė populli mysliman.
Kualifikimi juaj, zoti Kryetar, na kujton edhe kohėn e komunizmit jugosllav dhe pėrpjekjet e tij pėr tė krijuar njė komb mysliman nga boshnjakėt e Bosnjės. Dihet rezultati dhe tagri qė pagoi populli boshnjak (mysliman)
Pėr shqiptarin pėrkatėsia fetare, krahinore, partiake a ideologjike nuk heq nė kandar para pėrkatėsisė kombėtare. Besoj se kėtė do ta ndjeni dhe besoni gjatė qėndrimit tuaj nė Tiranė
Prishtine, 09 qershor 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|