| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Evropa duhet tė thotė fjalėn e vet nė Kosovė |
| Postuar mė datėn: 2007-09-03 03:15:30 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Statusi i ardhshėm i Kosovės vazhdon tė jetė njė ēėshtje e ndėrlikuar. Kėtė e dėshmoi edhe vizita e ministrit gjerman tė mbrojtjes, Franz Josef Jung nėpėr Ballkan.
E ardhmja e Kosovės ėshtė njė ēėshtje qė vendoset nė Prishtinė dhe Beograd, por para sė gjithash ajo vendoset nė Evropė. Pėrderisa Bashkimi Evropian nuk do tė pozicionohet qartė nė debatin pėr tė ardhmen e krahinės nė jug tė Serbisė, ky konkflikt nuk do tė zgjidhet. Amerikanėt dhe rusėt e kanė shprehur hapur qėndrimin e tyre. Pikėrisht kjo i mungon shumė Evropės. Kjo mangėsi doli sėrish nė pah kur u largua komandanti i trupės ndėrkombėtare, Roland Kather. Tė hapura dhe tė qarta ishin shpresat njė vit mė parė kur ai filloi detyrėn. 12 muaj mė vonė bilanci ėshtė kthjellues: Asnjė pėrparim nuk ėshtė arritur nė gjetjen kompromisit.
Njerėzit vazhdojnė tė jetojnė nė pezulltinė juridike, e cila lė me pasoja zhvillimin ekonomik. Rritja artificiale ekonomike qė ėshtė krijuar kryesisht me anė tė fuqisė blerėse jashtėzakonisht tė madhe tė administratės sė OKB-sė ėshtė duke rėnė. Vendin e ka kapur stanjacioni. Nuk ka investitorė, nuk ka as vende pune. Potencialet ekonomike tė vendit po mbeten tė pashfrytėzuara. Minsitri gjerman i mbrojtjes Jung e preku pikėrisht atė plagė qė do tė duhej t'i dhimbte gjithė Evropės. Por nė Evropė ka vetėm dy vende qė janė dalluar me angazhimin e tyre nė Kosovė: Gjermania dhe Britania e Madhe. Ka ardhur koha qė ato tė luajnė rolin udhėheqės nė gjetjen e njė kompromisi. Deri tani kjo ėshtė ndjerė shumė pak.
Tė shpresojmė qė kėtej e tutje do tė jetė ndryshe. Parakusht ėshtė, qė i ngarkuari i BE-sė pėr Kosovėn, diplomati gjerman, Volfgang Ishinger (Wolfgang Ischinger), tė mos lihet vetėm. Tani e kanė radhėn evropianėt. Pėr njė kohė shumė tė gjatė ata e lanė situatėn nė dorė tė Nato-s, trupave ndėrkombėtare, qė kujdesen pėr sigurinė dhe qė duhet tė pengojnė zhytjen e vendit nė trazira.
Tani Evropa duhet ta marrė pėrgjegjėsinė nė dorė. Propozimi i pavarėsisė sė mbikėqyrur nga BE-ja vazhdon tė ofrojė njė bazament tė mirė. Perspektiva evropiane, pėr tė cilėn shpresojnė si Serbia, ashtu edhe Kosova, duhet tė ketė peshė, kur vjen puna pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė pranueshme pėr tė dyja palėt. Kėtė po e presin njerėzit nė Kosovė. Atyre u janė bėrė shumė premtime dhe durimi u ėshtė sosur. Qė tani njė pjesė e mirė nuk do tė dijė mė se kush e qeveris, kryesorja ėshtė qė gjendja tė pėrmirėsohet.
Negociatat do tė vazhdojnė deri mė 10 dhjetor, por pastaj Bashkimi Evropian duhet tė thotė fjalėn e vet, nė rast se dėshiron tė mbetet i besueshėm nė tė ardhmen. Gjithēka tjetėr do tė ishte turp, fundi i pėrfytyrimit se BE-ja ėshtė vėrtetė nė gjendje tė bėjė politikė tė jashtme.
02.09.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|