| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ZGJIDHJA E STATUSIT ĖSHTĖ PROCES I RIINTEGRIMIT TĖ SERBISĖ NĖ KOSOVĖ |
| Postuar mė datėn: 2007-06-28 05:39:49 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kastriot GJONI
Nė gazetėn Interational Herald Tribune, ish diplomatė ndėrkombėtarė dhe aktualisht anėtarė tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG) kanė botuar njė artikull i titulluar Kosova duhet tė bėhet e pavarur. Ata predikuan pra qė fundi i procesit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės tė jetė pavarėsia.
Ne e quajmė kėtė proces njė prapakthim nė tė kalurėn e historisė sė hidhur tė popullit shqiptar tė Kosovės, sepse tė tjerėt do tė na imponojnė diēka qė nuk dėshirojmė. Mos tė gėnjejnė mediat, mos ti mbyllin sytė popullit shqiptar tė Kosovės sepse askush, as njė shqiptar qė nuk ėshtė kolaboracionist nuk do tė pranonte qė Kosova te ndahet siq e degjuam edhe nga goja e disa shqipfolėsve vetėm pėr tė pasur disa lavdata nga bashkėsia ndėrkombėtare.
Ky proces ėshtė njė mėnyrė pėr tė na bėrė tė sunduar sėrish nė kolonizimin e drejtėpėrdrejtė tė Serbisė, sepse pakoja Ahtisaari ka levėrdi vetėm pėr serbėt dhe Beogradin dhe aspak pėr shqiptarėt. Aty flitet pėr decentralizime, pėr manastirat serbe, pėr komuna me shumicė serbe, pėr tė drejtat e privilegjet mbi komunitetet e tjera dhe mbi shqiptarėt, pėr detyrimin e shqiptarėve tė bashkėpunojnė nė anėn ekonomike me Beogradin dhe ti paguajė borxh pėr procesin e pajtimit (?!), flet pėr multietnicitet dhe simbole multietnike etj.
Pėr ēfarė trashegemi po flet Bashkesia ndėrkombtare? Pėr ēfarė manastira, qė siē thotė Bashkėsia ndėrkombėtare, i kanė takuar ardhacakėve tė shekullit IX? Asgjė nuk u takon atyre, as kurrė nuk do tu takojė. Atyre u takojnė synimet pėr kolonizim dhe pėr ekspansion,u takon gjenocidi, masakrat, krimet, shkatėrrimet. Ato manastira u takojnė pėrgjithmonė Kosovės shqiptare.
Asnjė fe nuk ka tė drejtė tė veprojė operativisht pėr qėllime politike. Vetėm nė koherat e lashta ėshtė ndodhur ashtu, sikur nė Britaninė e Madhe kur kisha kishte tė drejtė tė ketė toket e tyre, por nuk qėndrojė ashtu shumė kohe sepse para ti takoj kishės, trevat i takojnė njė Kombi.
Shpejtė do tė vijė edhe koha kur tė gjithė ata qė pranuan krijimin e enkavave do tė bėhet pishman sepse nė ato enklava kėmba e shqiptarit nuk do shkel mė nėse pranojmė enklavat. Pra bashkatdhetarė nėse nuk pranoni kete, dilni nė rrugė dhe me zė tė lart thuani atyre tė poshtėrve qė nuk pranojmė enklavat. Mos pranoni qė pėrsėri tė vendosin tė tjerėt sepse siē po shifeni kjo vetėm do tė na shkatėrrojė Bashkėsia ndėrkombėtare e ka tė lehtė tė bėjė eksperimente mbi ne. Po shtrohet pyetja, pse nė shtetet Demokratike siē ėshtė Franca, Gjermania e tjera nuk kan tri gjuhe zyrtare, pse? E pse na imponon neve kjo?!
Pėr ēfarė Demokraci po flasin. Ne shume shtete siē i quajmė Demokratike, partitė ekstreme, raciste kanė popullarizim tė lartė? Pse ne nuk kemi kėsisoj lloj gjendje? Pėr shumė gjera siē ato qė i pėrmendim kombi shqiptar ėshtė shėmbull pėr shumė shtete demokratike Europiane.
Ne pyesim vetvetėn, pėrse Kosovėn po i impohohen shumė kushte kurse Republikave tė tjera tė ish Jugosllavise nuk iu kanė imponuar kėto qė kėrkojnė nga ne? Pėrse pėrsėri duhet te na diskriminojne? Pse Serbise nuk i inponohet ti lirojė ish ushtarėt e UĒPMB se? Pse nuk i imponohet Serbisė qė ti sigurojė tė njėjtat drejta siē dėshirojnė qė serbėt e Kosovės ti kenė? Pėrse enklavat do tė kishin tė drejtė tė kenė lidhje me Serbinė, e Kosovės Lindore ti imponohet izolimi?
Cfarė kuptimi ka fjalia Sovranitet nėse pakoja e Ahtisarit nuk i lejonė Kosovės tė ketė ushtri? Pra kjo do tė thotė qė Pakoja e Ahtisaarit nuk ia lejon Kosovės ushtrinė pėr shkak se pakoja e Ahtisarit nuk e njeh Kosovėn si vend i pavarur dhe sovran, njė shembull kur Serbia ka 70.000 ushtarė tė rregullt dhe 30.000 rezervista, Maqedonia 12.860; Republika Serbe e Bosnjes 12.000; Mali i Zi 6.500, kurse siē e parasheh pakoja e Ahtisarit FSK-ja do ketė 2500 pjesėtare, prej tė cilave 700 do tė jenė oficerė.
Mė tej edhe 90% tė popullsisė sė Kosovės ėshtė e barazuar me 10% tė pakicave. Atij i imponohet tė mos ketė e drejtė pėr vetėvendosje. A shifni demokraci nė kėtė rast apo jemi ne tė vėrbėr?
Fakti se ju po rradhisni nė favor tė kėsaj fare pavarėsie tiranike na jep tė drejtėn tė ju vlerėsojmė si agjentė tė ndikimit tė Serbisė kundėr procesit tė ribashkimit kombėtar shqiptar. Por keni llogaritė tė gabuar, sepse pėrpara se Kosova do tė bėhet e pavarur, ajo do tė ribashkohet me Shqipėrinė, ashtu si tė gjithė trevat e tjera shqiptare akoma tė pushtuara dhe tė kolonizuara.
Francė, 27 Qershor 2007
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|