DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Edhe Fehmi Lladrovci mbante "thes" nė kokė, por Pandeli Majko ju pėrkulė
Postuar mė datėn: 2007-10-07 13:01:51 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Nė emisionin "Top Story" nė Top Channell, nėn udhėheqje tė Sokol Ballės u zhvillua njė debat, i cili edhe pse pritej tė nxirrte nė pah tė vėrtetat dhe mbėshtetjen e shqiptarėve nė rrugėn e drejtė, edhe pse pritej qė tė qortohej dhe sulmohej invazioni politik i Sėrbisė, invazion ky i cili shumė shpejt mund dhe tė shndėrrohet nė invazion ushtarak, ndodhi e kundėrta. Ata qė po sulmojnė dhe okupojnė Kosovėn u quajtėn politikanė tė reformuar dhe politikanė qė duhet tė merren shumė seriozisht dhe qė meritojnė respektin e shqiptarėve, Garda e Car Llazarit u konkludua se nuk paraqet rrezik dhe se krerėt e politikės serbe na dolėn politikanė tė aftė dhe me lidhje ndėrkombėtare e nga ana tjetėr ata qė kishin gabuar doli se qenkan shqiptarėt, shqiptarėt nuk qenkan mirėnjohės pėr ndihmėn qė na kanė dhėnė francezėt (aleatė tė Serbisė nė dy luftėra) dhe sipas po tė njėjtit person na doli se problem pėr Kosovėn paraqesin "njerėzit me thes nė kokė", tė cilėt janė dhe justifikim pėr serbėt dhe ekstremizmin serb. Dhe tė gjitha kėto na i thotė njė ish-kryeministėr shqiptar, Pandali Majko.
Nė radhė tė parė, duke u nisur nga logjika e shėndoshė, luftėtarėt e AKSH-sė nė RTK u paraqitėn shumė kohė pas marshit tė Gardės sė Car Llazarit nė Gazimestan, AKSH u promovua nė video pas tetė viteve tendencė pėr shkėputje nga Serbia nė mėnyrė paqėsore, AKSH u paraqit pas shumė kohėsh sulme dhe invazion politik nga Serbia dhe Rusia dhe pas gjithė kėsaj a mund ta quajmė se paraqitja e AKSH-sė paska qene nxitje dhe mė pas justifikim pėr veprimet e serbėve dhe gjithė kėsaj qė ka ndodhur deri mė tani, a mund tė themi se AKSH e vonoi 8 vite zvarritjen e statusit tė Kosovės, a u bė AKSH arsye e formimit dhe marshimit tė Gardės sė Car Llazarit? Kjo i ngjan pėrrallės kur ujku i thoshte qengjit mos ma ndot ujin edhe pse uji se pari kalonte tek ujku dhe mė pas vinte te qengji. Por, mos tė harrojnė as ata qė e akuzojnė qengjin dhe as ky i ashtuquajtur politikan shqiptar se qengji ėshtė bėrė dash dhe tanimė s'ėshtė lehtė si dikur.

Historia pėrsėritet!
Duke mos hyrė nė tepėr detaje, sepse ato janė tė shumta, edhe mė shumė janė argumentet tė cilat flasin pėr dyfytyrėsinė dhe tradhtinė e Pandeli Majkos, i cili njėherė luftėtarėt i quan "njerėz me thes nė kokė" dhe mė pas pėrkulet te varri i tyre. Po, pikėrisht kėshtu veproi ky i vetėshpallur politikan, tė cilin populli shqiptarė nė Shqipėrinė Administrative e dėnoi dhe mė nuk mund tė ketė privilegjin qė kishte dikur, por qė ka gjasa tė dėnohet edhe mė shumė dhe tanimė jo tė privohet nga privilegji, por mund tė privohet dhe nga jeta.



A ju kujtohet paraqitja e UĒK-sė nė Drenicė dhe mė pas nė tėrė Kosovėn nė periudhėn 1998-1998, ishte kjo kohė kur i madhi, dėshmori i kombit - Fehmi Lladrovci, doli tre herė me maskė pėr tė promovuar njė ushtri, e cila do tė ishte rezistenca e Kosovės dhe qė duke parė rrezikun e madh qė i kanosej nga politikanėt e shitur tė asaj kohė dhe konkretisht njė nga ata ishte vetė Pandeli Majko, i cili nė postin e kryeministrit tė Shqipėrisė edhe atėherė nuk ngurroi dhe e quajti Fehmi Lladrovcin "njeri me thes nė kokė" dhe jo vetėm kaq. Pandeli Majko pėrveē qė e quajti Komandantin legjendarė "njeri me thes nė kokė", ai edhe e sabotonte, dėrgonte spiunėt serbo-grekė pėrgjegjės i tė cilėve ishte vetė ky, qė tė njollosnin luftėn pėr ēlirim dhe me tendencė qė edhe tė vrisnin Fehmi Lladrovcin, Adem Jasharin dhe shokėt e tyre.

Dhe ndodhi dyfytyrėsia
Nėse nuk keni harruar se pikėrisht bashkėmendimtarėt (tradhtarėt) e tij pėr ēdo vit dhe sė fundmi vetė Pandeli Majko nė pėrvjetorin e vdekjes sė tė madhit "Fehmi Lladrovci shkoi te varri i tij dhe u pėrkulė. Po, u pėrkul pėrpara varrit tė "njeriut me thes" dhe pėrpara tė gjithėve tha se kjo ishte nder dhe respekt qė i ėshtė dhėnė rasti tė jetė pranė varrit tė heroit, ēlirimtarit, dėshmorit dhe njeriut me merita ndėr shqiptarėt. A nuk ju duket dyfytyrėsi qė njėherė tė quash njeri me thes nė kokė dhe tė mundohesh ta dėmtosh e mė pas t'i pėrkulesh dhe tė ndjehesh krenar qė je pranė varrit tė tij? Normal qė ishte kohė zgjedhjesh dhe ishte mė se i bindur se populli e donte Fehmi Lladrovcin dhe bashkėluftėtarėt e tij mė shumė se kėta politikanė dhe mendoi se pėrkulja para tij do ti sillte fitoren, apo ndoshta dhe nuk e kishte shumė pėr fitore saqė e kishte pėr shpėtim. A thua u bind se kishte gabuar nė fjalėt e tij para 8 vitesh dhe tani vendosi tė pendohet dhe ti pėrkulet.

E sot...
Sot po na ndodh njė realitet qė po na duket disi i ngjashėm me atė qė pėrjetuam para 8 viteve. E ngjashme na duket vetė fakti se edhe atėherė kishte plasur durimi dhe njerėzit kėrkonin ēlirim, demokraci dhe Shqipėri, ky ishte betimi i ushtarėve tė Fehmi Lladrovcit dhe Adem Jasharit dhe po kėshtu filloi rezistenca e armatosur me paraqitjen e parė publike tė ushtarėve tė maskuar, tė cilėt nga njėra anė mbroheshin nga armiqtė serbosllavė e nga ana tjetėr nga tradhtarėt shqiptarė. Edhe sot po na del njė skenė, e cila i thotė mjaft durimit dhe pacifizmit 8-vjeēar dhe kėrkon ēlirim tė tokave tė paēliruara, demokraci dhe Shqipėri (as tė madhe dhe as tė vogėl, por Etnike) dhe njėjtė si atėherė, kėta luftėtarė mbrohen me armė nga armiqtė sllave dhe me maska nga tradhtarėt shqiptarė. Dhe pėr ironi, ngjashmėria shkon deri aty saqė ata qė sabotonin UĒK-nė dikur, janė po tė njėjtit njerėz qė po bėjnė tė njėjtėn gjė edhe sot. Ėshtė po ky Pandeli Majko, i cili si Fehmi Lladrovcin dikur, ashtu dhe shokėt dhe ushtarėt e tij tė dikurshėm qė s’ janė dorėzuar edhe sot e kėsaj dite, i quan me po tė njėjtin emėr "Njerėz me thes nė kokė".
Njė herė gaboi, ju fal, bile dhe ju mundėsua qė ti pėrkulet te varri dhe tė mashtron tė gjithė se qenka penduar dhe qenka bėrė atdhetar po si ata. Por, a thua edhe kėsaj radhe do tė pendohet? A thua edhe kėsaj radhe do tė pėrkulesh te varri i dėshmorėve? A thua do tu pėrkulesh ndoshta edhe pėr sė gjalli kėtyre njerėzve me thes nė kokė dhe d kėrkosh mėshirėn e tyre. Por, dije njė gjė:
Shqipari i vėrtetė nuk gabon dy herė dhe nuk lejon tė mashtrohet dy herė, ndoshta ti do pendohesh dhe do kėrkosh falje, ndoshta do tė pėrkulesh edhe nė varrin e dėshmorėve, por ndoshta do t'u pėrkulesh edhe pėr sė gjalli, por do tė jetė vonė. Pendimi yt s'do zė vend mė, pėrkulja jote s’ do prek askėnd dhe pėrfundimisht mėshira ndaj teje do tė ketė marrė fund.

Kastriot Hasi

Korrekturėn e bėri Stafi i Dervines
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Haradinaj rizgjedhet Kryetar i AAK'sė (2008-11-30 10:30:36 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH (2008-11-28 17:51:27 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ E ZĖDHĖNĖSIT POLITIK TĖ FBKSH-AKSH (2008-11-27 13:05:37 nga admin1)
[ Opinione ] 6 PIKAT E BANIT, JANĖ EDHE NĖ 6 YJET E FLAMURIT TONĖ?! (2008-11-20 09:33:10 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE IVICA DAĒIQI SI SLOBODAN MILOSHEVIQI! (2008-11-20 04:05:40 nga admin4)
[ Opinione ] SI PO DUKET, EDHE KĖTĖ HERĖ DO TA H AJMĖ?! (2008-11-15 14:10:57 nga admin1)
[ Opinione ] BRENDA SHQIPĖRISĖ NATYRALE, NUK KA AS EDHE NJĖ PĖLLĖMBĖ TĖ TOKĖS SĖ HUAJ! (2008-11-12 18:21:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėse SHBA vė raketat, ato i vė edhe Rusia (2008-11-11 16:26:02 nga admin2)
[ Kultura ] LUFTĖN E FITUAM, TA FITOJMĖ EDHE PAQEN (2008-11-08 17:32:08 nga admin1)
[ Opinione ] EDHE NJĖ HERĖ AMERIKA DĖSHMOI SE ĖSHTĖ VEND I JETĖSIMIT TĖ ĖNDĖRRAVE NJERĖZORE (2008-11-06 15:31:00 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE VEPRIMET E FUNDIT TĖ BAN KI MOON, DO TĖ PĖRFUNDOJNĖ NĖ KOSHIN E PLEHRAVE TĖ HISTORISĖ! (2008-11-03 16:00:53 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster