DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» FJALA MĖ E RĖNDĖ SE GRUSHTI
Postuar mė datėn: 2007-06-08 14:07:30 nga admin1 :: Kategoria: Kultura

Pėrgjigje letrės sė hapur pėr mediat shqiptare tė Xhemal Ahmetit, me titull: “Abdullah Zeneli, kriminel ordiner”, botuar ditė mė parė nė seguraweb.nl

Abdullah Zeneli


I dashur Xhemal,
Qė nė fillim mė duhet t’iu them se njė “i dėnuar me 6 vjet burg nga jugosllavėt pėr K.R.” siē pretendon tė mbulosh ‘detyrėn’ tėnde pėr ēfarė ke vajtur nė Zvicer, nuk denjon tė mashtrojė opinionin me trillime, nervozizėm, mllef e fjalė nga mė tė pėshtirat. Pėr edukatėn tėnde mua nuk mund tė mė mvishet faji, edhe pse jam pėrpjekur tė botoj libra elitarė, nga tė cilėt do tė duhej tė kishe kultivuar njė higjenė personale nga mė elementaret.
Por, ti jo vetėm qė nuk ke mėsuar gjė prej gjėje, madje-madje harron edhe bėmat e tua. Njė prej tyre ėshtė edhe njė intervistė qė ke bėrė me mua, por qė ke lajthitur opinionin duke mos e botuar emrin e vėrtetė nė faqen e parė tė gazetės, as nė faqen e trembėdhjetė, edhe pse nė faqe tė parė ajo paralajmėrohet se ėshtė nė faqen e tretė! Ok. Gabimet falen, qofshin edhe nė ballinėn e njė gazete prestixhioze si “Bota sot”, e datės 16 maj 1997. Jua bashkangjes edhe tė riradhitur, edhe tė skanuar.


Atėbotė, jua rikujtoj, intervista ishte e ngutshme dhe bėhej me kėrkesėn tėnde (tė nesėrmen nė mėngjes kthehesha nė katundin tim, tė quajtur Prishtinė, tė Kosovės), nė zyrat e “Botės sot”, nė tavolinėn tėnde, nė kompjuterin tėnd. Ti shkruaje pyetjen, unė tė pėrgjigjesha hazėrxhevap, po e pėrdor njė kompozitė fjalėsh turke, meqė mė quan edhe kokė turku. Por, ama, emrin nė gazetė, si nė ballinė, si nė faqen 13, ma vure Abdullah Zeneli, e jo si nė shkrimin tėnd tė porositur nga punėdhėnesit e tu dhe nga botuesi kosovar, ku ke botuar njė diēka si roman. Ai botues, qė ėshtė edhe drejtor i njė kryebiblioteke, qė ėshtė edhe ligjėrues universiteti, qė ėshtė edhe penist, madje edhe njė rapsod i mendermethėnshėm, pėrfitoi nga vizita nė Zvicėr dhe, bėri ē’bėri, sajoi me ty kėtė marrėzi intelektuale...
Unė, Abdullah Zeneli, editori i shtėpisė sė parė tė pavarur botuese shqiptare (1990), me emėr dinjitoz, nga mė dinjitozėt “Gjon Buzuku”, qė nga viti 1990 kam krijuar klimė tė re botuese, deshe apo nuk deshe ti, qė nė pikė dite bėn gjyqin duke mė quajtur ‘kriminel ordiner’ edhe pse policia e SHPK-sė ishte mu nė vendin e ngjarjes!
Atje ku je ka rregulla e ligje, qė ne “nėpėr xhunglėn ballkanike”, siē shprehesh ti nga komoditeti verbues zviceran, mund tė mos i kemi, ndaj do t’i ndjek sė shpejti atje – nė Zvicėr - me pėrpikėri dhe hapur, jo si ti qė u ke sajuar qindra bashkatdhetarėve gracka nga mė tė ndyrat, duke i shndėrruar veprimet e tua nė njė tragjikomedi tė vėrtetė. I di unė tė gjitha mik! Dhe mos ke frikė se pėrlyej duart me njė tuhaf si ti. Tė thashė butė, tuhaf, se po tė lexoje diēka nga shtypi, librat e interneti, nė atė vend tė huaj, por shumė mikpritės, si dikur dhe sot qė ėshtė dėshmuar dhe dėshmohet Kosova, apo disa nga ne “tė lindur katundeve tė Kosovės dhe Shqipėrisė londineze”, atėherė do mėsoje se nė ditėn e Shėn Valentinit nė vitin e largėt 1976, nė njė vend tė botės, njė nga mė tė mėdhenjtė e letrave tė botės grushtoi njė tjetėr personalitet tė madh, po ashtu nga mė tė mėdhenjtė e botės. Dhe ē’ndodhi mik, pas grushteve qė i dha, Mario Vargas Llosa u bė kryetar i PEN-it botėror, tjetri, me syrin ēivit, Gabriel Garsia Markes, pas gjashtė vitesh u laurua me Ēmimin Nobel!

Markezi i rrahur

Por, ti, i xhindosuri ‘zviceran’ s’ke haber ē’ndodh nė botėn e qytetėruar dhe mos mbaj kotnasikoti ders e predikime, qė zbulojnė se sa je larg nga realiteti njerėzor.
Mik i dashur, Xhemal Ahmeti (nuk po tė fyej si ti mua, sepse mund tė krijohen sajesa tė ēuditshme nė stilin tėnd si ps.sh.: Xhamal Abdel Naser Ahmadu Nexhad... o xhamall xhamalli!), unė gjithnjė i kam shėrbyer librit dhe vetėm librit, qėkur di pėr vete, deshe apo nuk deshe ti, me sojin e sorollopin qė pėrfaqėson nė reagimin i cili zbulon dijen tėnde ‘elokuente’. Edhe pse nuk kam qenė kurrė magazinier nė “Rilindje”, siē gėnjeni ju (sa pėr dijeni kam punuar tė gjitha punėt e mundshme nė pėrhapjen e librit (pos tė krijimit tė politikave tė botimit, se njerėz tė tjerė ishin tė besueshėm) dhe nė kėtė cilėsi kam qenė qė nga vitet ’70 kudo ku ka pasur shqiptarė: Ohėr, Prespė, Dibėr, Kėrēovė, Gostivar, Tetovė, Shkup, Kumanovė, Preshevė, Bujanoc, Medvegjė, Tivar, Ulqin, Shtoj, Vlladimir, Ostros, Tuz, Arrėz, Podgoricė, Plavė, Guci, Rozhajė... dhe nė tė gjitha (pa pėrjashtim, TĖ GJITHA) “katundet e Kosovės” dhe qytetet e “Shqipėrisė londineze” siē shpreheni pėrbuzshėm ju z. Xhamall, madje edhe para 1981-shit, edhe pas 81-shit, edhe pas 89-tės, edhe pas 99-tės. Kam dėrguar libra (shqip) me kamionė, sikundėr qė edhe kam sjellė libra nė Kosovė, po me kamionė...
Tė gjitha panairet qė i kam organizuar janė dėshmia mė e mirė pėr kėtė, or trap trapi!
Por, kjo pėr ty ėshtė matematikė e lartė, siē janė hamendėsimet e tua se paskam marrė para nga dikush pėr tė botuar libra me tirazhe 50-kopjesh! Trillo sa tė duash, por krundet e tua s’i ha njeri o ‘zviceran’ i ndyshkur nga mendja e sytė!
Ėshtė mė se e vėrtetė se jeta mė ka rastisur tė fėrkohem me dy tė pabesė: Kadri Rexhėn dhe Shefqet Dibranin, por pėr “Buzukun” bashkėpunimi me ta ėshtė njė kapitull i mbyllur. Njė fjalė e urtė shqipe thotė: “Kur bie me fėmijė, ēohesh i lagur!” Jam lagur me kėta ēiliminj, por gabime tė tilla nuk bėn mė “Buzuku” pėr botė tė botėve!
Di ti diēka pėr katėr konkurset letrare tė “Buzukut” nė tė cilat janė ofruar jo mė pak se 102 (njėqind e dy) romane dhe 36 (tridhjetė e gjashtė) drama? Jo, nuk di, se je ēorbė derri! Janė vlerėsuar me ēmime mė tė mirėt brenda e jashtė “Shqipėrisė londineze”, janė paguar me kesh a konto kudo qė kanė qenė tė lauruarit, janė botuar librat me tirazhe tė lakmueshme, marramendėse pėr rrethat shqiptare... dhe janė pėrhapur nė tė katėr anėt e botės... edhe nė kamarillat e tua dhe tė miqve tė tu, ndaj pėrpiqesh kot, tri herė kot, t’i minimizosh...
Sa pėr rastin Dragoviq-Kraja, mos u merr shumė me tė, se tė gjithė censorėt e kanė njė fat tė tillė. Fundja, jam marrė unė me tė… se mė ka mohuar tė drejtėn e reagimit pėr 7 (shtatė) vjet rresht. Por, kur nuk ka rrugė tjetėr, vjen ajo e paralajmėruara. E kam paralajmėruar edhe z. Dragoviq-Kraja, edhe ish-padronen e tij, Flaka Surroi, sikundėr dikur edhe ishish-padronin e tij, Veton Surroi, por kot! Nuk e prishin ata rehatinė, as milionat e zhvatur nė emėr tė demokracisė dhe tė shoqėrisė sė lirė e tė hapur! As mjegullėn informative qė e dirigjojnė! Por, mik, ndryshe nuk do tė ndodhnin revolucionet, pėrmbysjet, grushtshtetet, pėrplasjet nė parlament e kuvende, monopolet, thurje e shthurje nga mė tė ndryshmet. Ke kohė t’i mėsosh tė gjitha miko, shfrytėzoji mundėsinė qė ia jep njė paraziti Zvicra mikpritėse!
Dhe, pėr fund, z. Xhamall mos e harro kėtė fakt, fjalėt e sinqerta, sado tė lehta, janė mė tė rėnda se grushtet!

Prishtinė,
8 qershor 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Fjala e mbrojtjes sė Mr.Ukshin Hotit - para gjyqit serb, mė 29.09.1994 (2008-05-01 17:03:53 nga admin4)
[ Histori ] Fjala e mbrojtjes sė Mr.Ukshin Hotit - para gjyqit serb, mė 29.09.1994 (2008-05-01 14:57:07 nga admin4)
[ Histori ] PUBLIKOHET PAS 47 VJETĖSH FJALA E ENVER HOXHĖS MBAJTUR NĖ 16 NĖNTOR 1960 NĖ MBLEDHJEN E 81 PARTIVE KOMUNISTE NĖ MOSKĖ (2007-12-21 18:12:50 nga admin1)
[ Opinione ] Fjalamania zeja kryesore e politikės (2007-08-17 17:08:01 nga admin1)
[ Opinione ] KUR FJALA ĖSHTĖ MĖ E MPREHTĖ SE SHPATA (2007-05-23 13:01:37 nga admin1)
[ Kultura ] FJALA NĖ DIMENSIONET GLOBALE (2007-05-19 19:50:37 nga admin2)
[ Kultura ] ... Dhe fjala ngrinė nė fyt (2007-05-02 16:54:46 nga admin1)
[ Kultura ] Pse vonohet themelimi i njė Universiteti publik nė gjuhėn shqipe nė Luginėn e Preshevės (2008-08-19 16:25:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NATO ftoh marrėdhėniet me Rusinė (2008-08-19 15:21:54 nga admin1)
[ Histori ] HISTORIK I SHKURTĖR I KULLĖS SĖ TAHIR MEHĖS (2008-08-17 13:16:07 nga admin1)
[ Opinione ] DOMOSDOSHMĖRIA E ORGANIZIMIT TĖ KOMBIT (2008-08-17 13:10:39 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster