| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rajs: Kosova nuk do te jete me pjese e Serbise |
| Postuar mė datėn: 2007-05-16 06:00:32 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nderkohe, ne takimin mes Rajs dhe Presidentit rus Putin eshte rėnė dakord qė per Kosoven tė kėrkohet njė zgjidhje e pranueshme pėr tė gjitha palėt
Ora 18:15 Kosova nuk do te jete me pjese e Serbise, kjo do te ishte e pamundur. Eshte kjo deklarata qe ka bere sot pasdite ne Moske sekretarja e Shetetit Kondoleca Rajs, ku ndodhet qe prej dites se djeshme, per nje vizite zyrtare. Kete deklarate Rajs e ka bere ne nje interviste ekskluzive te radios Eco te Moskes, trasmeton Ansa.
Rice ka thene qe Washington do te kete parasysh edhe shqetesimet ruse dhe serbe mbi ceshtjen e Kosoves ne kendveshtrimin e Keshillit te Sigurimit mirepo ka rikthesuar se Kosova nuk do te mund te jete me, pjese e Serbise. Sekretarja Shtetit ka perjashtuar mundesine qe Kosova te behet precedent per rajone te ngjashme, pasi rasti i Kosoves eshte nje rast unik qe lidhet me historine e ish-Jugosllavise. Raij ka vene theksin gjithashtu per mbrojtjen e pakicave serbe si dhe monumenteve serbe ne Kosove duke kujtuar me kete rast se behet fjale per nje pavaresi te mbikqyrur. Sipas Rajs sido qe te jete zgjidhja e Kosoves ne fund te fundit si Serbia ashtu edhe Kosova kane prespektiva europiane.
Ora 16:06 - Presidenti rus Vladimir Putin dhe sekretarja amerikane e shtetit Kondoleca Rajs, lidhur me ceshtjen e Kosoves, ranė dakord tė kėrkonin njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė gjitha palėt. Megjithatė perspektiva pėr kėtė cėshtje ende nuk ėshtė e qartė, pasi pėrgjigjjia ėshtė tepėr diplomatike. Takimi i nivelit tė lartė u bė nė rezidencėn presidenciale jashtė Moskės, nė njė moment kur tensionet mes dy palėve janė tepėr tė larta pėr shkak tė mosmarrėveshjeve nė shumė cėshtje. Rajs eshte shprehur se Uashingtoni ėshtė i pėrkushtuar, qė pėrkundėr dallimeve, tė punohet me Rusinė. Dallimet aktuale janė ato lidhur me planet e Shteteve tė Bashkuara pėr ndėrtimin e sistemit tė mbrojtjes raketore nė Evropė, kėrcėnimi i Rusisė pėr ta pezulluar marrėveshjen kryesore ushta.rake dhe kundėrshtimi qė Moska i bėnė planit tė Martti Ahtisaarit pėr pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn. Me Vladimir Putinin nė Moskė sot takohet edhe ministri i jashtėm i Gjermanisė, Frank-Walter Steinmeier. Kjo vizitė e sekretares Conndoleezza Rice nė Moskė, ėshtė e para qėkur presidenti Putin, pat shokuar Perėndimin me kritika tė ashpra ndaj politikės amerikane, nė muajin shkurt, nė Mynih, kur pat thėnė se pėr shkak tė SHBA-ve, bota ėshtė shndėrruar nė njė vend tė rrezikshėm. Mirėpo, Rice qe pėrgjigjur me kritikat e saja, mes tjerash, se koncentrimi i fuqisė nė Kremljin ėshtė shqetėsues. I.K./E.S.
(ANSA )
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|