| » Opcionet për artikullin |
|
Pėr: Kėshillin e Evropės, Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian, Ministrinė e Jashtme tė Francės, Ambasadėn greke nė Paris dhe pėr mediat franceze dhe ato evropiane
Protestė kundėr barbarisė sė shtetit grek
Zonja dhe zotėrinj,
Shoqėria jonė dhe mbarė bashkėsia e shqiptarėve nė Francė ėshtė e indinjuar dhe e tronditur thellė nga dhuna, tortura, keqtrajtimi dhe poshtėrimi qė shteti grek po u bėnė nė vazhdimėsi shqiptarėve qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi. Prodhimi i njė "dokumentari" prej pesė minutash nga ana e policisė greke dhe transmetimi i tij nėpėrmjet televizionit dhe internetit ka shokuar dhe lėnduar rėndė shpirtin dhe ndėrgjegjjen e botės shqiptare dhe tė asaj demokratike pėrgjithėsisht. Ky "dokumentar" ėshtė edhe njė fakt mė shumė qė dėshmon se shteti grek, kur ėshtė fjala pėr shqiptarėt, nuk respekton as ligjet e Bashkimit Evropian dhe as ligjet e tij. Dhuna, tortura, brutaliteti dhe poshtėrimi qė shihen nė kėtė "dokumentar" ndaj tė rinjve shqiptarė pėrbėnė provokim dhe skandal tė patolerueshėm pėr botėn e qytetėruar dhe demokratike. Ky "dokumentar" i policisė greke vėrteton katėrcipėrisht se Greqia nuk repekton konventat ndėrkombėtare qė ndalojnė dhunėn, torturėn dhe poshtėrimin e tė arrestuarve dhe tė burgosurėve. Ky shtet, qė ėshtė edhe anėtar i Bashkimit Evropian, nuk njeh dhe nuk respekton liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut. Ky shtet nuk njeh dhe nuk respekton, sidomos kur janė nė pyetje shqiptarėt, vlerat dhe moralin e qytetėrimit dhe tė demokracisė evropiane. Ky shtet, qė quhet Greqi, po i dėmton dhe kėrcėnon edhe parimet mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar dhe funksionon shtėpia e pėrbashkėt e shumė popujve dhe vendeve, Bashkimi Evropian!
Greqia ėshtė pėrgjegjėse edhe pėr ndjekjen, shtypjen, dėbimin dhe mohimin e tė gjitha tė drejtave tė shqiptarėve autoktonė nė Greqi. Videoja e "prodhuar" nga policia greke dėshmon se dhuna dhe tortura shtazarake ndaj shqiptarėve nė Greqi ėshtė ngritur nė sistem dhe qėllim tė shtetit grek. Ksenofobia, ndjekja, torturimi dhe shpesh edhe vrasja e shqiptarėve nga ana e shtetit grek nuk i kontribuojnė marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore dhe nuk i kontribuojnė mirėkuptimit, paqesė dhe qėndrueshmėrisė nė rajon. Prandaj, ne shqiptarėt nė Francė, protestojmė dhe kėrkojmė nga institucionet evropiane dhe franceze qė tė ushtrojnė ndikimin e tyre ndaj kėtij shteti, duke e detyruar atė qė t'i njohė, respektojė dhe zbatojė ligjet dhe konventat evropiane e ndėrkombėtare, tė cilat i ka pranuar dhe nėnshkruar. Ndihmė tė rėndėsishme nė kėtė ēėshtje mund tė jap edhe media dhe opinioni francez e evropian.
Nderimet tona !
Lion, mė 19 qershor 2007
(Institucioneve evropiane dhe franceze u dėrgohet nė gjuhėn frėnge)
|
|