| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Burgu i Dubravės edhe mė tutje mė duket se ėshtė njė varr i pambyllur |
| Postuar mė datėn: 2007-05-24 15:27:07 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Institucionet e Kosovės duhet ta bėjnė tė pamundshmen qė burgun e Dubravės ta tjetėrsojnė nga funksioni i tanishėm dhe tė shpallet ligjėrisht si kamp pėrqendrimi pėr periudhėn dhjetor 1998 deri nė qershor 1999, dhe njė pjesė tė ambienteve tė burgut ti shndėrrojnė nė njė muzeum tė holokaustit shqiptar tė fundshekullit njėzet, ka thėnė nė njė intervistė pėr Kosovapress Besim Zymberi, njėri nga tė mbijetuarit e masakrės sė Burgut tė Dubravės.
Kosovapress: Janė disa mendime qė masakrėn e burgut tė Dubravės e konsiderojnė si aksident, bėhet fjalė kėtu pėr racizėm apo pėr kompromis politik?
Zymberi: Ėshtė paradoksale dhe e papranueshme profesionalisht, politikisht, moralisht dhe historikisht, qė krimi shtetėror serb tė trajtohet edhe mė tutje vetėm njė aksident regjimor. Gjithashtu nė Tribunalin e Hagės ndodhi qė lufta e drejtė e popullit shqiptar po gjykohet, derisa gjenocidi serb anti-shqiptar nuk po ndėshkohet. Nuk mund tė konstatojmė nėse ėshtė fjala pėr njė racizėm apo vetėm pėr njė kompromis politik, siē ka ndodhur shpesh gjatė historisė jo tė largėt.
Kosovapress: Njė vit mė parė Tribunali i Hagės hoqi aktakuzėn pėr masakėr nė burgun e Dubravės, kundėr Millutinoviqit, ish-kryetarit tė shtetit serb dhe zyrtarėve tjerė tė lartė. Ēka mendoni, a ka pasur thjeshtim tė procedurave?
Zymberi: Nė pranverėn e vitit tė kaluar Tribunali i Hagės bėri njė hap tė rrezikshėm, duke hequr aktakuzėn kundėr Millutinoviqit, ish-kryetarit tė shtetit serb dhe zyrtarėve tjerė tė lartė serb, lėndėt e masakrės sė Dubraves dhe masakrės sė Reēakut, me arsyetimin banal pėr gjoja thjeshtimin e procesit. Prandaj, ėshtė fare e qartė se kontesti individual dhe regjimor i zhvendosjes sė ēėshtjes, e cila ka deformuar rėndė ndjesinė shkencore tė normave formale tė drejtėsisė ka shkuar nė favor tė krimit tė organizuar tė shtetit.
Kosovapress: A kanė bėrė institucionet tona sa duhet pėr ndriēimin e detajeve tė shumta tė krimit qė ka ndodhur nė Burgun e Dubravės?
|
|
Besim Zymberi
Zymberi: Mekanizmat e Kosovės tė formuara pas luftės, ndėrkombėtar apo vendor, sikur kanė hezituar qė ta trajtojnė drejt pėrgjegjėsinė e shtetit serb pėr gjenocid nė Kosovė. Nė vijėn institucionale nuk ka asnjė hap konkret drejt ndėrmarrjes sė hapave pėr ndriēimin e tėrėsishėm tė detajeve tė shumta tė krimit dhe gjenocidit qė ka ndodhur nė Burgun e Dubravės gjatė periudhės sė bombardimeve, mė konkretisht 19 maj deri mė 23 maj tė vitit 1999. Unė kam njė informacion tė besueshėm se Arkivi i Kosovės ka marrė njė autorizim nga Kėshilli i Evropės pėr ti hulumtuar krimet serbe kundėr shqiptarėve qė nga viti 1989 e deri nė fund tė luftės, dhe nuk e di pėr ēfarė arsye asnjėra nga qeveritė nė Kosovė nuk kanė pranuar ti financojnė kėto hulumtime, ndėrsa Kėshilli i Evropės kishte premtuar qė rezultatet e kėtyre hulumtimeve do tė ishin valide dhe tė vlefshme qė tė merren nė shqyrtim gjatė procesit pėr tė ardhmen e Kosovės. Nė kėtė kontekst unė mendoj qė nuk ka pasur njė organizim institucional pėr ndriēimin e pėrmasave dhe pėrmbajtjes sė gjenocidit. Ka pasur nisma grupore, individuale, por nuk pasur nė mėnyrė institucionale.
Kosovapress: Pse pikėrisht Burgu i Dubravės ėshtė objekti i parė i rindėrtuar pas luftės?
Zymberi: Burgu i Dubravės u rindėrtua dhe u izolua prapė, jo pėr shkaqe praktike, por pėr shkaqe politike tė thella. Duket qė kishte shumė tė interesuar qė tė shuheshin gjurmėt materiale tė njė Aushvici tė fundshekullit njėzet dhe po ashtu duket tė ketė pasur shumė tė interesuar qė masakra e Dubravės tė fshihet nga kujtesa historike. Thėnė mė shkurt, duket qė kishte shumė tė interesuar qė dėshmitė mė tė prekshme tė ekzekutimit tė gjenocidit serb antishqiptar tė zhdukeshin.
Kosovapress: Grupi i tė mbijetuarve tė masakrės sė Burgut tė Dubravės ka disa kėrkesa. Cilat janė ato?
Zymberi: Ne si tė mbijetuar i bėjmė thirrje Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės, qė sė paku tani nė prag tė njė vendimi pėr Kosovėn ta nisin miratimin e njė akti ligjor nėpėrmjet tė cilit burgu i Dubravės tė tjetėrsohet nga funksioni i tanishėm dhe tė shpallet ligjėrisht si kamp i instaluar pėrqendrimi pėr periudhėn dhjetor 1998 deri nė qershor 1999.
Kosovapress: Megjithatė tash Burgu i Dubravės, sipas ministrit tė Drejtėsisė, Jonuz Salihaj, ėshtė njė burg me standarde dhe siguri mė tė larta nė rajon?
Zymberi: Ne pas tetė vjetėve ishim nė Burgun e Dubravės dhe mua edhe mė tutje mė duket se ky burg ėshtė njė varr i pambyllur. Shumicės prej shokėve qė ishin aty, ne nuk arritėm t' ua mbyllnim as sytė. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja qė ky burg duhet tė tjetėrsohet nga funksioni i tij, sepse ėshtė njė varrezė dhe njė dėshmi historike e krimit tė njė gjenocidit tė tmerrshėm qė e ka kryer Serbia, dhe institucionet e Kosovės duhet ta bėjnė tė pamundshmen qė ta tjetėrsojnė nga funksioni i tanishėm dhe tė shpallet ligjėrisht si kamp pėrqendrimi pėr periudhėn dhjetor 1998 deri nė qershor 1999, dhe njė pjesė tė ambienteve tė burgut ti shndėrrojnė nė njė muzeum tė holokaustit shqiptar tė fund shekullit njėzet.
Kosovapress: Keni edhe kėrkesa tjetėr drejtuar institucioneve?
Zymberi: Po ashtu, ne kėrkojmė nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovės tė ndėrmarrin nismėn e shpejtė tė miratimit tė njė akti ligjor, nėpėrmjet tė cilit do tė konstatohej ligjėrisht gjenocidi serb kundėr shqiptarėve nė vitin 1999 dhe nė tė gjitha periudhat nė tė cilat ėshtė ekzekutuar populli ynė.
Kosovapress: Kaluan tetė vjet qė kur ndodhi masakra e Burgut tė Dubravės. Cilat janė momentet qė kanė mbetur nė kujtesėn tuaj?
Zymberi: Unė pata bėrė edhe njė vjershė pėr masakrėn e Burgut tė Dubravės me titull Tragjedia nė uazė. Vetė mėnyra se si ka ndodhur masakra tregon pėr njė platformė shekullore tė shtetit serb, qė gjenocidin kundėr shqiptarėve ta bėjė nė ēdo situatė qė ėshtė e mundshme. Sė pari nė prill tė vitit 1998 tė gjithė tė burgosurit politik dhe ordiner qė kanė qenė nė burgun e Dubravės janė transferuar nga organet serbe pėr nė burgjet e Serbisė, me motive tė gjoja sigurisė sė tyre, pėr shkak qė sipas serbėve UĒK-ja paska mundur ta rrezikojė burgun, ndėrsa jo pėr ēudi nė prill tė vitit 1999 prapė nė mėnyrė tė organizuar nga tė gjitha burgjet e Serbisė dhe burgjet hetuese tė Kosovė tė burgosurit ritransferohen nė burgun e Dubravės. Qėllimi ka qenė shumė i qartė, duke ndodhur ajo qė ėshtė e projektuar dhe e dhimbshme me pasoja tė tmerrshme, e qė nuk ka qenė diēka qė nuk kemi menduar qė vije nga Serbia, veēanėrisht ne qė kemi qenė tė burgosur nė atė kohė, ēdo ēast e kemi ndierė veten nė rreshtin e ekzekutimit dhe unė nuk mund ta shpjegoj faktin se si ne tė tjerėt mbijetuam.
Kosovapress: Nė burgun e Dubravės pėrveē mbi 120 tė vdekurve ka qenė edhe njė numėr i madh i tė plagosurve. Sa keni arritur ti ndihmoni tė plagosurit?
Zymberi: Numri i tė plagosurve ka qenė shumė i madh. Ka pasur mbi 350 tė plagosur rėndė, por unė mund tė them se nė njė periudhė tė shkurtėr pengjet shqiptare qė kanė qenė aty janė organizuar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, duke shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė qė ti ndihmojmė njėri-tjetrit me ato qė kemi gjetur nė burg, apo me ato gjėsende qė kemi mundur ti improvizojmė si ndihmė tė parė. Dhe unė mendoj se pikėrisht kontributi i Bislim Zogaj, Frashėr Shabanit, i djemve tė rinj nga Prizreni, por edhe i shumė tė tjerėve ka qenė vendimtar qė njė pjesė e pengjeve qė kanė qenė tė plagosur rėndė tė mbijetojnė, por fatkeqėsia ka qenė se edhe njė pjesė e pengjeve ndoshta nuk kanė pasur plagė tė rėnda pėr momentin, por meqenėse nuk kemi pasur mundėsi qė tė ndėrhyjmė me medikamente, nuk ka pasur kujdes adekuat shėndetėsor, disa prej tyre mund tė kenė vdekur vetėm nga gjakderdhja.
/Intrevistoi: Labinot Gashi/(23.05.2007)
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|