DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KUR FESTOHEN HUMBJET
Postuar mė datėn: 2008-02-11 02:36:13 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Shkėlzen Gashi

Nė fund tė vitit 1997, disa veprimtarė, tė angazhuar kryesisht nė lėvizjen ilegale tė asaj kohe, do tė vijnė nė pėrfundimin se zgjidhja e statusit politik tė Kosovės, me qėllim shkėputjen prej Serbisė, mund tė bėhet vetėm pėrmes luftės sė armatosur. Kėta veprimtarė, tė organizuar rreth mekanizmit tė quajtur UĒK, do tė fillojnė aksione tė armatosura kundėr forcave serbe tė stacionuara nė territorin e Kosovės. Me dije qoftė qė objektivi i UĒK-sė ka qenė ēlirimtar, por forma e veprimit jo ēdo herė ka qenė adekuate. Pėr mė shumė, lufta e UĒK-sė ėshtė bėrė edhe e shkėputur prej popullit. Andaj, kjo ėshtė njėra ndėr arsyet qė ka ndikuar nė mosrealizimin e objektivit tė UĒK-sė: Ēlirimin e Kosovės nga Serbia.

Nuk do mend, njė luftė qė synon tė jetė ēlirimtare dhe e anashkalon popullin ėshtė e destinuar tė dėshtojė. Dėshtimi ka emra tė ndryshėm. Nė rastin tonė quhet RAMBUJE. Do tė thotė, kur njė mekanizėm ēlirimtar e shpėrfill popullin dhe, pėr mė keq, udhėheqja politike e kėtij mekanizmi i pėrqendron tėrė pėrpjekjet nė realizimin e ambicieve karrieriste pėr pushtet, atėherė, ndėrpritet lufta pėr ēlirim. Pranohet sovraniteti dhe integriteti territorial i pushtuesit mbi territorin qė ėshtė synuar tė ēlirohet. Madje-madje, lufta – nga njė luftė ēlirimtare - degradohet nė konflikt civil. Ky dėshtim bėhet edhe mė i padurueshėm kur fillon tė interpretohet si fitore, e mė pas edhe tė festohet. Kosova nuk ėshtė ēliruar. Ka mbetur pjesė e Serbisė. Mė 10 qershor 1999 u ndėrprenė luftimet. Nė bazė tė Marrėveshjes Tekniko-Ushtarake tė nėnshkruar mes NATO-dhe RFJ-sė, forcat serbe nuk kanė kapitulluar, por janė tėrhequr nga territori i Kosovės. Kjo ndėrprerje/tėrheqje u festua duke u pandehur si ēlirim. Pra, ėshtė festuar disfata sepse nuk ėshtė fituar as pavarėsia, as sovraniteti.

Pėr mė keq, Serbia edhe na ka poshtėruar ngase prej 12 mijė njerėzve tė vrarė, nėse i heqim pjesėtarėt e UĒK-sė sė Adobe Photoshop-it, atėherė, vetėm dhjetė pėr qind e tė vrarėve janė ushtarė. Pra, ėshtė festuar poshtėrimi. Nė anėn tjetėr, sipas tė dhėnave tė Qendrės pėr Hulumtim dhe Dokumentim me seli nė Sarajevė, nė luftėn nė Bosnjė dhe Hercegovinė (1992-1995) janė vrarė ose zhdukur 97.207 persona, e prej tyre 39.684 kanė qenė civilė, kurse 57.523 personel ushtarak. Do tė thotė: boshnjakėt kanė luftuar.



Sidoqoftė, festimi i humbjeve nuk ėshtė ndalur me kaq. Nė fund tė nėntorit tė vitit 2005, Tribunali i Hagės pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi e pat liruar Fatmir Limajn e Isak Musliun dhe e pat dėnuar me 13 vjet burg Haradin Balajn. Mijėra qytetarė tė Kosovės e festuan kėtė ngjarje duke e interpretuar si fitore pėr UĒK-nė, por, nė fakt, ajo nuk ishte e tillė, jo vetėm pėr shkak tė mbrojtjes tmerrėsisht tė dobėt qė Limaj i kishte bėrė luftės sė UĒK-sė. Dėnimi i Balajt ka qenė dėnim pėr UĒK-nė, sepse, siē dihet, Tribunali i Hagės merret me palėt nė konflikt. Sikundėr u tha edhe mė sipėr, lufta e UĒK-sė ndėrkombėtarisht nuk ėshtė kualifikuar asnjėherė si luftė, por vetėm si konflikt. Kosova nuk do tė duhej tė ishte kundėr dėnimit tė pjesėtarėve tė UĒK-sė, po qe se ata vėrtetė kanė bėrė krime, por kundėr dėnimit tė tyre nga Tribunali i Hagės sepse bashkėsia ndėrkombėtare luftėn e UĒK-sė ēdo herė po e njeh si konflikt, ndėrsa si luftė po e njeh vetėm kur po synon kriminalizimin e saj.

Prandaj, nuk ėshtė dashur tė festohet lirimi i Fatmir Limajt sepse ėshtė dėnuar Haradin Balaj - qė do tė thotė ėshtė dėnuar UĒK-ja - dhe sepse lirimi i Limajt ėshtė bėrė pėr arsye politike, sikurse qė ėshtė bėrė edhe lirimi i Rrustem Mustafės. Sipas tė gjitha gjasave, ajo qė ka ngjarė me Fatmir Limajn do tė ngjajė me Ramush Haradinajn dhe ajo qė ka ngjarė me Haradin Balajn do tė ngjajė me Idriz Balajn. Pra, nuk do tė duhej tė kishte vend pėr festim, jo vetėm pėr shkak se ėshtė dėnuar dhe po dėnohet UĒK-ja, por edhe pėr shkak se lirimi i tė sipėrpėrmendurve po bėhet qė kėta ta bindin popullin se ky proces (Propozimi i Martti Ahtisaarit) ėshtė nė pėrputhje me vullnetin e popullit pėr Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur.

Pėr fat tė keq, festimi i humbjeve po vazhdon edhe sot e kėsaj dite. Ditėve tė fundit kanė filluar pėrgatitjet pėr tė festuar pavarėsinė, pa ēka se shpallja e pavarėsisė qė do ta festojnė do ta marrė parasysh propozimin e Martti Ahtisaarit, i cili propozim ėshtė antidot i shtetit sovran dhe tė pavarur. Ē’ėshtė e drejta, Martti Ahtisaari me “Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr Marrėveshje pėr Statusin e Kosovės” ka bėrė atė qė e ka bėrė nė Aceh mė 15 gusht tė vitit 2005 me “Memorandumin e Mirėkuptimit mes Qeverisė sė Republikės sė Indonezisė dhe Lėvizjes pėr Acehun e Lirė”. Ngjashmėria mes Kosovės dhe Acehut bėhet edhe mė e madhe kur kihet parasysh fakti se Peter Faith, diplomati qė ka zbatuar “Memorandumin e Mirėkuptimit mes Qeverisė sė Republikės sė Indonezisė dhe Lėvizjes pėr Acehun e Lirė”, do tė zbatojė “Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr Marrėveshje pėr Statusin e Kosovės”. Deri kur do t’i festojmė humbjet?!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] LETER DIKUR SHOKUT TIM NE MIGRIM TANI ZYRTAR I PRISHTINES! (2008-10-02 11:21:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Manifestimi modest dhe i shkurtėr do tė mbahet tė Premtėn (2008-09-26 01:36:54 nga admin4)
[ Opinione ] KUR POZITA TAKOHET ME OPOZITĖN?! (2008-09-21 04:13:10 nga admin4)
[ Opinione ] Kur tė fton i huaji...! (2008-09-16 13:40:54 nga admin4)
[ Intervista ] Kurti: Kosova - shtet pa sovranitet (2008-09-09 03:00:14 nga admin2)
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SAQIPI: “ KOSOVA LINDORE MUND TĖ KRAHASOHET ME OSETINĖ APO ABHAZINĖ, KURRĖSESI KOSOVA ” (2008-09-02 16:46:20 nga admin1)
[ Opinione ] KUR SERBIA DHE RUSIA DO TA NJIHNIN KOSOVĖN SHQIPTARE? (2008-08-31 15:36:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Beteja pėr zbardhjen e fatit tė tė zhdukurve (2008-08-30 07:01:30 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Tech-Info ] Tė vegjėl, tė bukur dhe tė menēur – laptopėt pėr qejfin tonė (2008-08-27 02:56:48 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster