| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Dhjete ish-ministra te jashtem perendimore kerkojne pavarsine e Kosoves |
| Postuar mė datėn: 2007-06-16 03:14:54 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ish ministrat e jashtėm tė disa vendeve perėndimore bėnė sot thirrje pėr pavarėsinė e Kosovės. Madeline Albright e Shteteve tė Bashkuara, Lloyd Aksworth i Kanadasė, Jan Eliason i Suedisė, Gareth Evans i Australisė, Joshka Fisher i Gjermanisė, Bronislav Geremek i Polonisė, Nils Petersen i Danimarkės, Lydie Polfer i Luksemburgut, Jozias van Artsen i Holandės dhe Hubert Vedrine i Francės, njė pjesė e tė cilėve hartues tė planit fillestar para 8 vjetėsh pėr qeverisjen e Kosovės, thonė se zgjidhja e vetme e mundshme, ėshtė pavarėsia nėn njė mbikqyrje tė fortė.
Thirrja ish shefave tė diplomacisė ėshtė bėrė pėrmes njė artikulli botuar sot nė gazetėn International Herald Tribune. Kosova, theksojnė autorėt, ėshtė ēėshtja e fundit madhore territoriale ende e pazgjidhur, qė pas shpėrbėrjes sė dhunshme tė ish Jugosllavisė.
Pas 14 muajsh bisedimesh, ndėrmjetėsuesi i tyre, Presidenti Ahtisari, arriti nė pėrfundimin se qėndrimet e palėve ishin tė papajtueshme dhe se arritja e konsensusit ishte e pamundur. Nė kuadėr tė marrėveshjeve tė negociuara me tė gjitha palėt, zoti Ahtisari propozoi pavarėsi tė mbikqyrur pėr Kosovėn, me garanci tė forta pėr pakicėn serbe.
Ish ministrat e jashtėm theksojnė se, koha pėr tė vepruar ėshtė tani. Tensionet mund tė shtohen dhe pa njė rezolutė mbi statusin pėrfundimtar, e ardhmja e Kosovės dhe e Serbisė do tė mbetet e pasigurtė. Disa thonė, theksohet mė tej nė artikull, se Rusia do tė preferonte mė mirė kėtė situatė, se sa anėtarėsimin e Kosovės dhe Serbisė nė Nato e nė Bashkimin Evropian.
|
|
Por serbėt dhe kosovarėt duhet tė bėjnė zgjidhje tjetėr. Ata e meritojnė tė jenė nė Bashkimin Evropian. Rusia ėshtė ankuar se nuk ėshtė pėrfshirė nė bisedime. Ajo duhet tė pėrfshihet, por nė mėnyrė konstruktive dhe jo pėr ti bllokuar ato, thonė ish ministrat e jashtėm. Ajo qė mund tė duhet, ndoshta, ėshtė njė formulim qė tė jetė i pranueshėm pėr Rusinė. Rusia mund ti sigurojė serbėt dhe tė theksojė se Kosova ėshtė njė rast i veēantė, qė nuk mund tė shėrbejė si precedent pėr rajone tė tjera.
Plani Ahtisari, theksojnė ish minsitrat e jashtėm, ka disa avantazhe. Ai u ofron rreth 100 mijė banorėve serbė mundėsinė tė kontrollojnė jetėn e tyre nė njė Kosovė demokratike, qė do tė mbrohet dhe vėzhgohet nga komuniteti ndėrkombėtar. Plani parashikon mbrojtje pėr objektet fetare e kulturore serbe. Po ashtu ai parashikon njė prani ndėrkombėtare qė do tė mbikqyrė institucionet e Kosovės dhe do tė ndjekė zbatimin e marrėveshjes. Po ashtu ai e vendos Kosovėn nė rrugėn drejt integrimit evropian.
Bashkimi Evropian, theksojnė mė tej ish shefat e diplomacisė, ka rėnė dakort tė mbikqyrė Kosovėn gjatė periudhės tranzitore dhe tė dėrgojė atje njė mision policor pėrkrah forcės sė tanishme paqeruajtėse tė Natos. Njė vonesė e pafund e shkaktuar nga paqartėsia rreth statusit tė Kosovės, do tė vinte nė rrezik tranzicionin e qetė drejt mbikqyrjes evropiane. Kosova, thonė ish zyrtarėt e lartė, ėshtė njė rast unikal, qė kėrkon zgjidhje krijuese. Ajo nuk ka pse krijon precedentė pėr konfliktet e tjera tė pazgjidhura.
Kur Kėshilli i Sigurimit miratoi rezolutėn 1244, nė pėrgjigje tė veprimeve tė Millosheviēit nė Kosovė, ai hodhi bazat pėr njė proces politik qė do tė pėrcaktonte tė ardhmen e Kosovės. Serbia, shkruajnė mė tej autorėt, duhet tė pranojė se stabiliteti nė Ballkan, qė do tė arrihet nga plani Ahtisari, do ta lejojė atė tė shfrytėzojė pozicionin gjeografik, burimet dhe talentet pėr tu bėrė njė lojtar i rėndėsishėm rajonal dhe njė forcė konstruktive nė politikėn evropiane. Populli serb meriton njė vend legjitim nė Evropė dhe Serbia mund tė fillojė tė ecė drejt anėtarėsimit nė Bahskimin Evropian. Synimi ynė, theksojnė ish ministrat e jashtėm, ėshtė njė Evropė e bashkuar dhe e lirė, ku tė gjithė popujt e Ballkanit perėndidmor tė jenė anėtarė tė Bashkimit Evropian.
Pėrfitimet e njė pėrpjekje tė bashkėrenduar evropiane nė Kosovė, tė mbėshtetura nga OKB-ja dhe NATO-ja, janė tė mėdha. Rusia dhe vendet e tjera tė Kėshillit tė Sigurimit duhet tė plotėsojnė premtimin qė Kėshilli bėri nė vitin 1999 dhe tė bien dakort qė tė pėrfundojnė procesin e vetė-qeverisjes nė Kosovė. Kjo ėshtė alternativa mė e mirė nė kėtė periudhė tė njė historie tė vėshtirė pėr gjithė rajonin. Alternativa tė tjera tė qėndrueshme nuk ekzistojnė, pėrfundojnė ish ministrat e jashtėm, nė artikullin e tyre botuar sot nė gazetėn International Herald Tribune.
lajme.net |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|