DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Zotėri president, amnistoni viktimat nga Brodeci!
Postuar mė datėn: 2007-11-12 02:38:24 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Pėr hir tė shqiptarėve qė ju votuan!
Qeveria u vu nė kėrkim tė tė arratisurve nga burgu i Dubravės dhe nė fund i zuri fshatarėt e Brodecit. Njė aksion, i cili nga institucionet vendore arsyetohet si luftė kundėr terrorizmit dhe krimit dhe nga tė tjerėt njė aksion i padrejtė nė dėm tė popullsisė civile dhe tė pafajshme. Por, pėrsėri vendimin do ta merr gjykata dhe policia, tė cilėt si duket nuk mund tė shpresojmė se do t'i lirojnė tė burgosurit. A ka shpresė tjetėr pėr ta? Nuk e di si do shkojnė punėt, por di qė ky vend si tė gjitha vendet nė botė ka njė president, i cili ka njė tė drejtė ekskluzive pėr amnisti, e drejtė kjo e cila ėshtė shfrytėzuar edhe mė herėt dhe jo shumė larg pėr njė qytetar maqedonas, i cili vėrtet ngriti shumė pluhur po prapė se prapė fjala e presidentit shkoi nė vend. A do tė shfrytėzojė kėtė tė drejtė presidenti edhe pėr fshatarėt e Brodecit, tė cilėt po mbahen nė paraburgim dhe pėr kėtė rast shumė institucione dhe faktorė ndėrkombėtarė kanė shprehur dyshimin dhe njėherit paraqet njė gjest, i cili mund ta dėmtojė rėndė edhe ardhmėrinė e kėtij vendi. A thua presidenti do tė dijė dhe do tė dojė qė me njė gjest tė bėjė dy tė mira: tė pėrmirėsojė gabimin e qeverisė pėr tė shpėtuar vendin nga kriza dhe pėr tė liruar fshatarėt e pafajshėm, tė cilėt po mbahen nė burg si pasojė e paaftėsisė sė institucioneve Kosovare dhe Maqedonase pėr tė siguruar burgjet e tyre.


Shkruan: Arben Zeqiri

Kush ėshtė presidenti?
Presidenti nė radhė tė parė paraqet njė institucion, i cili lirshėm mund tė quhet dhe koka e njė shteti, komandant suprem nė gjendje lufte dhe udhėheqės mė i lartė politik nė gjendje paqe. Kushti kryesor pas zgjedhjes sė tij ėshtė qė ai tė gris librezėn e partisė dhe tė jetė president i gjithė populli pa dallim kombėsie, partie, ideologjie politike, religjioni, krahine, race, kulture, etj. Presidenti njėherit ėshtė dhe figura mė e lartė qė shpesh thirret, atėherė kur vendi ėshtė nė rrezik, kur institucionet vendore rrezikohen, qeveria ka krizė dhe atėherė kur partitė politike gabojnė, presidenti ėshtė ai, i cili ka pėr obligim moral dhe ligjor tė pėrmirėsojė gabimet e tyre pėr tė shpėtuar vendin dhe qytetarėt e atij vendi. Kėshtu definohet presidenti nė shumė vende tė botės dhe kėshtu nė fakt duhet tė definohet edhe kėtu tek ne.

Presidenti i Maqedonisė?
Si u zgjodh presidenti aktual i Maqedonisė, si duket e kaluara e tij dhe lidhja e tij me shqiptarėt? Dikur njė kryeministėr, i cili udhėhiqte vendin nė kohėrat mė tė vėshtira pėr shqiptarėt e kėtij vendi, atėherė kur pėr Universitetin dhe flamurin: vranė, lėnduan, burgosėn dhe internuan shumė shqiptarė. Mė pas, njė kandidat pėr president, i cili u pėrkrah nga partia qė doli nga lufta e 2001-shit dhe pėr hir tė kėsaj partie u pėrkrah dhe nga shumė shqiptarė dhe si rrjedhojė nė zgjedhjet e fundit presidenciale, mu pėr hir tė kėsaj partie dhe me premtimin e tyre dhjetė vet Branko Cervenkovskit se do tė pėrmirėsojė gabimet dhe vuajtjet qė ua shkaktoi shqiptarėve, mijėra shqiptarė vėrshuan vendvotimet pėr ti dhėnė votėn dhe njė rast president tė ri tė vendit nga, i cili pritej qė vėrtet ta mbante premtimin. Po kėto dhjetėra mijėra vota tė shqiptarėve ishin ata, tė cilėt e shpėtuan nga dėshtimi dhe e emėruan president tė vendit dhe po kėta mijėra shqiptarė ishin dhe janė edhe sot e kėsaj dite ata, tė cilėt akoma vazhdojnė tė mbajnė shpresėn se ky president vėrtetė do ta mbajė premtimin e tij.

E drejta e Amnistisė!
Nė shumė vende tė botės presidenti i shtetit ka tė drejtėn e pakontestueshme pėr amnisti tė tė dėnuarve dhe tė burgosurve, nė disa shtete amnistohen me qindra e mijėra tė burgosur nga presidenti i shtetit. Presidenti mban vetėm pėrgjegjėsi morale dhe jo pėrgjegjėsi ligjore pėr tė drejtėn e amnistisė atėherė kur e shfrytėzon atė.
Ishte presidenti i ndjerė i Maqedonisė Boris Trajkovski, i cili pas mbarimit tė konfliktit tė 2001 nė Maqedoni dhe pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, amnistoi tė gjithė ish ushtarėt e UĒK-sė, amnisti kjo e cila prapė se prapė nuk u realizua deri nė fund, por presidenti bėri tė veten. Rasti i fundit i shfrytėzimit tė kėsaj tė drejte ishte nga vetė presidenti aktual Branko Cervenkovski, i cili amnistoi Aleksandar Verushevskin dhe pėrkundėr akuzave qė kishte nga partitė qeveritare dhe nga shumė individė tė tjerė, ai mbajti qėndrimin e tij dhe nuk i dha askujt llogari.

Zotėri president!
Zotėri president. Do t'ju kisha lutur qė nė radhė tė parė tė rikujtoni vuajtjet e shqiptarėve nė kohėn kur ju ishit kryeministėr dhe ju atė e arsyetuat nė emėr tė sistemit, i cili ishte fajtor pėr ato vuajtje dhe gabime. Ishin pikėrisht shqiptarėt e po tė njėjtit brez tė cilėt ua falėn gabimin e viteve 94-98 dhe ju dhanė pėrsėri besimin edhe mė tė madh dhe mos harroni se ishin ata dhjetėra mijėra shqiptarė, tė cilėt u shpėtuan nga njė disfatė qė do tua shkaktonin bashkėkombėsit tuaj dhe ju sot falė atyre dhjetėra mijėra votave tė shqiptarėve, gėzoni epitetin president. Mos harroni se mė tepėr se obligim ligjor, ju mbani dhe obligim moral si ndaj vendit ashtu dhe ndaj popullatės. Po ashtu si ditėt tė amnistoni njė bashkėkombės tuajin, i cili vėrtetė kishte bėrė gabime dhe shkelje tė ligjit dhe ju shpėrfillėt tė gjitha vendimet gjyqėsore dhe qeveritare dhe shfrytėzuat tė drejtėn tuaj absolute pėr ta amnistuar, kėrkoj nga ju qė sot tė tregoni veten si njė president i vėrtetė dhe njė udhėheqės i tė gjithė qytetarėve dhe aq mė tepėr kur e dini se u keni borxh shqiptarėve tė kėtij vendi, tė cilėt ju dolėn nė krah kur ju duheshin mė shumė dhe presin qė sot edhe ju tu dilni nė krah kur i duheni mė shumė. Andaj, ju kėrkoj qė nė radhė tė parė tė tregoni vigjilencėn dhe autoritetin tuaj qė me njė veprim tė bėni dy tė mira: Tė amnistoni shqiptarėt e pafajshėm tė fshatit Brodec tė Tetovės tė cilėt sot po mbahen nė burg pa pikė faji dhe tė shpėtoni vendin qė ju udhėhiqni nga njė krizė, e cila mund tė vjen edhe si pasojė e revoltės sė shqiptarėve nė kėtė vend, edh si pasojė e dėnimit qė do tė merrni nga institucionet ndėrkombėtare atėherė kur do tė dėshmohet se vendi juaj po mban nė burg qytetarė tė pafajshėm. Ėshtė momenti o sot o kurrė t’ ju thoni FALEMINDERIT dhjetėra mijėrave shqiptarėve qė ju zgjodhėn president dhe tu thoni tė gjithė institucioneve dhe miqve ndėrkombėtarė se ky shtet nuk donė tė gabojė dhe se vėrtetė jeni tė interesuar nė respektimin e tė drejtave tė njeriut, pėrmirėsimin e gabimeve, plotėsimin e standardeve dhe se vėrtetė dėshironi ta shihni vendin tuaj pėrkrah vendeve demokratike tė cilat nuk dėnojnė e burgosin qytetarė tė pafajshėm.

Zotėri president, ėshtė radha juaj qė tė amnistoni fshatarėt e pafajshėm dhe me kėtė tė tregojeni vėrtetė president i tė gjithė qytetarėve tė Maqedonisė!

Me respekt:
Arben Zeqiri!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Letėr e hapur zotėri Behgjet Pacollit (2007-11-28 14:36:14 nga admin6)
[ Opinione ] TĖ LUTEM ZOTĖRI MA ZGJEDH NJĖ “ DREQ “! (2007-09-13 06:35:25 nga admin1)
[ Opinione ] LETĖR E HAPUR: KRYETARIT TĖ PARTISĖ DEMOKRATIKE TĖ KOSOVĖS (PDK) - ZOTĖRI HASHIM THAĒIT (2007-02-20 03:23:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kandidati per President, Jovanovic: Serbia ta lere Kosoven (2008-01-15 13:56:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shembet vinēi nė Manhatan. Njėri nga 2 viktimat kosovar (2008-05-31 08:27:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kine, viktimat e para te termetit (2008-05-13 15:41:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KOSOVARĖT NDEROJNĖ VIKTIMAT E 11 SHTATORIT (2007-09-12 08:21:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA pėrkujton viktimat e sulmeve te 11 shtatorit (2007-09-11 06:36:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Policia malazeze arrestoi pėrsėri grupin e tė akuzuarve shqiptarė nga Malesia (2008-08-24 03:05:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Lirohet nga burgu Sami Lushtaku (2008-08-22 15:31:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Policia malazeze arrestoi pėrsėri grupin e tė akuzuarve shqiptarė nga Malesia (2008-08-22 15:25:03 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster