| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ilir Sefaj
Para sė gjithash, e keqja mė e madhe konsiston nė faktin se ne populli i Kosovės, me gėzim presim instalimin EULEX-it nė vend, edhe pse vendosja e tij, gjithsesi nėnkupton varėsi tė re, sė paku edhe pėr njė kohė. Mirėpo, a jemi ne qytetarėt e rėndomtė fajtorė pse i gėzohemi ardhjes sė kėtij misioni? Jo. Njėmijė herė, jo. Fajtorė pėr kėtė ėshtė situata aspak stabile nė tė gjitha veprimtaritė, si ato politike e shoqėrore, sociale e ekonomike me tė cilat ballafaqohet vendi ynė. Prandaj, ky vend nė njėrėn ose mėnyrėn tjetėr duhet vėnė nė binar, pėrndryshe do jemi tė dėnuar tė vuajmė kėtė sistem tė dėshtuar qeverisės edhe pėr shumė kohė. Ėshtė koha pėr ndryshime, nėse sot jo, kur... Gjithsesi, pėrkundėr vlerave tė pakontestueshme qė ngėrthen nė vete kryeministri Thaēi, ajo ēka ky i fundit tha nė takimin me pėrfaqėsuesin e EULEX-it Yves De Kermabon, nuk qėndron fare. Pra, Thaēi nė atė takim pėrveē tjerash tha edhe se: Qeveria do ti shpallė luftė tė pa kompromis korrupsionit. Fatkeqėsisht e vėrteta qėndron ndryshe. Nuk them se kryeministri ynė nuk ka vullnetin qė nė Kosovė tė vė rend e ligj, (mendoj se kryeministrit tonė i vinė presione nga shumė drejtime, ngase nėse flasim pėr kryeministrin si individ, aspak nuk dyshoj nė personalitetin e tij, mbase koha do tė dėshmojė shumė gjėra!) por ėshtė i pamohueshėm fakti se kėsaj lufte pėr tė cilėn bėnte fjalė Thaēi, nuk i janė parė nė asnjė kohė e nė asnjė rrethanė shkėndijat e saj. Kjo luftė mė shumė ka qenė deklarative sesa konkretisht ėshtė vepruar diēka. Nga kėto qė dėgjova nė media nga ky takim, e fitova pėrshtypjen se unė nuk e kam idenė, se si duhet kuptuar fjalėn korrupsion, ky term shumė i pėrdorur nė shoqėrinė tonė, mu duk i huaj i padėgjuar mė parė. Mbase kam tė drejtė, unė edhe qytetarėt e vendit tim nuk e dimė domethėnien e fjalės korrupsion. Kėtė ma vėrtetoi kryeministri i vendit. Qeveria e Kosovės (kjo nuk nėnkupton vetėm kryeministrin!) nėse gjithēka ka prioritet; luftimin e korrupsionit e ka mė sė paku, pėr tė mos thėnė se ky i fundit nuk hyn nė prioritetet e qeverisė aktuale. Para ca dite u arrestuan disa individė siē u tha pėr shkak tė keqpėrdorimit tė punės zyrtare. Kam pėrshtypjen se ky veprim bėhet vetėm sa pėr sy e faqe, se unė nuk e di tė jetė dėnuar dikush pėr keqpėrdorim tė detyrės zyrtare, apo mė drejt, pėr keqpėrdorim tė thesarit tė shtetit. Kėshtu nuk luftohet korrupsioni kėshtu stimulohet korrupsioni, apo mbase nuk kam tė drejt. Duke marrė pėr bazė kėto e tė tjera pėr tė cilat folėm mė lartė, presim nga EULEX-i qė sė pari tė bėjė reforma nė drejtėsi, ngase nė vendin tim vetėm njė njėri nė gjendje transi mund tė pohojė se ka prokurorė e gjyqtarė, sistem tė pavarur gjyqėsor nė pėrgjithėsi. Nuk ėshtė vetėm kjo pika nė tė cilėn duhet urgjentisht tė ndėrmerret diēka, ka shumė e shumė pika nė tė cilat do tė ishte mirė tė pėrqendrohej ky mision ndėrkombėtar. Meqenėse Kushtetua e Kosovės ėshtė kryekėput jofunksionale, pra nuk bėhet fjalė pėr shtrirje nė tėrė territorin e Kosovės siē u premtua njėherė e dikur, do tė ishte e udhės qė ndėr prioritete tė kėtij misioni tė futej edhe ēėshtja e administrimit, sidomos tė komunave serbe tė cilat pėrgjithėsisht janė jashtė ēdo kontrolli tė pushtetit qendror. Pėr tė mos e zgjatur edhe mė, e duke e marrė pėr bazė kėtė e shumė tė tjera fakte si kėto, ne dėshirojmė qė ky mision tė na marrė me vete nė Evropė, ngase tė vetėm vėshtirė se do e gjejmė rrugėn pėr atje! |
|