| » Opcionet për artikullin |
|
(PDK-ja nuk do tė shpėrfytyrohet mė. Ajo ėshtė shpėrfytyruar skajshmėrisht dhe si anėtarėve tė vet, po ashtu edhe njė pjese tė opinionit publik ia ka mbytur shpresėn se kjo parti ėshtė ndryshe. Ajo ndryshon p.sh. nga LDK-ja, LDD-ja, AKR-ja, AAK-ja vetėm nė tri shkronja).
Shkruan: Avni KLINAKU
Qė nga formimi i PDK-sė, e cila kryesisht doli nga pjesėtarėt e UĒK-sė sė djeshme, e deri te koalicioni i ditėve tė sotme me LDK-nė kemi njė shpėrfytyrim tė vazhdueshėm e tė pandalshėm tė kėsaj partie. Pjesa mė e madhe e anėtarėve tė PDK-sė dhe njė pjesė jo e vogėl e opinionit publik qė nga formimi i PDK-sė kanė shpresuar se kjo parti politike meqė ka dalė si rezultat i shpėrbėrjes sė UĒK-sė do tė jetė ndryshe nga partitė tjera, se interesin e pėrgjithshėm kjo parti do ta ketė para interesit personal, se nė ēėshtjen kombėtare nuk do tė bėjė lėshime, siē do tė bėnin tė tjerėt, se do ti thotė ndal! korrupsionit etj. Madje ajo u quajt vazhdimisht edhe pėrfaqėsuese e krahut tė luftės. Dalėngadalė, kjo parti i demantoi tė gjithė, dhe sidomos me hapin e fundit, me koalicionin me LDK-nė, tė cilėn, nė fushatėn e fundit, nė fushatėn mė skandaloze deri mė tani, e quante pėrgjegjėse dhe fajtore kryesore pėr gjendjen e mjerueshme tė qytetarit tė Kosovės.
Po tė shihet nga kėndvėshtrimi i fushatės sė fundit (e pse jo edhe tė fushatave tė tjera tė kėtyre partive!), ky koalicion duket si i panatyrshėm, por po tė shihet nė dritėn e interesit mbi tė cilin mbėshteten krerėt e kėtyre partive e qė mund ta pėrmbledhim me njė shprehje tė vetme lakmi e papėrmbajtshme pėr pushtet, ky koalicion e fiton natyrshmėrinė e vet. E panatyrshme dhe e pambulesė mbetet vetėm shpresa e atyre qė kanė menduar se PDK-ja ėshtė ndryshe.
Megjithatė, veprimi mė i diskutueshėm, veprimi mė skandaloz, veprimi mė diskreditues, veprimi mė antidemokratik, madje edhe kobndjellės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės ėshtė veprimi i fundit i PDK-sė marrėveshja me LDK-nė. Pa u thelluar mė gjatė nė marrėveshjen pėr koalicion nė mes tė kėtyre dy partive mjafton ta citojmė vetėm paragrafin e fundit tė saj ku thuhet: Partnerėt e koalicionit zotohen se nuk do tė ketė mocion votėbesimi pėr presidentin dhe kryeministrin, pėr tė parė se sa tė vendosur janė partnerėt e kėtij koalicioni pėr ta mbrojtur njėri-tjetrin nga Parlamenti i Kosovės dhe nga qytetarėt e Kosovės.
Shkėputja pėrfundimtare e PDK-sė edhe nga elektorati i vet dhe mbytja e shpresės sė fundit se PDK-ja ėshtė ndryshe, ėshtė pikėrisht Marrėveshja PDK-LDK. Thirrjet dhe brohoritjet e militantėve tė PDK-sė: Jo me LDK-nė! hasėn nė vesh tė shurdhėr. Edhe kjo e dėshmon shkėputjen e madhe ndėrmjet kreut tė PDK-sė dhe militantėve tė saj, tė cilėt shpresuan shumė nė sendėrtimin e idealeve kombėtare pėrmes kėsaj partie. Me pėrdhosjen e interesave kombėtare dhe zėvendėsimin e tyre me lakminė pėr pushtet tė pjesės mė tė madhe tė kreut tė PDK-sė, tė pakėnaqurit duhet ta kėrkojnė pėrfaqėsuesin e idealeve tė tyre jashtė PDK-sė.
avniklinaku@levizjaperbashkim.com
|
|