| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BUGAJSKI:"NĖ FILLIM TĖ 2008 KOSOVA ME PAVARĖSI TĖ MBIKQYRUR" |
| Postuar mė datėn: 2007-09-23 10:23:42 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Janusz BUGAJSKI, Qendra pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare/Uashington/
RADIO EVROPA E LIRĖ
Tash kemi periudhėn shtesė prej 120 ditėsh tė negociatave ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar. Disa thonė se kėto negociata nuk do tė sjellin kurrfarė marrėveshje pėr shkak se qėndrimet e tė dy palėve janė diametralisht tė kundėrta. A ekziston ndonjė mundėsi qė tė shohim ndonjė rezultat nga kėto negociata shtesė?
|
|
JANUSZ BUGAJSKI
Nuk mendoj se do tė shohim ndonjė rezultat, nė kuptimin e kompromisit. Ju nuk mund tė bėni kompromis ndėrmjet pavarėsisė dhe jopavarėsisė. Ėshtė njėra apo tjetra. Nė kėtė kuadėr shtrohet pyetja se ēka do tė bėhet pas kėtyre negociatave...A do t'i ofrohet, pėr shembull, Serbisė ndojė rrugė mė e shpejtė pėr pranim nė Bashkimin Evropian, a do tė ketė ndonjė aranzhim tė veēantė me NATO-n, ēfarė do tė jetė roli i BashkimitEvropian, pas largimit tė UNMIK-ut... Kuptohet, ēėshtja kryesore ėshtė se ēka do tė bėhet me rezolutėn 1244, nėse do tė shkohet pėrsėri nė Kėshillin e Sigurimit pėr vendim apo do tė bėhet diēka jashtė Kėshillit tė Sigurimit. Realisht ky proces i negociatave ėshtė mė tepėr ndėrmjet treshes ndėrkombėtare se ndėrmjet dy palėve qė nuk do tė pajtohen.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pra, ēka do tė ndodhė pas 10 Dhjetorit, pasi pas kėsaj date, sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara e merr raportin lidhur me kėto negociata shtesė. A ka ndonjė gjasė qė statusi i Kosovės pėrsėri tė kthehet nė Kėshillin e Sigurimit?
JANUSZ BUGAJSKI
Varet nėse Rusia do t'i bashkohet qėndrimit qė e kanė Shtetet e Bashkuara dhe pozicionit qė supozohet se do t'a ketė Bashkimi Evropian. Plani i Ahtisaarit duhet tė zbatohet dhe Kosova do tė ketė pavarėsi tė mbikėqyrur. Nėse Rusia nuk pajtohet atėherė ne ndoshta do t'a anashkalojmė procesin e Kombeve tė Bashkuara duke thėnė se rezoluta 1244 nė shumė kuptime ka skaduar, nuk ėshtė e zbatueshme dhe tė lėvizim pėrpara kah pavarėsia dhe njohja.
RADIO EVROPA E LIRĖ
E pėrmendėt planin e Ahtisarit. Sipas jush, a ėshtė ky plan ende shumė aktual?
JANUSZ BUGAJSKI
Ėshtė i vetmi plan qė ekziston. Ėshtė i vetmi plan konkret i arsyeshėm, qė teknikisht ėshtė pranuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, Prishtina e ka pranuar. Pra, nuk ka alternativė reale. Pyetja ėshtė nėse do tė ketė ndonjė amandament, apo ndonjė zhvillim tė planit prej tash e deri mė 10 Dhjetor.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Institucionet e Kosovės thonė se ato nuk do tė pranojnė shtyrje tė mėtejshme dhe se pas 10 Dhjetorit, nė konsultime me partnerėt ndėrkombėtarė, ato do tė miratojnė Deklaratėn e Pavarėsisė dhe do tė kėrkojnė njohjen nga Shtetet e Bashkuara, vendet e Bashkimti Evropian dhe tė tjerėt. Si e shihni ju kėtė finale tė mundshme pėr statusin e Kosovės?
JANUSZ BUGAJSKI
Kjo ėshtė njė mundėsi e fuqishme, por mendoj se para se ato tė shpallin pavarėsinė, ato do tė dėshirojnė konfirmimin nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian se ato do tė njohin kėtė pavarėsi. Deklarata e Pavarėsisė ėshtė njė gjė, por mė e rėndėsishme ėshtė njohja e pavarėsisė nga vendet e tjera. Nėse shumica e vendeve nė Bashkimin Evropian dhe natyrisht Shtetet e Bashkuara, e miratojnė atėherė mendoj se ky skenar ėshtė jashtėzakonisht i mundshėm brenda pak javėsh pas 10 Dhjetorit.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ēka mendoni ju pėr kėtė njohje?
JANUSZ BUGAJSKI
Sa u pėrket Shteteve tė Bashkuara mendoj se ato do t'a njohin, pasi e kuptojnė se procesi nė kuadėr tė Kombeve tė Bashkuara nuk mund tė shkojė mėtutje. Mendoj se shumica e vendeve tė Bashkimit Evropian, poashtu, do t'a njohin. Problem paraqet se Bashkimi Evropian nuk ka pasur qėndrim tė bashkuar pėr ēfarėdo politike dhe ėshtė shumė vėshtirė pėr ta qė tė arijnė qėndrim unik pėr Kosovėn. Megjithatė besoj se Britania, Franca, disa shtete tė tjera, pėrfshirė Gjermaninė, do tė lėvizin pėrpara dhe do t'a njohin shpalljen e Deklaratės. Mendoj se edhe vendet e tjera do t'a ndjekin kėtė. Ēėshtje tjetėr ėshtė njohja nga vendet fqinje tė Kosovės. Shqipėria do t'a njohė, Maqedonia me gjasė do t'a njohė, pastaj mbetet pikėpyetje ēėshtja e Malit tė Zi, Bosnjės, Bullgarisė, Greqisė. Pra, vendet fqinje janė shumė tė rėndėsishme vetėm pėr tė treguar, le tė themi, front solid pėrballė Serbisė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
A mund t'a parashihni njė plan tė mundshėm tė zhvillimeve qė do tė ēojnė te statusi final i Kosovės.
JANUSZ BUGAJSKI
Po. Mė 10 Dhjetor ne do t'a dimė, Shtetet e Bashkuara do t'a dinė se a ia vlenė qė procesi pėrsėri tė shkojė nėpėr Kombet e Bashkuara ose do tė veprohet jashtė saj. Ne poashtu do t'a dimė nėse Bashkimi Evropian ka pozicion koherent nė kėtė ēėshtje. Pas 10 Dhjetorit mendoj se ngjarjet do tė lėvizin mjaft shpejtė dhe pres qė nė fillim tė vitit tė ardhshėm do tė jetė njė Kosovė e pavarur me mbikėqyrje.
Intervistoi: Fatmir BUJUPI
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|