| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Marshimi, 20 mijė vetė protestė kundėr Berishės |
| Postuar mė datėn: 2008-03-23 03:50:40 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Darina Tanushi
Rreth 20 mijė qytetarė, tė drejtuar nga krerėt e opozitės, protestuan dje pasdite me heshtjen e tyre ndaj Qeverisė. Ata heshtėn nė nderim tė 21 viktimave qė humbėn jetėt nga shpėrthimi i fuqishėm nė Gėrdec tė Vorės. Ndjenja e dhimbjes pėr familjet e dėmtuara nga kjo ngjarje e tmerrshme ka bashkuar dje krerėt e opozitės sė majtė, Edi Rama, Ilir Meta, Skėnder Gjinushi, Paskal Milo e Neritan Ceka, si dhe mijėra qytetarė qė kanė ndezur shumė qirinj nė shkallėt e Kryeministrisė. Aty kanė qėndruar vetėm disa minuta, pėr tė pritur ndoshta njė dalje tė Kryeministrit nė ballkon, ndėrsa mė pas ndaluan edhe disa ēaste para selisė sė Presidencės. Ashtu siē veprohet nė njė ceremoni mortore, kortezhi i gjatė i qytetarėve ka marshuar qė prej sheshit Skėnderbej drejt bulevardit Dėshmorėt e Kombit, deri nė sheshin Nėnė Tereza. |
|
EDI RAMA, Kryetar i PS-sė
Ata zgjodhėn tė heshtin, tė mos ngrenė flamuj politikė dhe as parulla politike pėr tė kundėrshtuar sjelljen e Qeverisė dhe Kryeministrit Sali Berisha, tė cilin opozita e quan pėrgjegjėsin kryesor pėr tragjedinė. Turma ka qenė tepėr e kontrolluar, por tek-tuk ka pasur edhe ndonjė shpėrthim Poshtė Berisha, apo Berisha kriminel. Ndėrsa kanė vendosur qirinj nė shkallėt para godinės sė Kryeministrisė, qytetarėt kanė shpalosur edhe njė pankartė tė madhe, ku lexohej: Nėpunėsi Berisha, nė emėr tė popullit je i pushuar nga puna. Ndėrsa nė duar tė pjesėmarrėsve nė marshimin e heshtur, dalloheshin dy parulla tė vetme: Nuk e njohim qeverinė Berisha,
Qeveria ka vdekur dhe tjetra qė shkruante: Kjo qeveri nuk na jep siguri, tė cilat duket se kanė qenė nisma personale tė protestuesve. Gra e burra, tė rinj e tė reja, fėmijė e pleq kanė respektuar viktimat qė vazhdojnė tė shtohen edhe kėto ditė tė fundit nga ajo qė ndodhi njė javė mė parė. Nė radhėn e parė, ku ndodheshin edhe krerėt e opozitės ėshtė vėnė re edhe njė nga artistet e njohura tė teatrit, aktorja Luiza Xhuvani, e cila ka kryesuar turmėn e stėrmadhe qė vėrshoi nė bulevardin kryesor tė kryeqytetit shqiptar. Tė gjithė kryetarėt e partive tė opozitės bėnė thirrje gjatė ditės sė djeshme pėr pjesėmarrje nė kėtė marshim, ndėrsa gjatė zhvillimit tė tij nuk bėnė asnjė deklaratė politike. Kryetari i PS-sė, Edi Rama nė pėrfundim tė protestės, falėnderoi nė njė konferencė shtypi nė selinė e PS-sė tė gjithė pjesėmarrėsit. Nė emėr tė mijėra tė heshturve tė bulevardit Dėshmorėt e Kombit, tė indinjuar e tė turpėruar nga qeveria e paaftė, e korruptuar i drejtohem Kryeministrit me kėrkesėn qė tė dorėhiqet dhe tė dorėzojė imunitetin e tij pėr ti hapur rrugė njė hetimi tė plotė, tė drejtė dhe tė pandikuar nga pozicioni i tij aktual, nė rast se ka njė fije respekt pėr ata qė humbėn jetėn, pėr ata qė dalin nga kjo tragjedi me familje tė gjymtuara e tė traumatizuara, - deklaroi Rama.
Gazeta shqiptare
22.03.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|