| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Qeveria pėrgatitet pėr mbrojtjen e pavarėsisė |
| Postuar mė datėn: 2008-10-11 13:30:26 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Qeveria e Kosovės do tė angazhojė ekspertė vendorė dhe ndėrkombėtarė pėr mbrojtjen e ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės nė GJND. Zyrtarė tė MPJ-sė thonė se janė nė pėrfundim tė platformės, pėrderisa opozita shprehet skeptike.
Pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme kanė deklaruar se Qeveria do tė angazhojė ekspertė ndėrkombėtarė dhe vendorė, qė do ta prezantojnė Kosovėn para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Vlora Ēitaku, zėvendėsministre e Punėve tė Jashtme, nuk ka dhėnė shumė detaje pėr platformėn, e cila ėshtė duke u pėrgatitur, por ka shpjeguar se janė nė fazėn pėrfundimtare tė pėrgatitjeve pėr t'u pėrballur me ēėshtjen e iniciativės serbe nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
"Pėr shkak tė natyrės dhe ndjeshmėrisė sė ēėshtjes, unė nuk mund tė bėj publike gjithēka qė ėshtė punuar nė kėtė drejtim. Ne tashmė jemi pėrgatitur pėr tė dyja situatat dhe kemi qenė tė pėrgatitur edhe mė parė. E vėrteta ėshtė qė ne jemi nė kontakt me ekspertė edhe vendorė, edhe ndėrkombėtarė. Tani jemi nė fazėn e finalizimit tė platformės sonė dhe shumė shpejt njė gjė tė tillė do ta bėjmė publike", tha Ēitaku
Ēitaku theksoi se Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe Ministria e Punėve tė Jashtme e kanė marrė shumė seriozisht kėtė ēėshtje dhe, sipas saj, qytetarėt e Kosovės nuk kanė nevojė tė frikėsohen nga vendimet e gjykatės.
"Dua t'ju siguroj edhe juve, edhe tė gjithė qytetarėt se janė duke u bėrė intensivisht tė gjitha pėrgatitjet. Si Kosovė do tė jemi tė pėrgatitur. Tė gjitha argumentet janė nė anėn tonė - si ato politike, historike, si ato ligjore. Nuk kemi nevojė pėr t'u frikėsuar dhe besojmė qė nė Gjykatėn e Drejtėsisė do tė dalim faqebardhė", tha zėvendėsministrja Vlora Ēitaku
Megjithatė, Arben Qirezi, nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, shprehet skeptik sa i pėrket pėrgatitjeve tė institucioneve tė Kosovės pėr t'u pėrballur me kėtė ēėshtje nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Ne do tė dėshironim t'u besonim. Do tė dėshironim qė ata tė punojnė. Tė gjitha sigurimet se po bėhet gjithēka qė ėshtė e mundur, mendoj se nuk kanė kurrfarė baze. Ndoshta po bėhet gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė gjithė ata njerėz qė janė nė institucione, por nuk po bėhet ajo qė ėshtė e mundur realisht tė bėhet, po bėhet shumė mė pak", thotė Qirezi.
Zoti Qirezi konsideron se institucionet e Kosovės nė kėtė kohė duhet tė jenė tė angazhuara nė ēėshtjen e lobimit.
Natyrisht, sa i pėrket Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, nė rast se vendoset qė Kosova ta prezantojė rastin e vet, kėtė duhet ta bėjė pėrmes ekspertėve ndėrkombėtarė. Unė mendoj qė nė pakon e Ahtisaarit ėshtė argumentuar mjaft mirė se shtetėsia e Kosovės ėshtė rezultat i shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė dhe luftės qė ka ndodhur nė vitet 98/99. Pra, kėto do tė duhej tė ishin linjat argumentuese nė GJND", tha Qirezi.
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė ka pranuar kėrkesėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme pėr tė dhėnė mendimin mbi ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.
Zyrtarė tė Gjykatės kanė bėrė tė ditur se do tė hartojnė njė listė tė shteteve dhe organizatave, qė do tė mund t'u japin gjykatėsve informacione relevante. Pas kėsaj do tė caktohet koha e dėshmive dhe e dėgjimeve publike.
Arton Konushevci
REL
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|