DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Retorika qė prodhon vdekje
Postuar mė datėn: 2008-03-19 04:18:14 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Ndue Ukaj

Pėrmasa e asaj qė ndodhi dje nė Mitrovicė tejkalon shumėfish pragun e njė retorike nacionaliste, e cila na ėshtė bėrė e zakonshme, sidomos pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe njohjes sė saj nga shtetet mė relevante nė botė. Ndaj gjitha tmerreve dhe tragjedive qė ka shkaktuar populli serb, ngjarjet e fundit dėshmojnė se ata, jo qė nuk janė penduar, duke mos nxjerrė as mė tė voglin mėsim, pėrkundrazi, ata duken mė tė motivuar pėr tė manifestuar iracionalitetin e tyre nacional, politik e qytetar me metodat mė tė ulėta. Nė tė vėrtet, pamjet e serbėve tė tėrbuar kundėr forcave tė NATO-s dhe policisė, pėrveē se kanė njė adresė tė qartė, ato nė masė tė madhe duhet tė interpretohen nė kontekst me tė shkuarėn e tyre, me gjurmėt e sė keqes qė kanė mbjellė me dekada, gjurmė kėto, tė cilave iu shėrben verbėrisht politika serbe me retorikėn e mashtrimit, abuzimit, kamuflimit me realitetin. Beogradi dhe retorika politike e tij, tanimė qė dy dekada prodhon vdekje nė Ballkan dhe kėtė kapitull nuk po e pėrmbyll dot, edhe pse tanimė de fakto e de jure ata e kanė humbur “zemrėn e tyre”, Kosovėn. Nė vend qė tė rehabilitohen dhe tė “kurojnė” varret e zemrės sė “humbur”, ata dalin nė sulme dhe vėrshojnė me epshin e tyre mbi rendin dhe ligjin, mbi sistemin demokratik dhe vlerat e paqes. Kėsisoj, politika serbe, e cila instrumentalizon ato turma po bllokon proceset demokratike brenda vet shoqėrisė serbe. Pamjet e djeshme arsyetuan shqetėsimet dhe vlerėsimet e shumta tė shfaqura kudo nė perėndim se Serbia dhe populli serb, pas pavarėsisė sė Kosovės janė zhytur thellė nė njė krizė nacionale, krizė kjo qė burimin ka nga gjurmėt e sė keqes, tė cilėn e kanė tė “trasuar” nga akademikėt e tyre, nga njė kishė politike, e veēanėrisht nga njė platformė politike me synime shkatėrrimi, vrasje e dominimi, qė Ballkanit e Eruopės i shkaktuan katėr luftėra tė njėpasnjėshme, me pasoja tragjike. Kjo logjikė dhe filozofi qė ka prodhuar njė mit, duke e shumėzuar atė, ka mbjell nė mendjet dhe zemrat e popullit njė histori me iluzione. Kjo ėshtė ushqyer, mbi tė gjitha nga bota akademike, kisha serbe edhe pas kaq vitesh po triumfon kundruall arsyes, kundruall pėrpjekjeve tė botės sė qytetėruar perėndimore pėr tė paqėsuar kėtė rajon tė trazuar dhe tė mbushur me mite shkatėrrimtare drejt njė shoqėri te hapur, demokratike dhe tė integruar nė botėn e pėrparuar perėndimore. Nė tė vėrtet, ajo qė ndodhi tė hėnėn nė Mitrovicė, sikundėr edhe tėrė retorika serbe karshi Kosovės, gjatė negociatave pėr tė gjetur njė zgjedhje pėr statusin e Kosovės, e intensifikuar sidomos nė shkallė absurdi pas shpalljes sė Pavarėsisė, ka stimuluar kėtė cikėl tė ri dhune, vrasjeve, djegie e shkatėrrimit, duke u bėrė kėshtu edhe njėherė qeveria e ashtuquajtur demokratike e Beogradit, burim i dhunės dhe vrasjeve nė Europen stabile. Pėr gjitha kėto, dihet pėrgjegjėsia e cila ėshtė tejet e qartė, pa ekuivokė, ajo qėndron nė majat e shtetit serb, nė brendėsi tė sė cilit shtet vlon mėkati i sė shkuarės.
Vrasja e njė policie, djegiet dhe plagosjet e shumta mė sė miri dėshmojnė mendimin se fjala vret dhe atė (fjalėn) duhet pėrdorur me kujdes, ndaj saj duhet qenė i jashtėzakonisht i kujdesshėm. Retorika e Beogradit edhe pas kaq vitesh po prodhon vrasje, po prodhon destabilitet, po prodhon pasiguri, po prodhon e jo mirėqenie. Kundėr kėsaj filozofie primitive dhe destruktive, kundėr kėtij diskursi politik dhe symbylljes politike tė Beogradit, faktorėt relevantė demokratik duhet tė reagojnė me gatishmėri maksimale pėr tė sendėrtuar aspiratat pėr Ballkan demokratik, tė integruar nė botėn e qytetėruar perėndimore. Zaten, vetėm kjo rrugė do e shpjer kėtė rajon drejtė portave tė paqes, stabilitetit dhe mirėqenies. Dhe njėherit do ta nxjerr popullin serb nga kriza nacionale qė i ka shpjer nė kėtė gjendje traume. Akti i sė hėnės nė Mitrovicė duke pasur pėr fajtorėt sigurt: qeverinė dhe politikėn serbe, e cila nuk reflekton as minimumin e racionalitetit politik, por inspiron akte huligane, mbėshtet dhunė dhe vrasje, duhet tė shėrbej si argument i fuqishėm tek bota e civilizuar se Pavarėsia e Kosovės duhet ndihmohet, sepse kėshtu lirohet edhe Serbia nga e kaluara.
E ashtuquajtura qeveri demokratike serbe, qė nė thelb i ngjason qeverive tė kaluara, me retorikėn nacionaliste jo vetėm qė po mbyll portat e paqes dhe dialogut tė fqinjėsisė sė mirė, por vetėdijshėm po bėhet promotorė e dhunės dhe jostabilitetit, duke dal hapur nė pozicionin mbrojtės sė koncepteve tė luftės dhe jo tė paqes nė kohėn e globalizmit dhe integrimeve tė gjithanshme.

19.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] RETORIKA NACIONALSHOVINISTE SERBOMADHE NUK NJEH AS DEMOKRACINĖ AS TĖ DREJTĖN NDĖRKOMBĖTARE (2007-11-25 12:41:10 nga admin1)
[ Kultura ] Retorika e Tadiēit (2007-11-09 10:38:41 nga admin4)
[ Kultura ] RETORIKA DHE POLITIKA (2007-07-05 06:56:18 nga admin4)
[ Opinione ] Retorika e gazetarisė sė UNMIK-ut (2007-01-28 06:56:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nėn ujė, qeveria e papėrgatitur pėr pėrmbytjet (2008-12-03 09:58:55 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kėrcėnon paqen (2008-11-30 10:26:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
[ Opinione ] BAN KI MUNI MIRATOI PROJEKTIN SERBOMADH, QĖ DO TĖ SHPIE NĖ NJė LUFTĖ TĖ RE NĖ BALLKAN(!) (2008-11-28 19:08:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Terror policor kundėr shqiptarėve nė Maqedoni (2008-11-27 17:15:44 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster