DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SERBIA NĖ AVANCIM
Postuar mė datėn: 2008-02-29 17:24:02 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Ekspertėt e shkencave juridike tė Kosovės po viktimizohen nga elitat e partive politike duke i vėnė nė funksion tė njė mekanizmi tė vetėmashtrimit dhe tė mashtrimit tė Popullit Shqiptar tė Kosovės se Kosova ėshtė duke vepruar nė ndėrtimin e vet juridik si njė subjekt kombėtar dhe ndėrkombėtar!
Duke i dėgjuar diskutimet rreth punimeve nė projektin e “Kushtetutės sė Kosoves” duket se kuadrot tona juridike e politike po zhvillojnė njė luftė luajsh nė fushėn e vuarjes sė bazave kushtetutare, dhe se fare pak ju duhet qė tė dalin ngadhėnjimtar kundėr UNIMK-ut.!
E vėrteta fatkeqėsisht ėshtė ndryshe, sepse Bashkėsia ndėrkombėtare qysh nga koha e angazhimit tė GRUPIT TĖ KONTAKTIT, shumė para se tė mbahej Konferenca e Rambujes i ka definuar qėndrimet e veta ndaj ēėshtjes sė Kosovės, dhe qysh atėherė ZGJEDHJA E QĖSHTJES SĖ POPULLIT SHQIPTAR NĖ ISH-RSFJ ėshtė vendosur tė mos zgjidhet fare! Kjo shihet nga qėndrimi i tyre. Atėherė fuqitė botėrore kanė marrė vendim qė ky Popull tė vazhdoi tė mbetet i ndarė dhe nėn sundimin e Republikave tė ish-Jugosllavisė.
Qysh atėherė ėshtė vendosur qė statusi i Popullit Shqiptarė nė ish-RSFJ tė mbetet statusi i minoritetit nėn sundimin e Maqedonisė, tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Kėtė e vėrteton fakti i pa mohueshėm se Fuqitė e Evropės edhe pse e dinin saktėsisht se Populli Shqiptarė nė ish RSFJ ishte ndarė dhe futur nėn sundimin e kėtyre ish Republikave Jugosllave pėr tu sunduar e asimiluar mė lehtė siē ndodhi me Popullin Shqiptar ne Ēamėri, ato e pranuan Maqedoninė dhe Jugosllavinė e Sllobodan Millosheviqit me ata kufi okupues mbi kėtė popull qė i kishin vėnė sė fundi nė kohėn e Jugosllavisė sė diktatorit Tito. Pas farsės sė zgjedhjeve lokale tė OSBE- ės nė Kosovėn qendrore, kėta kufi armiqėsor qė e ndajnė Popullin Shqiptar nė ish RSFJ i pranoi OKB-ja edhe BE-ja. Pra, derisa gjithė popujt e ish RSFJ krijuan shtetet e veta Kombėtare Populli Shqiptar nė ish RSFJ edhe pse ishte i vetmi popull jo sllav, ati nuk ju njoh e drejta nė mėvetėsi. Ndarja e Kosovės nga Shqipėria e vitit 1913 u reprizua me ndarjen e re tė Kosovės, definitivisht me pranimin e Jugosllavisė tė Milosheviqit pas zgjedhjeve lokale nė Kosovėn qendrore.

BASHKĖSIA NDRĖRKOMBĖTARE
KOMUNITETIT SHQIPTAR NĖ ISH-RSFJ IA NJEH STATUSIN E KOMUNITETIT
II


KOMUNITETET KOMBĖTARE NUK KANĖ TĖ DREJTĖ NĖ SOVRANITET
E NĖ KUSHTETUTĖ, E SOVRANITET KANĖ TĖ DREJTĖ VETĖM POPUJT

Pra, do tė ishte e ndershme nga elitat e Partive Politike qė tė thonė tė vėrtetėn se ata kanė vėnė nėnshkrim nė dokumente ku Populli Shqiptar cilėsohet si komunitet(minoritet) dhe ku thuhet se ati i njihet vetėqeverisja nė formė tė pavarėsisė pa sovranitet.
Njė dokument tė tillė e kanė nėnshkruar Ibrahim Rugova dhe Millan Millutinoviqi gjatė inskenimit shpėrnguljeve nėpėr korridorin e Gligorovit qė ai neve shqiptarve na bėri me dije shumė koha para se filloi projekti i turizmit tremujor i shqiptarėve nėpėr Botė gjatė manovrave tė NATO-s tė vitit 1999 kur u goditėn objektet e ndėrtuara nga fondet ndėrkombėtare nė ish Jugosllavi tė caktuara qysh ma parė pėr bombardime nė marrėveshje me Millosheviqin (Sllobodan Millosheiviqi ishte njė malazez cili e shkatėrroi Jugosllavinė serbomadhe pėr interesa tė Malit tė Zi). Nė njė dokument tjetėr me karakter ndėrkombėtar ku Kosovės qendrore i nihen vetėm tė drejtat e komunitetit dhe pavarėsia pa sovranitet e kanė nėnshkruar edhe liderėt e partive tjera ma tė mėdha. Prandaj ēdo pjesė teatrale politike rreth Kushtetutės sė Kosovės ėshtė e tepėrt! Do tė e kupton secili shqiptar se nėnshkrimi i njė dokumenti tė tillė nuk ka ardhur me dėshirėn e tyre por se atė e bėrėn pėr shkak tė pyetjes hamletian me qenė o mos me qenė, por ata kėtė duhet ta thonė hapur dhe tė mos e mbajnė popullin nė iluzione se sė bashku me UNMIK-un dhe BE-nė po punohet drejt pavarėsisė kur kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kjo popullit duhet ti thuhet hapur! Pėrkundrazi UNMIK-u dhe KFOR-I intensivisht janė duke punuar vetėm pėr realizimin e tė drejtave tė njeriut tė shqiptarėve vetėm si komunitet. Prandaj, popullin nuk duhet mbajtur nė iluzione!
Edhe sot UNMIK-u dhe KFOR-i dhe BE-ja zbatojnė Rezolutėn 1244 e cila e njeh integritetin e sovranitetin e Serbisė edhe pse ėshtė njohur njė lloj pavarėsie pa sovranitet pėr Kosovėn.

NĖ DRETJTIM TĖ PAVARĖSISĖ DHE BASHKIMIT
DUHET PUNUAR SERIOZISHT DHE SINQERISHT
III
ĒFAR PO NDODH ME KOSOVĖN DHE QFAR DUHET BĖR?

Fuqitė e mėdha tė Evropės nuk po lejojnė krijimin e njė shteti tė bashkuar Shqiptarė sepse janė tė ngarkuar me paragjykimet e imponuara nga propaganda njė shekullore serbe se “Shqiptarėt po duan tė krijojnė njė shtet islamik” nė jugun e Evropės.
Shqiptarėt duhet bindur Botėn dhe nė veēanti Evropėn se shqiptarėt gjithmonė civilizimin e vet kombėtar evropian e kanė mbi cilindo besim fetar qė nė trojet e tyre e kanė sjellė sundimet e huaja nė shekujt e kaluar, dhe se ata nuk duan tė krijojnė kurrfarė shteti islamik por njė shtet tė civilizuar me tė gjitha standardet e qytetėrimit evropian, tė pavarur dhe tė barabartė me popujt tjerė tė Evropės me synim qė edhe ai tė hyn nė integrimet aktuale. Njė orientim tė tillė evropian shqiptarėt e kanė dėshmuar qysh nga koha e Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut).

PROQESI I SHPĖRBĖRJES SĖ ISH JUGOSLLAVISĖ PĖRFUNDON KUR
TĖ ZGJEDHET QĖSHTJA E PAVARĖSISĖ TĖ POPULLIT SHQIPTAR NĖ BALLKAN

Shtrohet pyetja ku ėshtė kufiri i kompetencave tė UNMIK-ut KFOR-it dhe BE-sė nė Kosovėn qendrore? A mos po e kalojnė UNMIK-u e KFOR-i kufirin e pa anshmėrisė nė konfliktin shqiptaro-serbomaqedon dhe po bėhen mjet i tyre nė ushtrimin e terrorit shtetėror ndaj shqiptarėve? Pse UNMIK-u e nxori njė ligj pėr ēarmatosjen e shqiptarėve para se tė vendoset statuti i Kosovės, tė ngjashėm me atė tė klanit rankoviqian pėr mbledhjen e armatimit tė vitit 1956? A mos po ēarmatoset Populli Shqiptar i Kosovės pėr tė lehtėsuar kthimin e sundimit tė Beogradit?
Pra, zgjedhja e ēėshtjes sė pavarėsisė sė Popullit Shqiptar nė ish RSFJ duhet tė realizohet sė pari, pastaj populli do t’i dorėzojė armėt te institucionet e veta e jo te policitė e huaja. Ekspertėt e shkencave juridike, elitat e Partive Politike dhe TMK e SHPK duhet tė jenė tė parėt qė tė kundėrshtojnė ēarmatosjen e popullsisė para se tė dihet statuti definitiv i Kosovės e jo tė merren me kushtetuta qė janė korniza pėr minoritete. Populli duhet t’i mbajė armėt pran deri te krijimi i njė ushtrie tė vėrtetė e cila do tė ishte nė gjendje qė ta mbrojė vendin pėrgjithmonė nga agresorėt serbosllavoortodoks, pavarėsisht se si quhen ata. Sepse, mbledhja e armėve po bėhet pėr tė lehtėsuar vendosjen e pavarėsisė pa sovranitet dhe mashtrimin e popullit kinse janė tė pavarur!
IV
RENDITJA E VEPRIMEVE DRJET KRIJIMIT TĖ SHTETIT

Bashkėsia ndėrkombėtare po i imponon Kosovės pjesėmarrje nė pėrgjegjėsinė pėr krijimin e Pavarėsis pa Sovranitet, qė ėshtė e huaj, me qėllim qė shqiptarėt tė pranojnė kufijtė armiqėsor tė republikave tė ish Jugosllavisė dhe qė pastaj tė jenė pėrgjegjės pėr tė gjitha represaliet ndaj atyre qė rezistojnė njė sundim tė tillė.
Pėr kėto qėllime ndėrkombėtarėt shkojnė me njė renditje tė kundėrt me shkencat juridike! Sė pari imponojnė njė kornizė ligjore pėr minoritete si iu konvenon fqinjėve shovinistė, pastaj i organizuan zgjedhjet ku OSBE-ja i imponoj ato zgjedhje qė tė fitojnė bashkėpunėtorėt e Marti Ahtisarit dhe pastaj me njerėz tė tillė tė imponohet statusi i robit.
Ekspertėt e Drejtėsisė e dinė se sė pari duhet qė gjatė protektoratit ndėrkombėtar tė mbahet referendumi mbi statusin e ardhshėm tė Popullit Shqiptar nė ish RSFJ, pastaj tė mbahet Referendum mbi rregullimin shtetėror tė Kosovės sė tėrėsishme dhe nė bazė tė kėsaj tė pėrpilohet Kushtetuta dhe nė bazė tė Kushtetutės sė Kosovės tė organizohen edhe zgjedhjet, e jo si duan tė na imponojnė ndėrkombėtarėt njė renditje tė mbrapsht qė ata nuk e bėjnė kurrė nė shtetet e veta. Do t’ju shtroja njė pyetje tė gjithė ndėrkombėtarve qė janė nė Kosovė se a do ta pranonin kėtė demokraci dhe ketė pavarėsi pėr shtetet e tyre.
Ekspertėt e Drejtėsisė u dashtė t’i propozojnė elitave tė Partive Politike qė tė pushojnė pluralitetin politikė deri nė arritjen e statusit definitiv tė Kosovės dhe tė ngrehin njė Qeveri tė Luftės nėn hije, gjatė gjithė kohės qė tė ėshtė protektorati ndėrkombėtar nė Kosovė, dhe t’i organizojnė tė gjitha segmentet e jetės nė kushte lufte duke iu dhėnė prioritet forcimit tė TMK-sė dhe SHPK-sė, si dhe gatishmėrisė gjithėkombėtare pėr t’u vėnė nė mbrojtje tė vendit nė ēdo kohė!.
V
BASHKĖSIA NDĖRKOMBĖTARE
NUK MUNDET TĖ KĖRKON PAJTIM PREJ SHQIPTARVE QĖ JAN VIKTIMĖ, E KRIMINELAVE SERB E MAQEDON
Nė Gjykimin e Nurbergut qė iu bė NACISTĖVE akuza nuk u ngrit vetėm ndaj Hitlerit dhe ndaj ndonjė bashkėpunėtori tė tij, por akuza u hap kundėr Partisė Nacional Socialiste, kundėr Ushtrisė Gjermane, kundėr Gestapos, ABVER-it e dhe faktikisht me ndarjen e Gjermanisė dhe futjen nėn sundimin e ALEATVE u dėnua edhe Populli Gjerman i cili e kishte mbėshtetur dhe e kishte zbatuara politikėn e Hitlerit, sepse Hitleri me disa bashkėpunėtorė nuk do tė mundej t’i kryente gjitha ato krime ndaj njerėzimit!
Sllobodan Millosheviqi i organizoi 4 referendume nė Serbi dhe Populli Serb ia dha shumicėn absolute tė votave pėr politikėn e tij kriminale, e mbėshteti materialisht, moralisht dhe u vu i tėri nė disponim nė luftė kundėr Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjės dhe kundėr Kosovės. Millosheviqin nė luftė kundėr popujve tjerė e pėrkrahėn gjitha partitė politike serbe dhe ai luftėn e bėri nėn udhėheqjen e Ushtrisė e Policisė Jugosllave tė cilat pos njėsive tė rregullta rekrutuan edhe njėsit e paramilitarėve dhe i rreshtuan pran forcave tė rregullta tė armatosura serbe.
Ndėrsa bashkėsia ndėrkombėtare pėrgjegjėsinė e kėrkoi vetėm nga Millosheviqi dhe disa veta rreth ti. Nė vend se KFOR-i tė shkon nė Serbi dhe atje tė ēarmatos Ushtrinė Jugosllave dhe tė e ndan Serbin nė Regjione pėr tė e disiplinuar, ajo tėrė kėto i bėn nė Kosovė ndaj Popullit Shqiptar. Prandaj lind dyshimi nė sinqeritetin dhe seriozitetin e UNMIK-ut dhe tė KFOR-it sepse ata nė vend se tė e dėnojnė Serbinė si shtet pėr tėra kėto krime OKB-ja e shpėrbleu duke e pranuar Jugosllavin e Millosheviqit dhe po i favorizon forcat e ushtrisė serbe qė mė par i komandonte Millosheviqi e qė tani po i komandon Koshtunica pa as njė ndryshim nė elitėn ushtarake e cila i kreu krimet e lutės.
Shqiptarėt duhet ta shohin kėtė realitet dhe tė vejnė gishtin kokės. Sidomos ata nė elitat e Partive Politike qė kanė marrė pėrgjegjėsinė pėr tė udhėhequr popullin drejt (Pavarėsisė pa Bashkim). Nėse e marrim pėr shembull pranin e pėrfaqėsuesit shtetėror tė Serbisė nė mbledhjen e KPA-s kur disa lider shprehėn pakėnaqėsi pėr pranin e tij duke e cilėsuar tė gjithė se ai kishte marrė rolin e pėrfaqėsuesit tė serbėve tė Kosovės, gjė qė nuk ishte e vėrtet. Ai ishte pėrfaqėsues i Serbisė nė KPA dhe domethanjen e kėsaj e dinin shumica e pjesė marrėsve dhe shtiheshin se gjoja ai i pėrfaqėsonte serbėt e Kosovės! Por, ata qė janė tė ndėrgjegjshėm duhej tė reagonin ashpėr dhe tė e ndėrpresin atė mbledhje tė KPA-sė por nuk ndodhi ai reagim sikurse qė tani nuk reagoj askush pėr hyrjen e ministrit serb Samargjiq nėn pėrcjelljen e nisive speciale tė SHPK-sė(ne shtetin e pavarur tė Kosovės) .
Nė pėrfundim tė kėtij shkrimi dua tė ceki, se ne ēdo shtet dhe popull ne botė, nuk hartohet kushtetuta e njė shteti, pa pjesėmarrje tė popullit nė referendum dhe nuk miratohen simbolet e ati shteti pa referendum,ēdo vendim tjetėr ėshtė nė kundėrshtim tė vullnetit tė popullit,e sidomos nėse ne zgjedhje nuk janė dal ma shumė se 50.1% te popullit por pasi qė pakoja e Marti Ahtisarit ėshtė magjike atėherė ēdo gjė qenka e mundur.

Themeluesi dhe ish kryetari i parė i SHIL-tė UĒK-ė
Vehbi Rafuna

Prishtinė, 29.02.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Serbia do tė befasohet me numrin e shteteve tė reja qė do ta njohin pavarėsinė e Kosovės (2008-10-02 12:12:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Jovanoviē: Nėse ndahet Kosova, pse tė mos ndahet Serbia (2008-10-01 15:16:58 nga admin1)
[ Opinione ] Serbia e ka marrė veriun, politikanėt po na thonė se jemi shtet! (2008-09-30 14:06:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kundėr Kosovės, BE abstenon (2008-09-26 05:31:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kundėr Rusisė, s'do tė njohė rajonet e Gjeorgjisė (2008-09-24 08:57:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia Ok MSA me BE pa pr/rezolutėn mbi Kosovėn (2008-09-09 04:34:17 nga admin4)
[ Opinione ] KUR SERBIA DHE RUSIA DO TA NJIHNIN KOSOVĖN SHQIPTARE? (2008-08-31 15:36:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Serbia ndėrron qasjen: synon pjesėmarrje nė vendosjen e EULEX-it nė Kosovė (2008-08-28 14:44:05 nga admin1)
[ Opinione ] Serbia & Haga (2008-07-27 11:24:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova dhe Serbia tė bisedojnė si shtete tė pavaruara (2008-07-12 16:41:08 nga admin1)
[ Opinione ] “FOR EUROPEAN SERBIA”, BUT NOT WITH SLOBODAN MILOSEVIC’S NAZI-FASCIST FLAG! (2008-07-07 15:21:44 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster