| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DEMAGOGJIA TITIST-RUGOVISTE EDHE NJĖ HERĖ MANIPULON ME DĖSHMORĖT E LUFTĖS SĖ UĒK-SĖ! |
| Postuar mė datėn: 2008-04-20 11:02:09 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dje mė 19 prill 2008, mė orėn 12:00, nė Prishtinė u mbajt akademia pėrkujtimore pėr dėshmorin e luftės sė UĒK-sė, i rėnė gjatė betejės sė Kosharės, Sali Cekaj.
Disa herė televizioni publik i Kosovės reklamoi me "besueshmėri" dhe "dėgjueshmėri" transmetimin direkt tė kėtij aktiviteti, duke ditur se gjithė populli shqiptar ndjen respekt, pėrkushtim tė thellė pėr UĒK-nė dhe pėr tė gjithė ata qė u sakrifikuan nė luftė kundėr Serbisė pushtuese dhe kolonizatorėve. Arsyeja pėr kėtė mediatizim ishte fakti se organizimi pacifist "nė patronazhin" e Fatmir Sejdiut e "ngatėrroi" edhe njė herė qėllimin, duke e shndėrruar nė njė moment deliri tė kultit tė personalitetit tė Ibrahim Rugovės:
Titistėt kishin njollosur himnin kombėtar duke e kėnduar sė bashku me himnin e Rugovės! Ata njollosėn edhe simbolet kombėtare, duke vendosur para flamurit shqiptar edhe "flamurin" leckė "multietnik" me dy ngjyra tė Serbisė.
Tė mėsuar tė lavdėrojnė dhe tė gjunjėzohen me respekt para regjimit jugosllav dhe pastaj para zėvendėsuesve tė LKJ-sė nė Kosovė, qė morėn emrin pompoz Lidhja Demokratike e Kosovės (pa pasur asgjė tė vėrtetė demokratike nė ideologjinė e vet), pėrdorėn fjalor druri demagogjik alla titist, duke e ngritur pa arsye deri nė qiell Ibrahim Rugovėn. |
|
Ata shkuan deri aty sa ia shkruanin fjalimin djalit tė Sali Cekajt qė kishte slogane tė tipit "Rroftė Ibrahim Rugova"!... kurse Ramė Manajt, kėtij Sanēo Panēo tė spiunazhit serbo-shqipfolės (nėpėrmjet FARK-ut nė kohėn e luftės, pas luftės nėpėrmjet "Sigurimit tė Atdheut"), i doli prej gojės shprehja: "Strategu i luftės sė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova." Se sa "strateg" i madh i luftės ka qenė Rugova nė takimet e tij me Sllobodan Millosheviēin e di shumė mirė populli shqiptar. Ai ka qenė "strateg" i pengimit tė luftės, tė ndalimit tė tij, gjithmonė nė tė mirėn e Serbisė! Dhe vazhduesit e kėsaj "filozofie politike" tė pacifizmit titisto-rugovist, tani deformojnė qėllimin dhe vlerat e luftės, duke pohuar se lufta u bė pėr "pavarėsi" tė Kosovės dhe se dėshmorėt ranė pėr tė qenė Kosova "shtet". Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse vet beteja e Kosharės ka qenė e konceptuar nė strategjinė e UĒK-sė pėr tė thyer kufirin shqiptaro-shqiptar.
Pra, pėrderisa Sali Cekaj me shokėt e vet thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, Agim Ēeku me "shokė" tė klikės sė vet mundojnė tė krijojnė thellimin e kufirit tė ndarjes shqiptaro-shqiptare, Kosova "e pavarur" nga Shqipėria dhe "Kombi Kosovar", i ndryshėm nga ai Shqiptar, me flamuj tė pakuptimtė dhe himne qė s'dihet a janė tė porositur nga Beogradi a nga Ahtisari. Pėr kėtė arsye, nėse tė gjithė dėshmorėt e kombit qė luftuan deri nė frymėmarrjen e fundit pėr ēlirim dhe RIBASHKIM KOMBĖTAR do tė dinin kursin e devijimit tė disa prej "shokėve" tė tyre, do tė ngriheshin prej varrit dhe do t'i mallkonin ata shqipfolės prej Grupit e Hunjtetit e mė tutje, qė keq shkelin mbi gjakun e derdhur pėr liri, duke dėmtuar rėndė interesin kombėtar shqiptar!
Por, kush ka ndėrgjegje kombėtare, kush i thotė vetes shqiptar, duhet qė edhe para alternativės sė vdekjes tė mos pranojė assesi tė thyhet, sepse tradhtia ėshtė mė e keqe se vdekja. Pra, tė gjithė duhet tė kemi nė mend se rruga e lirisė dhe e ribashkimit tė atdheut nuk ėshtė e lehtė, ajo kėrkon sakrifica personale, pėrkushtim dhe vetėmohim total.
Vetėm ashtu do tė bėhet Shqipėria jonė e dashur shtet i vetėm kombėtar!!!
ALBANIA TODAY/SHQIPĖRIA SOT
Teuta Gjika - anėtare
Mitrovicė, 20 prill 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|