| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Statusi nuk mund tė shtyhet nė pakufi |
| Postuar mė datėn: 2007-06-22 03:50:12 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
http://lajme.dervina.com/foto/f70f555bdae8bd8b12b213c928bfeb2e/20070323102347un-onu-security-council-203.jpg
Karen Pierce, zėvendėsshefja e misionit britanik nė OKB
Njė projekt-rezolutė pėr Kosovėn e sponsorizuar nga SHBA dhe BE-ja ėshtė dorėzuar tė mėrkurėn nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė dhe pritet qė pėr tė diskutohet brenda ditėve tė ardhshme.
Projekt-rezoluta e re e shtyn zgjidhjen e statusit pėr 120 ditėt pas miratimit tė saj dhe bėn thirrje pėr rifillimin e bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me interesat e pėrbashkėta.
Por projekt-rezoluta parasheh qė nė rast tė dėshtimit tė arritjes sė njė marrėveshjeje mes palėve, plani i Ahtisaarit tė zbatohet nė tėrėsi.
Pėrfaqėsuesi i Rusisė nė OKB, Vitaly Churkin, ka deklaruar se projekt-rezoluta e re nuk ėshtė e pranueshme pėr Rusinė dhe ka kėrkuar diskutime tė hapura pėr parimet themelore.
Megjithatė pėrfaqėsuesi rus tha se dokumenti i ri ėshtė njė hap pėrpara - megjithėse pa ndryshim nė parime - krahasuar me dokumentin e qarkulluar mė parė.
"Duket se ajo (rezoluta) pėrmban njė hap tė ri: ajo pranon jo vetėm domosdoshmėrinė, por edhe mundėsinė e mbajtjes sė negociatave tė reja apo rifillimin e negociatave tė vjetra midis Beogradit dhe Prishtinės," tha zoti Churkin.
Zėvendėsshefja e misionit britanik nė OKB, Karen Pierce, i tha BBC-sė se
ėshtė e vėshtirė tė besohet se ka njė tjetėr zgjidhje nga ajo qė e ka ofruar zoti Ahtisaari, njė pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn.
Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me ambasadoren Pierce, menjėherė pas paraqitjes sė rezolutės.
|
|
Ajo qė Beogradi dhe Moska po bėjnė, me rrezik, ėshtė se po e minojnė mbrojtjen qė ėshtė ofruar pėr serbėt e Kosovės dhe pakicat e tjera nė planin Ahtisaari.
BBC: Zonja Pierce ēfarė nėnkupton periudha shtesė e bisedimeve mes palėve?
Zonja Pierce: Mendoj se ka dy ēėshtje pse kėrkojmė mė shumė kohė. Njėra ėshtė se sipas projekt-rezolutės sonė, ka edhe njė periudhė tė negociatave, sepse tė gjithė besojnė se, nėse mund tė arrihet njė zgjidhje e negociuar, atėherė ia vlen tė bėhen. Pra ne e kemi marrė nė besim, nėse doni, kėrkesėn e qeverisė sė re nė Beograd pėr mė shumė negociata. Por ne e kemi kufizuar atė, duke e sjellė nė katėr muaj, dhe ky ishte sugjerimi i Panamasė, dhe qė paketa e Ahtisaarit tė jetė e afatizuar brenda njė periudhe nga koha e miratimit tė rezolutės. Pra do tė ketė njė periudhė pėr negociata, dhe pėrderisa KS tė mos vendosė ndryshe, paketa e Ahtisaarit do tė hyjė nė fuqi. Ēėshtja e dytė ėshtė se duhet tė jemi realistė rreth asaj se ēka mund tė arrihet brenda periudhės sė negociatave. Dhe duke qenė realistė dhe nė kontekst tė kėsaj, ka patur njė proces tė statusit tė Kosovės, tė mandatuar nga KS-ja, me njė tė dėrguar pėr statusin, dhe ne kemi patur 17 muaj negociata. Por unė gjithashtu do tė rikujtoja se procesi i statusit ka qenė madje edhe mė i gjatė se sa nga ai i presidentit Ahtisaari, sepse qė nė vitin 2003, pėrfaqėsuesi i OKB-sė nė Kosovė, Michael Steiner, pati bėrė thirrje pėr zgjidhjen e statusit dhe ka njė proces qė pėr njė kohė tė gjatė ka vazhduar. Pėrkundėr kėsaj historie, pėrkundėr asaj se ēfarė thuhet nė pjesėn mė tė madhe tė shtypit perėndimor, pėrkundėr fakteve qė shumė organizata kyēe nė perėndim thonė, pėrkundėr historikut qė ka dhėnė p.sh. Komisioni Ballkanik, dhe gjithashtu pėrkundėr asaj se ēfarė kanė deklaruar presidentėt Sarkozy e Bush, mendoj se ėshtė shumė e vėshtirė tė besohet se ka njė zgjidhje tjetėr pėr statusin e Kosovės, nga ajo qė e ka pėrshkruar presidenti Ahtisaari, pra njė pavarėsi nėn mbikqyrje ndėrkombėtare. Prandaj nėse Serbia vjen nė periudhėn shtesė tė negociatave, dhe mos harroni se ende nuk ėshtė arritur marrėveshja pėr kėtė, por nėse ka njė periudhė shtesė, dhe nėse Serbia vjen dhe mban njė qėndrim tė atillė si para njė viti, ėshtė shumė e vėshtirė tė kuptohet se si do tė shtyjė pėrpara gjėrat. Por nėse nė anėn tjetėr ajo ulet dhe thotė se do tė bisedojė pėr hollėsitė, ose pėr ēėshtjet jashtė paketės sė Ahtisaarit, ose diēka shtesė tė tij, ka shumė mundėsi tė ketė negociata tė mira.
Ky nuk ėshtė njė proces qė mund tė shtyhet deri nė pakufi.
BBC: Mė falni ambasadore, a nėnkupton kjo se ju do ta hapni paketėn Ahtisaari pėr ta diskutuar sėrish?
Zonja Pierce: Kjo nuk ėshtė ajo qė thashė. Mendoj se ēėshtja ėshtė, nėse ka njė periudhė shtesė tė negociatave, dhe nėse Serbia vjen thjesht pėr hir tė argumentimit, dhe thotė se "ne e shohim ēfarė thuhet pėr komunat, por ne sugjerojmė njė tjetėr komunė", me fjalė tė tjera, kjo ka tė bėjė me hollėsitė teknike, dhe pasi tė jetė marrė nė konsideratė dhe tė jenė konsultuar shqiptarėt e Kosovės, dhe njerėzit qė duhet ta zbatojnė nė terren, mund tė jetė qė tė thuhet: "po kjo ėshtė e mundur". Por po e pėrsėris, nėse ata vijnė dhe mbajnė njė qėndrim tė ngurtė, mendojmė se do tė jetė shumė jo realiste dhe negociatat e tilla nuk do tė ēojnė askund. Ajo qė dua tė theksoj ėshtė se njerėzit e vetėm qė humbasin kėtu janė serbėt e Kosovės dhe ėshtė shumė e qartė se as Beogradi dhe as Moska nuk kujdesen fare pėr serbėt e Kosovės. Nėse do tė pėrkujdeseshin, atėherė, do ta kuptonin se provizionet nė dokumentin e Ahtisaarit pėr pakicat, janė mė zemėrgjėrat nė Evropė dhe ato ofrojnė njė mbrojtje tė mirė pėr komunitetin serb. Kjo ėshtė arsyeja pse pakicat e tjera jo serbe, e kanė pranuar planin Ahtisaari sepse ata kanė parė pėrfitime nga kėto vlera si dhe siguri dhe mbrojtje qė mund tė marrin komunitetet e tyre. Mendoj se ajo qė Beogradi dhe Moska po bėjnė, me rrezik, ėshtė se po e minojnė mbrojtjen qė ėshtė ofruar pėr serbėt e Kosovės dhe pakicat e tjera nė planin Ahtisaari.
BBC: Por zonja ambasadore, pėrfaqėsuesi rus nė OKB, Churkin, e ka kundėrshtuar menjėherė projekt-rezolutėn qė ju keni ofruar nė KS. Ata janė kundėr dhe cili ėshtė kuptimi i vazhdimit tė lėshimeve?
Zonja Pierce: Ata kanė mbajtur njė qėndrim krejtėsisht tjetėr nė KS. Unė nuk do tė mbėshtetesha nė ato ēfarė thonė nė publik. Mendoj se gjėja kryesore ėshtė se ne kemi vazhduar tė flasim me Rusinė tash e disa javė dhe madje edhe para kėsaj nė Grupin e Kontaktit dhe nė disa takime tė tjera. Ne do tė donim qė tė punojmė me Rusinė rreth kėsaj dhe dera ėshtė e hapur qė ajo tė diskutojė me ne hollėsitė dhe parimet, por ne nuk mund qė, pėrgjithmonė, vetėm tė flasim jashtė KS-sė. Anėtarėt e tjerė tė KS-sė kanė njė interes dhe ne kemi thėnė se do tė donim tė kishim njė Rezolutė tė KS-sė dhe nė njė pikė tė caktuar ne duhet ta sjellim atė para KS-sė dhe na sjell para njė fakti se ky nuk ėshtė njė proces qė mund tė shtyhet deri nė pakufi.
BBC: Pra edhe durimit tuaj po i vjen fundi?
Zonja Pierce: Nuk do tė thoja se durimit tonė po i vjen fundi. Po them se duke e kuptuar situatėn nė terren, mendoj se ajo kėrkon, ashtu siē e kanė thėnė shumė njerėz nė muajt e fundit, njė zgjidhje tė shpejtė pėr statusin e Kosovės. Ashtu siē e thashė kjo ėshtė njė ēėshtje qė na ėshtė pėrvijuar, tė paktėn qė nga viti 2003, dhe me argumente, qė kur ėshtė miratuar Rezoluta 1244. Prandaj ėshtė e drejtė qė ne tė provojmė ta zgjidhim kėtė tani. Unė do tė doja t'ju tėrheq vėmendjen tuaj tek deklarata e ministrave tė jashtėm tė BE-sė, mė 18 qershor, me tė cilėn riafirmohet mbėshtetja pėr paketėn e Ahtisaarit. Prandaj ne besojmė se duhet tė ecim pėrpara me shpejtėsi dhe tė vijmė nė pikėn kur mund ta pėrmbyllim kaptinėn e fundit tė historisė ballkanike. Dhe duam tė shohim se tė gjithė kanė pėrfituar pėrfshirė edhe Kosovėn, nė rrugėn drejt Evropės dhe integrimeve euro-atlantike. Dhe ēėshtja e fundit qė dua tė theksoj, nėse mė lejohet, ėshtė se ky integrim ka njė kriter shumė tė rėndėsishėm dhe ai ėshtė se hyrja ėshtė e kushtėzuar me marrėdhėniet e mira me fqinjėt. Dhe ky ėshtė njė parim themelor mbi bazėn e tė cilit ėshtė krijuar BE-ja. Dhe nėse ne duam qė tė integrojmė Ballkanin nė Evropė, dhe tė mos e pėrjashtojmė Serbinė, ajo duhet ta pranojė fqinjėsinė e mirė me fqinjėt e saj dhe kjo pėrfshinė edhe Kosovėn dhe anasjelltas.
BBC: Por ju keni qenė nė takimin e KS-sė. Atėherė cila ėshtė pėrshtypja juaj, a mund ta afroni Rusinė qė tė votojė pėr kėtė projekt-rezolutė dhe pastaj tė kemi 120 ditė tė negociatave?
Zonja Pierce: Unė nuk dua tė bėj asnjė vlerėsim pėr qėndrimin rus, ne do tė ecim hap pas hapi, pėr ta parė se ēfarė do tė bėhet mė tutje, dhe qė tė sigurohemi se do tė zgjidhim me kohė statusin e Kosovės. Por nėse ka njė perspektivė tė punės me Rusinė, atėherė natyrisht se do tė vazhdojmė, meqė kemi punuar sė bashku nė Ballkan pėr vite tė tėra. Nėse kjo ėshtė e mundshme.
BBC: Por ata kanė kėrkuar njė vit negociatash. A jeni ju tė gatshėm qė tė pranoni kėtė kėrkesė?
Zonja Pierce: Ata nuk e kanė pėrsėritur kėtė kėrkesė sot (tė mėrkurėn), dhe tani propozimi ynė ka tė bėjė me 120 ditė tė reja, para se rezoluta Ahtisaari tė zbatohet. Dhe ne nuk kemi dėgjuar nga askush qė kjo periudhė tė mund tė ndryshohet. E kam parė shumė tė vėshitrė ta kuptoj se ēfarė mund tė arrihet brenda njė periudhe tė gjatė e qė nuk mund tė arrihet nė njė periudhė tė shkurtėr, dhe nė fund tė fundit, dhe unė po i kthehem sėrish kėsaj pike, ka njė zgjidhje tė pashmangshme pėr tė ardhmen e Kosovės dhe qė shumė veta e kanė pėrmendur shumė shpesh. Ėshtė nė interes tė KS tė OKB-sė e tė gjithė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė ta zgjidhim kėtė ēėshtje tė statusit nė njė mėnyrė zyrtare pėrmes KS-sė, qė do tė ēonte drejt njė procesi tė ardhshėm dhe qė do tė dėshmonte se KS nė fakt mund tė merret me problemet. Dhe unė besoj se tė gjithė anėtarėt e KS-sė do ta kanė parasysh kėtė ēėshtje.
BBC: Dhe mund tė themi se pas 120 ditėsh Kosova do tė jetė e pavarur?
Zonja Pierce: Nuk jam e gatshme qė tė konfirmoj njė gjė tė tillė sepse rezoluta thotė se KS do ta vlerėsojė periudhėn e negociatave dhe situatėn dhe mund tė marr vendime tė tjera nėse do. Pra, unė nuk dua qė ta pengoj KS-nė rreth kėsaj.
BBC: Dhe kjo do tė thotė se ju e doni njė zgjidhje brenda kėtij viti?
Zonja Pierce: Mė parė do tė kishim dashur, ashtu siē e pati thėnė edhe Grupi i Kontaktit, pra mė parė do tė dėshironim tė kishim mundėsi ta zgjidhnim kėtė nė fund tė vitit 2006. Kjo ėshtė diēka qė sė bashku me ministrat e Grupit tė Kontaktit, nė pėrkrahje tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė, tė NATO-s, tė Kėshillit tė Sigurimit dhe me Javier Solanėn, do tė donim ta zgjidhnim nė vitin 2006, por pėr shkak tė zgjedhjeve serbe dhe pėr shkak se nuk kishte njė qeveri serbe, nga fundi i vitit 2006 dhe fillimi i 2007, vendimi u mor qė ne t'i japim mė shumė kohė qeverisė serbe tė krijohet dhe qė pastaj tė flasim pėr Kosovėn. Unė do tė mendoja se do tė ishte njė abuzim i kėsaj konsiderate, nėse ata do tė vinin dhe tė mbanin qėndrimin e njėjtė sikur e kanė patur para ardhjes sė njerėzve tė rinj nė qeveri.
BBC
2007.06.21 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|