DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» HISTORIA TĖ SHKRUHET ASHTU SIĒ KA NDODHUR
Postuar mė datėn: 2008-04-03 09:33:55 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Ēdo vit kalendarik pėr ne shqiptarėt ėshtė vit pėrkujtimi, vit bėmash pėr liri dhe bashkim kombėtar, vit pėrpjekjesh pėr tė shpurė nė vend porosinė e dėshmorėve tė kombit, qė edhe ky truall yni tė jetė i lirė dhe i bashkuar. Mjerisht ka shumė intelektualė qė nuk e kuptojnė se pse duhet shkruar historia dhe si duhet qasur asaj, tė paktėn pėr tė sheshuar periudha, pėr tė ndriēuar ato siē kanė ndodhur dhe jo sipas tekeve, me para apo pėr tė futur veten nė njė epokė historike si tė parin e fisit, lagjes, klanit dhe mė e keqja tė pozicionohet me para.


Shkruan: Afrim Morina

Pėr secilėn epokė kemi dokumentacione arkivore, qė ndoshta sot nuk mund ti kemi nė duar, por besojė se brezat qė do vijnė mund ti kenė dhe ti krahasojnė me shkrimet e sotme. Kur ne tė gjallėt shohim se bėhet lojė, e heshtim, atėherė ēfarė mund tė bėjnė tė vdekurit, qė sot pėrdoren si paravan.
Ka gjashtė vite qė nuk shkoj nė pėrvjetor tė shokėve tė rėnė nė altarin e lirisė, sepse aty mė dalin fytyra tė urryera, jo vetėm pėr kohėn kur kanė ndodhur ngjarjet, por edhe pėr tė sotmen. Familjarėt i pėrpijnė kėto, duke menduar se ashtu e kanė parė tė rrugės shokėt, qė pėr ēudi familjarėve iu kanė bėrė shumė shokė tė tė dashurve tė tyre pas lufte, madje edhe ua zėnė vendin aty shokėve tė njėmend, sepse tė tjerėt i zėnė vend nė ballė tė ndejave madje edhe mbajnė referatet.
Pėr kėto fenomene qė shėnova mė lartė nuk e kam ndėrmend tė flas, por tė bėjnė njė apel qė kėto tė mos ndodhin, sepse ata nesėr pasnesėr bėhen pjesė e historisė dhe autorė tė shkrimeve pėr periudha apo dėshmorė, gjoja se ka vazhduar rrugėn jetėsorit tė akėcilit prej dėshmorėve.
Qėllimi i kėtij shkrime ėshtė, qė historia tė shkruhet ashtu siē ka ndodhur, e jo se aty ku ka qenė akėcili autor ėshtė histori, e para, kush jep para mund ti shkruhet historia sipas qejfit, e dyta dhe tė shkruhet sipas njohjes, klanit etj. pėr tė krijuar dėshmor edhe nėpėrkėmbur historinė duke e kthyer pėr sė mbrapshti, e treta. Shembuj tė tillė autorėsh kemi mjaft si: Sabri Novosella, Zekeria Cana, Shaban Braha. I mora kėta tre emra, sepse shkruajnė pėr epoka, jo ashtu siē kanė ndodhur nė realitet, por pėr njėrėn nga kėto arsye. Pak a shumė kjo mund tė shihet edhe te Muhamet Pirraku, por ky ėshtė mė mjeshtėr dhe di ti shmanget, do tė thotė del pak nga guaska dhe pėrfshinė edhe njė rreth pak mė tė gjerė, qoftė tė hapėsirės gjeografike, qoftė tė personazheve kur merr pėr ta trajtuar temėn.



Tash jemi me njė pėrvjetor tė madhe, qė filloi publikisht ta shemb Jugosllavinė, t’ia humb autoritetin nė vendet tjera tė botės, duke e pėrkufizuar vetėm nė shtetet e painkuadruar dhe kėtė dihet kush e ka bėrė dhe pėr ēfarė qėllimi ėshtė bėrė. Epoka e gjashtėdhjetė e tetės (1968), epokė nė tė cilėn u bė gjithēka publike, nė kohėn kur lėvizjet studentore nė Evropėn Perėndimore kishin karakter kulturor, ndėrsa te ne doli sheshazi problemi kombėtar si i pazgjidhur, sepse kjo padrejtėsi koloniale ishte shtresuar nėpėr gjenerata dhe gjenerata e kėtij viti e tha sheshazi. Mu pėr kėtė do qasje serioze nga njerėzit profesional, pra ekip akademikėsh duke shfrytėzuar materiale arkivore, shtypin e kohės dhe duke i ftuar pėr tė dhėnė dėshmi para historisė aktorėt e saj nga tė gjitha qytetet e Kosovės, sepse kjo nuk kishte ndonjė organizim tė mirėfilltė nė fillimin e saj. se vetė zhvillimi i ngjarjeve e dėshmon kėtė, e ne mund ti bėjmė qejf vetes, por realiteti ėshtė i tillė.
Njoh protagonist tė asaj kohe tė lavdishme tė historisė sonė, tė cilėt nuk pėrfillen fare sot, madje edhe i kanė shmangur pėr qėllime tė caktuara, jo vetėm autorėt qė janė marrė me kėtė temė madhore, por edhe bashkėvepruesit e tyre, tė cilėt janė kėnaqur vetėm me daljen e emrit tė tyre nė ndonjė libėr dhe kanė heshtur, apo ndoshta edhe te mė e keqja, janė paguar tė heshtin.
U bėnė dyzetė vjet tė kalimit tė kėsaj epoke me vlerė historike kombėtare, si pararendėse e epokave tjera, sepse tė gjitha ngjarjet qė do tė pasojnė do tė jenė tė lidhura ngushtė njėra me tjetrėn, se pothuaj njė pjesė dėrmuese e veprimtarėve tė saj do tė jenė edhe mė tutje nė ballė tė ngjarjeve pasuese, por mjerisht ende nuk shkruhet kronologjia e kėtyre ngjarjeve, edhe pse nė tridhjetė vjetorin e shėnimit tė saj e kam ngritur si ēėshjtje me rėndėsi kombėtare, pėr tė parė si nisi dhe ku pėrfundoi. Kjo ėshtė me peshė tė veēantė pėr ta bėrė ne, kam bindjen, qė nesėr pasnesėr do ta bėjnė nipat tanė, por e kemi nė dorė pėr tė mos e rishkruar historinė, se nuk kemi nevojė tė krijojmė dėshmorė nga balta, por t’ju japim vendin e merituar atyre qė me tė vėrtetė historia do tu qėndrojė gjithmonė nė mbrojtje, duke u mbėshtetur nė argumente.
Nėse kėtė nuk e bėnė akademia, atėherė thėrras dėshmitarėt e gjallė pėr tė shpjeguar kėtė epokė, ashtu siē ka ndodhur dhe me siguri do tė bėhen krahasime pėr tė gjetur fillin dhe mbarimin.
Pasi jam therandas, i thėrras dėshmitarėt e saj tė thonė tė vėrtetėn, pėr tė cilat kam material tė bollshėm dhe nuk besoj se dikush mundet pėr tė mė gėnjyer, sepse aty nisi gjashtėdhjetė e teta, e cila do tė marrė pėrmasat e njė lėvizje kombėtare brenda muajit, por nuk janė tė pėrfshirė tė gjithė aktorėt e ngjarjes nė shkrimet e derisotme, madje ka edhe emra, tė cilėt nuk duhet tė jenė, sepse nuk i bėjnė nder vetes, familjes e as historisė, ngase kur tė rishkruhet e vėrteta do tė na dali se dikush duhet tė pėrfshihet, e dikush duhet tė hiqet, prandaj mė mirė ėshtė qė tė tėrhiqen vet ata, tė cilėt nuk kanė qenė pjesėtarė dhe tė lėshojnė vendin pėr tė merituarit.
Se filloi aty, ndėr argumentet qė mund ti pėrdorim, pėrveē datės, qė besoj u kujtohet tė gjithėve, janė sjelljet e organeve tė sigurimit tė kohės, udhėheqjes politike komunale dhe krahinore, tė cilat mund tė gjenden nė shtypin e kohės, nė arkivin shtetėrore tė Tiranės dhe kėnga qė pati dalė menjėherė nė valėt e radio Kukėsit:
“Suhareka fort si guri
Po i sillet rreth flamuri”
Kėngė qė do tė bėjė jehonė nė hapėsirėn ku dėgjoheshin valėt e saj dhe menjėherė do tė pasojnė ngjarjet nė Gjakovė e Pejė, ndėrsa pjesėt tjera tė Kosovės do tė mobilizohen mė vonė edhe nga studentėt e kėtyre rretheve qė dikur ishin tė shėnuar, e mė vonė janė hequr nga “historianėt” dhe ata e dinė arsyen pse i kanė censuruar kėta emra.
Epokat duhet ndriēuar ashtu siē kanė ndodhur, sepse me kėtė fenomen pėrballemi edhe sot, kjo veē po shihet nė shkrimet e shumta pėr vitin 1981 dhe pėr vitet qė do tė pasojnė deri te epoka e UĒK, sa shkohet aq larg dhe bėhen regjistra pėr tė merituarit dhe tė pamerituarit, pėr veprimtarėt dhe joveprimtarėt tė njė vazhdimėsie historike, duke u nisur nga librezat partiake, duke harruar hartuesit e kėtyre regjistrave se vetė rruga e tyre jetėsore, vetė pėrballja me organet e pushtetit okupues serbo malazezė-maqedonas, i hedhė poshtė kėta regjistra, se historia ėshtė ajo qė ka ndodhur, e jo ajo qė kemi pas dėshirė tė ndodhė dhe veprimtarėt e lėvizjes pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar janė ata qė janė, e jo ata qė kemi pas dėshirė tė jenė, sepse tė tillėt kur kanė filluar luftėn e kanė ditur se janė futur nė maratonė dhe kjo pėrfundon nė dy forma, ose me vdekjen e maratonistit, ose me kryerjen e misionit. Pasi kjo e dyta nuk ka ndodhur ende, pėr fat tragjik shumė maratonistė po vdesin me dy porosi tė vetme, tė vazhdohet rruga dhe tė shkruhet pėr tė merituarit. Po ta dinin si po ndodhin gjėrat, me siguri do tė linin nė testament, se nė varrimin e tij tė mos mbahet asnjė fjalim, se nuk i dihet kush do tė jetė oratori dhe pėr ēfarė qėllimi mbahet aj fjalim.

“Ruajuni nga mallkimi i historisė”, thotė Hasan Prishtina.

Prishtinė, mė 03.04.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Dekorohet me Urdhrin “Nderi i Kombit”. historiani i shquar Kristo Frashėri (2008-05-22 12:06:49 nga admin4)
[ Kultura ] Ana Frank historia e ēifutes mė tė famshme nė botė (2008-05-13 14:13:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova nuk ėshtė djep i kulturės serbe, thotė historiani Noel Malcolm (2008-02-29 10:25:15 nga admin4)
[ Kultura ] Jeta dhe historia e jetimėve (2008-01-01 09:21:38 nga admin4)
[ Kultura ] Historia e Plakut tė Krishtlindjeve (2007-12-25 11:21:28 nga admin4)
[ Histori ] MARRDHĖNIET GREKO-MAQEDONASE NĖ OPTIKĖN E HISTORIANIT (2007-12-03 04:34:27 nga admin5)
[ Opinione ] Sa e mirė ėshtė historia, kur e shkruan bacė Salia!... (2007-09-21 16:21:29 nga admin1)
[ Opinione ] HISTORIA NUK NDRYSHOHET, POLITIKA PO! (2007-09-03 13:45:58 nga admin1)
[ Kultura ] HISTORIA E CA NDRYSHIMEVE (2007-08-17 17:36:48 nga admin1)
[ Opinione ] HiqHISTORIA (2007-07-31 10:32:16 nga admin4)
[ Opinione ] “Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia” (2007-05-09 10:00:10 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster