| » Opcionet për artikullin |
|
Policėt rumunė tė njėsive speciale tė policisė sė UNMIK-ut janė pėrgjegjės pėr vrasjen e dy shqiptarėve gjatė protestave tė Lėvizjes Vetėvendosje, mė 10 shkurt tė kėtij viti nė Prishtinė, tha sot prokurori Robert Dean. Nė njė konferencė me gazetarėt, pasi ia ka dorėzuar raportin shefit tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker, prokurori ndėrkombėtar qė ėshtė marrė me kėtė rast, tha se vrasjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, si dhe plagosja e dy personave tė tjerė me plumba gome, kanė mundur tė shmangen. Raporti i pėrkohshėm konkludon se ekzistojnė dyshime tė bazuara, se tri nga tė shtėnat pėrbėjnė krime, theksoi prokurori Dean, duke shtuar se 10 policė rumunė tė njėsisė speciale kanė gjuajtur me plumba gome atė ditė, ndėrsa tetė prej tyre kanė gjuajtur plumbat qė kanė shkaktuar vdekjen e personave, tha prokurori Dean, duke vlerėsuar po ashtu se hetimet kanė dėshmuar se ka dyshime tė arsyeshme, se tri nga tė shtėnat pėrbėjnė krime. Sipas tij, gjuajtjet me armė kanė qenė tė pajustifikueshme dhe kanė mundur tė shmangen. Prokurori Robert Dean tha se deri nė kėtė fazė tė hetimeve, nuk ka dėshmi tė mjaftueshme pėr ta mbėshtetur njė dyshim tė bazuar, sipas tė cilit ndonjėri nga policėt rumunė qė ka qėlluar, do tė ishte pėrgjegjės pėr rastin. Asnjė inicim gjyqėsor, sipas ligjeve tė Kosovės, nuk lejohet pa pasur dyshime tė bazuara se njė individ i caktuar ka bėrė krim, tha Robert Dean. Provat nuk mė lejojnė mua tė pėrfundoj, se tėrė grupi i policėve rumunė ka vepruar nė mėnyrė tė paligjshme. Veprimi i njė, dy apo tre prej tyre, nė pėrdorimin e plumbave tė gomės nė mėnyrė tė gabuar ose kriminale, gjė qė mendoj se ka ndodhur, jo domosdoshėmisht mund tu mvishet tė gjithėve, theksoi Robert Dean, pėr tė shtuar se nė kėtė moment, organet e drejtėsisė nuk janė nė gjendje tė identifikojnė nė mėnyrė specifike, se cili nga policėt e pėrfshirė ka vepruar nė mėnyrė tė gabuar. Sidoqoftė, njėsiti rumun i policisė sė UNMIK-ut, pak javė pasi kishte ndodhur protesta tragjike e 10 shkurtit, janė larguar pėr nė vendin e tyre, duke mos pranuar tu nėnshtrohen hetimeve. Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, pati shprehur keqardhjen pėr kėtė veprim tė policėve rumunė tė UNMIK-ut dhe pati kėrkuar presionin e Kombeve tė Bashkuara, pėr tė detyruar autoritetet rumune qė tė bashkėpunojnė lidhur me rastin. Mirėpo, deri mė tash nuk ka pasur njė pėrgjigje pozitive nga autoritetet e Bukureshtit. Prokurori Robert Dean pranoi se ende nuk i kishte marrė pėrgjigjet e kėrkuara nga policėt rumunė, por shfaqi shpresėn se kėtė do ta arrijė pėrmes Kombeve tė Bashkuara. Ai njoftoi, se pjesa e dytė e hetimeve do tė fokusohet nė zinxhirin komandues dhe procesin e vendimmarrjes, por edhe nė atė se kush e ka autorizuar pėrdorimin e plumbave tė gomės.
Evropa e lirė |
|