| » Opcionet për artikullin |
|
"Mbledhja e Keshillit te Sigurimit ka rendesi te jashtezakonshme, madje edhe historike per arsye se Keshilli i Sigurimit do te jete perfundimisht i qarte ne vendimin e tij dhe ne procesin qe po kalojme", u shpreh Thaci
Eshte koha te merret nje vendim per Kosoven, duke shtuar se pavaresia do te shpallet ne bashkerendim me Uashingtonin dhe Brukselin. Keshtu ka deklaruar kryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaēi, i cili pritet te jete kryeministri i ardhshem i vendit. Thaēi, ndodhet ne Nju Jork ku ka nisur mbledhja e Keshillit te Sigurimit per ēeshtjen e Kosoves. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, ai tha se se kjo mbledhje ka rendesi historike per vendin e tij. Mbledhja e Keshillit te Sigurimit ka rendesi te jashtezakonshme, madje edhe historike per arsye se Keshilli i Sigurimit do te jete perfundimisht i qarte ne vendimin e tij dhe ne procesin qe po kalojme. Pra do te qartesohet pozicioni i Keshillit te Sigurimit dhe shumices se vendeve anetare te ketij keshilli. Ne, sot, kemi pasur takime te vazhdueshme me shumicen e ketyre vendeve. Kemi pasur takime qe kane rezultuar ne mirekuptimin e pozicionit kosovar per nje shtet te pavarur dhe sovran. Une dua te besoj se pozicioni qe do te paraqitet nga pala kosovare do te mirepritet dhe mbeshtetet fuqishem nga vendet me te rendesishme, dhe se Kosova do te filloje procesin e njohjes nderkombetare, u shpreh Thaci. Thaci ka riperseritur qendrimin se Kosova nuk ka me kohe per te humbur dhe se eshte koha per vendim. Ai tha se Kosova eshte unike dhe shume e pergatitur. Kemi pergatitur edhe kushtetuten, edhe simbolet. Jemi zotuar per respektimin e te drejtave te pakicave ne kuptimin me afirmativ dhe mund te them se me ato garanci qe kemi dhene per respektimin e te drejtave te pakicave, dhe sidomos te serbeve, ndoshta jemi vendi qe respektojme me se tepermi pakicat ne Evrope, tha ai.
BalkanWeb.com
19.12.2007 |
|