| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » "Rrugica" e Luftės sė Parė Botėrore |
| Postuar mė datėn: 2007-06-17 06:49:41 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
(Koment mbi debatin "Loja e Pritjes pėr Kosovėn", e hapur nė gazetėn britanike "The Economist")
Nga: Mona Agrigoroaiei
"Drejtėsia pa fuqi ėshtė e gjorė, fuqia pa drejtėsi ėshtė tiranike"
(Blaise Pascal)
Kryeministri Agim Ceku, ashtu nė gazetėn "Zėri Evropian", edhe nė tėrė "vendimmarrjen" e tij dėshmon sė ėshtė shumė demagog. Ai ka deklaruar ēdo muaj se Kosova do tė bėhet e pavarur muajin e ardhshėm, por ai nuk ėshtė nė gjendjen tė bėjė diēka pėr tė arritur pavarėsinė e Kosovės nga Serbia. Ai ėshtė servil i rretheve antishqiptare brenda komunitetit ndėrkombėtar dhe pėrpiqet tė mashtrojė popullin e vet se "pavarėsia ėshtė njė gjė e sigurt". Nga momenti qė politika ndėrkombėtare ka mbėshtetur planin Ahtisaari, edhe njė miratim tė mundshėm tė njė rezolute nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė nuk mund tė sigurojė nė kėtė moment se Kosova do tė bėhet e pavarur. Sepse kushti i parė pėr njė territor tė quhet si i pavarur ėshtė tė ketė mundėsinė tė vendosė vetė mbi fatin e tij. "Pavarėsia e mbikėqyrur" po e mohon kėtė, duke ndryshuar Protektoratin e UNMIK-ut me njė Protektorat tjeter tiranik tė BE-sė, duke specifikuar rreptėsisht mohimin e vetėvendosjes pėr popullin e Kosovės.
Ndėrkohė qė politikanėt shqiptarė janė duke pėrqafuar sėrish "me dashuri" pushtetin serb nė negociata tė reja, se mund akoma tė bėhen "kompromise tė dhimbshme" (Fatmir Sejdiu) Serbisė nė dėm tė popullit shqiptar dhe lirisė sė tij. Serbia, e mbėshtetur nga Rusia po luan njė lojė tė "shahut mat". Plani i Ahtisaarit i konvenon Serbisė, sepse arrinė nė krijimin e njė entiteti serb brenda Kosovės dhe nė mundėsinė e sundimit tė minoritetit serb mbi komunitetet tjera, duke pėrfshirė edhe mbi shumicėn 90 % shqiptare. Kjo nuk ėshtė e mjaftueshme. Beogradi dėshiron kolonizimin e tėrėsishėm tė Kosovės, njė hap tė domosdoshėm pėr strategjinė pansllaviste, nė pėrputhje me planin e vjetėr "Naēertanije" (1844) tė Ilija Garashninit. Ky plan ka nisur idenė e shtetit tė Serbisė sė Madhe nė Ballkan, pėrmes asgjėsimit tė sė drejtės sė kombit shqiptar pėr tė pasur njė shtet tė vetin, dhe pėrmes asimilimit tė popullatės shqiptare nė trojet e pushturara. Kosova, si territore tė tjera nėn sundimin sllav dhe grek, ka qenė viktimėn e agresionit serb nė Luftėn e Parė Ballkanike, si dhe tė balancės sė forcave midis Fuqive tė Mėdha kundėrshtare nė Konferencėn e Ambasadorėve tė Londrės (1913), qė ia ka imponuar zgjedhėn koloniale tė Serbisė popullatės shqiptare nga Kosova historike.
Sot, prej "strofujve" dhe "bėrllogjeve" tė pista tė Evropės sė Vjetėr, ēėshtja e Kosovės ėshtė parė nė tė njėjtat terma si mė 1913, me dėshirėn e vazhdimit tė ferrit tė shtypjes sė mbi mė shumė se njė gjysmė tė kombit shqiptar nė kornizat e ēoroditura tė zinxhirėve shtrėngues tė njė kompromisi tė imagjinuar sipas obsesionit tė rendit" dhe "qėndrueshmėrisė" absolute. Ky autizėm i Evropės i pasqyruar gjithashtu nė "skenėn mė lartė" tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara - rruga e "Luftės sė Parė Botėrore" , u demaskua nga Woodrow Willsoni si e papėrshtatshme me dėshirat reale pėr arritjen e paqes dhe stabilitetit real nė kontinent. Ai ka deklaruar: "strofuj tė hapur, ku tė arrihet haptazi" dhe jo politikė tė interesave dhe tė lojėrave tė kėqija midis Fuqive tė Mėdha qė bėnė tė mundshme njė zjarr aq tė madh tė luftės nė Evropė dhe mbajti deri mė tani Ballkanin si "fuqi baruti" tė Evropės. Njė karakter politik psikopatologjik (mė keq sa atė tė shteteve kolonialiste tė Ballkanit) qė pėrmban nė vete njė manifestim tė jashtėm tė njė regjimi skizofrenik tė rregullimit tė situatės politike nė Ballkan, nė bazė tė planifikimit utopik tė marrėdhėnieve midis xhelatėve sllavo-greke dhe viktimės shqiptare. Komuniteti ndėrkombėtar e di shumė mirė se arbitraritetet e saj i kanė sjellė vetėm barut, gjak, vdekje dhe vuajtje Ballkanit nė pėrgjithėsi dhe kombit shqiptar nė veēanti, prej Konferencės sė Berlinit e deri nė ditėt tona. Ai di shumė mirė t'i radhisė "gabimet" e qėllimshme tė vjetra e tė reja tė ekuilibrit tė forcave tekniēiste evropiane, qė po i mbulojnė plagėt akoma tė hapura tė ēėshtjes shqiptare me "qėllimin persian" tė kalbur tė tė "drejtave" pėr njė "Kosovė tė pavarur" me kokėn nėn Serbi, kėmbėt nė Bruksel dhe me duart tė prangosura, me vazhdimin e kolonizimit tė trojeve tė tjera shqiptare nga shtetet sllave nė Ballkan.
"Loja e pritjes pėr Kosovėn" ėshtė pėrpjekja stėrmunduese e komunitetit ndėrkombėtar pėr t'u larguar nga kjo barrė e rėndė ndaj sė cilės nuk mund tė bėjė ballė me mjete aktuale tė "sė drejtės sė kompromisit" qė e dėrrmon dhe e mėrzit duke u ngujuar nė skenarin stereotipit monoton tė fshehjes sė realitetit dhe shpikjes sė fantazive, qė synojnė tė groposin pėrgjithmonė ēėshtjen shqiptare.
Ju, zyrtarė tė komunitetit ndėrkombėtar, pėrse mbyllni sytė dhe asistoni pasivisht qė mbi 150 vite si bashkėfajtorė tė heshtur nė kėtė gjenocid, nė dėbimet, masakrat e vazhdueshme ndaj popullit shqiptar tė pushtuar dhe tė kolonizuar tė Toplicės, Sanxhakut, Ēamėrisė, Kosovės sė ngushtė, Luginės sė Preshevės, Luginės sė Vardarit?!
Nė emėr tė cilit pėrcaktim juridik?
Nė emėr tė cilės sė drejtė?
Mos harroni njė gjė: drejtėsia pėrfshin paqen, sepse paqja nėnkupton rregullimin e marrėdhėnieve ndėrshtetėrore nė mungesė tė luftėrave agresive dhe pushtuese, tė ndryshme nga luftėrat ēlirimtare dhe antikoloniale.
Dhe se "drejtėsia pa fuqi ėshtė e gjorė, fuqia pa drejtėsi ėshtė tiranike" (Blaise Pascal)
Pra, pyetja nuk ėshtė nėse Kosova bėhet e pavarur. Ėshtė nėse bėhet e lirė dhe e dekolonizuar, si pjesė e ēėshtjes koloniale globale shqiptare; ribashkimi i tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar.
Rumani, 16 Qershor 2007
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|