DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» TĖ DREJTAT E SHQIPTARĖVE!
Postuar mė datėn: 2008-05-20 04:14:54 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Vaxhid Sejdiu

Edhe kjo fushatė elektorale pėr partitė politike shqiptare nė IRJM filloi me tė njėjtėn pėrmbajtje; dhunė dhe kėrcėnime nė mes veti, zhurmė dhe alarm pėr “realizimin e tė drejtave tė popullit shqiptar”, fjalė dhe fjali me deformime logjike, gjuhėsore dhe intelektuale, fjalė dhe fjali qė do t`i merr era posa tė pėrfundoj fushata elektorale.

Ljfarė madhėsie kanė tė drejtat e shqiptarėve? – Si duken ato? – Pse liderėt shqiptarė dhe partitė e tyre, qė tetėmbėdhjetė vjet nuk po munden t`i realizojnė tė drejtat e tyre? – Pse partitė shqiptare luajnė me votėn e popullit? – kėto dhe shumė pyetje tjera tė kėtij lloji, janė pyetje tė pėrditshme, tė cilat nuk e lėnė tė qetė shqiptarin nė IRJM.

Shqiptari nė IRJM

I lodhur dhe i pėrbuzur, i dėnuar nė procese tė montuara politike, i mashtruar apo i larguar nga puna, i punėsuar para zgjedhjeve dhe i larguar pas zgjedhjeve, qė tetėmbėdhjetė vjet tė pluralizmit politik mundohet tė bėhet zot i shtėpisė sė vet, (edhe pse shtėpinė ia kanė nacionalizuar nė kohėn e komunizmit jugosllav) dhe sot e kėsaj dite nuk i japin tapi pėr tokėn atėrore. Shqiptari i IRJM me njė tė tretėn e familjes nė Turqi dhe njė tė tretėn e familjes nė Evropė, SHBA dhe Australi, mundohet ta kaloj jetėn nė trojet e tė parėve tė vet, nėn ēadrėn e shtetit me emrin IRJM apo sipas propozimeve tė reja; Maqedonia e Poshtme, apo Maqedonia e Sipėrme. Ai mundohet ta gėzoj atė pjesė tė familjes sė vet qė i ka mbetur me amanetin e baballarėve nė gojė.
Shqiptari i vitit 2008 mundohet me varfėrinė e madhe tė ushqej brezin e ri, duke pėrcjellė fjalėt e tė parėve tanė, se kjo tokė ėshtė amanet, se toka trashėgohet, nuk shitet dhe nuk ndėrrohet me asgjė, as me kolltukė, as me koalicione qeveritare, as me premtime tė rrejshme, as pėr pasuri dhe as pėr pazare politike. Shqiptari i vitit 2008 me njėrėn kėmbė ka hyrė nė zgjedhjet parlamentare tė shtetit qė quhet IRJM, e cila nuk e njeh atė, jo vetėm si zot tė tokės sė vet, por as tė barabartė. Tė kujtojmė deklaratėn e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili nė njė rast patė thėnė: se shqiptarėt as tė mos ėndėrrojnė se do tė bėhen tė barabartė me maqedonėt.
Dhe shqiptari hjek tė zitė e ullirit, si qytetarė i dorės sė dytė, i nėnēmuar dhe i pėrbuzur nė tė gjitha pikėpamjet, i varfėruar skajshmėrisht nga institucionet shtetėrore dhe nga partitė politike shqiptare, tė cilat vrapojnė pas pushtetit; tė cilin pushtet e kanė themeluar tė tjerėt.
Nė tė njėjtėn kohė lind pyetja, ēfarė pushteti kanė pasur dhe kanė partitė politike shqiptare qė i bashkohen koalicioneve qeverisėse nė IRJM? – Apo thėnė mė shkurtė, kanė pushtet apo nuk kanė pushtet? – E vėrteta ėshtė se ato kanė pushtet pėr t`i ndihmuar sllavo-maqedonėt nė proceset e montuara politike, nė skenarėt antishqiptare pėr t`i arrestuar dhe dėnuar shqiptarėt, por asnjėherė nuk kanė pasur dhe nuk kanė pushtet pėr t`i zgjidhur problemet e akumuluara tė shqiptarėve. T`i kujtojmė lexuesit se PDSH si anėtare e koalicionit qeverisės me VMRO-n para disa muajve parashtroi njė kėrkesė; me 6 kėrkesa brenda, qė kryekėput kishin tė bėjnė pėr tė drejtat e shqiptarėve. Kėto kėrkesa jo vetėm qė nuk u realizuan, por as nuk u shtruan ndonjėherė nė rend dite. Dhe e dyta qė ėshtė mė e rėndėsishmja ėshtė se kėtu demaskohet pushteti i partive politike shqiptare, se po sikur tė kishte pasur pushtet PDSH-ja nuk do tė kishte bėrė kėrkesė tek VMRO-ja, por do t`i kishte realizuar vetė. Pra nė bazė tė kėtij shembulli dhe shembujve tjerė shihet qartė se partitė politike shqiptare kanė qenė dhe janė dekor nė qeverinė e Shkupit, dhe derisa tė jenė nė kėtė pozitė nuk mund t`i shėrbejnė popullit shqiptar me nder.

Qė tetėmbėdhjetė vjet!

Qė tetėmbėdhjetė vjet partitė politike shqiptare zhvillojnė fushatė elektorale pa programe tė qarta politike, qė tetėmbėdhjetė vjet pėrdoren tė njėjtat slogane, vetėm fjalėve nė fjali iu ndryshohen vendet; gjuha, simbolet kombėtare etj.
Mblidhen partitė nė emėr tė shqiptarėve, pėr tė drejtat e tyre, hynė dhe dalin nė qeveri dhe koalicione qeveritare dhe popullit kurrė nuk i jepet pėrgjegjėsi, vetėm gjatė kohės sė zgjedhjeve dalin dhe i vizitojnė rrugė e rrugica, lagje e bashkėsi lokale, fshatra dhe qytete. Nuk pėrtojnė gjatė fushatės t`ua dėrgojnė edhe autobusėt pėr t`i bartur nė konventė politike, kurse pas zgjedhjeve ua kthejnė shpinėn. Dhe dalin “liderėt” herė kokulur e herė zgėrdhihen nė emėr tė tė drejtave shqiptare, dhe dalin “liderėt” dhe flasin se shqiptarėt do tė pėrfaqėsohen me 23 % apo edhe mė tepėr, dhe dalin “liderėt” dhe flasin pėr programet e tyre (tė vjetra dhe tė reja) politike.
Lind pyetja pse kėto tė drejta nuk u realizuan nė premtimin e tyre tė parė, tė dytė, tė tretė........? - Secili e lavdėron partinė e vet, kryetarin e vet, programin e vet edhe pse premtimet e deritanishme tė parealizuara iu lexohen qartė nė fytyrė. Dhe ata vazhdojnė karvanin e mjerimit moral; nė emėr tė votės, nė emėr tė sė ardhmes sė popullit shqiptar, nė emėr tė tė drejtave shqiptare, tė cilėt pėr satėn herė premtojnė se do t`i realizojnė!
Qė tetėmbėdhjetė vjet merren me gjuhėn, flamurin dhe simbolet kombėtare, me shkolla dhe vende pune, me atė apo kėtė, do ta bėjmė kėtė apo atė, dhe populli shqiptar nė IRJM ende ka mbetur qytetarė i rendit tė dytė.
Qė tetėmbėdhjetė vjet shqiptarėt grinden dhe sakatohen nėpėr parti politike kurse votėn shqiptare e pėrfaqėsojnė tė paditurit, tė pamerituarit etj.
Liderėt partiakė janė tė gjithėpushtetshėm, ata vendosin kė do ta zgjedhin, kė do ta delegojnė, ata iu prinė ofanzivave partiake pėr ta disiplinuar partinė, ata iu prinė fushatave pėr t`i luftuar intelektualėt, veprimtarėt, ata janė nė ballė tė diferencimeve tė tė gjitha llojeve.
Dhe tani kush do ta pėrfaqėsoj votėn shqiptare? - kur dihet fakti se partitė politike shqiptare asnjėherė nuk kanė arritur deri mė tani t`i realizojnė premtimet e tyre, programet e deritanishme, e lėre mė kėto programet e reja, tė cilat programe ua kanė bėrė ekspertėt vendorė dhe tė huaj. Si ėshtė e mundur njė projekt qė e ka bėrė dikush tjetėr, ta zbatojnė militantėt partiakė, tė cilėt s`kanė lidhje me atė lėmi profesionale.
Ata mashtrohen nėse mendojnė se populli nuk i kupton lojnat e tyre, programet e tyre tė dėshtuara, fjalimet e tyre boshe, gėnjeshtrat dhe kurthet e tyre politike.
Qė tetėmbėdhjetė vjet ashtu si edhe dyzetepesė tė tjera nė IRJM-nė jugosllave populli shqiptar jeton nė varfėri tė skajshme, jeton i pambrojtur nė vend pune, nė rrugė, nė shkollė, nė shtėpi, bėnė jetėn e qiraxhiut nė vendin e tė parėve tė vet. Qė tetėmbėdhjetė vjet qė kanė filluar ndryshimet politike pro-evropiane pėr popullin shqiptar nė IRJM nuk ėshtė hap rruga e shpresės pėr tė ardhmen.

Dhe pas 1 Qershorit!

Dhe pas 1 Qershorit dyshoj nė forcėn e kėtyre partive politike se nesėr ndokush pre tyre do tė hyj nė Parlamentin e IRJM me memorandum nė dorė, pėr tė kėrkuar kėrkesat legjitime tė shqiptarėve, dhe deri sa tė realizohen kėrkesat e shqiptarėve tė mos shkelė kėmbė shqiptari nė institucionet shtetėrore, sepse ata qė ulen nė kolltukėt e parlamentit, ata qė ulen nė kolltukėt e qeverisė, njėherė e pėrgjithmonė ulen bashkė me kėrkesat e shqiptarėve.
Dhe pėr tė tillė nuk ka nevojė ky popull i pėrvuajtur, ky popull ka nevojė pėr njerėz qė flasin me zėrin e mendjes, arsyes dhe guximit, sepse populli shqiptar ėshtė ngopur me demokraci, integrime, patriotizėm, kurse nė fakt gjendja e tij nė IRJM ėshtė qytetarė i dorės sė dytė.

20.05.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIMPOZIUMET E PĖRĒARJEVE DHE VETĖSHKATRRIMIT (2008-12-03 13:32:06 nga admin1)
[ Opinione ] AKADEMIK QOSJA - qytetar nderi i Skenderajt! (2008-12-03 13:04:34 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tė reshurat e shiut ende po vazhdojnė nė Vushtrri (2008-12-03 09:45:02 nga admin4)
[ Histori ] Amaneti i Hoxhė Muglicės: Rroftė Shqipėria! (2008-12-03 05:51:03 nga admin4)
[ Kultura ] Dibėr, o fortesa e lirisė (kėngė) (2008-12-03 05:34:13 nga admin4)
[ Tech-Info ] Pakėsohet numri i vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2008 (2008-12-03 05:18:42 nga admin4)
[ Kultura ] Roli humanizues dhe dehumanizues i teknikės (2008-12-02 16:35:33 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, protesta kundėr planit 6 pikėsh tė EULEX (2008-12-02 16:31:31 nga admin4)
[ Opinione ] Tė shpėtojmė Kosovėn! (2008-12-02 16:15:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Protestė kundėr 6 pikėshit nė Prishtinė (2008-12-02 09:27:59 nga admin4)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster