| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PSE NE SHQIPTAREVE PO NA PĖRSĖRITET HISTORIA?! |
| Postuar mė datėn: 2007-03-13 21:27:20 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
AHMET MIFTARI
Me 8 mars 2007, nė Tetovė ėshtė mbajtur njė debat universitar me teme:"Ēėshtja e Kosovės". debati ėshtė mbajtur ne njė amfiteatėr te universitetit te Tetovės. Te ftuar (debatues) ishin: Rexhep Mejdani (ish-president i Shqipėrisė gjate luftės se Kosovės), Fatmir Limaj (PDK), Agron Buxhaku (pėrfaqėsues i BDI-se), Bardhyl Mahmuti pėrfaqėsuesi PDSH-se), dhe njeri ishte nga Shoqėria civile (emri i te cilit nuk me kujtohet).
Debati ishte i hapur edhe pėr studentet. Njeri prej tyre kam qene edheune. Te gjithė te ftuarit (debatuesit), pa asnjė hezitim dhe me kėmbėngulje pranuan pakon e Ahtisarit duke komentuar se kjo pako sjell pavarėsinė, se nė kėtė pako janė atributet e shtetit te ardhshėm te Kosovės.
Siē na ėshtė bere pėrditshmėri dhe e zakonshme, ne ēdo debat Hashim Thaēi pėr me tė ngritur personalitetin e vet deklaron pa asnjė fije TURPI, se kam qene bashkėluftėtar i komandantit Adem Jasharit. Kėsaj radhe ndoshta e kane inskenuar dhe janė marrė vesh me pare Hashim Thaēi me Fatmir Limėn, se duhet ta pėrmendin se kane qene bashkėluftėtare, njeri i Komandat Adem Jasharit, dhe tjetri bashkėluftėtar i komandat Kumanovės - Ismet Jasharit.
Dhe, kėshtu ngjau ne debatin ne Tetove, ku pa asnjė fije TURPI, Fatmir Limaj pėrmendi komandat Kumanovėn dhe tha: "unė kam qene bashkėluftėtar i tij", kurse ne anėn tjetėr fliste pėr pakon e Ahtisarit,dhe pa asnjė hezitim pranoi Kosovėn e kushtėzuar, te mbikėqyrur, dhe thoshte se pakoja e Ahtisarit ėshtė vetėm pėr serbet e Kosovės, dhe jo pėr shqiptaret, e cila pako hap rrugėn pėr pavarėsi, pra pėrmban substancėn e shtetit te Kosovės.
Merreni me mend, ne njėrėn ane pėrmend KOMANDANT KUMANOVĖN dhe ne anėn tjetėr e pėrmend se duhet pranuar Pakon e Ahtisarit. Kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse njė shkelje flagrante dhe atė me dy kėmbe mbi gjakun e dėshmoreve te kombit.
Pastaj pasuan pyetjet e studenteve. Kėtu vlen te theksohet njė gjė, se njė pjese e studenteve ishin vetėm si reklame ne kuadėr te partive politike. Njeri ishte edhe nėnkryetar i Forumit Rinor te Partisė Demokratike te Kosovės (konkretisht nga Kamenica e Gjilanit). Bile njė student pas debatit me tha, se unė jam kryetar i Unionit te Studenteve te Universitetit te Evropės Juglindore, kisha plan te parashtroj njė pyetje, mirėpo kisha frike se mos me shkarkojnė nga pozita.
Pyetja ime fillimisht ishte pėr ish-presidentin e R. SH. z. Mejdani, si vijon: Z. Mejdani, ne piken nr. 6 te kushtetutės se pakos se Ahtisarit thuhet: Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjė shteti dhe nuk do kėrkoje bashkim me asnjė shtet tjetėr. Kjo pike, a ėshtė ne kundėrshtim dhe a e sulmon shtetin shqiptar, konkretisht Kushtetutėn e Republikės se Shqipėrisė, ku ne preambulėn e saj thuhet: "Me aspiratėn shekullore te popullit shqiptare pėr identitet dhe bashkim kombėtar", kurse ne nenin 8 te kėsaj kushtetute thuhet:"R.SH. i mbron te drejtat kombėtare te popullit shqiptare qe jetojnė jashtė kufijve te vet"?!
Pėrgjigja e tij ishte: Ėshtė njė ēėshtje (pyetje) shume e rėndėsishme, mirėpo nuk ėshtė ne kundėrshtim dhe nuk ka te bej fare me kushtetutėn e Republikės se Shqipėrisė. Me pastaj tha: ne edhe zyrtarisht kemi pranuar pakon e Ahtisarit, pako qe sjelle stabilitet ne rajon, pra edhe pėr Shqipėrinė, si dhe shume marrėzira tjera.
Pyetja e dyte ishte pėr z. Fatmir Limaj, si vijon: Z. Limaj, pasie thate edhe vet se pakoja nuk ėshtė pėr shqiptaret, por pėr serbet, mirėpo thatė se i ka atributet e shtetit te ardhshėm se Kosovės, pra z. Limaj unė (studenti - Ahmet Miftari), thash se pakoja ėshtė antishqiptare dhe pro-serbe. Pyetja ime ėshtė: Pėr hire te studenteve qe janė te pranishėm, pėr hir te dėshmoreve, familjeve te tyre, me gjuani se cili ka qene BETIMI i dhėne ndaj UĒK-se dhe cili ka qene qėllimi final i UĒK-se? |
|
Pėrgjigja e Limės:
I iku pėrgjigjes, dhe nuk e tha betimin krahas lutjeve qe bėra. Por unė pėrsėri ndėrhyra dhe e ndėrpreva Fatmirin, duke i thėne se pėr hire te dėshmoreve, te familjeve te tyre, ju lutem gjuani betimin dhe qėllimin e luftės finale te UĒK-se. Por nuk me dha pėrgjigje, dhe vetėm tha se e kam dhėne njė here betimin dhe ketė betim e ka pranuar Bashkimi Evropian. Krahas lutjeve qe bėra, kot ishte te nxirrje betimin nga goja e Fatmirit. Nganjėherė Fatmiri edhe i fshinte djerset dhe ulte kokėn....!!!
Pyetja e trete pėr pėrfaqėsuesin e PDSH-se,ne IREM, z. Bardhyl Mahmutin, dhe njėherit ish-shef i diplomacisė se Kosovės gjate luftės ne Kosove dhe ne Qeverinė e Pėrkohshme te Kosovės. Fillimisht, Bardhyl Mahmuti thoshte, se statusin final i Kosovės ka mbaruar ne Rambuje, me rezolutėn 1244, duke pranuar pa asnjė FIJE TURPI, marrėveshjen e Rambujese, si dhe duke thėne se kjo marrėveshje ėshtė historike pėr shqiptaret dhe pėr kombin shqiptar.
Pyetja ime pėr Z. Bardhyl Mahmuti, ishte: A i gėzojnė shqiptaret ne IRJM te drejtat e tyre sa i gėzojnė serbet ne pakon e Ahtisarit?
Pėrgjigja e Bardhylit ishte:
Nuk mu pėrgjigj ne pyetjen qe i bėra, thjesht i iku pėrgjigjes.
Kurse ky nga shoqėria civile qe ishte, emri nuk me kujtohet, gjate debatit tha se ka kaluar koha e shteteve me sovranitet te plote, Fatmir Limaj e shikonte dhe ja miratonte duke e lėvizur kokėn poshtė-larte, pra duke pranuar atė qe thoshte ky zotėriu nga e ashtuquajtura shoqėria cilave.
Besoj se ky shpjegimi im do botohet ne gazetėn kombėtare atdhetare "Epoka e Re", sepse gazetat ne IRJM qe janė, vetėm kane mbledhur bėrllok duke u dhėne hapėsire gėnjeshtrave dhe mashtrimeve te debatuesve qe ishin prezent ne ketė debat, dhe mua nuk ma botojnė ketė reagim tim publik, prandaj paraprakisht, jo vetėm gazetės "Epoka e Re", por edhe te gjitha gazetave dhe ueb-faqeve prestigjioze shqiptare, te cilat do ta botojnė ketė reagim, u jam mirėnjohės dhe i falėnderoj vėllazėrisht dhe shqiptarisht.
Shkup, 12 mars 2007.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|