| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Tafil DURAKU
Aferat e nxitura, tė nxituara e tė pamatura tė Stafit Vendor e Ndėrkombėtar tė AQBK-sė, gjithsesi, qėllimkėqija, nė kurriz tė Bankės Kreditore tė Prishtinės (bkp) dhe themeluesve e aksionarėve tė saj, dhe, pėrgjithėsisht, nė kurriz tė Sistemit Bankar tė Kosovės, tė filluara para dy vjetėsh, qė rezultuan mbylljen dhe marrjen e liēencės sė bkp-sė, pa asnjė paralajmėrim a vėrejtje, si dhe plaēkitja e parave tė themeluesve e aksionarėve (pa asnjė procesverbal), kohėve tė fundit, sikur kanė filluar tė shprishen e tė zbardhen, gradualisht, ta marrin njė rrugė mė tė mbarė, dhashtė zoti, pėr tu zgjidhur pėrfundimisht drejt dhe nė tė mirė tė themeluesve e aksionarėve tė asaj banke vendore e nė tė mirė tė qytetarėve tė Vendit, e cila bankė ishte mė afaristmira nė vend, edhe pėr afarizmin e suksesshėm nė sferėn e afarizmit financiar-bankar. Pikėrisht, kėshtu do tė duhej tė ndodhte po tė kishte Gjykata tė mirėfillta vendore dhe ndėrkombėtare: ti kthehet bkp-sė liēenca e saj paraprake dhe mjetet e plaēkitura nga vendimet skandaloze tė AQBK-sė. Por, a e lanė e gjithė kjo skandalin e krijuar me skenare e paramendim tė vendorėve e ndėrkombėtarėve, a e shpaguan kompromitimin moral e material qė iu bė bkp-sė dhe themeluesve tė saj?... Gjithsesi, jo.
Duēat e krimit tė organizuar teksa kanė filluar tė dalin sheshasi e tė dritėsohen dukshėm, duke filluar nga njė letėr e hapur e ish-kryetarit tė Bordit tė AQBK-sė, drejtuar kryeadministratorit, presidentit dhe kryeministrit tė Kosovės, publikuar nė Media, si dhe nga reagimi i Kryetarit tė Bordit tė bpk-sė. Ėshtė tepėr e ēuditshme sesi, gjithmonė, nė skenėn udhėheqėse tė Kosovės, dhe jo vetėm tė saj (ndėr shqiptarė), haset nė vesh tė shurdhėr dhe symbylltasi kalohet kurrizit tė qytetarėve dhe kurrizit tė taksapaguesve shqiptarė tė Kosovės. Ėshtė e ēuditshme, sepse, secili udhėheqės ėshtė vesh i shurdhėr pėr secilin, e, tė mos flasim kėtu pėr veshėt e shurdhėr tė udhėheqėsve vendorė tė tė gjitha fushave pėr qytetarėt shqiptarė. Po tė flisnim vetėm pėr ata veshė tė shurdhėr, do tė duhej shkruar histori e histori veshėsh tė shurdhėr tė udhėheqėsve zyrtarė tė vendit. Por, pse ndodhin kėto gjėra? Pse, kur disa individė tė caktuar hasin nė vesh tė shurdhėr, kurrė nuk e bėjnė mend se sa tė tjerė njerėz e qytetarė kanė hasur nė veshėt e tyre tė shurdhėt, pėr tė dalur e komunikuar pėrmes veshėve publikė tė Vendit? Po, ēfarė dhe ēka do tė ndodhte po tė shtireshin pėr tė shurdhėt edhe veshėt publikė tė Vendit?(!)...
Ashtu sikurse u njoftua publikisht veshi i shurdhėr i Kosovės, nga ish-Kryetari i Bordit tė AQBK-sė, po ashtu, zyrtarisht, me shkrim, qe njoftuar veshi tjetėr i shurdhėr i Kryetarit tė AQBK-sė, nga Kryetari i Bordit tė bkp-sė, me shkresėn Nr. 130/1, tė datės 8/12/2006, por, kėto, tė kėtij tė fundit, hasėn nė timpanėt e prishur tė veshėve publikė tė demokracisė vendore. Po, ēfarsa janė kėto dhe cila ėshtė loja e radhės e veshėve tė shurdhėr vendorė pėr shkatėrrimin e Sistemit Bankar dhe financiar tė Vendit? Pra, kush duhet ti zgjedhė dhe ti riparojė gabimet e bėra nė kurriz tė bkp-sė?... Kush duhet ta lajė veten dhe borxhin ndaj Bankės Kreditore tė Prishtinės? Po, dėmin moral e material qė u ėshtė shkaktuar me qėllim e paramendim themeluesve tė bkp-sė?...
I themi tė gjitha kėto, kur e kemi parasysh faktin se shumė banka tjera vendore kanė qenė dhe janė shumė mė skandaloze nė afarizmin e tyre nė kurriz tė Vendit dhe tė qytetarėve tė tij.
Nga njė bisedė nė RTK-1, nė emisionin Pro et Contra, ditė mė parė, ish-Kryetari i AQBK-sė sqaroi se kishte pasur shumė mure dhe nuk kishte pasė qasje tė mjaftueshme nė AQBK, por, nėse ėshtė ashtu, e, qė duhet tė jetė ashtu, pse, atėherė, ai ka qėndruar nė njė post tė ndrydhur, nė njė pozitė mes katėr muresh, qė ka krijuar tė ēara tė thella nė Sistemin Bankar e Financiar tė Vendit, pikėrisht, duke e goditur nė kurriz bkp-nė? Cila ėshtė loja e dyfishtė qė u zhvillua kėtu? Cila ėshtė ajo qė po zhvillohet tash publikisht?... Shumė pyetje do duheshin sqaruar dhe do duhej dhėnė pėrgjigje nė to.
Por, a thua, do tė ndodhnin kėto tėrmete shkatėrruese dhe tė ngjashme me to e me kėto vepra tė pamira nė kurriz tė shqiptarėve, sikur mjetet e informimit publikė tė ishin mė nė nivel (qė /po/ tė reagonin nė kohė dhe moment tė duhur) dhe mė tė demokratizuara karshi problemeve qė krijojnė mentalitetet e sistemeve tė shkuara tė mendėsisė shqiptare? A do tė ndodhnin, dhe, edhe nėse do tė ndodhnin (do tė zgjidheshin me kohė), sikur mjetet i informimit publik tė ishin mė transparente karshi zinxhirit shtetėror kriminal, karshi krimeve qė bėjnė vendorė e ndėrkombėtarė tė papėrgjegjshėm, zyrtarė tė Kosovės shtet demokratik dhe i barabartė pėr tė gjithė qytetarėt e vet?...
Po, si ėshtė e mundur qė AQBK-ja, njėanshmėrisht dhe pa paralajmėrim, ta suprimojė liēencėn e Bankės Kreditore tė Prishtinės, e, nė anėn tjetėr, nė kundėrshtim tė plotė me Regulloren e vet, ta liēencojė bankėn e njė shteti tjetėr, Bankėn Komerciale tė Serbisė (BKS)? Po, deri kur do tu gjėmohet kėtyre tė pamirave tė veshėve tė shurdhėr e tė syve tė verbėr nė krye tė institucioneve tona vendore? Edhe ēka tjetėr duhet tė ndodhė pėr tu kėndellur ky soj e sorollap njeriu zyrtar i Kosovės shtet? Ju lutem, a jeni duke i parė kėto rezultate skandaloze tė politikave tona kombėtare, jo vetėm nė sitemin bankar e financiar tė Kosovės?...
Por, nėse ėshtė kėshtu, e, ėshtė kėshtu, sepse, skandali ėshtė bėrė me paramendim dhe ka ndodhur, pikėrisht, me fajin e AQBK-sė, kush do tė duhej tė bėnte kėrkimfalje publike pėr dėmet e shkaktuara, nė radhė tė parė, sistemit financiar-bankar tė Kosovės, pasi qė bankat lokale-vendore as qė ekzistojnė mė, e, nė veēanti bkp-sė? Por, do ishte me rėndėsi, kėtu, tė dihet se ēthika dhe tėfurēė vendorė e ndėrkombėtar ka pėrdorur ndėrkombėtari Svetchin pėr rrėnimin e Sistemit Bankar e Financiar tė Kosovės?... Por, stafi vendor i kėsaj fushe dhe jo vetėm i saj, duhet tė kėndellet sa mė parė dhe ti zbardhė krimet e disa personave tė papėrgjgjshėm ndėrkombėtarė nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė institucioneve tė tyre.
Duke u nisur prej shumė parimeve pozitive njerėzore se mė mirė ėshtė tė pėrmirėsohet njė gabim vonė, sesa kurrė, do ishte e udhės qė gabimi i rėndė nė kurriz tė Bankės Kreditore tė Prishtinės, dhe, pėrgjithėsisht, nė kurriz tė Sistemit Bankar e Financiar tė Kosovės, tė rishikohet realisht dhe tė pėrmirėsohet e korrigjohet pa vonesa tė mėtejme dhe jo vetėm duke kėrkuar falje publike ndaj bkp-sė dhe themeluesve tė saj, e, njė gjest tė tillė njerėzor do tė duhej ta bėnin udhėheqės vendorė e ndėrkombėtarė!...
07. 09. 2007
|
|