| » Opcionet për artikullin |
|
Kryetari i Aleances per Mirėqenie dhe Solidaritet dhe drejtori i Institutit te Prognozave rajonale, Koēo Danaj ka reaguar ndaj projektligjit te qeverise se Kosoves i cili heq Diten e Flamurit Kombetar te Shqiptareve, 28 nentorin nga kalendari i festave zyrtare te Kosoves. Ne deklarate thuhet se:
«Aleanca per Mirqenie dhe Solidaritet u njoh permes mediave me projektligjin e qeverise se Kosoves lidhur me Festat Zyrtare. Ne kete projektligj Dita e Flamurit te Kombit shqiptar, 28 nentori nuk eshte feste zyrtare. Atakimi i 28 nentorit, eshte nje veprim i demshem per Kosoven dhe shtetin e saj, per reputacionin e vete qeverise dhe politikes se shtetit shqiptar te Kosoves. Atakimi i 28 nentorit eshte atakimi i pare ndaj kombit shqiptar, por tashme jo nga shovinizmi serb, por nga vete shqiptaret.
28 nentori 1912 eshte rastesisht Feste Shteterore e Tiranes Zyrtare, por eshte domosdoshmerisht Feste Kombetare e te gjithe shqiptareve sepse eshte Dita e Flamurit te Kombit. Dhe nje pjese e kombit jeton edhe ne teritoret shqiptare ne Kosove.
AMS mendon se problemi kryesor nuk eshte qe duhet apo nuk duhet te jete 28 Nentori feste zyrtare ne Kosove. Shqiptaret ne Kosove kane nje histori te gjate shekullore lidhur me Flamurin. Edhe ne kohen e Jugosllavise monarkiste, edhe ne kohen e Jugosllavise se Titos edhe ne kohen e Serbise se Miloshevicit, kur nuk e kishin feste zyrtare Diten e Flamurit Kombetar, edhe ne ato kohe, ata dinin ta festonin 28 Nentorin me dinjitet dhe heroizem. Ata do te dine ta festojne edhe ne Kosove dhe ne gjithe hapsiren shqiptare, pavarsisht nga cfare do te vendose Parlamenti i Kosoves.
Nje mendim dhe qendrim me i pjekur, me debatin, qendrimin, diskutimin e pozites dhe opozites ne Kosove, te shoqerise civile dhe botes akademike, te konsultimeve me qendrat e tjera shqiptare ne Tirane, Tetove, Presheve, Ulqin do te jepte edhe nje vendim ne te mire te kombit shqiptar .
Ne situaten aktuale, qendrat politike, intelektuale dhe akademike te kombit shqiptar nuk mund te veprojne si ne te kaluaren. Duke respektuar shtetet dhe shoqerite ku jetojne ato duhet te konsultohen me njera tjetren per problemet madhore te kombit shqiptar. Ne realitetin e tanishem te kombit shqiptar, eshte I demshem si paternalizmi ashtu edhe indiferenca dhe mosperfillja.
Te paraqesesh ne parlament projektligjin per te hequr Diten e Flamurit Kombetar te shqiptareve nga protokolli I festave, ne nje kohe kur nacionalizmi serb po ve ne jete planin e ndarjes ligjore te Kosoves, do te thote te nxitesh akoma me tej keto orekse shoviniste.
Te merresh me 28 nentorin e vitit 1912 kur si pasoje e presionit te kundershtareve te shqiptareve, do te shtyhet edhe disa muaj veprimtaria e misionit te EULEX ne Kosove, do te thote se ose je i coroditur dhe nuk di se cfare ben ose mendon vetem per pushtet te perkohshem.
Te merresh me 28 nentorin kur akoma flamujt kombetare me te cilet jane varrosur deshmoret dhe heronjte e Kosoves, akoma nuk jane tretur, do te thote te fyesh nje lufte te tere dhe nje shtrese te tere martiresh.
Te merresh me 28 nentorin ne nje kohe kur shqiptaret ne Kosove dhe shteti i Kosoves jane ne fazen kur uniteti duhet te jete ne nje shkalle shume te larte, do te thote te hapesh rrugen e percarjeve nacionale. Dhe kjo do te jete me pasoja te rrezikshme per te sotmen dhe te ardhmen e shqiptareve ne Kosove dhe ne mbare hapsiren shqiptare.
Aleanca per Mirqenie dhe Solidaritet gjykon se parlamenti i Kosoves do te dije te gjykoje me qartesi dhe vizion kombetar lidhur me propozimin e gabuar ne kohe, te paqarte ne formulim dhe te pasakte ne interpretim te qeverise se Kosoves ndaj Dites Kombetare te 28 Nentorit.»
19.05.2008 |
|