| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ME "DECENTRALIZIMIN", "TRANSNISTRIA" E KOSOVĖS PO THELLOHET DERI NĖ "REPUBLIKĖ SRPSKA" |
| Postuar mė datėn: 2007-03-30 14:38:40 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mona Agrigoroaiei
Nė kohėn e hedhjes sė llogarive, ēfarė kush ka bėrė mė shumė apo mė pak pėr kombin, ka ardhur edhe koha e deklaratave tė sinqerta, disa naivisht tė sinqerta, por qė fshijnė edhe perfiditetin dhe moskokėēarjen e "politikuajve" tė Kosovės pėr interesat e kombit shqiptar.
Kėta maskarenj po hedhin gurin dhe pastaj fshehin dorėn, duke mohuar fajin e tyre pėr situatat negative qė po na rendojnė dita ditės edhe mė shumė.
Veton Surroi, njėri prej protagonistėve tė "negociatave" prej filmit tė dashurisė "multietnike" serbo-shqipfolėse, ka pranuar se "Veriu i Kosovės ėshtė si Transnistria e Moldavisė...", por "Surroi u shpreh se Kosova Veriore mė shumė drejtohet nga kontrabandistėt dhe trafikantet se sa nga Serbia. Ai shprehu besimin se me zgjidhjen e statusit tė Kosovės do tė zgjidhet edhe ndarja e kėsaj pjesė tė Kosovės. "(lajme.net, 28.03.2007)
Shume bukur! Ama, ju duhet tė dini se, vetėm deri nė njė pikė deklarata juaj ėshtė korrekte. Kontrabanda dhe trafikimi i llojeve tė ndryshme nuk mohon lidhjet institucionale qė ekzistojnė edhe ne Transnistri me Rusinė, pėrkatėsisht edhe nė Kosovė, me Serbinė.
Gjithashtu, nė Transnistri ekziston ushtria e 14-t ruse qė Rusia ka premtuar se e tėrheq qė disa vite, por ka mbetur me premtimet...
Kurse nė Kosovė ekzistojnė grupet kriminale, ushtarake dhe paraushtarake,agjentet serbė tė sigurimit qė kanė pėr qėllim qė enklavizimi tė bėhet i pėrhershėm, qė tė sundojnė dhe tė kolonizojnė pėrgjithmonė kėtė pjesė shqiptare e begatshme nė pasuri natyrore.
Me zgjidhjen e tė ashtuquajturit "status", a do tė zgjidhet apo jo edhe problemi i "no man's land" prej veriut tė Kosovės?
Dhe kjo pyetje lidhet fillimisht me njė tjetėr: kush ėshtė fajtor pėr vazhdimin e kėsaj situate mė shumė se tetė vite nė Kosovė?!
Si iu kanė pėrgjigjur politikanėt shqipfolės kėsaj "Transnistrie" brenda Kosovės?
A kanė punuar kėta sė paku nė nivelin e punės qė ėshtė bėrė nė Moldavi pėr t'u kundėrvėnė pėrpjekjeve tė sėmura ruse pėr tė krijuar njė tė ashtuquajturėn "republikė nistriane" brenda Moldavisė?!
Jo!!!
Nė Moldavi, politikanėt i kanė pėrgjigjur deri nė njė pikė me grykėn e pushkės kėsaj "Transnistrie" dhe Armatės sė 14-t ruse ( deri nė njė pikė, se edhe atje tradhtia ėshtė nė lulėzim e sipėr, si nė Kosovė)
Kurse nė Kosovė? ...
Me puthje.
Me negociata.
Me dialogje tė pista me xhelatin serb, qė po legalizojnė ndarjen dhe e institucionalizonjnė ate.
|
|
Sepse:
Ju jeni dakorduar me "decentralizimin", me formimin e "komunave serbe" qe do tė kenė "lidhje ndėrkomunale e tejkufitare".
Ju keni lejuar krijimin e kėtij zinxhiri tė komunave me shumicė serbe qė do ta izolojnė krejtėsisht Luginėn e Preshevės dhe do t“i spastrojnė etnikisht fshatrat shqiptare qė gjenden nė zonat e "kirurgjisė politike" strategjike serbo-shqipfolese.
Ju keni lejuar qė kėto "komuna" tė kenė kompetenca dhe privilegje qė po i ngritin nė nivelin e njė etniteti serb brenda Kosovės.
Me kėtė, ju po thelloni "Transnistrinė" e Kosovės deri nė nivelin e njė "Republike Srbska".
Dhe, kini kujdes, se strategjia pansllaviste punon kudo nė tė njėjtėn mėnyrė:
Transnistria, ka shpallur referendum pėr "bashkim me Rusinė"...
* * *
Ju o dėshtakė, ndoshta keni pranuar kėto "kompromise tė shumta e tė dhimbshme"(Fatmir Sejdiu), por populli kurrė nuk do pranojė qė djersa e gjaku i tij tė bėhen ujė. Kurrė nuk do tė pranojė qė trualli i mėmėdheut tė jetė mall tregu nė njė pazar ku ju fitoni poste e karriera e para tė panumėrta, kurse Serbia fiton atė qė ka humbur nė kohėn kur e lavdishmja Ushtri Ēlirimtare tė Kosovės ia bėri tė ditur se: "Kėtu ėshtė Shqipėri e jo Serbi", sepse ju po i thoni vetėm se "Kėtu ėshtė Serbia dhe ne jemi vazhdues e pasues besnikė tė saj".
Shqiptarėt kanė tė drejtėn e vetėvendosjes dhe do tė punojnė e luftojnė pėr tė deri nė fund, qė tė ribashkohen me Nėnėn Shqipėri, kurse ju... ndaluni ore prej rrugės sė tradhtisė! Ndaluni ore fatzinj, apo populli do t'ju bėjė qė tė ndaloheni, sepse kupės sė durimit po i vjen fundi!...
Rumani, 28 mars 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|