| » Opcionet për artikullin |
|
Dje shumica e njerėzve njohėn njeriun qė e takonin ēdo mbrėmje por nuk e kishin parė kurrė.
Dje vdiq Tani i Topit,
njeriu qė e bėri tranzicionin mė pak stresues,
njeriu qė e bėri emigrantin tė ēmallej ēdo natė me vendlindjen,
njeriu qė e bėri familjen shqiptare tė mblidhej bashkė ēdo tė diel mbrėma dhe tė qeshte me hallet e veta,
njeriu qė e lente pa gjumė politikėn natėn sepse flinte ditėn,
njeriu qė i dha mundėsi tė rinjve tė bėjnė Median,
njeriu qė i dha mundėsi muzikės tė kėndohej si nė Europė,
njeriu qė i dha mundėsi hallexhinjve tė mbroheshin dhe tė korruptuarve qė tė diskreditoheshin,
njeriu qė i dha mundėsi nipėrve tė mėrguar ti thonin gjyshėve nė shqip si je gjyshi,
njeriu qė i dha mundėsi lidershipit tė shoqėrisė civile ti thoshte Stop Korrupsionit,
njeriu qė i dha mundėsi politikės tė tė qytetarizohej,
njeriu qė i dha demokracisė mundėsi tė debatohej,
njeriu qė i dha mundėsi publicitetit tė europianizohej,
njeriu qė i dha tifozėve kaq shumė brohoritje,
njeriu qė i dha kinemasė botėrore tė autorit publikun shqiptar tė munguar,
njeriu qė i dha mundėsi kartonave tė dizneit tė flisinin shqipen e munguar,
njeriu qė i dha mundėsinė minatorėve tė kishin dritė nė galeritė e varfėrisė,
njeriu qė i dha mundėsi konsumatorėve tė mbroheshin,
njeriu qė i dha mundėsi tė rinjve tė mėsonin historinė dhe gjeografinė,
njeriu qė i dha mundėsinė telespektatorėve qė para gjumit tė mėsonin cdo natė atė qė akoma nuk e dinin,
njeriu qė i dha biznesit shembullin se si teknologjia e re ėshtė garanti mė i mirė i fitimit,
njeriu qė i dha Shqipėrisė tė ndjejė bashkė me Kosovėn dhe Maqedoninė,
njeriu qė i dha mundėsi mijėra kilometra larg emigrantėve tė qeshin dhe tė shqetėsoheshin nė tė njėjtėn sekondė me tė afėrmit e tyre nė Shqipėri,
njeriu qė i dha mundėsi shtypit tė ketė standartin italian,
njeriu qė i dha mundėsi tė talentuarit tė realizojė ėndėrrėn,
njeriu qė i dha mundėsi shtėpiakeve dhe gjysheve tė mos mėrziten nė vetminė e paradites,
njeriu qė i dha karrierė qindra profesionistėve,
njeriu qė i dha zė, mijėra qytetarėve,
njeriu qė i dha shpresė mijėra fatkeqėve tė nėpėrkėmbur nga korrupsioni,
njeriu qė i dha kėnaqėsi dhe ngrohtėsi perėndimore familjeve ēdo natė, njeriu qė ishte aty sa herė shtypnim telekomandėn por asnjėherė nuk e pamė.
Sepse Tani nuk ishte njė VIP publik, nuk ishte njė vanitoz nga ata qė ngrefosen nė Televizorin e vet meqė Topi ėshtė i imi dhe atė do ta gjuaj unė! Jo jo! Tani nuk ishte njė fytyrė e njohur pėr publikun megjithėse jetonte 24 orė mbrapa ekranit duke i dhėnė njė energji tė pashtershme ēdo minutė, ēdo orė, ēdo ditė qindra njerėzve qė punonin nė Utopinė e tij mediatike. Ai donte tė na jepte njė medium po aq tė mirė sa ēdonin dhe anglezėt gjermanėt apo italianėt. Kjo ishte ėndėrra e njė ėndėrrimtari sepse vetėm ėndėrrimtarėt mund tė bėnin atė qė bėri Tani.
Njė njeri qė jetonte shpejt, qė po aq shpejt tė hynte nė Shqipėri njė celular TV apo njė dekoder HD nė garė me Gjermaninė apo Italinė. Sepse ai ėndėrronte qė ne tė ishim njė vend nė krye tė Top Kanaleve Europiane.
Tani ishte njė njeri qė gjeneronte ēdo ditė ide, dhe kjo e kishte bėrė dipendent idesh dhe standartesh! Ai ishte kudo, sa nė njė studio, aq nė njė tjetėr, kudo pyeste, propozonte, anullonte derisa ideja tė materializohej deri nė perfeksion. Ēdo kush ka limitet e veta, por Tani nuk kishte tė tilla, ndaj dhe vraponte, kėrkonte, spushonte! Po kjo natyrisht qė e lodhte, stresonte, rėndonte aq sa smund ta pėrballonte...
Ndaj dhe Tani smund ta pėrballonte dhe sdonte ta pranonte. Ai i jepte gaz dhe shpejtėsi etalonit tė shpejtėsisė si njė sfidė me kohėn dhe qytetin sikur donte qė tė ndryshonte shpejtėsinė e akrepave tė orės sė kohės sonė.
Ora e tij pushoi. Ndėrsa ora jonė ecėn tashmė mė shpejt.
Ai nuk ėshtė mė. Por kur tė shtypim sot telekomandėn do ta dimė tashmė se dikush ishte aty. Dikush tė cilin nuk e njohėm kurrė por qė e patėm nė shtėpi ēdo darkė...
Altin Goxhaj
|
|