| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kuvend-Gerdeci, Leskaj: Duhet te beni ate qe beri ministri i Mbrojtjes |
| Postuar mė datėn: 2008-03-19 14:22:47 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pasi ka marre fjalen ne Kuvendin e Shiperise, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shperthimi i tmerrshem i Gerdecit ka ndodhur per shkaqe te mirefillta njerezore dhe jo per shkaqe natyrore. Perpara deputeteve te kuvendit ai e cilesoi tragjedine e gerdecit nje katastrofe te tmerrshme. Me 15 mars ne mesdite Shqiperia perjetoi ne zonen e Bashkise se Vores nje katastrofe te tmerrshme, te shoqeruar me plagosje dhe me humbje te konsiderueshme jete njerezish. Jane plagosur me qindra qytetare te kesaj zone duke u shoqeruar edhe me deme te shumta materiale. Kjo katastrofe nuk erdhi nga shkaqe natyrore por erdhi nga shkaqe te mirefillta njerezore, gje e cila e ben peshen e saj edhe me te rende. Shperthimi ishte nje eksplozion i fuqive te papara ndonjehere per vendin. Shperthimi ka krijuar nje katastrofe me nje ccmim shume te shtrenjte ne jete njerezish dhe ne shendetet e njerezve tha ne fillim te deklarates se tij Berisha. |
|
Kryetarja e grupit parlamentar te opozites Valentina Leskaj ka deklaruar sot ne Kuvend ne lidhje me tragjedine e Gerdecit diten e shtune. Leskaj duke iu drejtuar qeverise ka thene:
Valentina Leskaj
Eshte e tepert te pretendosh nga ju qe te kerkoni fjale. Ju jeni personifikuar si nje drejtues i nje vendi te shkrumbuar. Bilanci tragjik mori ngjarje ne memorien dhe shpirtin e kombit ku ende nuk jane thare lotet. 11 vite me pare, ne ju dhame juve dhe qeverise tuaj mbeshtetje ne oret e tmerrit. Ne e beme kete per njerezit dhe jo per juve qe dilni ne ato konfereca te turpshme shtypi. Ju duhet te dini se detyra e nje qeverie eshte siguria e jetes se qyterareve. Nuk mund te rrinin ende ulur ne ate karrige pasi keni shkaktuar nje tragjedi te madhe qe u ka marre jeten njerezve te pafajshem. E gjithe Shqiperia kerkon te beni ate cka beri edhe Ministri i Mbrojtjes. Ju e quajtet nje fabrike, por ajo ishte nje barake, perfundoi Leskaj.
19.03.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|