| » Opcionet për artikullin |
|
Pranvera, zgjedhje nė shtetin e ri
Kemi pasur deri mė tani njė qeverisje improvizuese, e cila ka punuar, nė radhė tė parė pa program pune dhe e cila jeton ende nė 17 Shkurtin. Mirėpo, 17 Shkurti ka qenė kulmi i tė arriturave tona rreth statusit dhe tani duhet qė tė punojmė pėr jetėn e njerėzve, qė tė ketė kuptim ajo qė bazohet nė 17 shkurtin
Ardian Zejnaj
Qytetarėt e Kosovės kanė marrė pjesė nė zgjedhje nė pėrqindje tė vogėl (vetėm diēka mbi 30 pėr qind), sepse ata nuk kanė pasur alternativė dhe mundėsi tė zgjedhin diēka mė shumė. Kanė votuar pa motiv. Sipas Pakos sė Ahtisarit, duhet tė bėhemi gati pėr zgjedhje nacionale nė pranverėn qė vjen. Debėlldeu do tė zgjidhet nė tė mirė tė Kosovės dhe tė debėlldeasve. Pa merak. Ska ndarje tė Kosovės. Kėrkoj nga institucionet e Kosovės qė zgjedhjet serbe tė 11 majit tė shpallen nul nė Kosovė. AAK do ta mbajė kuvendin zgjedhor nė tetor. Gati pėr kuadro tė reja dhe pėrforcime. Flet pėr Nacional Ramush Haradinaj.
Nacional: Z. Haradinaj, me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt dhe njohjen e Kosovės shtet tė pavarur nga shtetet e fuqishme demokratike tė botės, ftesa bėrė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė NATO dhe shpallja Juaj si i pafajshėm nga Tribunali i Hagės, janė procese pozitive. A mendoni se mrekullia iu ndodhi shqiptarėve pėr 100 ditė sa pėr njė shekull?
Haradinaj: Unė mendoj se mundi qindra vjeēar ka ardhur nė shprehje kėto ditė, pra ėshtė realizuar vullneti ynė. Por, synimet tona janė mė ambicioze dhe ne synojmė qė Shqipėria tė jetė anėtare e BE-sė, si dhe nė NATO, pastaj Kosova ti takojė familjes sė vendeve evropiane dhe integrimeve euro-atlantike dhe, po ashtu, synojmė njė avancim tė pozitės sonė nė vazhdimėsi. Megjithatė, e vėrteta ėshtė se janė tė arritura tė mėdha kėto qė kanė ndodhur.
Nacional: Pas lirimit tuaj, keni pasur shumė takime me liderėt politikė, por edhe me qytetarė. Ēfarė ėshtė ajo qė keni vėrejtur tek ata apo cili ėshtė disponimi i tyre, sidomos pas pavarėsisė?
Haradinaj: Nė radhė tė parė vėrehet njė ēlirim, pėr atė tė cilėn jemi munduar gjatė dhe qė ėshtė realizuar dhe ne kemi arritur synimin tonė. Ndėrsa, ndėrtimi i shtetit, konsolidimi dhe avancimi i proceseve nė tė cilat ndodhet Kosova janė ende preokopim i njerėzve. Njerėzit e kanė preokopim integrimin e pakicave nė Kosovė dhe tė veriut tė Kosovės si pjesė e Kosovės, kanė preokopim edhe njohjen, vazhdimin e njohjes dhe ajo pjesa individuale e secilit, pozita e tij nė shtetin e pavarur tė Kosovės.
Nacional: Po gjatė takimeve qė keni zhvilluar me liderėt e partive tė tjera opozitare, cili ka qenė pėrfundimi juaj, a do tė jeni opozitė me e bashkuar kundrejt pozitės, sepse deri mė tani kemi parė njė opozitė tė shthurur?
Haradinaj: Ne rolin tonė si opozitė do ta kryejmė, do tė mundohemi ta ndihmojmė qeverinė dhe institucionet e Kosovės qė ta ushtrojnė njė qeverisje tė mirė e cilėsore, e cila e ndihmon jetėn, proceset pėr njohjen, ndihmon integrimin e pakicave. Nė rast se nuk e arrijnė, ne do ti shprehim edhe kritikat tona tė menjėhershme dhe po ashtu do tė japim alternativa. Me kėtė rast, bashkėpunimi midis partive opozitare besoj se ka pėr tė qenė nė nivelin e vet, kundrejt rolit qė e kemi dhe kėshtu kemi rėnė dakord nė takimet qė kisha me kryetarėt e partive tė tjera opozitare parlamentare.
Opozita tė jetė mė e hapur, ta ketė zėrin dhe qėndrimin e vet
Nacional: Ēfarė duhet tė bėjė opozita, z. Haradinaj, kėto ditė ose menjėherė?
Haradinaj: Opozita duhet tė jetė sa mė e hapur dhe e drejtpėrdrejtė ndaj asaj qė ndodhė nė Kosovė dhe duhet ta ketė qėndrimin dhe zėrin e vet. Pėr njė demokraci tė shėndoshė nevojiten tė dy zėrat, zėri i institucioneve dhe zėri i opozitės. Ky, zėri i opozitės, mund tė jetė edhe i njėjtė apo i dakorduar mė atė tė institucioneve, por duhet tė vijė nė shprehje zėri i opozitės, sepse kėshtu ėshtė njė demokraci e shėndoshė dhe kėshtu ndodhė njė qeverisje e mirė. Nė rast se dėgjojmė vetėm njė zė dhe atė tė pėrsėritur nga qeveria, ajo ėshtė njė ngulfatje e vetė koncepteve qė ka demokracia dhe dobia qė sjellė demokracia pozitė-opozitė.
Nacional: A jeni gati pėr ta marrė primatin e liderit tė opozitės dhe ta udhėhiqni kėtė zė tė opozitės qė thoni, sepse ju konsiderojnė si shpėtues tė demokracisė sė goditur pėr vdekje nga krijimi i koalicionit PDK-LDK?
Haradinaj: Tė gjitha partitė kanė obligim dhe rolin e vet opozitar, sepse i kanė grupet parlamentare tė votuara nga qytetari i Kosovės. Ne, rolin tonė si Aleancė do ta zbatojmė apo obligimet qė kemi si parti me efikasitetin dhe saktėsinė e duhur, por edhe me zotėsitė qė kemi, do ti kryejmė. Natyrshėm qė do tė vijė nė shprehje zotėsia e pjesės sonė, nė mėnyrėn mė tė mirė dhe nė dobi jo vetėm tė tė qenit opozitė, por edhe nė dobi tė atyre qė ndodhen nė qeverisje.
Nacional: Njė bllok i deputetėve tė LDK-sė janė tė pakėnaqur me krijimin e kėtij koalicioni dhe kanė njė tendencė pėr tu ofruar afėr partisė suaj, po ashtu edhe njė pjesė e ish ministrave, si edhe ndonjė anėtar i subjektit tjetėr politik. Sa janė tė vėrteta kėto indikacione dhe si i komentoni ju, z. Haradinaj?
Haradinaj: Ėshtė shumė e vėrtetė se ne kemi bashkėpunim tė mirė me shumė njerėz tė LDK-sė, sepse ky bashkėpunim vjen edhe nga tradita qeverisjes sė pėrbashkėt dhe ky bashkėpunim ka qenė njė kohė kolegial, ėshtė edhe miqėsor, me siguri edhe konceptual, sepse pėr disa ēėshtje tė caktuara ne kemi qėndrime tė njėjta. Ne do ta thellojmė kėtė bashkėpunim edhe nė tė ardhmen dhe do tė bashkėpunojmė me tė gjitha partitė, me LDK-nė, PDK-nė, partitė tjera opozitare, pėr temat qė mendojmė se njė qėndrim apo dakordim mund ti sjellė dobi Kosovės. Po ashtu, do tė bashkėpunojmė me deputetėt e Parlamentit tė Kosovės, nė mėnyrė qė pėr qėndrime tė caktuara tė kemi njė bashkim nė votė apo nė qėndrim edhe jashtė kufijve partiakė, pėr ēėshtje tė caktuara.
Nė tetor zgjedhje nė AAK, jemi tė hapur pėr kuadrot e reja
Nacional: Brenda LDK-sė shihet pėrsėri njė krizė ose njė thyerje midis anėtarėve tė saj. A mendoni se LDK-ja duhet tė qėndrojė ende nė skenėn politike apo ndoshta i ka kaluar koha si lėvizje?
Haradinaj: Janė procese qė tė gjitha partitė i kalojnė, sidomos hyrja nė pushtet apo marrja e pushtetit i lė disa tė pakėnaqur, pastaj varėsisht nga mėnyra se si dominohet kuadri, ka edhe pakėnaqėsi tė tjera, sikur qė ka edhe nė partitė tjera. Ėshtė obligim i vetė LDK-sė qė ti trajtojė vetė kėto ēėshtje tė brendshme. Sa na pėrket neve, si Aleancė, tu shpjegojmė qytetarėve tė Kosovės, por edhe atyre tė tjerėve qė kanė opinione politike, pėr vizionin tonė, pėr qėndrimet tona, pėr vlerat qė pėrfaqėsojmė, pėr planet vepruese qė kemi dhe pėr njė qeverisje tė mirė qė ne i ofrojmė Kosovės, natyrshėm duke llogaritur nė kuadrin qė ka edhe LDK-ja edhe partitė tjera.
Nacional: Z. Haradinaj, ju keni paralajmėruar mbajtjen e kuvendit tė partisė suaj. Ēka mund tė pritet konkretisht, a do tė ketė hapje tė partisė ndaj kuadrove tė reja?
Haradinaj: Ne sot kishim mbledhjen e kryesisė dhe u vendos qė nė tetor tė mbahet kuvendi i partisė. Por, nga muaji maj i kėtij viti do tė fillohet me zgjedhjet nėpėr degė e nėndegė deri nė nivelin qendror, qė, siē thash mė parė, do tė mbahet aty nga muaji tetor. Sigurisht, ne kemi paraparė njė hapje tė Aleancės pėr kuadro tė reja, pra njė prurje tė re dhe kjo ka qenė arsyeja qė kemi kėrkuar kohė, nė mėnyre qė ta shfrytėzojmė pėr ti mbajtur kuvendet. Kjo do tė jetė kohė e arritjeve dhe kuadrove tė reja, por edhe e programeve qė duhet tė jenė nė zhvillim e sipėr. Kjo mund quhet reformė, por edhe evoluim i mėtejmė i Aleancės.
Nacional: Nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė ju nuk keni qenė prezent, por i keni pėrcjellė si proces. Si e komentoni faktin qė vetėm 38 pėrqind e qytetarėve mė tė drejtė vote kanė marrė pjesė nė kėto zgjedhje, qė ėshtė njė rėnie drastike nė krahasim mė zgjedhjet e kaluara. Ėshtė nė pyetje demotivimi, mungesa e alternativave pėr tė zgjedhur apo diēka tjetėr?
Haradinaj: Unė mendoj se kėtu ėshtė njė bashkim i argumenteve apo ka shumė argumente, pse pjesėmarrja ka qenė aq e ulėt nė kėto zgjedhje. Megjithatė, mund tė them se njerėzit kanė qenė tė pakėnaqur me status-quon qė kishte tė bėnte me statusit, ka qenė njė pritje dhe njė vonesė e vazhdueshme, por qė besoj se nė zgjedhjet e ardhshme, kur do tė mbahen nė Kosovė, e qė do tė mbahen nė pranverėn e vitit qė vjen, pjesėmarrja do tė jetė nė nivelin e duhur, nė mbi 50 pėr qind tė votuesve tė Kosovės, sepse kemi njė qartėsi mė tė madhe tė juridiksionit dhe tė pozicionit politik, tė statusit tė Kosovės dhe njerėzit e qytetarėt e Kosovės do tė jenė pjesėmarrės mė shumė nė atė qė do tė ndodhė nė vendin e tyre, pra nė Kosovėn e pavarur.
Tė bėhemi gati pėr zgjedhje nė pranverė
Nacional: Siguria, ēėshtjet ekonomike, zhvillimet sociale dhe disa ēėshtje tė tjera, ndoshta tė rangut tė dytė nė krahasim me kėto, janė probleme qendrore tė secilės platformė politike qė do tė kandidojė apo konkurrojė para qytetarėve tė Kosovės. Cila ėshtė oferta juaj pėr mandatin tjetėr?
Haradinaj: Ne, nė ofertė si ombrellė do ta kemi konsolidimin e juridiksionit tė shtetit tė Kosovės dhe ajo ėshtė ombrella kryesore, sepse ajo krijon ambient tė rehatshėm, prandaj do tė jetė fokusim i yni. Pra, nuk e heqim nga rendi konsolidimin e shtetit dhe tė pavarėsisė dhe kjo do tė jetė njė agjendė nė periudhėn qė vjen, sepse kemi ēėshtjen e integrimit tė pakicave dhe tė territorit, tė shtrirjes sė juridiksionit. Do ta ruajmė kėtė aspekt tė punės, mirėpo fokusimi ynė do tė jetė nė dy vija kyēe, tė cilat prodhojnė edhe rezultate nė tė gjitha sferat tjera tė jetės. Pastaj, cilėsia e qeverisjes, qeverisja e cilėsisė sė lartė nė Kosovė dhe nė tė gjitha nivelet dhe njė plan i mirė ekonomik, si ofertė edhe pėr njerėzit e vendit, potencialin vendor, por edhe pėr potencialin jashtė Kosovės. Po flas pėr partnerėt ose resurset qė mund tė vijnė prej jashtė Kosovės dhe tė operojnė kėtu, qė tė investojnė dhe qė tė kemi shkėmbime nė formė tė projekteve edhe jashtė Kosovės. Pra, fokusimi ynė do tė jetė konsolidimi i shtetit si tėrėsi, pėrmes njė qeverisje tė mirė dhe njė plani tė mirėfilltė ekonomik. Me kėtė do tė krijohen kushte ose mundėsi qė tė kėtė pėrparim, dhe qė tė arrihet pėrparimi i duhur nė shėndetėsi, arsim dhe nė aspektet tjera qė lidhen mė jetėn e njerėzve.
Nacional: Kur mendoni se do tė duhej tė mbaheshin zgjedhjet e ardhshme?
Haradinaj: Nė bazė tė agjendės sė paraparė, ato do tė duhej tė mbaheshin dhe janė tė parapara pėr tu mbajtur nė pranverėn e vitit qė vjen. Nė pranverėn e vitit 2009 dhe nė bazė tė kalendarit kohor, siē janė tė parapara nė Kosovė.
Nacional: Ēfarė ėshtė disponimi i palės ndėrkombėtare pėr zgjedhjet, meqė ju keni zhvilluar takime me ta? Janė dakord qė tė shkohet nė zgjedhje tė reja apo si reagojnė ndaj kėtij qėndrimi?
Haradinaj: Bashkėsia ndėrkombėtare ka qenė pjesė e agjendės rreth statusit dhe Pakos sė Ahtisarit. Pra, ėshtė dėshmitare e votimit tė kėsaj agjende nė Parlamentin e Kosovės dhe tė kėtyre obligimeve, duke pėrfshirė tė gjitha ato qė kanė ndodhur nė Kosovė deri mė sot, dhe natyrshėm se ata qėndrojnė nė kėto konstatime.
Ska ndarje tė Veriut, kurse Debėlldeu zgjidhet nė tė mirė tė Kosovės
Nacional: Tani nė Kosovė ėshtė krijuar njė ide sikur janė krijuar tri pushtete: UNMIK-u, EULEX-i dhe institucionet vendore. Mendoni se ndėrthurja e kėtyre tri pushteteve po e ngadalėson ose po e bllokon procesin politik nė Kosovė ndėrkohė qė nė anėn tjetėr Ban Ki Muni thotė se UNMIK-u duhet tė vazhdojė tė mbetet nė Kosovė. Ju mendoni se duhet tė mbetet apo tė shkojė UNMIK-u nga Kosova?
Haradinaj: Mendoj se UNMIK-u duhet ta pėrmbyllė misionin e qė ka nė kohėn e tranzicionit, pra iniciativėn, udhėheqjen, pėrgjegjėsinė e parė dhe duhet qė tė ketė njė mbikėqyrje, monitorim apo asistencė nga ICO-EULEX, por ajo e fundit qė duhet tė them, ėshtė se edhe nėse vazhdon tė jetė njė prezencė e UNMIK-ut, kjo nuk ėshtė me rendėsi tė madhe, se a vazhdon tė mbetet UNMIK-u, por mė rėndėsi ėshtė qė tė jemi tė gjithė nė njė agjende tė pėrbashkėt, tė udhėhequr nga kosovarėt. Pra, me lidėrship nga kosovarėt, sepse vetė qėllimi ynė ėshtė qė tė anėtarėsohemi nė familjen europiane, por edhe nė OKB. Pra, nė rast se njė prezencė simbolike e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, do tė jetė pjesė e tė njėjtės agjendė dhe e angazhimeve tona, kjo mund tė kthehet nė dobi pėr proceset qė ne i synojmė. Nuk ėshtė me rėndėsi se a duhet tė shkojė apo jo, por me rendėsi ėshtė se a do tė qėndrojmė nė njė agjendė tė udhėhequr nga kosovarėt.
Nacional: Dy ēėshtje janė shumė tė ndjeshme nė Kosovė, ėshtė ēėshtja e Mitrovicės dhe ēėshtja e demarkacionit tė kufirit mė Maqedoninė. Si do tė duhej qasur kėtyre dy problemeve dhe a ekziston nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, siē e kanė quajtur analistėt, njė ndarje e butė?
Haradinaj: Jo! Nė anglisht thuhet agreed to be delivered (me u pajtuar me njė lėshim). Ne kemi rėnė dakord ta zbatojmė njė juridiksion dhe Kosova ėshtė e pavarur, bashkėsia ndėrkombėtare, vendet e caktuara e kanė njohur Kosovėn dhe ka vetėm njė Kosovė. Nuk mund tė ketė ndarje dhe ne jemi tė prerė nė kėtė drejtim. Mirėpo, po ashtu sa i pėrket kufirit mė Maqedoninė, ne e zbatojmė marrėveshjen apo vendimin qė e kemi votuar nė Parlamentin e Kosovės, rregullim, demarkacion apo shėnim tė kufirit nė bazė tė asaj se si e parasheh Pakoja e Ahtisarit.
Nacional: Pakoja e Ahtisarit, sipas aneksit 8, pika 3.3, thotė qė tė pranohet marrėveshja e vitit 2001, e lidhur nė mes tė IRJM-sė dhe Serbisė. Nė kėtė kontekst, ajo pjesė e territorit i takon Maqedonisė, ndėrkohė qė disa banorė i kanė marrė armėt. Si duhet tė reagohet tani?
Haradinaj: Mendoj se qytetarėt kanė bėrė njė gabim qė kanė kaluar nė armė rreth kėsaj ēėshtje. Kėtu nuk behėt fjalė pėr marrje tė pronave, por behėt fjalė pėr shėnim tė kufirit nė mes tė dy shteteve. Ėshtė e vėrtetė se burim i kėsaj marrėveshje ėshtė marrėveshja Serbi Maqedoni, por ajo ėshtė e konfirmuar nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, nė kėtė mekanizėm ku ne synojmė me qenė pjesė. Qytetarėt mund ta shohin se Maqedonia nuk mund tė anėtarėsohet tani nė NATO, pėr shkak tė njė kontestimi qė ka me Greqinė rreth emrit. Kosova nuk ka nevojė pėr kontestime nga askush dhe ne kemi interes tė plotė qė demarkacioni tė bėhet nė bazė tė asaj qė ne e kemi votuar nė Parlamentin e Kosovės, qė ėshtė Pakoja e Ahtisarit. Nė rast se e lejojmė njė temė te hapur sikur kjo, nė dukje tė parė njerėzve tė Debelldesė mund tiu duket njė gjė e thjeshtė, mirėpo ata po ia krijojnė njė kontestim Kosovės, pėrmes tė cilit ata i rrezikojnė kėto tė arritura tė Kosovės dhe e ndėrpresin njohjen e mėtejme tė Kosovės. Nėse Maqedonia e bėn njė ankes sė shpejti dhe thotė qė nuk po mund ta zgjidhė kėtė kontekst nė OKB, krijohet menjėherė konteksti i parė mbi tė cilin mund tė thirret kushdo qė nuk ka dashur ta njohė Kosovėn si shtet. Prona private e njerėzve tė Debelldesė ėshtė e tyre dhe e drejta nė pronė tė pėrgjithshme mbetet e tyre, mirėpo demarkacioni nuk ėshtė njė mur, ata do tė vazhdojnė ta shfrytėzojnė pronėn e tyre si deri mė tani.
Nacional: Ēfarė ėshtė qėndrimi juaj rreth kėrkesės sė Serbisė pėr mbajtjen e zgjedhjeve lokale nė Kosovė?
Haradinaj: Zgjedhjet komunale serbe nė Kosovė janė jolegjitime dhe nga pala jonė njihen si zgjedhje nul (zero), dhe kėtė qėndrim do ta mbajmė. Kėrkoj qė ta mbajnė edhe institucionet vendore dhe ato ndėrkombėtare po kėtė qėndrim.
Nacional: Njė koment pėr 100-ditėshin e Qeverisė Thaēi?
Haradinaj: E kemi thėnė se kemi pasur deri mė tani njė qeverisje improvizuese, e cila ka punuar, nė radhė tė parė pa program pune dhe e cila jeton ende nė 17 Shkurtin. Mirėpo, 17 shkurti ka qenė kulmi i tė arriturave tona rreth statusit dhe duhet tani qė tė punojmė pėr jetėn e njerėzve qė tė ketė kuptim ajo qė bazohet nė 17 shkurtin.
Der Spiegel ėshtė dashnore e vjetėr e Milosheviqit
Nacional: Akuzat qė i bėri kėto ditė javorja gjermane Der Spiegel ndaj proceseve politike nė Kosovė, ku ju edhe disa udhėheqės tė tjerė politikė direkt atakoheni, si i komentoni?
Haradinaj: Kjo ėshtė njė vijė qė nga koha e luftės. Qė nga ajo kohė ka pasur njerėz qė nuk iu ka pėlqyer ajo qė ka ndodhė nė Kosovė, madje edhe sot ka njerėz tė atillė qė nuk iu pėlqen ajo qė ka ndodhė. Unė e kam tė qartė se ajo gazetė ėshtė njė dashnore e vjetėr e ish kryetarit serb, Sllobodan Millosheviq. Andaj unė nuk ēuditem nėse shkruan diēka apo shumėēka kundėr nesh. Ajo qė duhet tė bėjmė ne ėshtė demantimi nga ata qė merren me kėtė punė.
|
|