DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» BETEJA PĖR KOSOVĖN
Postuar mė datėn: 2007-04-02 18:19:25 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Tim JUDAH / International Security Network

Askush asnjėherė nuk ka pritur se zgjidhja e problemit tė Kosovės do tė jetė e lehtė. Diplomatėt evropianė dhe ata amerikanė tani janė duke e zbuluar se gjetja e zgjidhjes nė fakt do tė jetė shumė mė e vėshtirė se qė ėshtė pritur fillimisht. Tė martėn, pėr herė tė parė, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara do tė diskutojė planin pėr pavarėsinė e Kosovės dhe sesioni nuk pritet tė jetė i lehtė. Pėr shumė diplomatė evropianė, amerikanė dhe tė tjerė qė merren me ēėshtjen e Kosovės, plani i zotit Ahtisaari tingėllon i logjikshėm, kjo pėr faktin se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme dhe ėshtė mė e preferueshme qė procesi i pavarėsimit tė mbikėqyret se sa tė lejohet lindja e njė shteti tė ri nė mėnyrė tė pakontrolluar, kaotike dhe mbase edhe tė dhunshme. Por, nėse ėshtė e qartė se Rusia, e cila thotė se e kundėrshton planin, do ta kundėrshtojė atė edhe nė Kėshillin e Sigurimit, atėherė diplomatėt parashikojnė se Kosova do ta shpallė pavarėsinė e saj nė mėnyrė tė njėanshme, se plani i Ahtisaarit do tė pėrfundojė nė njė kosh mbeturinash, se dhuna do tė rikthehet dhe do tė zhvillohet njė situatė kaotike tek vendet qė do ta njohin dhe ato qė do ta kundėrshtojnė kėtė pavarėsi. Meqė ky skenar ėshtė i qartė pėr shumė diplomatė, ata kanė shpresuar se Rusia do tė heqė dorė nga qėndrimi i saj pėr tė arritur pėrfitime tė tjera kudo nė botė, por diplomatėt rusė nuk kanė dhėnė shenja tė tėrheqjes. Njė burim i lartė diplomatik ka thėnė se takimin e nesėrm tė Kėshillit tė Sigurimit do tė mund ta pasojnė disa zhvillime. Sipas kėtij burimi, ka shumė gjasė qė Shtetet e Bashkuara tė hapin bisedimet tė fshehta bilaterale me Rusinė, pėr tė kuptuar se cili ėshtė cmimi qė Moska ka vėnė pėr ta pranuar ose tė paktėn pėr tė mos e kundėrshtuar planin e zotit Ahtisaari. Nė mungesė tė marrėveshjes dhe shpalljes eventuale tė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, fillon edhe njė betejė e re diplomatike. Zoti Ahtisaari, Britania e Madhe dhe vendet tjera tė fuqishme tė Bashkimit Evropian duan tė sigurojnė njė unitet tė bllokut evropian nė mbėshtetje tė planit, por nėse kjo nuk arrihet, do tė jetė ė vėshtirė pėr vendet sikur qė ėshtė Britania e Madhe qė ta njohė pavarėsinė e Kosovės, nėse vendet tjera e kundėrshtojnė. Shtetet e Bashkuara ndėrkaq, edhe pse mė herėt ėshtė thėnė se do tė mund ta njohin shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė, ato ende nuk e kanė njė strategji tė formuluar mbi kėtė ēėshtje dhe mbase do tė preferonin qė mos ta bėjnė njė gjė tė kėtillė tė vetėm. Sesioni i nesėrm i Kėshillit tė Sigurimit shėnon fillimin e njė periudhe tė re nė betejėn diplomatike pėr Kosovėn, por aksioni i vėrtetė do tė zhvillohet nė prapaskenė. Dhe nėse kėto pėrpjekje dėshtojnė, skenari i makthit mund tė bėhet realitet, serbėt mund tė spastrohen etnikisht nė Kosovė dhe tė largohen prej andej, ndėrkaq veriu mund tė shkėputet nė tėrėsi nga ky shtet i ri.

Evropa e Lire
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] JFR: “Beteja nė GJND, kyēe pėr Ballkanin Perėndimor” (2008-11-11 16:22:23 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Korrupsioni eshte beteja kryesore e jetes sime (2008-09-09 03:14:10 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Beteja pėr zbardhjen e fatit tė tė zhdukurve (2008-08-30 07:01:30 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KOMENTE NGA LIBRI “UĒK NGA BETEJA NĖ BETEJĖ” I AUTORIT FAZLI VELIU (2008-06-11 13:56:23 nga admin5)
[ Opinione ] Vazhdon beteja kundėr gjenocidit tė planifikuar – Kushtetutės sė Kosovės (2008-04-17 16:04:28 nga admin1)
[ Opinione ] : Drejt betejave tė reja (2008-04-04 20:56:37 nga admin1)
[ Opinione ] Beteja " e FEVZIUT.... Me patickėn e humbur tė ...GODOS (2007-12-05 16:12:31 nga admin1)
[ Histori ] Beteja e Kosovės, viti 1389 dhe shqiptarėt (2007-06-29 19:26:38 nga admin1)
[ Histori ] BETEJA E FUSHĖ-KOSOVĖS (1389) (2007-06-29 18:34:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BETEJA E RE E KOSOVĖS (2007-05-11 15:32:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pėrkujtohet Beteja e Koshares (2007-04-09 11:07:35 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster