| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » EDHE KY 28 NĖNTOR ERDHI PA GJYSMĖPAVARĖSINĖ E KOSOVĖS! |
| Postuar mė datėn: 2007-11-26 18:55:07 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
DERI KUR KĖSHTU ME PREMTIME?!
Shkruan: Kristina RASI
...Ja erdhi dhe ky 28 Nėntor, 2007!
Kosova, po e pėrmbyllė historinė e saj robėruese, ende pa gjysmėparvarsinė , de fakto autonominė e zgjeruar alla serbiane, me formulėn e ashtuquajtur, paketė e Ahtisarit!
Kjo autonomi kaq shumė tė folur dhe tė pėrfolur nėn maskėn pavarėsi; nga politikanėt e Kosovės.
E kujtojmė nė veēanti, sidomos nė kėtė ditė tė madhe pėr shqiptarėt, nė ditėn e Flamurit Kombėtar.
Me kėtė ditė politikanėt e Kosovės u munduan ta mashtrojnė popullin, sidomos kryeministri Ēeku kur thoshte: Ne do ta shpallim pavarėsinė mė 28 Nėntor!!!
Z. Ēeku mendonte qė me kėto mashtrime ai do radhitet nė historinė e nėntorėve tė tjerė, nė nėntorin Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemailit, por ky mashtrim nuk i shkoi gjatė dhe ja 28 Nėntori erdhi edhe pa atė gjysmėn e pavarėsisė".
Edhe kėrshėndellat po vijnė edhe gėnjeshtrat e Surroit po shkrihen si fluska bore, me dhjetorin e ftohtė si vet premtimet e tij, tė gjitha turpet po u dalin sheshit kjo nuk na befason aspak...
- Zhurmave tė fushatave politike u shkojnė kėto gėnjeshtra...
Por, mos tė mendon as PDK-ja qė ka fituar nė kėto zgjedhje, edhe ajo pakicė 37% qė doli nė zgjedhje ishte nė presion pėr kė tė votojė dhe nė mes te dy tė kėqijave mendoi se e zgjodhi tė keqem mė tė vogėl; duke menduar se Thaēi ishte nė UĒK, por, ata se dinė qė ky z. Thaēi e ka harruar betimin e dhėnė gjatė kohės sė luftės, si duket ka harruar edhe i dehuri pėr pushtet, se ai ishte betuar tė luftojė pėr Ribashkimin e Trojeve Shqiptare dhe jo pėr njė Pako tė Ahtisarit.
Tani z. Thaēi po del me njė metodė tė re politike, kinse pavarėsia do vjen shumė shpejt duke mos bėre asgjė tė qartė se kur ėshtė kjo shumė shpjet, ndoshta pėr tė shumė shpejt do tė thotė edhe pas 10 vitesh!
Nė kėtė deklarim tė z. Thaēi kinse reagoi menjėherė z. Havier Solana, duke ia tėrhequr vėrejtjen nxėnėsit tė tijdhe tė tjerėve si ai, qė: pala kosovare mos tė ngutet me vendime tė njėanshme!!!
Kjo ėshtė pavarėsia me sovranitet qė po na e pėrgatisin tė huajt dhe marionetat e tyre nė Prishtinė.
Nė vendet demokratike, mashtrimi ėshtė krim dhe mashtrimi luftohet me ēdo mjet tė mundshėm, kurse nė Kosovė mashtrimi po merret si njė gjė krejt normale!
Pėr mė keq; mashtruesit duartrokiten dhe shpėrblehen me pushtet!!!
Neve, nuk na duhet mashtrimet tė tilla as nuk na duhet kjo gjysmėpavarėsi , se kjo (siē e theksova mė lart) , nuk ėshtė asgjė tjetėr - veē njė autonomi, dihet botėrisht, populli shqiptare nuk luftoi pėr autonomi sepse atė e kishte fituar nga viti 1974, por luftoi pėr pavarėsinė dhe ribashkimin kombėtar, kurse kjo autonomi e kamufluar si pavarėsi, na ēon drejt ndarjes dhe robėrisė sė re nėn Serbi!
Askush mos tė ketė iluzionin se kjo e ashtuquajtura pavarėsi me sovranitet, ėshtė e tillė!
Por, kjo ėshtė shumė mė e reduktuar se ajo e vitit 1974, them kėshtu, sepse Kosova tani u nda nė enklava sipas formulės famėkeqe tė decentralizimit.
Kosova do tė sundohet pėr vite tė pacaktuara nga 1500 e ndofta mė shumė administratorė tė EU-sė, vallė a kjo qenka pavarėsi me sovranitet a?!
Kosova, nuk do tė ketė ushtri , a mos qenka kjo pavarėsi me sovranitet?!
Kosova, nuk do tė ketė ulėse nė OKB, a mos qenka kjo pavarėsi me sovranitet?!
Kosovės, nuk po i lejohet as Flamuri i saj kombėtar qė valoi nė shekuj; por, po i preferohet ta ketė njė Flamur miltietnik!!!
A mos qenka kjo pavarėsi me sovranitet?!
Si mund tė quhet pavarėsi me sovranitet kur hapur pranohet nga vet politikanėt tanė se do kemi pavarėsi me kusht, si mund tė shkojnė kėto dy variante pavarėsie?
Ku keni parė ju pavarėsi me mbikėqyrje dhe tė quhet
pavarėsi me sovranitet kjo s“ėshtė hiq mė pak se marrėzi politike apo verbėri pėr ta vėnė nė gjumė popullin e zgjuar por, mos tė harrojnė "politikanėt" shkurtpamės se populli edhe kur nuk flet mendon...edhe kur nuk ngritet shpreson....edhe kur revoltohet pėrgatitet...goditjen e tij tė parė mbi jua dha me kėto zgjedhje pastaj, do tė vijnė tė tjera tė tjera "falėnderime".
Me kėtė lloj "ēorbe" helmuese askush nga ju, nuk mundet dot ta ushqejė popullin e uritur pėr liri dhe sovranitet tė vėrtetė.
Besoj, keni marrė pak mėsim nga kėto zgjedhje legjitime
Kujdes!...
Se, pėrndryshe do ta pėsoni edhe mė keq me "falėnderime" tė tjera tė cilat se besoj se do ta kenė shijen e ėmbėl tė pushtetin tuaj pa shtet.
Si mund tė quhet pavarėsi me sovranitet kur hapur pranohet nga politikanėt tanė se do kemi pavarėsi me kusht, si mund tė shkojnė kėto dy variante pavarėsie?!
Kėtė mashtrim tani e kuptojnė edhe kalamajtė e lagjes por, se kuptojnė dot apo s“duan ta kuptojnė por, mashtrojnė me sheqerka kalamajtė politikė, udhėheqėsit dhe analistėt shqipfolės nė Prishtinė, Tiranė nė Shkup e mė tej kudo qė janė tellallėt e tyre....
Jo zotėrinj!
Gaboheni kur mendoni se popullin e vėni nė gjumė kur tentoni t“i shisni sapun pėr djath!
Ky popull qė din t“i bojkotojė zgjedhjet, ky popull jam e bindur qė do tė din t“ju stopojė edhe ju me rezistencėn e tij tė pandalshme deri nė Fitoren e madhe tė ribashkimit tė Shqipėrisė Natyrale!
Ikėn kohėt kur shqiptarėt jepnin nėnshkrime me gishtin e ngjyrosur, tani brezi ri yni ėshtė strukur pranė bibliotekave kombėtare e ndėrkombėtare jo vetėm tė lexojė libra por dhe tė komunikojė me botėn pėrmes teknikės kompjuterike, kjo rini tani ėshtė dhe do tė jetė opozita juaj e madhe , opozita juaj e vėrtetė!
Kjo, e di fort mirė; se do tju tmerrojė edhe nė gjumė, por kjo ėshtė e vėrteta!
Prandaj Kujdes!
Se kungulli nuk ju shkon mbi ujė pafundėsisht!
Por, nėse nuk reflektoni pozitivisht gjė qė pėr tė cilėn pak shpresoj; ju do ta keni fundin tė turpshėm, ashtu si paraardhėsit tuaj titistė tė etur pėr pushtet por kurrė pėr shtet!
Zvicėr, 26 Nėntor 2007
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|