| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-10-10 10:08:14 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
ĒLIRIMI DHE RIBASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE NĖ NJĖ SHTET TĖ VETĖM KOMBĖTAR...!
Shkruan: Mona AGRIGOROAIEI
Duke menduar se do tė arrijė sukses tė afatshkurtėr nė raport me Beogradin, politika zyrtare e Prishtinės hoqi dorė nė retorikėn e vet prej argumentimit korrekt tė gjendjes koloniale tė trojeve shqiptare nėn sundimin dhe kolonizimin sllavo-grek dhe u kufizua nė qėllimin e tėrthortė tė realizimit tė pavarėsisė sė Kosovės sė ngushtė Protektorat.
Gjatė viteve 2006-2008 ajo gėnjeu nė mėnyrė konstante se "sė shpejti" Kosova do tė bėhėt e pavarur, kurse pas shpalljes sė pavarėsisė, filloi njė tjetėr rrenė tė radhės, sė "sė shpejti" mė shumė shtete do ta njohin kėtė status.
Por, nė secilin prej kėtyre rasteve iu doli boja e mashtrimeve, ndėrkohė qė ēdo muaj po shpallnin se muaji tjetėr do tė jetė Kosova shtet me vete dhe kjo nuk u realizua derisa nuk diktoi gjeopolitika ndėrkombėtare, 9 muaj pas shpalljes sė pavarėsisė arriti "rekordin botėror" qė mė pak se 50 shtete tė OKB-sė ta njohin dhe, si rrjedhojė ra nė provimin e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, ku kaloi rezoluta e Serbisė pėr njė vlerėsim nga ana e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e Kosovės !!!
Mė shumė, edhe ata qė njohėn pavarėsinė e Kosovės u abstenuan nė AP tė OKB-sė...
Ky "rekord" i dėshtimeve tė njėpasnjėshme po shpjegohet nė axhamllėkun e diplomacisė sė Kosovės. Pikė sė pari, ėshtė dėshmi e papjekurisė sė liderėve kryesorė tė Prishtinės, qė qe 8 vite e ca e humbėn kot, duke mos pėrgaditur kuadro diplomatike me vlerė.
Diplomatėt e rinj e pa pervojė, shumica e dalė prej bankave tė shkollės, edhe pse mund tė kenė brumė diplomati dhe vullnet, nuk mund tė mbajnė peshėn e rėndė tė argumentimit bindės tė ndėrkombėtarėve, tė shteteve qė nuk kanė njohur nga arsye tė ndryshme pavarėsinė e Kosovės.
Aq mė shumė pėrballė njė diplomacie me pervojė tė Serbisė, qė e di fort mirė tė pėrdorė taktikat e propagandės sė zezė dhe dezinformatave tė ndryshme. Pėr kėtė arsyė, kurrė Kosova nuk do tė duhej tė hyjė nė negociata me Serbinė, por nė kėto negociata do tė duhej tė futej vet Republika e Shqipėrisė ashtu Shqipėria administrative do tė duhej tė kryente funksionin e "ministrisė sė puneve tė jashtme" pėr ribashkimin kombėtar shqiptar
.
Problemi i pėrgjithshėm ėshtė se Kosova nuk mund tė mbijetojė si shtet me vete. Nuk ka infrastrukturė as politiko-diplomatike, as ekonomike, shoqėrore pėr tė qenė e tillė. Historikisht, ajo ka qenė pjesė e Shqipėrisė Etnike dhe sė fundi edhe koloni e Serbisė dhe si e tillė do tė mbetet :
ose pjesė tė Shqipėrisė, ose koloni tė Serbisė;
caktimi i cilėsdo variantė prej tyre duhet tė mbetet nė vullnetin e vet popullin shqiptar, sipas tė sė drejtės sė vetėvendosjes.
Unė besoj se asnjė shqiptar me mend e tru nuk do tė zgjedhte variantėn e nėnshtrimit ndaj Serbisė, megjithėse ka ende disa koka "brainwashed" titistė qė do tė ferkonin duart nėse Kosova do tė bėhej prapė skllave e Beogradit
Por, tė gjithė duhet tė binden se nuk ka rruga tė ndėrmjetme "pavarėsie" pa sovranitet, tė pavarėsisė sė mbikeqyrur me kokėn nėn Bruksel, kėmbėt ne Beograd dhe duart e lidhura me prangat e pakos "Ahtisari".
Ka vetėm njė rrugė:
RIBASHKIMI KOMBĖTAR SHQIPTAR, tė cilėn tė gjithė shqiptarėt e ndėrgjegjesuar duhet ta ndjekim me pėrkushtim dhe vetmohim deri nė fitoren pėrfundimtare:
rikrijimit tė shtetit tė vetėm kombėtar shqiptar nė Ballkan!
9/10/2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|