| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Adnan ABRASHI
Edhe pse ishte ditė tregu, kur zakonisht qendra e saj gumėzhin nga njerėzit, tek unė atė ditė dominoi njė ndjenje sikur qyteti im, Prizreni, rėnkonte. Duke pirė si zakonisht kafenė e mėngjesit nė lokalin tim tė preferuar tė lagjes, me mendime i tretur tėrėsisht nė zbrazėsinė e kėsaj kotėsie, spontanisht hapa gazetėn e ditės dhe vėmendja ime u pėrqendrua nė njė artikull qė kishte pėr temė pikėrisht qytetin e Prizrenit. Ende pa e lexuar pėrmbajtjen nė thelb, por vetėm titullin, shikova nė fund emrin e autorit dhe pashė se artikullshkruesi nuk ishte bashkėqytetar imi. Mu pėr kėtė qėllim, nuk vazhdova ta lexoja mė tej. Nuk bėra ashtu, sepse e dija se kur tė tjerėt shkruajnė pėr Prizrenin, ata gjithmonė nisen nga njė kallėp i bindjeve mė parė tė formuar patetike dhe paragjykuese pėr kėtė qytet. Me qėllime plotėsisht tė mira, kuptohet, ata, ėshtė e pamundshme qė nė shkrimet e tyre tė mos e thurin atė refren, nė stilin tanimė tė absorbuar mjaftė, alla, Prizreni-qytet muze; vatėr e kulturės sonė tradicionale; kryeqytet shpirtėror i shqiptarėve; bukuroshja e Arbėrisė; simboli i kombit dhe simbol i trimėrisė... etj., etj..
Edhe pse, shpesh kėso vlerėsimesh gjenerale, me metaforė tė ngjashme pėrsėriten gati kudo dhe ato ndonjėherė mė duken bajate, unė, si prizrenas autokton, pranoj se mė vjen mirė kur i dėgjoj. Ama, dukjen e njė qyteti e formojnė njerėzit qė jetojnė nė tė, e jo shtėpitė dhe rrugėt qė e ndėrtojnė mė kėshillonte dikur baba im i ndjerė - andaj, biri im, kurrsesi nuk duhet tė krenohesh vetėm me bagazhin etik qė ta kanė lėnė tė parėt, por nė atė vlerė tė ngjizur kaherė, vazhdimisht duhet tė kontribuosh edhe ti me punėn tėnde...
Edhe pse hija e vjetėr e tradicionalizmit specifik vazhdon tė mbretėrojė nė bindjet e tė tjerėve pėr kėtė qytet, pa marrė parasysh kush dhe ēka mendojnė pėr ta, prizrenasit e mi vazhdojnė tė jetojnė sipas tekeve tė tyre. Ashtu tė qetė, duke lėnė gjithmonė pėrshtypjen se, pėrveē punėve tė veta, atyre nuk u intereson asgjė tjetėr. Sė paku kėshtu duket nė shikim tė parė, e, realisht, diku nė brendinė e krenarisė sė atyre tė mentalitetit tė qetė pėr nga natyre, fshihet si latente: zhgėnjimi, pakėnaqėsia, indiferentizmi... ndjesia kolektive e njė sindrome tė paaftėsisė se mund tė ndryshohet sė paku diēka nė kėtė drejtim.
Prizreni sot ėshtė i mjerė. Tė bėn tė mendosh sikur rėnkon. Pėrveē papunėsisė dhe varfėrisė si materiale, ky qytet shpirtėrisht ėshtė i zhytur nė hipokrizi. Nė njė trend tė pashfrenuar tė moralit tė sėmurė nė krizė. E them kėtė me plot keqardhje, por marrėzia dominon kudo mbi tė. Po, po, marrėzia! Nga njėra anė, e atyre qė e sundojnė dhe vendosin si pushtet pėr tė, dhe nga ana tjetėr, e neve qė vetėm ankohemi dhe flasim, por asgjė nuk ndėrmarrim nė kėtė drejtim pėr ndryshimin e kėsaj gjendjeje.
Fatkeqėsisht, Prizreni sot ska mė autoritet. Ska politikan tė mirėfilltė dhe politikė vizionare pėr tė ardhmen e vetė. Mjerisht, nė ēdo pore tė jetės, si moral nė pėrhapje sundon gėnjeshtra, hipokrizia dhe mediokriteti. Nėnshtrimi ndaj autoritetit tė kėrrigės si mirėsjellje, mbi tė cilin ėshtė ulur pushtetari kokėbosh. Politikani injorant, me dishepuj tė vet servilė pėrreth, tė cilėve, pa kurrfarė dinjiteti i pėrkulen gjithė tė tjerėt. Ata janė sot Zot nė kėtė qytet. Ata janė madhėshtorė nė sytė e botės qė bindshėm u nėnshtrohen.
A nuk ka mė mizėrie kur nė njė lokal ulet njė profesor i nderuar dhe intelektual me nam, duke pritur gjatė i injoruar qė ta shėrbejė dikush nga kamerierėt, e nė anėn tjetėr, po aty, njė burokrati komunal, dy kamerierė i vėrsulen pa kokė qė sa mė denjėsisht ta shėrbejnė atė. Nuk ėshtė e tėrė marrėzia vetėm kėtu! Ka edhe mė keq! Nė fund, burokrati nuk paguan kafenė. Ata shumė rallė paguajnė kafetė nė kėtė qytet. Ju kėtė gjest mund ta interpretoni si tė doni, por kurrsesi si mikpritje tradicionale prizrenase.
E, po, i kemi zgjedhur vetė! na thonė shumė komentatorė badihavxhi tė cilėt, nė kėtė qytet mund ti hasėsh ēdo ditė dhe nė ēdo kohė, duke ndenjur me orė tė tėra kot sė koti nėpėr kafiteritė e SHATĖRVANIT (qendra e qytetit) dhe duke i shtjelluar politikat ditore. Kėta janė ata qė dinė ēdo gjė, dhe, pėr kėtė janė nė gjendje qė me orė tė tėra t'ju bindin pėr njohurinė e vet qė ka nga tė gjitha lėmenjtė e jetės: shkencė, politikė, sport, kulturė... Kėta janė press qendra e thashethemeve tė qytetit. Analistė lokalė qė pa dyshim krijojnė opinion tė rėndėsishėm tek masat e gjera qė u besojnė. Ata janė sinonim i asaj qysh flet qarshija
Si karakteristikė tjetėr, Prizreni ėshtė qytet tipik minoritar, ama, nga ana tjetėr i ka katundarėt, edhe zoraxhitė e vet (kėshtu nė zhargonin e popullarizuar tė qershisė quhen qytetarėt autokton tė Prizrenit), por pėr kėtė fenomen pak flitet haptas. Zoraxhitė janė ata bashkėqytetarė qė flasin shqip dhe mendojnė turqisht. Ata qė nė tė shumtėn e rasteve janė me profesion ose esnafė - dyqanxhinj, ose shtėpiakė pa punė, tė cilėt zakonisht, si shprehi e krijuar, zgjohen herėt nė mėngjes pėr ti ujitur lulet e bahēes apo ballkonit, dhe mė pas, tėrė ditėn e kalojnė me pizhame nė shtėpi duke pirė ēaj dhe me programet televizive tė stacioneve tė Turqisė. Kuptohet, ka edhe kategori tė tjera prizrenas, as-ashtu, as-kėshtu, por kėta janė si mė karakteristikėt dhe mė tipikėt, tė cilėt, pėrgjithėsisht nuk merren me politikė dhe pak u intereson kjo punė, por dedi-kodi muhabetet e veta (thashethemet), mė sė shumti i bėjnė nėpėr: ēajtoret e mėhallės, ngushėllimet pėr vdekje, mevludet... ose, nėse janė zejtarė zanatlinj, duke lozur shesh-besh kur skanė punė para dyqaneve tė veta.
Prizreni ka disa radio, katėr TV lokale, asnjė gazetė tė veten dhe shumė gazetarė korrespondentė qė raportojnė pėr mediet kombėtare. Por, edhe pse ata rrinė dhe ēdo ditė veprojnė sė bashku, askush nuk e do njėri-tjetrin. Kur, nė prapashpinė akuzohen nė publikė dhe bėhet dedi-kodi pėr mediet e qytetit dhe pėr informimin lokal nė pėrgjithėsi: pėr njė TV thuhet se ėshtė i PDK-sė, tjetra- i LDK-sė, treta islamike, dhe e katėrta-minoritare. E, nė fakt, direkt apo indirekt, tė gjitha kėto TV stacione, pa aspak kritikė dhe vėrejtje publike ndaj tij, sė bashku besnikėrisht i shėrbejnė kėtij pushteti.
E, pra, jashtė asaj standarde qė haset zakonisht nė publicistikė, edhe ky ėshtė Prizreni. Qyteti im, por kėsaj radhe i treguar ndryshe. Me pak pesimizėm ndoshta, ama real dhe pa shabllonistikė.
Por, mbi tė gjitha, pranoj se unė e dua edhe kėshtu Prizrenin. Me ato tė mira dhe mangėsitė qė i ka. Mu ashtu sikur thoshte diku nė njė poemė shkrimtari: Tė lutem doktor, mos ma ndal dhimbjen, sepse edhe ajo ėshtė pjesė e sėmundjes sime qė po mė mbytė....
P.S. Ēdo ngjashmėri eventuale e pėrshkrimeve tė paraqitura nė kėtė artikull, me ndonjė qytet tjera tė Kosovės, ėshtė e rastėsishme!
|
|