Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Tanimė, pas 100 vjet robėrie nėn kolonializmin dhe imperializmin e egėr gjenocidal serbomadh, Kosova fitoi pavarėsinė e saj si shtet sovran dhe i lirė.
Edhe pse me njė vonesė tė madhe njėshekullore (mirėpo, mė mirė vonė se kurrė, siē thotė populli), njė padrejtėsi tė kėtillė ndaj shqiptarėve dhe Kosovės, sė fundi e kuptoi dhe e revidoi, edhe Evropa demokratike me nė krye: Britaninė e Madhe, Gjermaninė, Francėn, Italinė, (natyrisht, tė shtytura dhe tė motivuara nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės), e cila sė bashku me Amerikėn ia dhanė grushtin mė goditės pėrfundimtar Serbisė kolonialiste, gjenocidale dhe hegjemoniste nė Ballkan.
Meritėn mė tė madhe dhe tė pashlyerė nė historinė e Ballkanit dhe tė Evropės pėr shkallmimin e sundimit 100-vjeēar tė kolonializmit tė Serbisė nė Kosovė, pėrkatėsisht tė shpėtimit dhe tė njohjes sė subjektivitetit tė saj juridik ndėrkombėtar e kanė ish-presidenti i SHBA-sė, Bill Klinton, Medlin Ollbrajt, Ueslli Kllark, Uiliem Uoker, Riēard Hollbruk, presidenti aktual, Xhorxh W. Bush dhe Kondoliza Rajs etj., si dhe kryeministri i Britanisė sė Madhe, Toni Bler me ish-ministrin e Jashtėm tė tij, Robin Kuk etj.
Kėtė konstatim timin e provon edhe ky Vendim historik zyrtar i Departamentit Shtetėror tė Shtetve tė Bashkuara tė Amerikės, miratuar mė 18 shkurt 2008, ku thuhet: Sot, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės formalisht e njohėn Kosovėn si shtet sovran dhe tė pavarur. Ne e urojmė popullin e Kosovės pėr kėtė rast historik.[ U.S. Department of State, U.S. Recognizes Kosovo as Independent State, Secretary Condoleezza Rice, Washington, DC, February 18, 2008,www.state.gov/secretary/rm/2008/02/100973.htm]
Kėtė shembull historik, tė drejtė dhe demokratik tė Amerikės nė njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės, deri tani, e kanė konkretizuar edhe kėto shtete: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Norvegjia, Letonia, Estonia, Turqia, Australia, Afganistani, Shqipėria, Taivani, Kostarika, Senegali. Sė shpejti kėtyre shtetve, do tiu bashkėngjiten edhe shtetet e tjera tė komunitetit ndėrkombėtar. Kjo nuk ėshtė e kontestueshme. Mirėpo, tė kontestueshme dhe absurde janė pikėpamjet, qėndrimet, reagimet dhe veprimet e politikės zyrtare tė Beogradit, i cili sė bashku me Moskėn e Rusisė e kanė hudhur poshtė si tė pavlefshme-nul pavarėsinė e Kosovės.
Shembulli negativ i Serbisė dhe i Rusisė kundėr mbėshtetjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės, jo vetėm se ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn historike tė popullit shqiptar (mbi 2 milionė) mbi Kosovėn, por, gjithashtu, ėshtė precedencė e sė drejtės ndėrkombėtare, e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, si dhe e Aktit final tė Helsinkit(1975), sepse sipas tė tė gjitha normave, rregullave, parimeve dhe dispozitave tė tyre, ėshtė e dėnueshme ēdo formė kolonialzmi, shfrytėzimi, varėsie, diskriminimi, aparteidi, gjenocidi mbi popujt qė luftojnė pėr shkolonizimin, lirinė, pavarėsinė dhe vetėvendosjen e tyre. Sė kėndjemi, nuk mund tė jetė pėrjashtim vetėm kolonializmi 100-vjeēar serbomadh mbi Kosovėn shqiptare, por plotėsisht ėshtė i dėnueshėm dhe i patolerueshėm ndaj shqiptarėve, sepse pėrbėn krim ndėrkombėtar, edhe sipas sė drejtės ndėrkombėtare, edhe sipas Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, edhe sipas Aktit Final tė Helsinkit, edhe sipas sė Drejtės Evropiane.
Kjo ėshtė ndėr arsyet dhe motivet krysore historike, morale, humane, politike dhe juridike ndėrkombėtare pse Shtetet e Bashkuara sė bashku me Bashkimin Evropian (BE) kanė zgjedhur rrugėn e drejtė, ligjore, demokratike dhe paqėsore tė njohjes ndėrkombėtare tė Republikės sė Kosovės.
Nė rastin konkret, as Amerika e as BE-ja, nė asnjė mėnyrė tė ligjshme, nuk mbajnė pėrgjegjėsi, as nuk mund tė cilėsohen si fajtore pėr shkeljen e normave dhe tė rregullave tė sė drejtės ndėrkombėtare, as tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, sepse me mbėshtetjen e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, provuan konkretisht dhe tėrėsisht se janė nė funksion tė mbrojtjes sė drejtpėrdrejtė tė tyre dhe tė rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar.
Ndėshkimi i kolonialzmit serbomadh nė Kosovė nga ana e Amerikės dhe e aleatėve dhe partenrėvbe tė saj evro-ndėrkombėtarė, nuk ėshtė vepėr antijuridike ndėrkombėtare, ashtu si po e kritikojnė pa tė drejtė Serbia, Rusia, Rumania, Sllovakia, Kina, Vietnami, Qiproja, Greqia etj., por ėshtė akt i ligjshėm, demokratik, paqėsor dhe human, sepse ėshtė nė pėrputhje tė plotė me vlerat dhe me standardet e rendit, tė sė drejtės dhe tė drejtėsisė ndėrkombėtare, si dhe me tė drejtėn historike tė shqiptarėve autoktonė mbi Kosovėn e tyre, qė i pėrket integrales territoriale, gjeopolitike dhe administraive tė Shqipėrisė Etnike Natyrale.
Rusia dhe Serbia versus sė drejtės ndėrkombėtare
Pse politika, propaganda dhe diplomacia e zyrtarėve tė boshtit aleator sllav Beograd-Moskė po thirrėn nė bazė tė sė drejtės ndėrombėtare, tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe tė Aktit pėrfundimtar tė Helsinkit, kjo nuk do tė thotė se, e drejta ndėrkombėtare ėshtė nė anėn e mbrojtjes dhe tė zgjatjes sė sundimit tė egėr kolonial tė Serbisė nė Kosovė.
Pėrkudrazi, ky apel juridiko-ndėrkombėtar i Moskės dhe i Beogradit tyre fare nuk ka tė bėjė me mbrojtjen dhe me respektimin e sė drejtės ndėrkombėtare, as tė rendit juridik ndėrkombėtar, por ėshtė nė funksion tė komprometimit dhe tė dezavuimit tė tyre ngase kolonializmi serbomadh 100-vjeēar mbi Kosovėn dhe mbi pjesėt e tjera tė Shqipėrisė Etnike, siē janė Presheva, Bujanoci, Medvegja etj., qė historikisht, etnikisht, territorialisht dhe kombėtarisht i pėrkasin Kosovės, mė nuk mund tė tolerohet nė zemėr tė Evropės ngase siguria, stabiliteti dhe paqja e saj janė tė ndėrlidhura ngusht dhe drejtpėrdrejt me sistemin e marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare.
As shqiptarėt, as Evropėn e as Amerikėn demokratike nuk duhet ti dekurajojnė kritika serbo-ruse, sepse ajo nuk ka tė bėjė me mbrojtjen, as me respektimin e parimeve dhe tė rregullave tė sė drejtės ndėrkombėtare, as tė sistemit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, por ėshtė nė funksion tė sofistikimit dhe tė shthurjes sė tyre, me qėllim qė Serbia, e mbėshtetur nga Rusia dhe nga aleatėt e tyre sllavė dhe prosllavė, ta mbrojnė me ēdo kusht tė drejtėn e sovranitetit absolut kolonial tė Serbisė nė Kosovė, si dhe nė kuptimin mė tė gjerė, nė dimensione ballkanike dhe evro-ndėrkombėtare.
Gjithashtu, e tėrė kjo zhurmė ndėrkombėtare serbo-ruse, qė po zhvillohet nė mėnyrė tė ethshme me rekuziita nacionalshoviniste dhe fashiste tė mitingjeve dhe demonstrateve vandaliste antishqiptare dhe antiamerikane nė mbarė Serbinė dhe nė pjesėn Veriore tė Kosovės, nuk ka kurrfarė lidhje as me drejtėsinė, as me demokracinė as me sigurinė e paqes dhe tė stabilitetit nė Ballkan, as nė Evropė, as nė botė, e as me mbrojtjen e sė drejtės ndėrkombėtare, por janė nė funksion tė drejtpėrdrejtė tė ndarjes sė territorit tė Kosovės Veriore, sė bashku me Mitrovicėn, tė cilėn do ta shpallin si entitet tė veēantė tė pavarur serb nėn sovranitetin shtetėror tė Serbisė.
Njė skenar i kėtillė, tanimė, ėshtė pėrgatitur nga Serbia, e cila, sigurisht se do ta ketė edhe mbėshtetjen e Rusisė. Kėtė synim tė shkėputjes sė territorit verior tė Kosovės, ndėr tjera e provon edhe zhvillimi i ngjarjeve tė fundit brenda dhe jashtė Serbisė kundėr pavarėsisė sė Kosovės.
Pikėrisht, djegja e dy postblloqeve kufitare nė Jarinė dhe nė Rudnicė, si dhe thyerja e kufirit nė Merdar mė 21 shkurt 2008 nga ana e qindra rezervistėve ēetnikė serbė, si dhe konfrontimi i tyre me pjesėtarėt e policisė dhe tė KFOR-it pėr tė hyrė nė thellėsi tė territorit tė Kosovės sė pavarur, janė argumentet mė tė qėndrueshme se Beogradi dhe Moska tanimė janė marrė vesh qė tė provokohet lufta nė Kosovė, ku mė pas, si shkak dhe pasojė e saj, Rusia dhe Serbia do tė insistojnė copėtimin e territorit tė Kosovės.
Ja, kjo ėshtė arsyeja, pse Moska e Beogradi janė deklaruar para tėrė botės pse duan ta mbrojnė nga erozioni evro-amerikan tė drejtėn ndėrkombėtare serbo-ruse, e jo tė drejtėn, as rendin e as drejtėsinė ndėrkombėtare, por sovranitetin kolonial dhe gjenocidal tė Serbisė sė Madhe nė Kosovė.
Mirėpo, si Moska, ashtu edhe Beogardi, duhet tė kenė parasysh faktin se, nėse provokojnė luftėn nė Kosovė, me qėllim qė ta shkėpusin pjesėn veriore tė territorit tė saj, si dhe tė krijojnė probleme dhe konflikte tė armatosura nė enklavat e tjera tė kolonėve minoritarė serbė nė Kosovė, do tė jenė fajtorė dhe pėrgjegjės direktė pėr shpėrthimin e Luftės sė Tretė Botėrore.
Sepse si shqiptarėt, ashtu edhe Amerika me aleatėt e saj tė bashkėsisė ndėrkombėtare nuk do tė lejojnė, as nuk do tė pranojnė nė asnjė mėnyrė qė tė ndahet Kosova e pavarur dhe sovrane.
_____________________
|