| » Opcionet për artikullin |
|
Ismail Hasani, profesor universitar nė Norvegji
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Hasani, raundi i parė i konsultimeve nuk i ka afruar qėndrimet e Kosovės dhe Serbisė lidhur me pakon e propozimit tė Ahtisaarit. A mund tė priten lėvizje deri nė fund tė kėtyre konsultimeve?
ISMAIL HASANI
Mendoj se edhe zyra e Ahtisaarit, edhe faktorėt e tjerė tė invovluar nė kėtė proces shumė tė ndėrlikuar, pas propozimit tė pakos qė dha Ahtisaari, kanė qenė tė vetėdijshėm se do tė ndodhė kjo. Domethėnė, nuk ka asgjė tė re qė ka qėndrime diametralisht tė kundėrta tė tė dyja palėve. Ajo qė pėr palėn kosovare ėshtė e favorshme, mendoj se qėndrimet e tyre nuk janė larg, domethėnė janė shumė tė pėrafėrta me qėndrimet e zyrės sė Ahtisaarit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe pėr realizimin e projektit pėr Kosovėn-shtet tė pavarur. Nė kėtė aspekt, unė mendoj se nuk pritet pėrafrimi i qėndrimeve. Tė pakėtn nga takimi qė u mbajt, ka sinjale se ėshtė prezent radikalizimi dhe do tė thosha kushtimisht, edhe militarizimi i krejt palės sė Serbisė, nė aspektin e asaj qė ata pėrsėri insistojnė nė inaugurimin e gjuhės pėrjashtuese.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe nė kėtė plan, cili mund tė jetė momenti i thyerjes sė shtizave ndėrmjet delegacioneve tė Prishtinės dhe Beogradit nė kėto konsultime?
ISMAIL HASANI
Ėshtė normale qė mendoj se nė kėtė proces, nuk bisedohet pėr gjėrat tė cilat janė kapitale. Pakoja e Ahtisaarit, sa u pėrket gjėrave kruciale, ėshtė e pandryshueshme. Kėtė, edhe Beogradi edhe Prishtina e dinė, e edhe faktorėt e tjerė tė involvuar nė kėtė proces. Thyerja e shtizave mund tė ndodhė nė atė qė pala kosovare e ka bėrė si koncesion, kur ėshtė fjala pėr decentralizimin, pėrfshirė edhe ofertat dhe lėshimet qė janė bėrė me monumentet kulturo-historike tė Kosovės. Domethėnė, kėtu mund tė ndodhin gjėra tė cilat mund ta acarojnė dhe mund ta ashpėrsojnė edhe qėndrimin e palės kosovare, sepse lėshimet deri nė pafundėsi nuk nėnkuptojnė dialog korrekt, dhe ato inaugurojnė nė njė mėnyrė gjuhėn pėrjashtuese tė vetė takimit, qė do tė ishte fatale pėr vetė procesin.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Duke pasur parasysh prognozat e kėqija, thėnė kushtimisht, lidhur me mundėsinė e afrimit tė qėdnrimeve, cili mund tė jetė funksioni i takimit tė nivelit tė lartė, qė ėshtė paralajmėruar ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė nė Vjenė, nė kuadėr tė kėtyre konsultimeve?
ISMAIL HASANI
Unė mendoj se nuk ka takim tė elefantėve mė. Domethėnė, pas asaj qė Ahtisaari e prezantoi pakon me sugjerimin se ajo mund tė diskutohet dhe u ofrohet palėve si koncesion, qė tė japin sugjerimet dhe vėrejtjet e tyre xhentėlmene nė pako, mendoj se takimi, nėse ndodh, i elefantėve, ai mund tė jetė mė shumė takim spektakular, pėr tė organizuar mė shumė njė takim tė natyrės protokollare. Ndėrkaq, nuk shihet ndonjė efekt i drejtpėrdrejtė apo i ndikimit tė tė ashtuquajturve tė mėdhenj, nė kėtė takim qė paralajmėrohet.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ndėrkohė, zoti Hasani, cilat janė rreziqet tė cilat i kanosen procesit nė kėtė fazė pėrfundimtare tė tij?
ISMAIL HASANI
Tani, varet se si e shikojmė ne procesin. E konsiderojmė procesin tė rrezikuar nė mėnyrė tė njėanshme, qė nė rastin konkret paralajmėrimet janė se Serbia pretendon ta zhvillojė logjikėn e pėrjashtimit nė takime, tė superioritetit dhe tė qėndrimeve pėrjashtuese. Por, unė mendoj se nė kėtė aspekt, ėshtė me rėndėsi qė tė merret nė konsideratė qėndrimi dypalėsh. Domethėnė, ne kemi palėn kosovare, grupin negociator kosovar, tė ashtuquajtur Grupi i Unitetit, qė funksionon dhe u pėrmbahet edhe qėndrimeve protokollare tė zyrės sė Ahtisaarit. Nė anėn tjetėr, kemi qėndrimet ekstreme tė palės serbe dhe unė nuk shoh asnjė mundėsi qė tė ndodhė diēka spektakulare nė kėtė drejtim, nėse Serbia vazhdon edhe mė tutje tė kėndojė kėngėn e vjetėr.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe, ēfarė mund tė pritet nga Kėshilli i Sigurimit nė kuptimin e kohėzgjatjes sė procesit tė pėrcaktimit tė statusit, domethėnė prej momentit kur zoti Ahtisaari do ta dorėzojė planin e tij nė KS?
ISMAIL HASANI
Nė Evropėn Juglindore, gjėrat nuk janė tė papritshme. Nė kėtė kontekst, unė shoh edhe mundėsitė e prolongimit tė datave, pėr arsye se faktori i involuar, pėrfshirė kryesisht zyrėn e Ahtisaarit, ėshtė i interesuar qė pėrfundimisht kėtė proces ta ēojė deri nė fund dhe nėse ndodhin spostime datash. Ato janė gjėra tė natyrės teknike dhe unė nuk shoh ndonjė rrezik qė mund tė kemi zhvendosje tė krejt procesit, nė instancėn e fundit edhe ndonjė rrezik tė mundshėm qė do ta kėrcėnonte seriozisht procesin.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe, cilat janė sfidat kryesore pėr implementimin e statusit, nė rast se pakoja e propozimit tė Ahtisaarit nuk pėson ndonjė ndryshim rrėnjėsor?
ISMAIL HASANI
Pala kosovare duhet tė jetė e vetėdijshme, me vetė faktin qė ka pranuar koncesione qė janė tė lidhura me decentralizimin, me mbrojtjen e monumenteve kulturo-historike, me garantimin e dyfishtė tė tė drejtave tė minoriteteve nė vendimmarrje etj. Kėto janė sfida, pėr tė cilat unė konsideroj se pala kosovare ka qenė e vetėdijshme prej fillimit. Nuk mund tė presim tash qė nuk mund tė jemi tė ballafaquar me kėto probleme, sepse janė potencialisht probleme me tė cilat Kosova do tė pėrballet, dhe lidershipi kosovar duhet tė mėsohet tė jetojė me kėto vėshtirėsi.
INTERVISTOI: RRAHMAN PAĒARIZI
|
|