| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MĖSUESI |
| Postuar mė datėn: 2008-09-06 04:16:20 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
tregim
ANRI BARBYS (Henri Barbusse)
Pisk i vapės, qetėsi. Zukasin mizat, duke vezulluar tufa-tufa nė ajrin e ndezur flakė. Kalimtarėt e rrallė ēapitin nė rripin e ngushtė tė hijes, qė lėshonin muret e shtėpive tė vogla ngjyrė gri, koteshin rreth sheshit tė fshatit Kavado nė provincėn Santandėr. Ky fshat ngjante me shumė e shumė fshatra spanjollė e baskė. Dikur, kur vishej me rroba kombėtare, ai, me siguri, ish mė i bukur, po edhe tani kish aq bukuri spanjolle, diell tė ndritshėm e vizatoheshin qartė konturet e maleve dhe siluetat e njerėzve tė zeshkėt.
Brenda nė njė shtėpi, pėrveē zukatjes sė mizave, dėgjohej njė gumėzhitje monotone. Atje ishte shkolla. Nga brenda ajo ngjante me ēdo shkollė tjetėr nė botė. Muret e ngrysur e tė trishtuar - guaska e shkollės - nuk kanė pėr tė ndryshuar, derisa vetė shoqėria tė flakė tej guaskėn e saj tė vjetėr. Banga tė ulta tė vendosura nė njė vijė tė drejtė, mbi to kokė fėmjėsh me flokė tė errėt (sfera tė zeza mbi katrorė tė zinj), dhe nė mes, si gjiganti ndėrmjet liliputėve, qėndron nė kėmbė mėsuesi i shkollės.
Si edhe tė gjithė kolegėt e tij nė tė gjithė globin, ai duhej tė bėnte mrekullira dijenish e durimi, pėr tė tėrhequr vetmendjen e tridhjetė fėmijėve dhe tė fuste nė mendjet e tyre njė pjesė tė vogėl tė njohurive mbi realitetin e gjallė tė botės sė madhe.
Mėsuesin e shkollės sė fshatit Kavado e quanin Boldomero Sori. Ai ish i qetė, i thjeshtė dhe i mirė. Tė gjithė thoshin: "Shumė i ndėrgjegjshėm". Nė botėn e ngushtė tė fshatit pėrikmėria e tij ish bėrė proverbiale. Sikur tė qėllonte ndonjėherė tė vonohej nė mėsim, njerėzit do tė thoshin: "Me sa duket, na ėshtė prishur sahati".
Nė pikėpamjet e tij kish aq ndershmėri tė pastėr, sa edhe nė gjithė jetėn e tij; prandaj bindjet e mėsuesit Baldomero nuk u pėlqenin tė gjithėve, sidomos pikėpamjet e tij pėr solidaritetin dhe bashkėpunimin njerėzor. Ndonjė thosh pėr tė: "Ai ėshtė i kuq!" Por edhe ata qė thellė nė shpirt, nė atė shpirtin e tyre prej skllavi tė shtypur, ēuditeshin se si mund tė jesh "i kuq" dhe njėkohėsisht i ndershėm, padashur e respektonin Balmero Sorin.
Njė qėndrim krejt tė ndryshėm mbanin ndaj tij dy figura drejtuese tė fshatit, qė mbanin raso tė zezė, famullitari dhe vikari i tij. Tė dy e urrenin mėsuesin e shkollės pėr bindjet e tij satanike, pėr lirinė dhe mirėqnien shoqėrore, pėr mė tepėr e urrenin ngaqė Baldomeri ishte njeri pa njolla.
Prifti dhe vikari kishin organizuar nė shkollė mbikqyrjen, duke e ditur se shkolla ėshtė punishte ku formohet mendimi i brezit tė ri, se ajo duhet mbajtur fort nė duar, nė qoftė se nuk do tė tė shpėtojė nga duart e ardhmja.
Jo shumė vite mė parė, nė Spanjė na ishte njė njeri me emrin Francisko Ferrera, qė kėrkonte tė ēlironte shkollėn nga hieja e varrit tė kishės, duke ia lėnė pėgjysmė thirrjen e tij tė fundit pėrpara vdekjes, qė shprehte gjithė kuptimin e jetės sė tij: "Rroftė shkolla!"
Pas kėsaj fitoreje, kleri spanjoll u sul me egėrsi kundėr shkollės, duke pasur edhe pėrkrahjen e dinastisė mbretėrore (galeria e portreteve tė saj pėrbėnte koleksionin mė tė pasur tė tė degjeneruarve tė poshtėr tė epokave tė ndryshme), ndėrsa mė vonė edhe pėrkrhajen plot zell tė diktaturės fashiste. Atje ku sundojnė ushtarakėt, sundojnė edhe priftėrinjtė. Dhe tė gjithė kėta zotėrinj me forca tė bashkuara tė kujtojnė kohėt e inkuizicionit. Ē'ėshtė e vėrteta, gojėtarėt e shkathtė, qė pėrpiqeshin tė bindnin popullin spanjoll se pėr shkak tė ligjit tė pakundėrshtueshėm tė progresit ai ēdo ditė e mė tepėr do tė bėhej mė i lumtur dhe mė i lirė, duhej tė zotėronin njė zhdėrvjelltėsi tė jashtėzakonshme pėr tė pasur sukses nė kėtė komedi tė gjysur.
Pra, famullitari dhe vikari, hieja e tij, e urrenin mėsuesim e sinqertė dhe "tepėr tė pavarur" armik ky dyfish i rrezikshėm pėr ta, sepse gėzonte respektin e tė gjithėve. Por as nė qėndrimin e tij, as nė fjalėt e tij ata nuk shihnin ndonjė komplot tė hapur dhe pėr t' qėruar hesapet me tė, vendosėn t'i thurin intrigė.
Nė Spanjėn e shumėvuajtur priftėrinjtė kishin tė drejtė tė hynin nė shkollė pėr tė vėzhguar mėsuesin dhe nxėnėsit.
Atė ditė, pėr tė cilėn dua t'ju tregoj, nė kohėn e mėsimit, dera e shkollės u hap papritur dhe nė prag u dukėn dy figura tė zeza. Ata u futėn nė klasėn e rėnė nė qetėsi, u ulėn dhe nisėn tė dėgjojnė.
Sori, pa u turbulluar, vazhdoi i qetė mėsimin. Nė bankė ishte ngritur nė kėmbė Huanitua i vogėl. I trembur nga ardhja e priftėrinjve, apo nga qė nuk e dėgjoi mirė shpjegimin e mėsuesit, ai murmuriste i humbur:
- Drejtėsi... barazi... barazi...
Prifti kėrceu nga vendi dhe duke iu drejtuar fėmijės, thirri me zė tė lartė:
- Ē'ėshtė kjo?
Huanito, i tromakosur, u ngatėrrua mė keq, e mbylli gojėn fare dhe heshti. Ruisi katėrmbėdhjetėvjeēar, nxėnės mė i mirė i shkollės, mendoi tė tregonte se ai e kish dėgjuar mėsuesin me vėmendje dhe i kish kuptuar tė gjitha. Ai ngritit dorėn dhe si u ngrit nė kėmbė, shqiptoi qartė:
- Sinjor kyré, tė gjithė njerėzit janė tė barabrtė.
- Nuk ėshtė e vėrtetė! - klithi njeriu me raso tė zezė dhe iu hodh Ruisit, duke tundur grushtin para fytyrės sė tij.
- Nuk ėshtė e vėrtetė! Kjo ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e kishės sė shenjtė. Pėr barazinė e njerėzve nuk bėhet asnjė fjalė nė librat e shenjta. Ndėrsa apostoli i shenjtė Pavėl ka shpallur nė emėr tė perėndisė se njerėzit kanė qenė, janė dhe do tė jenė pėr jetė tė jetėve tė pabarabartė.
Prifti klithte aq fort, sa nga mundimi i kėcyen damarėt nė tėmbla, buzėt ju mbushėn me fllucka pėshtyme; vikari, nė heshtje tmerri, lutej me duar tė drejtuara nga qielli.
Mėsuesi ju afrua dhe me zė tė qetė e tė fortė, i tha:
- Mė lejoni, sinjor kuré!
- Ēfarė t'ju lejoj? Ēfarė? - ulėriti prifti. - T'ju lejoj tė pėrhapni gėnjeshtra? T'u zgjoni iluzione fėmijėve tė parsyeshėm? Si guxoni tė flisni pėr barazi? Ju pėrhapni mėsime tė rreme, qė fyejnė perėndinė tonė! A e kuptoni kėtė? Fėmijė, dėgjomėni me vemendje! Mėsuesi juaj ju ka gėnjyer!
- Heshtni! - tha mėsuesi dhe u zbeh nė fytyrė. Ai e vėshtronte drejt nė sy priftin, kurse duart i dridheshin. Por kyrea ulėriu me ton tė dėshpėruar:
- Ju gėnjeni! Gėnjeni! Edhe fėmijėt i mėsoni tė gėnjejnė. Ju shpifni pėr kishėn e shenjtė!... Drejtėsi!... Pa mė thoni, nga e gjetėt ju drejtėsinė! Tė krishterėve nuk u lejohet tė flasin pėr drejtėsinė. Kjo nuk u takon. Njė drejtėsi ka nė botė - t'i bindemi vullnetit tė perėndisė. I krishteri duhet tė flasė vetėm pėr besim dhe dashuri.
Dhe fjalėn "dashuri" ai e pėrplasi nė fytyrėn e mėsuesit me aq urrejtje tė tėrbuar, sa Baldomero Sori u praps dhe i zbehtė vėshtroi priftin me sytė e shqyer. Fėmijėt kėrcyen pėrpjetė dhe vinin rrotull tė trembur. Mėsuesi, duke e parė se po e merrnin mė qafė, thirrri:
- I poshtėr!
Sa i doli kjo fjalė nga goja, vikari ju hodh mėsuesit, e mbėrtheu nga duart, kurse kyrea u mat ta qėllonte. Por me sa dukej, vikari nuk e mbante mėsuesin fort: ushtuan njėri pas tjetrit dy tė shtėna. Kyré u platit nė dysheme dhe s'luajti mė nga vendi; edhe vikari ra dhe po pėrpėlitej.
Mėsuesi e mblodhi veten, vėshtroi pėrreth me njė shikim tė egėr, qėlloi pėr tė tretėn herė dhe ra i vdekur pranė kėtyre njerėzve.
Kėshtu vdiq mė 1926 nė kėtė vend tė madh mėsuesi i shkollės, qė guxoi t'u flasė fėmijėve pėr drejtėsinė.
dervina.com |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|