| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KUSH KRIJON LAJMIN? |
| Postuar mė datėn: 2008-01-08 04:28:22 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mediat dhe politika
A ėshtė lajmi ndėrtim shoqėror?
Njė lajm ėshtė njė temė dhe njė porosi qė zgjon interesimin dhe qė ka peshė pėr njė grup njerėzish. Njė lajm lokal ka tė bėjė me ndodhitė dhe me njerėzit e njė mjedisi lokal. P.sh., kėtu mund tė jetė njė reportazh nga njė spital i qytetit, njė intervistė me qytetarin, i cili i bėn thirrje kryetarit tė bashkisė qė tė marrė masa pėr asfaltimin e rrugės e jo tė korruptohet etj.
Nė anėn tjetėr, njė lajm kombėtar ka tė bėjė me njė temė dhe njė porosi qė zgjon interesim dhe qė ka peshė te shumica e popullsisė sė njė vendi. Kėtu do tė ishte rasti i largimit tė drejtuesit tė ndonjė ministrie apo lajmi mbi buxhetin e vjedhur tė shtetit.
Ndėrsa, njė lajm ndėrkombėtar do tė ishte njė temė dhe njė porosi qė zgjon interes dhe qė ka peshė te shumica e njerėzve nė mbarė botėn. Tė tilla janė lajmet pėr kėrcėnimet terroriste apo pėr pėrhapjen e AIDS me pėrmasa kėrcėnuese pėr shėndetin e njerėzimit. Nė kėtė mėnyrė, njė lajm ėshtė njė ēėshtje a njė temė qė ka interes tė pėrgjithshėm pėr njeriun. |
|
Shkruan: Mr Gėzim MEKULI*
Teoria e vlerės sė lajmit
Por, si shndėrrohet ndodhia nė lajm? Kur ka ajo vlerė tė tillė qė tė publikohet nė formėn e lajmit nė njė medium tė dhėnė? Kėto pyetje janė diskutuar qė nė kohėt antike e deri nė ditėt tona. Madje, edhe mendimtarėt e njohur, si Demosteni dhe Aristoteli, shtruan dhe u morėn me kėtė ēėshtje tė madhe dhe tė papėrgjigje. Askush deri mė sot nuk ka ditur tė bėjė njė pėrcaktim tė saktė dhe pėrfundimtar pėr lajmin. Me qindra lajme nga mbarė bota vėrshojnė nė zyrat e redaksive gjermane, angleze, norvegjeze etj. Ka lajme politike, ekonomike, sociale, sporti, religjioni... E tėrė kjo masė e pafund ėshtė paraseleksionuar dhe paravlerėsuar. Qė mė parė ėshtė pėrcaktuar se ēka ėshtė lejuar tė lindė si lajm e ēfarė jo.
Kėtu, para sė gjithash, kemi tė bėjmė me njė pėrzgjedhje tė lajmit e jo me atė sė ēka vėrtet ėshtė mė rėndėsi dhe se ēka ėshtė duke ndodhur nė botė. Pėrzgjedhja e lajmit ėshtė nė kėtė mėnyrė, krejt subjektive. Redaktorėt e gazetave ditore dhe tė shtėpive botuese bėjnė pėrsėri reduktimin e materialit qė pėrmbajnė lajmet. Por, nė bazė tė cilave parime bėhet pėrzgjedhja e lajmit nga gazetarėt dhe mė vonė nga redaktorėt? Cilėt janė ata faktorė qė e pėrbėjnė lajmin? Schulz thotė se faktorėt e lajmit janė hipotezat e gazetarėve mbi realitetin.
Njė pėrpjekje pėr tė sqaruar se kur gazetarėt e marrin njė ndodhi tė caktuar si tė vlershme, jep njohja e teorisė mbi vlerėn e lajmit: Jo zgjedhja subjektive e gazetarėve, por vetitė objektive tė ndodhive apo tė ngjarjeve vendosin se ēfarė do tė publikohet nė media e ēfarė jo. Sipas kėsaj teorie, prominenca, elita dhe negativja janė aspektet mbizotėruese qė e bėjnė njė lajm tėrheqės, simpatik dhe interesant pėr gazetarin.
Vlera e lajmit
Sipas Lippmann-it, lajmet stėrpėrpunohen nga pėrzgjedhja dhe interpretimi subjektiv i gazetarėve. Njė gazetė sjell vetėm pjesėza stereotipie nga realiteti i botės. Atėherė cilat kushte duhet tė plotėsojnė ndodhitė e ndryshme qė gazetarėt tė turren nė mėnyrė qė prej tyre tė krijojnė dhe transmetojnė lajmin medial? Sipas tij, ēelėsi gjendet nė shprehjen "news value" (vlera e lajmit). Mė ketė shprehje kuptojmė veēoritė dalluese tė ndodhive, veēori qė u japin atyre mundėsinė pėr tu botuar si lajm.
Veēoritė mė tė spikatura qė pėrcaktojnė vlerėn e lajmit, sipas tij, do tė ishin: hapėsira e afėrt, prominenca, sensacionalizmi, formėsimi, zgjatja, relevanca, dėmet, pėrdorja, struktura, si edhe pashmangshėm ndikimi institucional. Nėse njė ndodhi dhe ngjarje ka veēori tė tilla, mundėsia ėshtė e madhe qė ajo tė shndėrrohet dhe tė shkrihet nė lajm. Ky lloj themeli bazė pėrdoret sot nė SHBA si doracak pėr aftėsimin e gazetarėve. Gjatė ndėrtimit tė lajmit paraqiten zakonisht edhe faktorė tė tjerė, si: aktualiteti, afėrsia, jonormalja, konflikti dhe domethėnia. Shumė ekspertė tė shkencave tė publicistikės dhe tė komunikacionit
"kanė respekt" pėr kėta faktorė pėrcaktues tė lajmit, duke pranuar se pikėrisht kėta janė edhe pėrcaktues tė pėrzgjedhjes sė lajmeve nga vetė gazetarėt.
Gjurmimet evropiane
Norvegjezi Einar Östgaard nė mesin e viteve gjashtėdhjetė shtroi pyetjen: Pėrse nė fushėn e lajmit ndėrkombėtar nuk ka free flow of news (rrjedhje tė lirė tė lajmit). Östgaard qė mė parė kishte mbledhur analizat pėrmbajtėsore dhe kishte ardhur nė pėrfundim se nė tėrė botėn ka shtrembėrime dhe dėmtime tė lajmit gjatė rrjedhjes sė tij tė lirė. Ai u pėrpoq tė rendisė shkaktarėt e shtrembėrimit dhe tė dėmtimit tė lajmit:
Pėrpos faktorėve tė jashtėm, si censura ideologjike dhe politike apo presioni ekonomik, ai fajėsonte edhe tre faktorė tė brendshėm. Sipas bindjes sė tij, disa ndodhi dhe ngjarje pėrmbajnė aspekte dhe karakteristika tė veēanta, qė zgjojnė interesin e gazetarit.
Aspekti i parė dhe pėrcaktues ėshtė thjeshtėzimi. Thjeshtėzimi paraqet pėrpjekjen e mediave qė mundėsisht tė ndėrmjetėsojnė dhe tė japin tė rejat me pėrmbajtje tė thjeshtė dhe tė lehtėkuptueshme. Kjo tendencė tė ēon aty, ku gazetarėt parapėlqejnė dhe pėrkrahin lajmet e thjeshta kundrejt atyre tė ngatėrruara dhe kokėēarėse. Ata e teprojnė me oreksin e theksuar qė dukuritė dhe proceset komplekse shoqėrore dhe politike vazhdimisht ti thjeshtėzojnė dhe ti nėnēmojnė pambarimisht.
Nė hapėsirėn tonė shumė, shumė tragjikisht, kemi thjeshtėzim tė lajmit medial, tė problemeve dhe tė vėshtirėsive politike, ekonomike dhe sociale. I tillė ėshtė rasti kur opinionit publik tė padjallėzuar nuk i tregohet e vėrteta se cilėt janė faktorėt politiko-ekonomikė, kombėtarė e ndėrkombėtarė qė janė duke luajtur bixhoz me fatin e statusit tė Kosovės. Opinionit publik shqiptar i fshihet e vėrteta e hidhur se ēfarė lloj kanceri shpirtmarrės ėshtė duke e metastazuar shoqėrinė.
Aspekti i dytė ėshtė identifikimi. Ky ėshtė parapėlqimi qė kanė mediat tė njoftojnė pėr njė temė ose nga njė fushė tashmė tė njohur, me qėllim qė tė ndėrtojnė njė identifikim tė pranuesit me median. Aspekti i tretė, sipas Östgard, ėshtė turrja e mediave pėr kah sensacionalizmi. Mediat provojnė qė nga ndodhitė dhe ngjarjet me pėrmbajtje dramatike dhe emocionale tė ngjallin interesim, frikė dhe alarm tek opinioni. Kjo do tė prekte tė ashtuquajturat soft news (lajmet e buta), si: kuriozitetet, dukuritė shoqėrore dhe politike, si dhe tė ashtuquajturat hard news (lajmet e forta), siē janė konfliktet, tragjeditė dhe krizat nė rrafshin kombėtar dhe ndėrkombėtar.
Bazuar nė aspektet e lartcekura tė shkencėtarit Östgaard, rrjedh se:
1. Mediat synojnė qė tė pėrforcojnė dhe mbretėrojnė rėndėsinė e veprimeve dhe tė sjelljeve individuale tė udhėheqėsve politikė dhe tė kombeve elitė.
2. Mediat synojnė tė paraqesin botėn tė mbushur plot me konflikte dhe luftėra, mė tepėr sesa qė ėshtė ajo nė tė vėrtetė.
1. Dhe, sė fundi, lind dyshimi se mediat ushqejnė dhe pėrkrahin idetė, pėr njė botė tė ndarė nė shtete me rėndėsi tė madhe dhe atyre me rėndėsi tė vogėl. Nėse mediat nuk janė duke e bėrė njė gjė tė tillė, ato sė paku janė duke e pėrforcuar atė si ide.
Mediat mund tė quhen edhe legjitimim i tė pamundshmes. Ēdo ndodhi apo ngjarje nė parim ėshtė e pėrshtatshme pėr trajtim dhe pėrkujdesje prej tyre. Gjithkush dhe gjithēka nė shoqėrinė tonė mund tė trajtohet nga mediat si lajm. Nėse ka diēka qė prej mediave nuk mund tė trajtohet dhe tė vlerėsohet si lajm, atėherė kjo do tė paraqiste nė vetvete njė lajm tė vėrtetė. Sipas Luhman, kjo do tė ishte njė kundėrthėnie e pafund. Kėtu bėhet fjalė pėr njė paradoks tė informacionit.
E vėrteta dhe lajmi
Pėr gazetarinė, e vėrteta nė lajm ėshtė njė problem i pazgjidhur dhe i koklavitur. Lajmet dhe njoftimet e mbushura me tė pavėrteta dhe shtrembėrime janė, fatkeqėsisht, gjithmonė tė pranishme nė media. Realiteti, sipas teorisė sė konstruktivitetit, ndėrtohet nga copėza realitetesh tė vockėla. Raportimi i medias ėshtė, nė fund tė fundit, njė pasqyrim i shprehjes sė realitetit e qė, sipas botėkuptimit shkencor, ėshtė i dyllojshėm.
1. Realitet mediatik, i krijuar nga vetė mediat, dhe
2. Realitet objektiv, pra realiteti ekzistues nė vendin e ngjarjes.
Do tė ishte njė goditje e rėndė nėse e pavėrteta dhe deformimi do tė bėheshin dukuri normale pėr lajmet. Problemi i sė vėrtetės shfaqet si problem i mėnyrės sė pėrzgjedhjes sė lajmeve e jo si problem i lajmeve vetė. Pėrzgjedhje nuk do tė thotė se ēfarė do tė jepet si lajm, por, para sė gjithash, si ajo do tė jepet. Kjo si varet pikėsėpari nga gatishmėria e pranuesve tė lajmit.
Lajmi si ndėrtim shoqėror: Pėrzgjedhja e vetive tė lajmit
Sipas Schudson, lajmi i gazetarisė duhet tė kuptohet nga kėndi socio-kulturor. Pėr Schudson lajmi ėshtė njė formė kulturore . Lajmi i gazetarisė nuk ėshtė vetėm njė ideologji. Edhe pse lajmi ėshtė prodhim i politikės, shprehet Schudson, lajmi ėshtė njė prodhim kulturor dhe jo njė ndėrtim politik. Pra, lajmi pėr tė ėshtė ndėrtim dhe prodhim social.
Kėto do tė ishin veēoritė pėrcaktuese pėr ndėrtimin e njė lajmi :
1. Aktualiteti: Sa mė shpejt qė ndodh diēka dhe sa mė e shkurtėr ėshtė koha prej asaj qė ka ndodhur, aq mė tepėr njė ndodhi do tė ketė vlerėn e lajmit. Pra, afėrsia nė kohė ėshtė pėrcaktuese. Informacioni duhet tė jetė i freskėt. Faktori kohė ėshtė pėrcaktues pėr lajmin. Pėrsėritjet nuk janė tė dėshiruara. Fatkeqėsitė, katastrofat dhe rubrikat argėtuese janė tė mirėseardhura sepse ato sjellin nė vazhdimėsi freski dhe tė reja pėr opinionin.
2. Negativiteti: Parapėlqehen dhe dėshirohen konfliktet. Kėto pėrmbajnė nė vetvete pasiguri pėr tė sotmen dhe bashkėkohoren dhe nė kėtė mėnyrė ato zgjojnė dhe shtojnė te pranuesit dėshirėn pėr informacione tė reja.
3. Vazhdimėsia: Ėshtė njė element i kėrkuar i gazetarėve nė ndėrtim e lajmit dhe po ashtu ėshtė mjaft i kėndshėm. Tek individėt, me njohuri sipėrfaqėsore dhe tė cekėta, kėto krijojnė njė aha efekt. Tė mirinformuarit pajisen me informacione mė tė sakta dhe mė tė plota.
4. Identifikimi apo afėrsia. Afėrsia gjeografike apo kulturore ka peshė tė madhe nė ndėrtimin e lajmit. Njė informacion lokal i jep lajmit vlerė mė tė madhe. P.sh., Nėse njė makinė aksidentohet nė Pejė, kjo nuk do tė publikohet nė mediat norvegjeze. Mirėpo, nėse njė ushtar norvegjez, me shėrbim nė Kosovė, thyen kėmbėn duke luajtur futboll, kjo do tė jepet patjetėr nė kėto media. Pra, sa mė afėr tė jetė emocionalisht ndodhia pėr njė kulturė, aq mė e madhe ėshtė edhe vlera e lajmit. E, kjo ska shumė lidhje me rėndėsinė e tij.
5. Sensacionalja dhe dramatikja: Dramatikja, prania e njė karakteri jo tė zakonshėm, ka vlerė tė lartė pėr lajmin. Thyerja e normave, pėrkatėsisht largimi nga e zakonshmja, ėshtė gjithmonė e mirėpritur. Rastet kriminale dhe katastrofat natyrore janė tė parapėlqyera pėr tu dhėnė si lajm te pranuesi. Ka raste kur ndodhia nė vetvete nuk ka dramatikė, por mediat bėjnė paraqitjen e saj pėr tė arritur efektin e dėshiruar qė ēon pastaj nė rritjen e vlerės sė lajmit.
6. Kombet elitė : Mediat parapėlqejnė materiale qė kanė tė bėjnė me superkombet apo superfuqitė, si p.sh., SHBA, Gjermania, Franca, Italia, apo ndonjė tjetėr. Andaj edhe nuk mund tė jetė befasi e madhe nėse ne nė tė shumtėn e rasteve i kemi lajmet nga agjencitė amerikanė e pastaj nga ato gjermane, franceze apo italiane. Lajmet nga bota e tretė pak kanė fatin ta shohin dritėn e transmetimit. Pėrjashtim bėjnė lajmet e tipit tė skemės sė norvegjezit, tė pėrmendur mė sipėr nė pikėn 4.
7. Personat elitė : Mediat janė arenė shfaqjeje pėr personat elitė. Kėto parapėlqejnė njė ndodhi apo veprim mbi persona tė rėndėsisė sė madhe politike,ekonomike etj. Prapaskenat komplekse qė motivojnė kėto veprime nuk do tė ndriēohen dhe analizohen nga mediat. Kjo lehtėson pranimin e lehtė dhe pėrpunimin e suksesshėm tė opinionit publik.
8. Mediat i krijojnė gjithashtu vetė risitė. Njė numėr i madh i materialit qė ato paraqesin, pėrbehet tėrėsisht nga ripasqyrimi i vetė mendimit ose qėndrimit tė mediave. Kėto ide dhe qėndrime mundohen tė paraqiten si ngjarje me peshė. Individėt, me njė status tė posaēėm shoqėror, iu pėrshtaten pėr mrekulli mediave. Mendimet dhe hamendjet e tyre ata dinė shumė bukur ti ofrojnė nė opinion si ngjarje tė pashoqe. Kėshtu, pa fund, lindin shumė intervista, kritika, komente dhe mbikomente.
9) Intensiteti / fuqia:
1. Intensiteti absolut: Katastrofa e Ēernobilit tėrhoqi vėmendjen e tėrė botės.
2. Intensiteti nė ngritje: Era, plus rrezatimi, tė rrezikshėm edhe pėr shėndetin e njerėzve nė gjithė Evropėn, ishte njė intensitet i fuqishėm pėr ta shndėrruar ndodhinė tragjike nė vlerė tė pamasė tė lajmit.
10) Personifikimi: Lajmi mė i mirė pėr tė gjithė njerėzit nė botė ėshtė lajmi mbi njerėzit. Pėr ne ėshtė mė lehtė tė identifikohemi me personat sesa me ēėshtjet.
11) Qartėsia: Lajmi duhet tė ketė pėrmbajtje tė qartė dhe tė mos ketė mundėsi tė ketė dy kuptime.
12) Kėta selektorė tė lartcekur do tė forcohen edhe mė shumė nėpėrmjet procesit objektiv e profesional tė punės qė pėrdoret nė sistemin organizativ tė mediave. Kėta pėrzgjedhės e ndėrtojnė lajmin i cili ka si detyrė dirigjimin, kontrollimin dhe vetėvėshtrimin e sistemit tonė shoqėror.
Pra, me fjalė tė tjera, lajmi ėshtė prodhim i njeriut, ėshtė njė realitet i ndėrtuar nė mėnyrė shoqėrore.
Gazetaria hulumtuese
Siē u cek edhe mė sipėr, gazetarėt pjellin edhe artikujt e tyre vetanakė. Njė ndėr shembujt mė tė popullarizuar nė historinė e mediave, nė gazetarinė hulumtuese, ėshtė fejtoni i famshėm nė gazetėn e amerikanė Uashington Post. Ėshtė fjala pėr skandalin e presidentit Nikson dhe administratės sė tij, pėrkatėsisht skandali i Votergejtit. Si pasojė e gazetarisė hulumtuese, presidenti Nikson u detyrua tė japė dorėheqjen nė vitin 1974.
Gazetaria hulumtuese ėshtė kėrkuese e madhe sa i pėrket profesionalizmit dhe sidomos kėrkuese e madhe nė kohė dhe nė financa. Flitet shumė se nė Kosovė nuk kemi gazetari hulumtuese tė mirėfilltė, por duke pasur nė mendje kohėn kur gazetarėt tanė filluan tė shkollohen, mund tė themi se ngecja nė gazetarinė hulumtuese edhe mund tė kuptohet, por jo edhe tė arsyetohet. Akoma mė tepėr nuk duhet lėnė nė harresė dhuna dhe kėrcėnimet qė iu bėhen gazetarėve, po qe se kėta gėrmojnė dhe hulumtojnė dukuritė negative nė shoqėrinė tonė.
Deficiti nė media
Kur e ndjek debatin publik pėr mediat, fiton pėrshtypjen se pėrdorimi i drejtė a i gabuar i informacionit ėshtė ēėshtje shijeje dhe kėnaqėsie subjektive. Fotografia qė mediat na ofrojnė mbi botėn, nuk ėshtė gjithmonė e vėrtetė dhe e drejtė. Nė lidhje me kėtė fenomen lindin disa pyetje: Janė tė trajtuara zonat rurale dhe fshatarėt shqiptarė nė mėnyrė tė besueshme, tė merituar dhe tė drejtė nga lajmi medial? Mos, vallė, ndihen shumica e konsumuesve shqiptarė tė pazotė kundrejt industrisė sė shumėfuqishme mediave dhe, nė rast se po, pėrse ndodh kjo? Pėrjashtohen njerėzit e rėndomtė nga kornizat mediale, apo media ėshtė forum e kuvend tėrėsisht i pėrcaktuar pėr elitėn dhe partiakėt?
Tashmė dihet se mediat afruan dhe bashkuan njerėzimin nė njė hapėsirė qė shpesh trajtohet edhe si "fshat global". Por, a i pranojmė ne me respekt, shtytje pozitive dhe nderim ato qė i hasim nė kėtė "fshat global"? A paraqitet si duhet dhe kėnaqėsisht bota shqiptare pėrmes mediave nė kėtė mjedis tė ngushtuar? Mos janė duke u nėnēmuar, duke u "varrosur" e nėnvlerėsuar traditat dhe normat tona tė pasura kulturore?
Nė aspektin tjetėr, nė atė tė brendshėm, pyetjet janė po aq tė pėrflakura. Si ndikohemi vetė ne nga mediat tona? Jemi bėrė mė tė qetė dhe mė tė orientuar, apo mė tė ngatėrruar dhe me tė pasigurt? Programet televizive krijojnė kontakte tė mira, dialogė dhe tolerancė, apo tė kundėrtėn e tyre dhe pasiguri politike e sociale? Nuk mjafton qė programi tė jetė teknikisht i mirė. Interesi i etikės mediale ėshtė qė programet dhe llojet e tjera tė prodhimit medial tė krijojnė njė lidhje tė drejtė, tė sinqertė dhe me pėrgjegjėsi mes individėve dhe grupacioneve qė kanė vlera dhe pikėpamje tė ndryshme. Pyetja nėse mediat krijojnė mirėkuptim apo ngatėrrim ėshtė thelbėsore pėr etikėn mediale sot. Nė programet politike faktet dhe vlerėsimet duhet tė veēohen qartė nga njėri-tjetri. Gjithashtu edhe sistemi politik duhet tė pasqyrohet nė atė mėnyrė qė opinioni publik tė ketė material tė mjaftueshėm pėr tė nxjerrė pėrfundime e qėndrime vetjake. Toni dhe pėrmbajtja e programeve tė pėrcaktuara nė politikėn e brendshme duhet tė jenė tė tilla qė ato tė mos ngatėrrojnė e hutojnė, nė vend qė tė shpjegojnė dhe tė kthjellojnė. Programet politike janė tė rėndėsisė sė veēantė e njėkohėsisht tė vėshtira. Mundėsia pėr tė bėrė tregti me to nėpėrmjet lajmeve apo nėpėrmjet reportazheve speciale ėshtė shumė e madhe. Shtrohet pyetja, a ėshtė opinioni publik vigjilent kur i ofrohen agjendat e kamufluara partiake nė vend tė atyre politike?
Nėse ndodh diēka e madhe dhe e papritur nė afėrsi, e njerėzit fillojnė tė flasin rreth ndodhisė, ne me lehtėsi mund tė qesim pėrfundimin se ka njė lidhshmėri tė pastėr nė mes ndodhisė dhe rrėfimit. Por, nė lajmėrimin nėpėrmjet mediave kjo lidhshmėri e natyrshme ndodh rrallė. Lajmet nga vendet e largėta gjejnė hapėsirė mė tė gjerė te pranuesi nėpėr agjenci informative dhe kultura tė ndryshme. Nė rrugė e sipėr, ndodhitė e ndėrlikuara shkurtohen dhe thjeshtėsohen, shpeshherė deri nė kufi tė ndryshimit. Thjeshtėzimi dhe ndryshimi i lajmeve mbase nuk ėshtė aq i qėllimshėm, por thjesht qė tė pėrmblidhet pakėz thelbi. Synimi ėshtė se si tė bėhet kjo ngjeshje e informacionit. Nė rastin tonė, ky thjeshtėsim, p.sh., i godet shqiptarėt si kolektiv. Mjafton qė dikush tė shikojė shtrembėr nė drejtim tė minoritarėve dhe "plas sherri". Shtrohet pyetja, a kanė bėrė sa e si duhet mediat tona pėr ta nuancuar rrėfimin e ngjeshur medial, apo e kanė pėrvetėsuar edhe ato imazhin qė ekziston nė thjerrėzat e teleskopėve medialė tė agjencive ndėrkombėtare? Apo, mė saktėsisht, cili ėshtė orientimi bazė i mediave tona, tia japin vendin e duhur nė botė rrėfimit tonė autentik, si dėshmitarė tė pakundėrshtueshėm dhe tė lidhur ngushtė me hapėsirėn e me kohėn ku ata informojnė, apo kanė zgjedhur tė kundėrtėn: tė na "i shpėlajnė trutė" me imazhin e turbullt qė ka pėr ne bota e qė shpeshherė ndikohet prej kėndvėshtrimeve dhe synimeve tė atjeshme politike?
Ėshtė e njohur qė mediat mund tė zvogėlojnė dhe varrosin ndodhi dhe akte tė rėndėsishme me heshtjen e tyre djallėzore dhe, e kundėrta, tė krijojnė, po qe se ėshtė nevoja, sensacione botėrore nga pak send. Ėshtė mė se e qartė se ēdo gazetar i ndershėm nuk mund tė tregojė mbi ēdo gjė qė ndodh nė njė rrėfim. Gjithkush duhet tė pėrzgjedhė. Nė njė vėrshim informacionesh nga hapėsira e afėrt dhe e largėt gjeografike, duhet tė jetė patjetėr kjo pėrzgjedhje lajmesh. Nuk ka receta pėr kėtė problem, ku thuhet se ēfarė duhet tė vendoset pėr rendin e ditės dhe ēfarė jo. Ndoshta do tė duhej, vetėdijshėm, qė tė parapėlqehet edhe vendosja e lajmeve tė mira nė agjenda. Pėrditshmėria jonė informative mė tepėr ėshtė e ngarkuar nga krizat dhe konfliktet.
Kush nga populli shqiptar ka mundėsi tė kyēet nė media pėr t'i shprehur e thėnė sinqerisht mendimet dhe hallet e veta? Qeveria, partitė politike, gazetarėt dhe gazetaret, personat VIP (tė cilėt pėr arsye tė ekonomisė sė pasur dhe arsimimit "tė lartė" kanė shumė ndikim nė industrinė mediale), kėta po. Pėr njerėzit "e thjeshtė" as qė bėhet fjalė. Shumica e publikut shqiptar ka krejt pak mundėsi e fare pak rast pėr tė arritur njė gjė tė tillė. Nė mediumet klanore publike "tė gjorit shqiptar" nuk i jepet mundėsia pėr tu "ankuar, qarė e ulėrirė" pėr jetėn e vet "tė pa jetė". Prandaj, ėshtė mė se e nevojshme qė pėrdorimi i mediave tė korrigjohet dhe t'u jepet mundėsia edhe njerėzve tė zakonshėm pėr "vajtim e demonstrim" haptazi, nisur nga nevojat e tyre e jo nga pėrfytyrimi qė ekziston pėr tė. Pra, mendoj se ėshtė e mundshme tė thuhet se disa ndodhi nė jetėn kulturore apo politike janė mė tė rėndėsishme se disa ndodhi tjera. Kjo zakonisht vėrehet nė gazetarinė e lajmit, ku nevoja dhe kėrkesa pėr tė rėndėsishmen ėshtė mė e privilegjuara. Nė gazetarinė e lajmit, pėrveē tė tjerave, duhet tė zbatohen kriteret dhe kėrkesat e gazetarisė, siē janė: Rėndėsia, Identifikimi, Sensacionalja, Aktualja dhe Konflikti, tė cilat unė shkurtimisht do ti quaja RISAK. Pra, RISAK, jo gjithmonė, e ka ndjekur gazetarinė tonė.
Gazetaria jonė e lajmit shpesh harron atė tė parėn dhe mė tė ēmueshmen - rėndėsinė. Pra, pėr ecejaket tona ekonomike, politike dhe kulturore shumė me mė lavdi do tė ishte lansimi i informatės sė rėndėsishme nė opinion sesa sensacionalja. Do tė thosha, RISAK nė vend tė ISAK (Identifikimit, Sensacionales, Aktuales dhe Konfliktit).
(Kandidat pėr doktorant nė shkencat e Mediave, Universiteti Johannes Guttenberg, nė Mainz, Gjermani)
8.01.2008
_________________
SQARIM:
I lutemi autorit tė nderuar tė mos shkruaj me rreshta tė shkurtėr, po kemi pengesa nė paraqitjen e shkrimit!
Stafi i Dervinės |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|