| » Opcionet për artikullin |
|
Rritet mbėshtetja e qytetarėve tė Kroacisė pėr hyrjen e vendit tė tyre nė NATO, tregon anketa mė e re.
Anėtarėsimin e mbėshtesin 43 pėr qind, ndėrsa kundėr janė 31 pėr qind e tė anketuarve nė hulumtimin qė agjencia e marketingut "GFK" e zbatoi nė fillim tė muajit mars.
Nė hulumtimin e fundit tė zbatuar nga fundi i vitit tė kaluar, hyrjen nė NATO e mbėshtetėn 39 pėr qind e qytetarėve kroatė, ndėrsa mendim tė kundėrt kishin 38 pėr qind.
Udhėheqėsit kroatė konsiderojnė se arsyeja pėr trendin e kėtillė pozitiv ėshtė aksion i koordinuar pėr informimin e qytetarėve pėr rolin dhe pėrfitimet nga pranimi nė NATO, shkruan sot gazeta "Jutarnji list" e Zagrebit.
Shefi i Misionit kroat nė NATO, ambasadori Davor Bozhinoviq, pėr burimin e njėjtė, bėri tė ditur se nė opinionin kroat ka shumė informata tė gabuara pėr rolin e NATO-s dhe pėrfitimet nga anėtarėsimi.
"Dobia e parė e madhe nga anėtarėsimi nė NATO ėshtė ajo se nė mėnyrė afatgjate do ta zgjidhim ēėshtjen e sigurisė kombėtare, ndėrsa e dyta se do tė fitojmė ushtri efikase pėr mė pak para. Siguria mė e madhe, investime tė reja dhe tė shumta tė huaja ėshtė dobia e tretė me rėndėsi tė barabartė tė rėndėsishme nga anėtarėsimi", bėri tė ditur ambasadori kroat nė NATO. 20 03 2007
20 03 2007 |
|