DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Marrėdhėniet amerikano - ruse, Kosova dhe ēėshtje tė tjera
Postuar mė datėn: 2007-05-20 13:24:54 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, dhe Presidenti i Rusisė, Vladimir Putin ranė dakord pėr tė zbutur retorikėn dhe pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet amerikano-ruse. Dy prej ēėshtjeve mė tė debatueshme nė kėtė kohė tensionesh ishin sistemi mbrojtės nga raketat dhe statusi i ardhėshėm i Kosovės. Analistėt politikė qė ndjekin zhvillimet nė Ballkan dhe marrėdhėniet mes Shteteve tė Bashkuara dhe Rusisė thonė se nuk do tė bėhet kompromis pėr pavarėsinė e mbikqyrur tė Kosovės, por mbetet pėr t’u parė se nė ēfarė forme do tė ralizohet ajo.

Siē doli edhe nga bisedimet e Sekretares sė Shtetit, Kondoliza Rajs, me autoritetet ruse nė Moskė, ata ranė dakord t’i zbutin tensionet dhe tė ulin retorikėn pėr njė numėr ēėshtejsh, por ata nuk arritėn t’i ngushtonin divergjencat pėr sistemin e mbrojtjes nga raketat dhe pėr Kosovėn. Zonja Rajs tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnė tė mbėshtesin planin e Kombeve tė Bashkuara pėr pavarėsinė e Kosovės nga Serbia, ide tė cilėn Rusia e kundėrshton, si njė precendet pėr republikat ruse dhe ish sovjetike.

Stivėn Majer, profesor nė Universitetin Kombėtar tė Mbrojtjes thotė se ėshtė ironik fakti se si ēėsthjet ballkanike dhe nė veēanti Kosova bėhen lojra politike tė fuqive tė mėdha. Popujt e Ballkanit e njohin mirė kėtė histori. Faktori rus, thotė profesor Majer ėshtė forcuar si rezultat i tė ardhurave nga nafta, ndėrsa pozita e Shteteve tė Bashkuara nė Botė ėshtė dobėsuar pėr shkak tė luftės nė Irak. Mes dy vendeve, thotė ai, kohėt e fundit mosmarrėveshjet janė shtuar pėr njė sėrė ēėshtjes dhe Rusia pėrpiqet tė nxjerrė pėrfitime e saj. Mes dy vendeve thotė profesor Majer mund tė bėhen kompromise, por jo pėr ēėshtjen e Kosovės. Shtetet e Bashkuara, thotė ai, do t’i pėrmbahen projekt-rezolutės qė i ėshtė paraqitur Kėshillit tė Sigurimit dhe Planit Ahtisari pėr pavarėsi tė mbrikqyrur.

“Pėr mendimin tim nuk do tė ketė kompromis pėr ēėshtjen e Kosovės, sepse ėshtė e vėshtirė qė tė bėhet kompromis me kėtė situatė. Nuk mund tė them konkretisht se ēfarė, por Rusia do tė kėrkonte shumė nga Perėndimi dhe nga ne, qė tė mos i vinte veton rezolutės pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit. Siē po zhvillohen ngjarjet, unė nuk shikoj ndonjė gjė qė ne mund t’i japim Rusisė”.

Profesor Majer thotė se me miratimin e projektrezolutės pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, njė numėr vendesh do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės, por ajo do tė shėrbente si precedent pėr ndarje tė mėtejshme nė rajonin e Ballkanit, veēanėrisht nė zonat ku ekzistojnė kufij mes grupeve etnike, siē ėshtė Republika Serbe e Bosnjes, Maqedonia Perėndimore, Lugina e Preshevės apo veriu i Mitrovicės. Nė qoftė se Rusia i vė veton rezolutės, thotė profesor Majer, ka tė ngjarė qė Kosova tė shpallė nė mėnyrė tė njėanėshme pavarėsinė, akt qė do t’i vinte perėndimin dhe Shtetet e Bashkuara nė njė pozitė tė vėshtirė, por nuk do tė ishte keq pėr Beogradin dhe ndoshta nė kėtė rast do tė lindte nevoja pėr kompromis.

Por Ras Xhonson, i Qendrės Udrou Uilson kėtu nė Uashtington thotė se me apo pa rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit, pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme. Kosova, tha ai, nuk ka qėnė nėn qeverinė e Beogradit qė nga viti 1999 dhe nuk do tė kthehet mė nėn kontrollin e saj, askush nuk e mendon njė gjė tė tillė, ndoshta vetėm shumė pak njerėz nė Serbi. Zoti Xhonson parashikon tri zhvillime tė mundėshme nė Kėshillin e Sigurimit.

“Mund tė arrihet nė njė rezolutė kompromisi qė do tė zbuste shqetėsimet e Rusisė se Kosova mund tė shėrbejė si precedent pėr rajone tė tjera tė ish Bashkimit Sovjetik dhe tė botės, qė do tė ishte e pranueshme nga tė gjitha palėt, pa e shpallur Kosovėn tė pavarur por qė do tė krijonte njė platformė pėr ato vende qė duan tė njohin pavarėsinė e mbikqyrur tė Kosovės. Njė mundėsi e dytė ėshtė qė tė mos ketė rezolutė, ashtu siē ka propozuar Franca. Mundėsia e tretė ėshtė qė nėse rezoluta paraqitet dhe Rusia i vė veton, Shtetet e Bashkuara dhe vende tė tjera perėndimore, si dhe mjaft vende tė tjera tė botės, do ta njohin nė mėnyrė tė njėanėshme pavarėsinė e mbikqyrur tė Kosovės”.

Pavarėsisht se ēfarė do tė ndodhė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, tha zoti Xhonson, pavarėsia e Kosovės, e mbikqyrur nga Bashkimi Evropian ėshtė i vetmi variant realisht i mundshėm i zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje tė mbetur pezull, dhe kjo zgjidhje nuk do tė vonojė mė shumė se dy muaj.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, e shprehu pėrsėri nė Moskė qendrimin amerikan duke theksuar se “mė nė fund ka ardhur koha qė tė bėhet “de jure” ajo qė ėshtė “de fakto” nė Kosovė.

Isabela Ēoēoli
Zėri i Amerikės, Uashington
20-05-2007



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] NATO ftoh marrėdhėniet me Rusinė (2008-08-19 15:21:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Marrėdhėniet me Rusinė, mund tė dėmtohen pėr vite tė tėra (2008-08-14 21:54:55 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Serbia dhe Rusia forcojnė marrėdhėniet (2008-02-26 12:06:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Australia njeh shtetin e Kosoves: Shume shpejt marredheniet diplomatike (2008-02-19 02:48:20 nga admin4)
[ Histori ] Ēėshtja Shqiptare nė marrėdhėniet ndėrkombėtare 1918-1921 (2007-11-04 03:27:20 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ngjarje historike nė marrėdhėniet shqiptaro-kanadeze (2007-11-04 01:36:18 nga admin2)
[ Histori ] Lidhur me marrėdhėniet tona me Kosovėn (2007-10-26 17:49:56 nga admin4)
[ Histori ] Marrėdhėniet shqiptaro –greke, skenat dhe prapaskenat e njė historie (2007-09-27 16:38:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Dobins: Kosova nuk do tė jetė problem me pėrmasa tė mėdha nė marrėdhėniet mes Rusisė e SHBA-ve dhe BE-sė (2007-07-31 08:03:49 nga admin1)
[ Opinione ] Paralele sovjeto-jugosllave dhe amerikano-greke pėr Shqipėrinė (2008-03-26 14:43:57 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Takimi amerikano-rus "2 plus 2", diskutohet edhe Kosova (2007-10-11 12:29:39 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster