| » Opcionet për artikullin |
|
Libri "Nėpunėsi i Pallatit tė ėndrrave" e jep realitetin e kohės dhe tė njerėzve tė saj prapa metaforave tė tilla tė gatshme si "pallati i ėndrrave", nėpunėsit dhe interpretuesit e tyre, ėndrra kolektive dhe individuale, ėndrra fatsjellėse dhe rrezikndjellėse, ėndrra e rėndomtė dhe bash-ėndrra. Tė gjitha kėto Kadaresė ia ofroi mekanizmi i ndryshkur i shtetit tė fuqishėm tė perandorisė otomane nė fundin e tij . Karakteri shumėkohėsh i "Nėpunėsit tė Pallatit tė Ėndrrave", pėrkundėr karakterit shumėkuptimėsh tė njė vargu veprash tė tjera tė Kadaresė, lidhet me raportin themelor qė qėndron nė boshtin e romanit: raporti i individit me shtetin, mė saktė raporti i individit qė ka ambicjen tė integrohet nė strukturat shtetėrore dhe qė e gėnjen mendja se do tė fuqizojė veten prej fuqisė sė pushtetit, por nė tė vėrtetė, duke e parė nga brenda kėtė ngrehinė tė pėrbindshme, ai njeh dobėsinė dhe pafuqinė e tij, sheh peshėn mbytėse tė strukturave gjigande tė makinės perandorake, e cila ndryshon vetėm nga pėrmasa fizike, por jo nga mėnyra e tė ushtruarit tė artit tė shuarjes sė identitetit njerėzor.
Kadareja i ka dhėnė karakterin e njė konflikti tė pėrjetshėm marrėdhėnies pushtet/individ. Ēdo pėrpjekje e individit pėr t'u matur me shtetin, pėr tė depėrtuar nė brendėsi tė tij dhe pėr ta marrė me tė mirė, ėshtė e dėshtuar. Individi nė ēfarėdo raporti qė ta vendosė veten me shtetin, mbetet i kėrcėnuar prej tij. Fati i Ebu Qerimit, qė e pėrjeton si shtegtim nėpėr ferr kalimin nga njė pjesė e "pallatit tė ėndrrave" nė tjetrėn, ndonėse ėshtė i pėrkrahur nga njė klan i fuqishėm qė kontrollon e administron pushtetin, siē ishin Qyprillinjtė, ėshtė gjithnjė i kėrcėnuar dhe pikėrisht pėr kėtė arsye shėrben si njė paralajmėrim pėr fatin e shtetasve nė pėrgjithėsi. Rruga e mbėrrities tek thelbi i "Nėpunėsit..." ka qenė e ngatėrruar dhe plot keqkuptime, tė shmangshme e tė pashmangshme.
Mungesa pėr njė kohė mjaft tė gjatė e shtetit kombėtar krijoi tek shqiptarėt nderimin ndaj tij; kjo ishte krejt e nėnkuptueshme: nė pėrgjithėsi gjėrat e munguara lindin respekt, lakmi, adhurim, deri hyjnizim. Pėr Shqipėrinė e Pasluftės, tė gjendur pėrballė detyrės sė ngutshme pėr tė ērrėnjosur monarkinė e pėr tė ndėrtuar njė shtet me bazė tė gjerė popullore, siē u nis nė krye, ky ishte njė shans i madh. Por ky shans mbeti vetėm njė ėndėrr.
Nė marrėdhėniet midis individit dhe shtetit, qė pasqyrojnė shkallėn e qytetėrimit tė njė shoqėrie, nė vend e nė emėr tė nderimit hyri pėrulja, nė vend e nė emėr tė respektit hyri lakmia dhe arrivizmi -Ky ka qenė njė nga deformimet mė tė thella dhe njė shkallmimi i vėrtetė i vlerave dhe i karaktereve njerėzore. Pėr fat tė keq u desh plot njė gjysmė shekulli pėr ta kuptuar kėtė. Shkrimtari e pati parathėnė njė gjė tė tillė shumė kohė mė pėrpara. Por edhe kėtij shansi iu kalua pėrbri.
"Nėpunėsi i Pallatit tė Endrrave" u dha goditjen e parė kėtyre marrėdhėnieve krejtėsisht tė shtrembėruara midis tė drejtės sė njeriut dhe tė drejtės sė shtetit. Ai e ktheu pėrrnbys, kokėposhtė, piramidėn shtetėrore. Ishte hera e parė qė nomenklatura e ndereve denoncohej si shkallėzim i fajit dhe i pėrgjegjėsive; qė hierarkia e lavdisė karakterizohej si hierarki e turpit; qė vlerat e vėrteta njerėzore kėrkoheshin jashtė korpusit kryesor tė piramidės sė shtetit, jo brenda saj. Ndoshta kjo ishte arsyeja qė kritikėt nxituan tė shmangnin ēdo paralelizėm me kohėn, duke zbuluar, madje, pėr ēudi tė ēudirave, se "Tabir Saraj" paskėsh qenė njė institucion i vėrtetė i administratės perandorake, kėshtu qė "Nėpunėsi..." nuk mund tė ishte tjetėr, pėrveēse njė vepėr historike, njė kronikė e funksionimit tė tij. Me qėllim historia dhe jeta bashkėkohėse, dita dhe tradita, ndryshe nga herėt e tjera, u vėshtruan pa ndonjė lidhje midis tyre. Pėrfundimi do tė ishte i rrezikshėm.
Kontestimi ishte hamletian. Duhej tė ishe krenar pėr qenien nė njė nga zyrat e hierarkisė sė lartė tė shtetit apo, pėrkundrazi, duhej tė ishe kokulur?
Njė invers i tillė i pėrjetimit tė statusit tė nėpunėsit s'ishte parė e dėgjuar ndonjėherė. Pyetja "karrierė apo kalvar", qė paraqiti Kadare pėrmes fatit tė Nėpunėsit tė Tabir Sarajit, qėndronte tashmė si njė paralajmėrim orakulli: "O ju qė hyni nė kėtė shėrbesė, a e dini fatin tuaj? Hiqni dorė nga iluzionet, ose, pėrndryshe, hiqni dorė nga vetja. Ajo qė ju e quani rrugė e ngjitjes nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė mashtrim i madh. Nėse keni vendosur tė mos ndaleni as pas kėtij njoftimi, atėhere mos prisni famėn, por ēpersonalizimin, mos prisni lirinė por syrgjynin. Ju nuk i takoni mė vetes!"
Me "Nėpunėsin..." Kadareja nyjėtoi atė ide qė ai vetė mė pas do ta quante "faj kolektiv". Tabir Saraji funksionon pikėrisht mbi bazėn e shoqėrizimit tė pėrgjegjėsive. Por, ndėrkaq, ekziston edhe njė shkallėzim krejt i qartė i tyre. Faji i shtetit tė panėnshtruar ndaj ligjit ėshtė kolektiv vetėm nė kuptimin qė bashkon nė pėrgjegjėsi tė drejtpėrdreitė e tė tėrthortė njerėz nė pushtet e jashtė tij, ideatorė e ekzekutorė, aktivistė e jallan- shahitė, konformistė e servilė. Por mė tej faji ndahet sipas njė rregulli krejt tė pėrcaktuar. Pėr tė zezėn e vet, administrata shtetėrore krijoi e ligjėroi emėrtesėn e mburrjes e tė karshillėkut, qė do tė shėrbente mė pas pėr njė kallėzim tė pagabueshėm tė pjesėmarrjes nė faj.
Gjyqėsia e Kadaresė u vėrtetua nga koha si njė gjyqėsi e menēur. Rreptėsia ndaj atyre qė shpėrdoruan respektin e popullit ndaj pushtetit, mirėbesimin e tij, ishte mė se e nevojshme dhe ndėshkimet krejt tė merituara. Shkrimtari sulmoi bastionin mė tė rėndėsishėm tė shtetit, majėn e piramidės sė tij. Ai ēmistifiloi enigmėn e asaj qė quhet "arsye shtetėrore", nė emėr tė sė cilės mbulohen turpet dhe fėlliqėsitė mė tė mėdha tė kėsaj bote. Ai shembi kultin e rangut, mitin e zyrės e tė nėpunėsit, idoltarinė e fryrė tė "atyre qė janė lart". Dhe aty ku fillon shembja e idhujve tė rremė, aty ka nisur emancipimi.
Flori Bruqi |
|