| » Opcionet për artikullin |
|
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, nė takimin qė ka zhvilluar me kryeministrin Thaēi, ka sqaruar se pozicioni i tij ėshtė qė ti lehtėsojė bisedimet me Beogradin, e jo tė ndėrmjetėsojė apo negociojė nė emėr tė Kosovės.
Prishtina do tė bisedojė pėr ēėshtje praktike me Beogradin, si dhe me vendet tjera tė rajonit, por nuk do tė bisedojė apo negociojė pėr ēėshtjet e saj tė brendshme qė prekin sovranitetin shtetėror tė Kosovės, tha sot kryeministri Hashim Thaēi.
Kėto komente, Thaēi i ka bėrė pas njė takimi qė zhvilloi me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier. Ky i fundit tha se e ka njoftuar kryeministrin kosovar pėr vizionin e Kombeve tė Bashkuara nė lidhje me rolin e ri tė UNMIK-ut nė Kosovė, si dhe pėr pėrgatitjen e takimeve teknike ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, ku Zannier do tė ketė rolin e lehtėsuesit tė kėtyre takimeve.
Kryeministri Thaēi, ndėrsa ka prezantuar pozicionin e Prishtinės pėr bisedime me Serbinė, tha se duhet bėrė njė dallim mes bisedimeve tė tashme praktike dhe negociatave, tė cilat kanė pėrfunduar qė nga 17 shkurti, kur Kosova shpalli pavarėsinė.
Dėshiroj tė shpjegoj se ky nuk ėshtė dialog, nuk janė negociata, janė takime nė kuadėr tė mandatit dhe pėrgjegjėsive tė zotit Zannier. Takime qė do tė ndodhin edhe me vendet tjera tė rajonit, qė ndėrlidhen me ēėshtje praktike dhe diēka do tė ndodhė nė tė ardhmen, edhe me institucionet e shtetit tė Kosovės, me autoritetet e tė gjitha vendeve tė rajonit, u shpreh Thaēi.
Kryeministri Thaēi ėshtė njoftuar nga Zannier edhe nė lidhje me takimin e shefit tė UNMIK-ut me ministrin serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq. Thaēi tha se Bogdanoviqi, i cili po zhvillon njė seri takimesh nėpėr Kosovė, si qytetar i Kosovės qė ėshtė, do tė ishte mirė qė tė merrte edhe pasaportėn e Republikės sė Kosovės, e cila filloi tė lėshohet nga dita e sotme.
Ndėrkohė qė aktivitetet e tilla tė Qeverisė sė Serbisė, ai i quajti si spektakle dhe asgjė mė tepėr.
Kosova i ka autoritetet e veta shtetėrore. Unė nuk mund tė ndaloj Beogradin qė tė formojė dikastere ēfarė dėshiron. Por, Beogradi e di se Kosova ėshtė vend i pavarur dhe sovran. Qytetarėt serbė janė tė pėrfaqėsuar nė institucionet e Republikės sė Kosovės.
Unė nuk mund t'i ndaloj dhe as qė pretendoj t'i ndaloj kėto spektakle, tė cilat Beogradi pretendon t'i bėjė nė emėr tė Kosovės, apo tė luhet me ndjenjat e qytetarėve serbė tė Republikės sė Kosovės, theksoi Thaēi.
Nė anėn tjetėr, shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, tha se i ka sqaruar kryeministrit Thaēi se pozicioni i tij ėshtė qė ti lehtėsojė kėto bisedime dhe jo tė ndėrmjetėsojė apo tė negociojė nė emėr tė Kosovės.
Ndėrsa Thaēi tha se Kosova nuk do tė negociojė me Beogradin pėr ēėshtjet e saj tė brendshme, Zannier pėrmendi rastin e Suhodollit dhe tė doganave tė Kosovės, si dy pika qė do tė mund tė dialogoheshin qysh tani me Beogradin.
Dua tė ulem dhe ti zgjidh problemet. Tu jap njė shembull rreth Suhodollit. Kjo ėshtė diēka rreth sė cilės mė duhet tė bisedoj me autoritetet e Kosovės, por mė duhet tė bisedoj edhe me palėn serbe, tha Zannier.
Duke u ndėrlidhur me gjendjen nė pjesėn veriore tė Kosovės, mosfunksionimin e rendit kushtetues dhe pamundėsinė e autoriteteve kosovare dhe atyre ndėrkombėtare qė tė kontrollojnė kufirin me Serbinė, Thaēi tha se atje po zhvillohet njė kontrabandė, kurse protagonistėt, sipas Thaēit, u pėrkasin tė gjitha etnive, pėrfshirė edhe shqiptarėt, edhe serbėt.
Ajo ēka ėshtė interesante nė atė pjesė, ėshtė se kemi tė bėjmė me njė kontrabandė, me njė krim tė organizuar tipik multi-etnik dhe natyrisht se kam kėrkuar edhe nga Zannier dhe autoritetet ndėrkombėtare qė tė veprojnė. Ėshtė koha e fundit, tha kryeministri Thaēi.
Ndėrsa nuk kanė pėrmendur ndėrmarrjen e ndonjė mase konkrete, Thaēi dhe Zannier edhe sot thanė se kthimi i rendit dhe ligjit nė pjesėn veriore tė Kosovės do tė jetė njė prej angazhimeve tė tyre, duke e parė problemin e veriut mė shumė si problem krimi, sesa njė problem tė natyrės politike.
Zijadin Gashi
EL
|
|