| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Illyricum Sacrum |
| Postuar mė datėn: 2007-04-22 17:29:03 nga admin1 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Illyricum Sacrum ėshtė nje vepėr enciklopedike me 5500 faqe, e ndare ne nente vellime. Ne te flitet pėr historine e ilireve, domethene pėr historine e shqiptareve qe kane jetuar ne faqen perendimore te Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. Illyricum Sacrum permban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime te shumta pėr te paret tane, te cilat nuk gjenden askund vec ne kete vepėr te madhe. Sipas prof. Aleksander Stipcevic, vepra Illyricum Sacrum ėshtė nje arritje kapitale e historise evropiane. Ajo ka rendesi te dores se pare si burim te dhenash pėr historine mesjetare te Ballkanit Perendimor. Vellimi i pare ka dale ne vitin 1751, kurse i fundit ne vitin 1909. Shtate vellimet e para janė pergatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vellimet e fundit nga Jakobo Coleti.
|
|
Treqind e dy vjet me pare, ne vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkevit te Tivarit, imzot Vincenc Zvajevikut: "Deshiroj te permbushesh nje vizite pastorale ne trojet e Arbnise. Te shkosh atje dhe te shikosh nga afer kryeipeshkevite, ipeshkvite, dioqezat dhe famullite. Pasi te keni bere kete pune dua nga ju nje raport te hollesishem pėr gjendjen e kishave te Arbnise dhe te besimtareve¦ dhe me ne fund dua te di, a e perdor ai popull gjuhen e vet, te folmen arbneshe?" Duke i shkruar ipeshkevit te Tivarit, Papa Klementi XI, qe quhej ndryshe edhe Papa Albani, pėr shkak te origjines shqiptare, kerkonte gjallerimin e jetes katolike ne Shqiperi, si dhe ruajtjen e gjuhes se ketij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptaret ishin te vendosur ne ruajtjen e traditave te tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari qe kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishes katolike ishte mjeti me i mire pėr te ruajtur fene dhe kombin ne kete vend qe kercenohej gjithnje e me shume nga dyndjet osmane.
Duke iu pergjigjur letres se Atit te shenjte, kryeipeshkevi i Tivarit Vincec Zmajevik, kalon qytet me qytet e katund me katund duke plotesuar me perkushtim te thelle urdhrin e shenjte te Papes. Pas ekspedites ne Arbni, ai i shkruan Papes: "¦ iu solla dheut rreth e rreth, gjithembare e pashe vuajtje shume o Ate i shenjte. Qytetet e lulezuara ishin vene nen harac, pashe kala te rrenuara, forcen tone te prishur, e kisha te perlyera. Pashe pleq te vuajtur, meshtare duke qare, barinj te travajur, murtajen qe bente kerdine. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte te me ndahej copa." Ne fund, ipeshkevi i Tivarit e mbyll keshtu letren e tij: "Konstatimet e mia do te ishin te pavlera sikur te mos ndermerreshin hapa te menjehershem pėr t'i ardhur ne ndihme popullit te Arbnise qe ėshtė, ne te njejten kohe, edhe populli juaj o Ate i Shenjte!"
Pas ketij leterkembimi Papa Klementi XI vendosi qe ne Merci te Lezhes me 14 e 15 janar 1703 te mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim te Papa Klementit XI u themelua kolegji pėr arbereshet e Italise ne Shen Miter Korone. Ai dha 4000 skude pėr nje vend te perhershem ne Kolegjin Urban te Propagandes Fide ne Rome, vend i cili do te mbahej nga nje shqiptar. Me iniciativen e tij u hap katedra e gjuhes shqipe ne Rome. Sipas Papa Klementit XI, rimekembja e Arbnise, domethene ringritja e ndergjegjes kombetare mund te vinte duke ruajtur gjuhen, fene dhe historine e te pareve. Sipas Papes, keto ishin simbole te unitetit kombetar. Ashtu si ne vitin 1702, dhjete vjet me vone, Papa Klementi XI i drejtohet pėr bashkepunim nje intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, pėr te ndermarre nje ekspedite te gjere nepėr dheun e te pareve te tij, nepėr Iliri. Keshtu nisi puna pėr korpusin "Illyricum Sacrum", te cilit Daniele Farlati do t'i kushtonte gjithe jeten e tij.
Me kete vepėr Farlati behet nje nga personalitetet me te medha te ilirologjise. Ai ėshtė me i madhi, perfaqesuesi me dinjitoz qe njohim deri me sot. Nuk ka ilirolog tjeter qe mund te konkurroje me te pėr periudhen antike, deri ne Mesjete. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tone shume e shume kohe para se te vinin sllavet ne Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e sakteson kohen ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetem ai, paraqet themelet e nderlikuara mbi te cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhesve tane. Pėr te kryer studime te tilla nuk ėshtė e lehte. Duhet shume kohe, shume dije, dokumente e deshmi qe mund t'i gjesh pas nje hulumtimi te gjate e ne vende te ndryshme. Burimet e informacionit janė gati te paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk ėshtė e lehte t'i deshifrosh. Mendoni se c'pune kolosale i ėshtė dashur Farlatit pėr te ndertuar pa asnje te mete mozaikun e ilireve qe jetonin ne faqen perendimore te Ballkanit. Nese historiografise sone i heqim Farlatin, atehere prejardhja jone do te ishte e dyshimte, e manget, e cunguar. Te dhena pėr kete periudhe kane paraqitur edhe studiues te tjere, por roli dhe saktesia e Farlatit janė te padiskutueshme. Te gjithe ata qe duan te flasin pėr iliret dhe historine e shqiptareve, patjeter duhet te mbėshtėten e te citojne Daniele Farlatin. Ai ėshtė institucion. Ai perfaqeson banken me te madhe te te dhenave pėr Ilirine.
Sot pėr sot, ne Shqiperi gjenden tri vellime te Daniele Farlatit, nje vellim qe ndodhet ne AQSH, nje vellim ne Biblioteken Kombetare dhe nje vellim qe gjendet ne Shkoder. Vellimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden ne Vatikan, ne Venedik, ne Kroaci, ne Muzeun e Vjenes etj. Edhe ne keto vende, kopjet e Illyricum Sacrum janė te rralla. Me nje nisme te marre nga shtepia botuese ARBI ne Prishtine, ashtu sic u veprua me "Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia" te Shuflait, pritet te veprohet edhe me nente vellimet e Farlatit e Coletit pėr "Illyricum Sacrum". Pėr kete korpus qe i kalon te 5500 faqet do te ndihmoje Ministria e Kultures se Kroacise dhe Ministria e Kultures se Kosoves. Natyrisht, Ministria e Kultures se Unionit Serbi - Mali i Zi as qe mendohet te ndihmojje. Po keshtu, edhe Ministria e Kultures se Maqedonise pasi ne kete vepėr flitet pėr Shkupin ilirik te banuar nga shqiptaret. Ndihme nuk mund te jape as Ministria e Kultures se Greqise, sepse ne Illyricum Sacrum flitet pėr nje te treten e Greqise te banuar nga iliro-shqiptaret.
Korpusi Illyricum Sacrum
1751 Venedik Vellimi I Autor Daniele Farlati
1753 Venedik Vellimi II Autor Daniele Farlati
1765 Venedik Vellimi III Autor Daniele Farlati
1769 Venedik Vellimi IV Autor Daniele Farlati
1775 Venedik Vellimi V Autor Daniele Farlati
1800 Venedik Vellimi VI Autor Daniele Farlati
1817 Venedik Vellimii VII Autor Daniele Farlati
1819 Venedik Vellimi VIII Autor Jacobo Koleti
1909 Split Vellimi IX Autor Jacobo Koleti
Nga Volumi i pare deri tek i nenti janė dashur 150 vjet pune e palodhur pėr te krijuar kete korpus, qe flet jo vetem pėr prejardhjen e shqiptareve, por edhe pėr historine e ilireve qe jetonin ne pjesen perendimore te Ballkanit. Autor i vetem pėr shtate volumet e para te ketij korpusi ėshtė Daniele Farlati. Pas vdekjes se tij, Jakobo Koleti, perfundoi volumin e tete e te nente te "Illyricum Sacrum". Formati i faqeve te ketij korpusi ėshtė sa ai i revistave te sotme, 38 X 25 cm. Pėr botimin e ri nga Arbi Ltd, Prishtine, nje ndihmese te madhe ka dhene Drejtoria e Pergjithsme e Arkivave te Shqiperise. Sipas drejtorit Sinani, DPA ka krijuar te gjitha lehtesite e komunikimit me te gjitha institucionet qe ka marreveshje dypaleshe e qe zoterojne te nente vellimet origjinale te Illyricum Sacrum. Pikerisht keto kopje do te sherbejne si matrice e paster pėr botimin fototipik. Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shqiperise ka ndihmuar gjithashtu ne perpunimin e lendes, duke shfrytezuar ne menyre te frytshme marreveshjet dypaleshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkepunetoret e saj me te ngushte jashte Shqiperise pėr kerkime ne bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjes etj., etj. Tani Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shqiperise po nxit institucionet shqiptare pėr t'u bere pale ne botimin e kesaj vepre monumentale.
Te paret dhe te fundit qe duhet te ndihmonin pėr botimin luksoz e voluminoz te Illyricum Sacrum ėshtė Ministria e Kultures se Shqiperise. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka nje kosto te larte. Pėr te qene bashkebotues duhet te japesh. Pas ketij financimi Shqiperia ka te drejte te marre edhe kopjet e domosdoshme, jo nje e dy, por aq sa do te derdhe buxhet. Ne te kundert, shtepia botuese, duke ruajtur etiken dhe protokollin, do t'i dergoje Tiranes zyrtare, ndoshta nje ose dy kopje, e shumta tri, asnje me shume. Tri kopje janė fare pak edhe pėr nje institucion te vetem, sic ėshtė Biblioteka Kombetare. Asnje historian shqiptar, nuk i ka pare deri me sot te nente vellimet e "Illyricum Sacrum". Ata mund te kene pare e mund te kene lexuar nje vellim, ate qe gjendet ne Biblioteken Kombetare, por asnjehere nuk i kane pare te nente vellimet e Farlatit. Ky ėshtė rasti me i mire qe jo vetem historianet, por edhe studiuesit, shkollaret, akademiket e te tjere t'i kene me ne fund te nente vellimet e Farlatit.
Ne menyre solemne, ne prani te perfaqesuesve te arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nenshkrua ne Prishtine marreveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit te Kosoves. Kjo ėshtė marreveshja e dyte midis dy arkivave. AQSH-ja ka qene i pranishem ne Kosove menjehere pas hyrjes se trupave te NATO-s ne kete vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qene nder institucionet e para qe ka nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi midis dy institucioneve. Dokumentet e arkivit shteterot Shqiptar fillojne qe nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit te Kosoves janė grabitur qysh ne vitn 1989. Ato janė cuar te gjitha ne Beograd. Nje gje e tille ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenise, Kroacise e Bosnjes. Ju s'keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosoves janė grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografike, regjistrat e pronave etj., etj. Mendoni se c'telash i madh i hapet shoqerise dhe ekonomise se atij vendi. Arkivat e ish-federates jugosllave janė ne proces gjyqesor pėr ndarjen e pasurise arkivore. Arkivi i Kosoves nuk mund te hape ende nje proces gjyqesor pėr kete qellim, pasi nuk janė percaktuar raportet midis Prishtines dhe Beogradit. Pėr te gjitha keto arsye, si dhe pėr faktin qe arkivistet e Prishtines janė ne hapat e para, ndihma ndaj ketij arkivi do te mbetet perparesia jone.
DANIELE FARLATI
Pėrfundoi studimet pėr teologji nė Gorz. (Gorz ėshtė sot njė qytet i vogėl nė Itali nė kufirin me Slloveninė. Sllovenėt e quajnė qytetin Gorizia). Mbas pėrfundimit tė studimeve u pranua nė Urdhėrin e Jezuitėve nė Bolonja nė 1707. Punoi pėr 5 vjet si mėsues i letėrsisė klasike nė Kolegjin e Jezuitėve nė Padova. Iu rikthye studimeve teologjike nė Romė dhe nė vitin 1722 u dorėzua prift. Nė po kėtė vit u kthye pėrsėri nė Padova pėr tė ndihmuar At Filippo Riceputi nė kėrkimet e tia historike. Riceputi synonte tė shkruante historinė e fesė dhe tė kishės katolike nė Iliri dhe kishte skicuar nė vitin 1720 vijat e pėrgjithshme tė studimit. Riceputi dhe Farlati punuan sė bashku pėr 20 vjet duke grumbulluar ēdo dokument tė ruajtur nė arkivat e kishės katolike. Rezultati i kėsaj pune kėrkimore ishte grumbullimi i 300 vėllimeve (me shkrim dore) me dokumenta. Riceputi vdiq nė vitin 1742(?) gjatė pėrfundimit tė hartimit tė 2 pjesėve mė voluminoze tė studimit, Illyricum Sacrum: Katalogu i martirėve dhe shenjtorėve tė krishtėrimit nė Iliri, dhe jeta e Shėn Pjetėr Orseolos (St. Peter Urseolus).
Mbas vdekjes sė Riceputit, Farlati zgjodhi si bashkėautor At Jacopo Coleti. Sė bashku ata pėrgatitėn pėr botim Volumin I, i cili u botua nė Venecie nė 1751. Volumi I pėrmbante historinė e krishtėrimit pėr dioqezėn e Salonės deri nė shekullin e 4-tė. (Salona ėshtė sot njė qėndėr arkeologjike 5 km larg qytetit tė Splitit, Kroaci). Nė vitet pasardhėse u botuan edhe volumet II, III, IV. Volumi V u botua pas vdekjes sė Farlatit nė vitin 1775. Coleti vahzdoi botimin e volumeve VI, VII dhe VIII. Volumi i fundit u botua nė vitin 1818.
ishte historian dhe bashkėautor i veprės madhore Illyricum Sacrum, njė nga burimet mė tė rėndėsishme pėr historinė e Shqipėrisė. Lindi mė 22 shkurt 1690, nė San Daniele del Friuli, (njė komunė nė provincėn Udine), Itali- Vdiq me 25 prill 1773. Mendohet se vdiq nė Venedik, Itali.
Wikipedia, Enciklopedia e lirė
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|