| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Mustafė Krasniqi
Mė lindi ideja pėr tė shkruar pasi e lexova njė shkrim tė Halil Matoshit, i cili gjithnjė ėshtė pėrpjekur tė jetė Halili i proceseve tė reja nė dėm tė shqipes, si Migjen Kelmendi i cili madje synon tė jetė baba i njė tė folme lokale dhe si pikė arritje ka pėr ta ngritur atė si njė "gjuhė" tė re kosovare, prandaj ėshtė fare e qartė se nė shpirt e kishte dhe e ka Arship Pipėn. Kėta janė dy udhėrrėfyes tė periudhės sė re, Halili i cili pėr pak ditė ka qėndruar nė burg, e qė as vetė nuk e di pėrse, tanimė hero i proceseve tė reja, analist i shitur, por sipas tij i pėrkryer, ndėrsa i dyti emocionalisht i qetė, figurativisht i zbėrthyer, i pirur tė jetė pasardhės i Arshi Pipės, apo baba i gjuhės sė re kosovare.
Duke e njohur njėmendėsinė e kėtyre dy mjeranėve nuk pata ndėrmend qė tė merrem me ta, por duke ditur se nuk bėn tė heshtet kur duhet thėnė gjėrat, sidomos kur sulmohen dhe cenohen vlerat e shenjta kombėtare, tu them tė drejtėn ėshtė edhe mėkat tė mos ua thuash troē atyre, atė qė meritojnė, sepse kombi shqiptar nuk ėshtė paēavure, pėr ta nėpėrkėmbur dhe poshtėruar ata atė, dhe tė luajnė me ndėrgjegjen e tij, sepse pėr tė mund tė flasė vetėm ndėrgjegjja e pastėr dhe gjaku i dėshmorėve, e jo njerėzit qė shiten pėr hiē gjė. Njollat qė po ia shtojnė kėtij kombi tė lodhur, kėta tė mjerė e pikėrisht nė kėto kohėra kur proceset evropiane kanė ecur pėrpara , disi kombin tonė, si gjithnjė, po e gjejnė tė lodhur, duke u nisur edhe nga fakti se politika e sotme nė tė tėra viset shqiptare nuk shkon sipas vullnetit tė popullit.
Po ashtu ėshtė pėr tė ardhur keq edhe pėr faktin se dy Akademitė tona, ( duke pėrjashtuar individėt qė janė me shpirt tė pėrkushtuar), tė cilat si institucione nuk kanė bėrė asgjė pėr tė jetėsuar njė strategji kombėtare pėr ribashkimin e kombit dhe tė Atdheut, e drejtė kjo e pamohueshme e popullit shqiptar, por e nėpėrkėmbur dhe e mohuar pa hezitim kėto kohėt e fundit nga politika shqiptare.
Ndonėse kjo mospėrgjegjėsi e tyre, kombit tonė po i shkakton dhembje tė madha, e qė ėshtė duke pasur edhe synime tė njė shthurje kombėtare, meqė edhe po shihet, se fati i kombit ka mbetur nė mėshirėn e politikave tė ditės dhe njerėzve tė cilėt kanė pėr qėllim tė bėhen rilindės tė rinj, apo heronj tė rinj, siē ndodhi edhe me njėfarė Bekim Lumin i cili e hedh fjalorin e gjuhės shqipe si njė leckė, ashtu sikurse edhe shprehet dhe vepron marrėzisht nė njė emision tė RTK-ės, tė udhėhequr nga Agron Krasniqi. Ndonėse tė tillė ka mjaft qė pėrpiqen pėrmes ndarjes sė gjuhės, krijimit tė shtetit tė ri dhe flamurit tė ri, tė ndėrrohet edhe identiteti ynė kombėtar. Kėtė qellim tė mbrapshtė Evropa dikur ka synuar ta bėjė pėrmes dhunės duke i dhėnė dritėn e gjelbėr shovinizmit serbo-maqedono-malazez dhe atij grek.
Por, duke parė se dhuna mbi tė drejtėn e kishte humbur peshėn, e natyrisht vendosmėria e gjakut tė pastėr shqiptar pėr njė ribashkim ėshtė e madhe e me rrezatim drejt jetėsimit, politikanė dhe institucione tė Evropės, godasin pėrmes njė politike tė re tė zhveshjeve kombėtare duke e instaluar kėtė brenda partive politike shqiptare dhe institucioneve ku pėrfaqėsuesit e kėtyre partive marrin pjesė dhe duke pėrēuar rryma konfuziteti pėr tė krijuar kėshtu tė ēara tė pariparushme nė mes tė kombit shqiptar, me qėllim qė tė mos zgjidhet ashtu siē duhet dhe natyrshėm ēėshtja shqiptare. Ndonėse kėtė turp kombi ynė sdo ta pranojė kurrė e megjithėkėtė politika e sotme e Tiranės dhe ajo e Prishtinės ėshtė duke lozur me kėto karta tė rrezikshme.
Halil Matoshi thotė se : Gjithēka qė ata qė thonė e shkruajnė pėr Kosovėn si pjesė e Shqipėrisė e aneksuar nga Serbia (mė 1913-ėn) ėshtė thjesht shmangie nga e vėrteta historike, pėr mė tepėr nacionalizėm primitiv. Historiografi qė mbėshtetet nė mite nacionale.
Kėtė mendim tė Halilit e ka thėnė dikur Vaso Ēubralloviqi, apo nė vazhdimėsi politika serbe dhe nacionalizmi serbosllav, por jo, asnjėherė ndonjė shqiptar i pastėr. Tani sipas Halilit, duhet ta ndėrrojmė edhe identitetin ne shqiptarėt nė trojet e pushtuara nga shovinizmi maqedono-malazezo-serb dhe ai grek, tu kėrkojmė falje, e tu themi se gjoja populli shqiptar ka luftuar pėr grabitje trojesh, e jo pėr mbrojtje, e siē kemi mėsuar o Halil, ndėrsa trojet tona janė tkurrur gjithnjė e po tkurren edhe nė kohėn tonė madje. Pėr kėtė kanė dokumentuar shumė historianė, madje-madje edhe shumė luftėra janė bėrė, mund tė themi pahezitim se edhe lufta e fundit e UĒK-ės ėshtė bėrė pėr tju rikthyer shtetit shqiptar kėto troje, pėr t`u bėrė Shqipėria e bashkuar natyrshėm, ndėrsa pavarėsia e Kosovės, nė qoftė se do tė nėnkuptohej si hapi i fundit, pa qėllim drejt ribashkimit me trojet tė tjera shqiptare dhe flamuri i saj i ēoroditur ėshtė njė goditje e rėndė pėr vetė Kosovėn, pėr shqiptarėt nėn Maqedoninė, pėr ata nėn Serbinė pėr Ēamėrinė dhe pėr malėsorėt e Tuzit e shqiptarėt tė tjerė nėn pushtimin malazez, qė po trajtohen kėto ditė barbarisht nga hegjemonizmi shovinist i Malit tė Zi, pra njė goditje e shėmtuar pėr tė tėrė Shqipėrinė.
Duke mos u futur shumė nė historiografi vetėm nė tri dekadat para nesh po ndalemi, kur baca ynė, nga burgu, Adem Demaēi e filozofi dhe mendimtari i ndritur si dhe njeriu i sakrificės, profesori i nderit dhe heroi i kombit Ukshin Hoti mbronte tezėn dhe arsyen pse Kosova meriton tė bashkohet, ndėrsa Qosja i madh fliste se rrugė tjetėr nuk ka pėrveē bashkimit, e nė kėtė kuptim edhe Kadareja, Dritėroi e shumė tė tjerė kanė dėshmuar se bashkimi nuk ėshtė vetėm dėshirė, por edhe realitet qė flet vetė, qė nuk do mend pėr ta kuptuar shkėlqimin e fjalės shqipe tė historisė kombėtare, sepse vetė Kosova dhe trojet shqiptare tė pushtuara nga sllavo- grekėt janė pjesė tė Shqipėrisė sė natyrshme. Prandaj ē`tė keqe ka Halilo qė Shqipėria e tėrė tė funksionojė si njė shtet i vetėm?!
Atėherė sipas teje, o Halil Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Krujės dhe luftėrat e shumta pėr bashkimin e trojeve shqiptare paskan qenė tė gabuara !? Pėr ty o Halil historia shqiptare nuk njohka Shqipėrinė e bashkuar dhe qenka e gabuar ajo qė thuhet se mė 1913 Shqipėrisė ju kanė shkėputur troje shqiptare, ndėrsa pėr kėtė sakatosje mė sė miri flet Ismail Qemaili, pushka e Dodė Gjon Lulit dhe e Adem Jasharit dhe e shumė tė tjerėve.
Ndonėse sipas teje qenka tradhti tė kėrkosh qė tė bashkohesh me shtetin amė, edhe pse pėr shumė kohė pushtuesit egėrsisht na ndanė, pėr ju pėrpjekjet shekullore tė shqiptarėve pėr t`u bashkuar paskan qenė tė gabuara, idetė e mendimtarėve shqiptarė e historianėve dhe popullit pėr ribashkim kombėtar qenkan njė nacionalizėm naiv, pėr ju gjaku i dėshmorėve dhe i heronjve dhe lufta e tyre pėr njė komb e njė gjuhė qenkan tė gabuara dhe naive? Tani nuk mund tė tė mos them se po shkelni mbi vlerat kombėtare qėllimisht, por kėshtu nuk mund tė bėni emėr o Halil!
Ndoshta zotėri sipas jush ne u dashka tė pajtohemi me faktin e ri tė tmerrshėm, me ndėrrimin e flamurit, tė pajtohemi qė ta flakim ditėn e flamurit, 28 nėntorin, qė mė ajo tė mos festohej tek ne, si njė datė historike, tė heqim dorė nga e drejta jonė pėr tu ribashkuar!
Sipas Migjen Kelmendit e Bekim Lumit e ndonjė e ndonjė mendje ēorodituri si ata gjuha letrare, standarde me tė cilėn jemi edukuar qė nga zanafilla e deri mė tani, qenka njė gjuhė qė spaska vlerė, sepse sipas Bekim Lumit kjo gjuhė na qenka e partizanėve tė saj, atėherė me ē`gjuhė na qenke arsimuar zotrote?!.
Ndėrgjegjja e pastėr shqiptare na thotė, se nuk ka ndarje kombėtare toskė e gegė, ndėrsa ju mendjendriturit e shitur e tė ēoroditur jo vetėm bėni ndarje nė toskė e nė gegė po edhe mė shumė si popull shqiptar e kosovar, tjetėrsim flamuri e tjetėrsim datash historike,etj. Ndėrsa kėto janė thikė pas kurrizit.
Kėshtu ju nuk do tė krijoni emėr, por do tė krijoni vetėm ēoroditje. Kėtė nuk ua ka borxh kombi as gjuha e bukur shqipe. Ruhuni nga mallkimi, tė mos iu mallkojė mundi e gjaku i derdhur pėr kėtė komb e pėr kėtė gjuhė tė bukur shqipe, se dikur do t`ju dridhet toka nėn kėmbė. |
|