Shkruan: Mehmet BISLIMI
- Pak sa e habitshme pėr mua, mos pėrmbajtja juaj Patėr, thjeshtė pėr faktin se ky edhe pėr sė vdekuri, Qeverisė do ti kushtojė prapė, nuk ėshtė e lehtė pėr ta hequr qafe kėtė! Pra, ju me apo pa dashje, keni harruar koston e shpenzimeve qė do ceremonia e varrimit tė tij. Gjithė ato delegacione qė do tė marrin pjesė nė ceremoninė mortore, pastaj darka e dreka, dėftesa e dekorata, kurora lulesh e qirinj...si do qoftė ky ka vdekur, dhe ne duhet ta pėrcjellim nga kjo botė e rrejshme, se po e lamė kėtu, ky nuk do tė ikė kurrė qė kėtej, me gjithė se edhe ky i ka takuar botės politike si edhe shumė tė tjerė dėshtak!,imzot Celi...
- Po, mor birė po, vėrtetė kjo botė ėshtė e rrejshme, por ja qė edhe shumė rrenacak nga kjo botė e rrejshme po paraqesin ambiciet e tyre pėr tė fituar pavdekėsinė, duke ngarendur pas hises sė pėrjetėsisė dhe atė tė hyjnizimit. I varfėri njeri me kaq shumė kėrkesa pėr tė krijuar njė kult pa mbulesė, mbi tė cilin fillimisht do tė hidhen lule e ca mė vonė e me kohė do tė hidhet mllefi i tė dėshpėruarve dhe i tė zhgėnjyerve njėkohėsisht! Interesimin mė tė madh nga kjo kastė pėr pavdekėsinė kanė treguar presidentė, kryeministrat, ministrat, kryetarėt, deputetėt, mbase edhe imamėt e deri tek truprojat qė janė vartės tė tyre, mirėpo qė mė me dėshirė pranojnė vdekjen e tė zot se sa tė vetės sė tyre, kaq sakrifikues qė janė ata, por qė nuk kanė faj, nė fakt pjesa dėrmuese e tyre janė edhe tė rinj, prandaj sikur nuk ka kuptim qė ata djelmosha tė vdesin gjoja nė mbrojtje tė njė fytyre politike qė i jeton vetėm hija e tij e errėt!- pėrfundoi Patėr celi bisedėn ca me shpoti e ca me ironi.
- Edhe klerikėt ėndėrrojnė pėrjetėsinė Patėr- plotėsoi bisedėn Imam Eqeremi, qė
ishte i pranishėm nė kėtė ceremoni mortore, ulur me njė qoshe tė asaj godine, krejt i papėrfillur nga tė pranishmit, si pėr ironi tė fenomenit rast!
- Ashtu ėshtė Imam Eqerem, qė stė vura re me kohė, por unė e kisha fjalėn nė veēanti pėr ėndrrat dhe ambiciet e fshehura tė tė mėdhenjve tė politikės mbi pavdekėsinė- shtoi Patėr Celi, paksa i zėnė ngushtė qė nuk e kishte vėnė re me kohė hijen e zverdhur si mumie tė Imam Eqremit, gati braktisur atje nė njė qoshe!
- Pse, vėrtetė ėshtė e saktė se politikan i kastės sė madhe paska qenė ky i vdekuri kėtu?- pyeti zotėri Rrakaqi, qė sa po bėhej gati tė ikte, por qė kureshtja pėr tė ditur mė shumė pėr tė vdekurin dhe ne veēanti mė shumė pėr shkaqet e vdekjes, sikur e kishte ngulitur me gozhda pėr asaj karrigeje tė pėrdalė!
- Po,- tha Patėr Celi. Ky ka qenė aq politikan i madh sa qė ty nuk ta pėrthekon kjo rradakja e jote e thatė, zoti Rrakaqi qė po dukeni mė keq se hija juaj!
- Mė vjen keq Patėr Celi, ju sikur po mė fyeni, justifikoni mendimin tuaj pėr kėtė Patėr, pėr ndryshe mos harroni Patėr se unė kėtė rradaken time e kam tharė e shkrirė duke e futur nė shėrbim tė atdheut, ēkam hequr unėėėė... ēkam hequr pėr kėtė atdhe, nuk e merrni dot me mend. E ku ti gjeni ju mėndėt Patėr!? Nėse beson ti Patėr, kjo tharje e kėsaj rradakerrakaqjeje vjen pikėrisht nga barrėt e rėnda tė vatanit tė cilat kanė rrugėtuar mbi supet e mia pėr disa decenie me radhė!...
Kėshtu qė barrėt e rėnda e kaēiku im i vogėl bėnė qė unė sot tė katandisėm si mos mė keq. Pyetni edhe Imam Eqremin, nė mos mė besoni mua?!
- Mė fal zoti Rrakaqja, vėrtetė ti ke moshė tė thyer dhe ke vuajtur shumė, prandaj edhe me dhimbsesh qė po vuan kaq gjatė pėr vatan, moshė e juaj ka nevojė qė tė pėrgjumet, pėrmjerrė e pirdhet diku nė ndonjė shtrat tė ngrohtė, por jo edhe nė Parlament zoti Rrakaqja, mbase tė rėndojnė kėto fjalė, por ti nuk e merr dot me mend, sa tė shara ke ngrėnė gjatė tėrė kėsaj legjislature!- ia ktheu Patėr Celi, fare pa tė keqe dhe krejt i qetė, ndėrkaq qė Rrakaqja shfryu e fryu, e duke ikur tha:
E di perėndia nėse nuk e do njerėzia se ku ishin taborret e mia Patėr!
- Bjeri fjalės prapa Patėr Celi! Si keni guxim ta fyeni zotin Rrakaqe qė edhe sot nė kėtė moshė po i largon djajtė nga atdheu ynė- ia priti Imam Eqeremi, djajtė qė i kanė hyrė Parlamentit nė bythė. A nuk e dini ju Patėr, qė zoti Rrakaqi qė nga mbas lufta e dytė botėrore e kėtej nuk i ka zbritur atit tė pushtetit asnjėherė nga kurrizi!?, por ti lėmi kėto fjalė manash se nuk na ka hije tė zbrazemi kaq shfrenuar para tė vdekurit nė kėto ēaste tė liga!
- Me tamam, Imam Eqremi, por mė duhet tė shtoi se vet zotit Rrakaqe i kanė hyrė djajtė nė bythė gabimisht e nuk po e lėnė rehat as nė pleqėrinė e tij tė thellė, madje nė garėn paraprake pėr pushtet, Rrakaqja ndėrroi edhe subjektin politik vetėm e vetėm qė tė bėhej prapė objekt, tė shpresojmė qė tė mos bėhet objekt neveritje imam efendi- pėrfundoi Patėr Celi me ironi tė theksuar.
- Vėrtetė ky i vdekuri, pėr nga kashta nuk po mė duket tė ketė qenė edhe kaq i zoti pėr gjithė kėtė ceremoni, duket tė ketė qenė hall lig e ligavec me shėndet?- ndėrroi temėn hirėsia e tij, mė qėllim qė ti ikte grindjes sė mė tejshme?
Pėr nga koka nuk e di se ētė tė them hirėsi, me sa kam dėgjuar, me nder jush hirėsi, ky nuk ka qarė bythėn fort as pėr atdhe e as pėr popull! Me keqardhje por, nuk po guxoj ta ngarkoj shpirtin tim me mėkatet e tij, se pse ky ka qenė njė dilenxhi i pashoq, qė mendja nuk ta merr Hirėsi! Deri me sot ia kemi mbuluar tė zezat dhe tė palarat e tija, sepse kėshtu e donte politika ditore, por qė prej se ky i zbriti atkisė nga bishti, nuk do tia mbulojmė mė tė palarat e tij.
Nė fakt, unė as sot nuk e kam tė qartė nėse ky i takon besimit tuaj Patėr?- pėrfundoi Imam Eqrem beu. Dhe qoftė edhe ashtu Hirėsi, si kishte mundėsi pra qė ju ta pranonit nė grigjėn e tė bekuarve tuaj, kur dihet mirė rregulli i lojės sė konvertimit, apo donit thjeshtė qė ta keni njė numėr mė shumė nė mesin e numrave tė pakt tė penduar pėr pėrkatėsinė konfesionale!
- Jo Imam efendi Eqeremi e keni gabim, besimit tim nuk i takon ky rob i zotit- ia priti Patėr Celi me tėrsėllėm, ne, vėrtetė kemi interesin tonė qė nė mesin e besimtarėve tė kemi njerėz tė pėrkushtuar, por jo assesi pėr njerėz tė papėrcaktuar, qė dredhojnė bishtin nga tė fryn era, pra nga ua do interesi i tyre.
Gjithė ato pordhė e pluhur qė ishin quar mė parė pėr te, sishin as gjė mė shumė veē se ashkla nė bythė, ky as sot nuk e di se kujt i takon; as me djajtė e as me engjėjt, as me Ty Imam efendi e sa me mua, as me xhaminė e as me kishėn, as nė shėrbim tė atdheut e as nė dėm tė armikut!... por mė mirė tė fillojmė nga puna o njerėz tė perėndisė- pėrfundoi Hirėsia, duke thėnė Amen!
- Ky ka qenė i madh edhe si kokė, por edhe si kashtė- ia priti Sfurku, qė po i zdritnin sytė si tė maēokut nga urrejtja e pa pėrmbajtur pėr tė pranishmit, por i gudulisur edhe nga njė ambicie e brendshme e papėrmbajtur, qė po e miklonte pėr tė ngjitur shkallėt e karrierės politike. Tani qė ky nuk ėshtė mė, ėndrrat e kahershme tė maēokut sikur po i ofrohen portės sė madhe pėrrallore pėr tu bėrė mbret i vėrtetė! Ai po ziente, dhe po shfrynte nė heshtje edhe pėr vet tė vdekurin qė ia kishte zėnė vendin pėr vite tė tėra e nuk kishte vdekur mė herėt, nė mėnyrė qė maēoku tė ngjitej atje pėr tė zėnė pusinė e pritjes tė viktimės sė radhės! Patėr Celi u pėrmbajt ca, ndėrkaq Sfurku, duke e ngritur zėrin e me plot ironi tha: Ne, duhet tė fillojmė me ritet e pėrcjelljes sė kėsaj xhenazeje- nuk e di, nėse ėshtė kjo punė juaja Imam efendi, apo e juaja Hirėsi?
- Me vjen keq, por nga se i vdekuri ka luajtur bishtin herė kėtej e herė andej... prandaj ėshtė e vėshtirė ta themi se kujt i ka takuar dikur, dhe kujt i takon sot?!
Tė dy pėrfaqėsuesit e fesė rrudhėn krihet nė shenjė mohimi, mbase djallit- ia priti tjetri qė ishte prezent, duke kafshuar buzėn me dhėmbė!
- Ēka tė themi- ia priten ata me njė zė: Ky njeri i pushtetit, nuk ka qenė as me fe as i pa fe, as me atdhe, as i pa atdhe, as me ta, as me ne, ėshtė sjellė si mbreti, shkurt vėlla ka punua pėr veti , ka qenė tinėzar e hileqar, ka ngrėnė marka e dollarė, nuk ka lėnė gjė tė zezė pa bėrė! Mirėpo, siē ėshtė e ditur, kur vdesin njerėzit e pushtetit, nisė e shanė mileti mbarė e mbrapshtė sa ia fusin edhe tė vdekurit tė dridhmat nė shtat!
- Pėr derisa ti Patėr Celi dhe ti Imam Eqeremi, nuk po e merrni nė dorė ceremoninė mortore, atėherė sna mbetet tjetėr veē ta thėrrasim zonjėn Dudė, zonjėn e parė e cila si kush nė kėto anė di me lot me i qarė, njerėzit qė ka rėnė nga kjo dardhė!
Pas pak, tėrė naze e hijerėndė u fut brenda zonja Dudie, me pisqolle nė brez me cigare ndezė! e cila fatziun e mbuloi me njė beze tė bardhė, tė koka i vuri kofinin me dardhė, pasi e mbuloi mirė e mirė tė vdekurin me njė beze tė bardhė, ia filloi pėr ta vajtuar e pėr ta qarė, me oratorinė e saj. Duda me pamjen e saj, as femėr as burrė, i bėrė tė pranishmit nga frika ndėr vete me u pshurrė...
- Oooo i miri dudės oho, kush ta mendoi vdekjen oho?!
- Je shkri pėr atdhe, si trimi me fletė je!
- Hije tė kishte kuvendi, nuk tė zinte vendi!
- I pari nė intervista me tirq e pa plisa!
- Me kėmishė kravatė, me qafėn e gjatė!
- Punėn me kontratė, makinėn e rrota!
- Ēka do bėj pa ty ky popull, u bė lamė e u bė lodėr!
- Shokėt janė duke tė vajtua po qanė lumi me krua, detyrėn tėnde kujt me ia dorėzua, shokėt po presin nė rend, duan me ta zė atė vend?....
Atmosfera brenda ishte bėrė e tmerrshme. Patėr Celi dhe Imam Eqrem bej, kishin rėnė nė gjunjė tė mbytur nė lot po luteshin pėr tė vdekurin krejt kot e kot, ndėrkaq zoti Rrakaqja, qė ishte kthyer sė bashku me Dudėn, ishte lagur ndėr vete duke u munduar qė tė bėj njė pėrshėndetje, po i thotė sfurkut: Qėndro sfurk e bėnė gajret, nė derė e mira po tė troket, sikur tė vdisnin nga njė pėr vjet!
Duda, kishte hakėrruar sytė, ndėrkaq mbulesa e bezes sė bardhė mbi tė vdekurin, po kėrcente njė pėllėmbė pėrpjetė!? Rrakaqja, qė nuk po iu besonte syve, ia hoqi bezen e bardhė tė vdekur pėr tė parė se ēpo ngjiste?! Ētė shihje, i vdekuri ishte mbytur me lot! Hej nė dorė tė zotit- tha Rrakaqja i trembur tej mase, duke iu drejtuar Dudės: Mjaftė mė se tė lutem, mjaftė se krejt kot ia ke futur!
Duda u luhat nga reagimet e ashpra tė Rrakaqit, dhe iu ofrua tė vdekurit e po i thotė: ēke ministėr qė qenke mbytur nė lot, e di ti qė ke vdekur!?- e pyeti ajo.
Ti tė paktėn pse po qanė, karrierėn politike e mbylle si tė gjithė ministrat tjerė, duke ngrėnė ca nga buxheti, duke marrė ca mė shumė pėr veti, duke gėnjyer para mileti!
Ministri qė po qante mė zė e nė vaj tha : a nuk e shihni se ēfarė ministri po ikė ore, shteti ka me u fikė ore, kam qenė biri mė i devotshėm i atdheut ore, dhe e mbuloi kokėn ministri prapė me bezen e bardhė, duke ia dhėnė kujės nė zė! Tė pranishmit i ranė nė gjunjė Dudės, duke e lutur qė ti rishikonte ato kokrrat e fasules mė mirė, ngase mund ti ketė ngatėrruar me ndonjė ministėr tjetėr e kėshtu na shkoi moti nė vaji, lum Duda- ia priti sfurku!
- zonja Dudie i pėrzihu kokrrat e fasules mirė e mirė edhe njė herė, atė filluan qė ta mbulojnė djersėt, iu rritėn bebėzat e syve dhe filloi tė dridhet!? Ēka ndodhur moj?- ia priten ata njė zėrit.
- I kam ngatėrruar kokrrat- ia priti ajo, ato qė thash mė parė ishin pėr njė ministėr tė kohės sė sulltan Hamitit e ky viran i shkretė i takon kohės sė sulltan Bajazitit!
Hy, moj se na ēmende- ia priten, prapė ata njė zėri, thuaja atė qė ministrit i takojnė tė lutemi se na humbe fare. Po tha Duda, do tė ia themi, dhe ngriti tė dy duart lartė e vazhdoi me sa zė kishte:
- Na ndjej o Perėndi, mos e ngarko shpirtin e tij, ka qenė ministėr faqezi, hajn e dilenxhi, ka bėrė hile e ndasi, ka bėrė dredha e marri, as njė shok se la ngatė veti, se ai hiqej si djalė mbreti, ka qenė dhelpėr nė kuvend, fjalė e tij ska zėnėn vend, ska pas bartė dert pėr popull e liri, pėrveē pėr vetėn e tij...
Kur zonja Dudė erdhi nė vete, Patėr Celi dhe imam Eqeremi kishin humbur vetėdijen, ndėrkaq Rrakaqi sa po jepte frymėn fundit! Mbulesa e bardhė e ministrit nuk ishte mė aty!?
Ministri ia kishte mbathur me gjithė mbulesėn e bardhė nėn sqetull!
- Ku ėshtė i vdekuri?- pyeten tė pranishmit?!
Ka ikur im zot- ia priti Dudia, me gjasė nuk i pėlqyen tė bėmat e tija, por nėse i shpėtoi dorės sė perėndisė, nuk ka pėr ti shpėtuar dorės sė drejtėsisė, prandaj mos u shqetėsoni, orėt e vėshtira sa po kanė filluar tė vijnė pėr hilexhinjtė e kėsaj bote tė rrejshme.
21. 11. 2007
|